|
| Feja iliro-thrako-dake | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Feja iliro-thrako-dake Fri 13 Jun 2014, 10:55 | |
| Aleksandër Stipqeviç, "Ilirët"
Kemi mbërri me i njohtë emnat e nja tridhetë hyjnive ilire, disa prej të cilave madje mu në bazë të mbishkrimeve, kanë mujtë me u identifikue me hyjnitë romake.
Me sa duket, te Ilirët nuk ishte vetëm një panteon unik, por çdo perëndi adhurohej prej nji fisi të posaçëm ose prej nji treve të caktueme.Në Istër për shembull, e okupueme pothue krejtësisht prej Istërve, gjejmë altarë, dedikue Eiaut, Melesocusit, Boriaut, emnat e të cilëve nuk gjinden në viset tjera ilire. E njajta gja mund të thuhet për hyjnitë liburne ( Anzotika, Lutosika, Latra, Sentona, Ika, Iria), japode (Bindus) etj.
Së pari po përmendim zotin Bindus, identifikue në mbishkrime me Neptunin romak.Altarët e shumtë kushtue këtij hyu ilir ( me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janë gjetë në territorin e japodëve të vjetër afër burimit të prroskës Privilica, në afërsi të Bihaqit në Bosnjë.Padyshim, në këtë lokalitet të vetmuem gjindej nji faltore, ose me fjalë tjera, nji vend i shejtë kushtue Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujnat, sidomos burimet, dhe si e tillë qe identifikue me zotin Neptun.Aty ku janë zbulue altarët janë gjetë sasi të mëdha brina dhish, flijue Bindusit.
Nji hyjni tjetër pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithëmonë i shoqnuem në monumente nga shoqja e tij Thana.Katër altarë kushtue këtij qifti janë gjetë në Topusko, në Kroaci, afër nji burim uji mineral. Në të njajtin lokalitet janë gjetë mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumë altarë tjerë me emnin e kësaj hyjnie romake.Në bazë të këtij fakti, studiuesit kanë konkludue me të drejtë se Vidasusi në besimin ilir ishte i ngjashëm me atributet e tija me hyjninë pajtore të burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon dhe si rrjedhim në emnin Thana asht mshefë hyjnija ilire e gjuetisë, të cilën shkencëtarët e kanë identifikue me hyjninë romake Diana.Vidasusi e Thana (por ndoshta në vise tjera këto hyjni kishin emna tjerë), kishin nji randësi të dorës së parë në panteon në pjesën ma të madhe të popullatës ilire, sidomos ndër ato që mirreshin me blegtori, për shembull Dalmatët.
Në monumentet ilire të epokës romake, këto hyjni gjinden jo vetëm të vetmueme, por në shoqni me nymfe dhe hyjni tjera, në të cilat duhet padyshim të shohim hyjni tjera autoktone, emnat e të cilave nuk i njohim deri tash.Tue folë mbi ikonografinë e këtyne dy hyjnive, asht shumë interesant veqorija që në dy monumente të gjetuna në Bosnjë, Diana nuk ka, sikur në ikonografinë greko-romake, harkun dhe kokurrën, por në nji dorë mban palmën, kurse në tjetrën hardhinë.Kjo dëshmon se Thana nuk ishte e njëjtë në të gjitha karakteristikat me Dianën e panteonit greko-romak.Në të njatin përfundim vijmë tue shqyrtue ikonografinë e Vidasusit,që nuk ishte krejtësisht i njajtë me Silvanon, por qe identifikue me këtë vetëm pse për disa atribute të veta ishte ma i ngjashmi me të.Mund të supozohet e për këtë ekzistojnë disa indikacione se bash Vidasusi ka qenë zoti suprem i Ilirëve.
Vidasusit u qenë kushtue disa vende të shejta ndër të cilat asht shpella te Moçiqi, në afërsi të Dubrovnikut të vjetër, shëndrrue mandej në nji shejtore të perëndisë Mitra.Nimfa Ika përmendet në nji altar të gjetun në afërsi të Fianones (Plominit, Flanona antike) në Istër, në trollin e Liburnëve.Ky altar asht zbulue mu afër burimit, i cili edhe sot mban emnin Ika !
Ndër perënditë që meriton nji kujdes të posaqëm asht Medauri, për të cilin kemi shënime prej Lambësisë së largët në Numidinë e Afrikës Veriore.Në nji faltore të këtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka dedikue tempullit të Mark Aurelit dy mbishkrime për zotin Medaur.Në njanin prej tyne, i shkruem në vargje, Medauri asht kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku asht strehue Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve.Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizë në dorë dhe në kalë.Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej se faltorja ku janë gjetë dy mbshkrimet i ishte dedikue vetëm Eskulapit.Sipas përshkrimit që njani mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.
Po përmendim në fund disa hyjni ilire emnat e të cilëve gjinden në monumentet e epokës romake: Armatus (zoti i luftës, emni origjinal nuk i dihet), Tadenus i identifikuem me Apollonin, Anzotika dhe Iria të identifikueme me Venerën, Partinus zoti suprem i Parthinëve, i identifikuem me Jupiterin.
Mbasi religjioni ilir i periudhës pararomake asht nji sektor ma pak i njohtun dhe pak i hulumtuem deri tash, simbolet e shumta diellore (kryqi gremç dhe rrathët koncentrikë), varëset e ndryshme në forma kuajsh të vegjël shpezësh të ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnë nji mendim religjioz mjaft primitiv. Mbeturinat e këtij religjioni primitiv gjinden me shumicë edhe në epokën historike. P.sh. Maksimi i Tirit vërteton se Peonët e adhurojshin diellin, të paraqitun në formë rrethi.
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 20 Mar 2022, 19:41, edituar 3 herë gjithsej | |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Feja iliro-thrako-dake Sat 05 Jul 2014, 20:31 | |
| FEJA DAKE Getët dhe Dakët ishin popuj të lashtë thrakë që jetonin në Bullgarinë veriore, Rumani dhe Moldavi. Ngjashëm si religjioni i keltëve dhe ai dak paraqet një nga kapitujt më interesantë në historinë e religjioneve indoeuropiane. Evidenca dëshmon se themelimi i shtetit dak ishte pasojë e ideve theokratike. Këto ide burojnë nga adhurimi i Zalmoksit, si duket një reformator fetar i lashtë me të cilin ishte e lidhur edhe origjina e mbretërisë dake. Më vonë Zalmoksi u hyjnizua, një proces i cili ka paralele dhe në Greqinë antike.
Emri i dakëve lidhet me fjalës frigjiane DAOS (ujk). Kreçmeri e nxjerr me prejardhje nga DHAVO (ujk). Mirçea Eliade thotë se dakët formonin një “Mannerbund” që bazohej në idenë e lykanthropisë rituale. Luftëtarët e rinj dakë trajnoheshin që të imitonin sjelljet e ujqve të egër.
Sipas të gjitha gjasave mesazhi i Zalmoksit shpjegonte për një jetë në parajsë në të cilën luftëtarët e vlefshëm do të mbijetonin pas vdekjes në një gjendje të lumturisë së përhershme.
Përveç pavdekshmërisë Zalmoksi mësonte edhe një lloj të shërimit psikosomatik me anë të fjalëve-lutjeve, qëllimi i të cilit ishte të shëroheshin së bashku edhe trupi edhe shpirti. Platoni tek “Charmides” jep të dhëna entuziaste për mjekësinë zalmokseane. Vonë në shek. III të e.s. kjo gjë vërtetohet nga numri i madh i bimëve mjekësore dake për të cilat shkruan Dioskuridi.
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 20 Mar 2022, 19:40, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Feja thrake Tue 08 Jul 2014, 20:45 | |
| FEJA THRAKE Afër 200 fise njihen nën emrin përgjithësues “thrak”, prej të cilëve më të rëndësishmit janë Odrysët që jetonin në Bullgarinë juglindore; Dentheletët në veri të Maqedonisë; Serdët në Serdikë, Sofja e sotme; Besët në perëndim të Serdikës; Mysët mes malit Ballkan dhe lumit Danub; dhe dako-Getët territorin e sotëm të Rumanisë. Fiset tjera thrake si Thynët, Bithynët, Frygët e Armenët, ishin vendosur në Azi të Vogël.
Kulturalisht thrakët jugorë ishin të lidhur me pellazgët, disa popuj të Azisë së Vogël, Dako-Getët dhe ilirët. Para pushtimit romak ndikimi grek në Daki ka qenë inekzistent.
Feja thrake u zhvillua në dy linja divergjente, njëra tek Dako-Getët në veri falë reformave të Zalmoksit, dhe tjetra te thrakët në jug të malit Ballkan. Por ka burime që dëshmojnë ndërfutjen e besimeve veriore të Zalmoksit tek thrakët e jugut.
Sipas Herodotit thrakët adhuronin tri perëndi, që i përgjigjeshin perëndive greke Aresit, Dionysit dhe Artemidës, ndërsa mbretërit e tyre adhuronin një të katërt që i përgjigjej Hermesit. Jordani dëshmon rëndësinë e madhe të Aresit-Marsit tek Getët-Dakët. Perëndia Sabazios identifikohej me perëndinë e verës Dionysin, ndërsa Bendis dhe Kotyto identifikoheshin me Artemidën. Polyaenos konfirmon se priftërinjtë e Herës ishin mbretër të fiseve të Kebrenëve dhe Sykaiboajve.
Dy praktika religjioze ishin të përhapura tek të gjithë thrakët si në jug dhe në veri: tatuazhet, si dhe djegia e kufomave. Herodoti tregon se trupi ekspozohej tri ditë, pas të cilave flijoheshin kafshë, festohej, vajtonin pastaj digjej kufoma.
Straboni raporton se Mysët praktikonin vegjetarianizmin, ushqeheshin vetëm me mjaltë, qumësht e djathë. Këta quheshin Theosebeis (adhurues të zotave). Të ashtuquajturit ktistai jetonin të përkorë ndryshe quheshin abioi. Ndërsa një kategori tjetër quheshin kapnobatai (ec nëpër tym) që i referohet praktikës së shamanëve. | |
| | | Edvini
Numri i postimeve : 2 Join date : 21/10/2015 Location : Tiranë
| Titulli: Re: Feja iliro-thrako-dake Wed 06 Sep 2017, 20:14 | |
| Në legjendat tona, kur vdes nuk shkon në parajsa apo bëhesh gogol e fantazëm, por shkon në botën e nëndheshme të të vdekurve, dhe nëse Zana vendos, mund të të ringjallë e të bëjë të pavdekshëm. Prandaj dhe varret ishin të përgatitur me ushqime, veshje e armë, gati për ringjallje apo thjesht kalim nga bota e të vdekurve te ajo e të gjallëve. Muji vdes, por Zana e ringjall. Konstandini del përkohësisht nga bota e të vdekurve. Në shumë përralla të tjera, të vdekurit martohen me të gjallë, të gjallët nganjëherë vizitojnë botën e të vdekurve, e të vdekurit ikin nga bota e të vdekurve dhe ringjallen apo kthehen në botën e të gjallëve. | |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Feja iliro-thrako-dake Wed 06 Sep 2017, 20:32 | |
| Nuk ka ndonjë diferencë, quaje parajsë, nëntokë, apo si të duash, është një botë pas vdekjes. Por besimi në një trup pa shpirt i përket fesë islame. Tek ne besohet në ekzistencën paralele të trupit dhe shpirtit.
Janë dhe Ishujt e Lumtur, ose Fushat e Elysesë, që vendosen nëpër vende të ndryshme varësisht nga varianti i besimit, si besime të lashta pellazge.
Kurse riti i varrimit, në lashtësi, tek popujt tanë mbizotëronte djegia e kufomës, dhe tok ma tymin shpirti shkonte lart.
Ato besimet me nëntokën janë ato që i ka lejuar kisha të mbijetojnë. Ndërkohë djegia e kufomës u bastardua së tepërmi në djegien e atyre kufomave që mendoheshin si 'vurkollak'. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Feja iliro-thrako-dake Wed 06 Sep 2017, 20:53 | |
| _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Feja iliro-thrako-dake | |
| |
| | | | Feja iliro-thrako-dake | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |