Nga të gjithë popujt që grekët i takuan, Thrakët, dhe Dakët më shumë se sa thrakët tjerë, ishin të preokupuar me pavdekësinë, dhe mënyrat për të mbajtur mend jetën e kaluar. Platoni shkruante, me fjalët e Sokratit:
“Unë mësova këtë lutje në shëtitjen time atje, nga një mjek thrakas i Zalmoksit, për të cilët thuhet se i bëjnë njerëzit të pavdekshëm. Ky thrak më tha “Zalmoksi, mbreti jonë, i cili është zot thotë se sikur që nuk duhet të shërosh syrin pa shëruar kokën, ose kokën pa shlruar trupin, gjithashtu ju nuk duhet të shëroni trupin pa shpirtin. Dhe ilaçet e shpirtit janë disa lutje, dhe këto lutje janë fjalë të një lloji të caktuar”
Mjekët e Zalmoksit quheshin “iatroi” apo jatrët.
Lutje të tilla gjenden edhe te shqiptarët e mëvonshëm që njihen si “Kanga e Buçit”, me të cilën shërohej njeriu nga kafshimi gjarpërit.
Dakët besonin se nuk vdisnin por shkonin tek shpirti i Zalmoksit në qiell, që ndryshe njihej edhe si Gebeleizis.
Kur kishte vetëtimë, rrufe, e shtrëngata, dakët hidhnin shigjeta drejt qiellit që të ndihmon Gebeleizisin në luftë kundër Kulshedrës së Errët, ashtu sikur shqiptarët e mëvonshëm hidhnin pushkë drejt qiellit në të njëjtin rast.
Zalmoksi kur deshi t’u thotë popullit të vet fjalën e re, ndërtoi një odë ku mblidheshin burrat, dhe u tregonte se as ata e as pasardhësit e tyre nuk do të vdisnin por do të shkonin në një vend ku do t’i kenë të gjitha të mirat.
Zalmoksi kishte jetuar shumë vite para Pythagorës. Vetë Pythagora kishte shkruajtur se u njoh me doktrinën e zotave dhe me teologjinë e numrave në Thraki, kur ai ishte inicuar në Misteret Orfike.
Me siguri të plotë thuhet se besimet dhe misteret e Zalmoksit përfshinin jetën e lumtur pas vdekjes, dise rite inicimi, shërimin magjik, dhe zbritjen në shpellë si një mënyrë për tëarritur diturinë supreme (me një fjalë të mbash mend jetën e kaluar dhe të njohësh perënditë).
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi