FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit Empty
MesazhTitulli: Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit   Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit EmptyThu 17 Jul 2014, 15:53

Nga profeti Zalmoks e deri te vetëvrasja e Dekeballit

Dakët të njohur ndryshe edhe si Getë, ishin fis thrak që jetonin në Rumaninë e sotme, Bullgari veriore, Moldavi, dhe territore tjera përreth. Në kohën e bronzit, ata formonin së bashku me thrakët e tjerë e me ilirët një etni të vetme. Në kohën e hekurit si pasojë e divergjencës formuan një popull më vete por që sërish ruante ngjashmëri të mëdha me ilirët e me thrakët.

Diku në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s. në mesin e dakëve u paraqit një profet, po nga mesi i tyre, që solli reforma në fenë e deriatëhershme. Ky profet ishte Zalmoksi. Ai jetoi për tri vite në një shpellë, dhe pas tri vitesh doli nga aty dhe u shpalli dakëve lajmin e ri. Ai u mësoi dakëve se ata janë të pavdekshëm, se luftëtarët trima pas vdekjes kënaqen në një botë tjetër pranë perëndive dhe në lumturi të paskajshme, dhe se ata jetojnë përsëri në një jetë të ardhme gjegjësisht reinkarnohen. Ai u mësoi dakëve dhe një lloj shërimi me anë të lutjeve, me të cilat së bashku me trupin shërohej edhe shpirti. Me idetë e tij theokratike u krijua edhe mbretëria dake qysh në atë kohë. Kështu ai themeloi linjën apo dinastinë e priftërinjve dakë ku vetë ishte nismtari apo kryeprifti i parë.  Këta priftërinj mbetën gjithnjë të lidhur me mbretin dak, dhe ishin gjithnjë këshilltarë mbretërorë, por edhe shkencëtarë të shquar.Pas vdekjes Zalmoksi u hyjnizua e u identifikua me Gebeleizisin që ishte vetë Zeusi i dakëve.

Zalmoksi
Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit 9c19d5c5-6b9e-11e1-b1f8-842b2b162e97_Zalmoxis

Pastaj ka një periudhë të gjatë të mjegullt ku nuk dihet shumë. Gjatë kësaj kohe ka jetuar dhe prifti Zeutas që u përmend për aftësitë e tij.

Në vitin 341 përmendet mbreti Kothela që sundonte mes Danubit dhe Thrakisë veriore, së bashku me qytetin e Odesës (sot Varna). Ai nënshkroi një pakt aleance me Filipin II, dhe i dha këtij për grua të bijën Medën e Odesës. Dëshmohet se kur vdiq Filipi II, Meda u dogj së bashku me të në turrën e druve, duke e konsideruar këtë si nder të madh.

Në vitin 335 Aleksandri i Madh i nënshtroi  Getët e Kothelës, por pas një kohe të shkurtër ata jo vetëm u çliruan por mbretëria dake u forcua edhe më tepër.

Gjatë shek. III përmenden edhe mbretërit Moskoni, Dromikaeti dhe Zalmodegiku.

Rreth vitit 200 përmendet mbreti Remaksi i cili sundonte në veri të Danubit afër Detit të Zi, dhe u merrte haraç kolonive greke.
Në gjysmën e parë të shek. II përmendet mbreti Oroll (Oroles), të cilit i ra barra të frenojë invazionin e Bastarnëve keltë. Në luftërat e para humbën dakët, prandaj mbreti Orol i ndëshkoi ushtarët duke i detyruar që të flenë tek shputat e këmbëve të grave të tyre, por pas kësaj ushtria dake u disiplinua dhe filloi të korrë fitore kundër bastarnëve, i dëboi ata, dhe mbreti Orol anuloi dënimin e deriatëhershëm.

Në shekullin II p.e.s. përmendet mbreti Rubobosti i cili i dëboi keltët nga Transilvania. Për të njëjtën periudhë arkeologët dëshmojnë se u zhduk kultura latene (kelte) nga Transilvania.

Në vitin 82 p.e.s. si mbret i Dakisë përmendet Burebista (që rrjedh nga shqipja “burrë e bisht”), i cili kalonte Danubin dhe lëshohej në territoret ilire të sunduara nga Roma, dhe plaçkiste, shkatërronte e u fuste tmerrin romakëve. Zgjeroi shumë mbretërinë dake pasi pushtoi keltët, kolonitë greke, dhe popuj të tjerë përreth. Këshilltar i Burebistës ishte Dekeneu i cili ndikoi shumë në forcimin e pushtetit të mbretit. Me këshillën e Dekeneut, Burebista urdhëroi shkuljen e të gjitha hardhive në tërë territorin dak, dhe ndaloi pirjen e venës, dhe krejt këtë për nevoja ushtarake, që luftëtarët dakë të mos deheshin gjatë betejave, apo kur rreziku ishte afër. Ushtria dake në kohën e Burebistës arriti në 200.000 ushtarë.
Dekeneu u dallua shumë në zhvillimin e shkencës. Dekeneu u mësoi dakëve filozofinë, fizikën, etikën, logjikën dhe astronominë. Veçanërisht ua mësoi sekretet e astrologjisë, revolucioneve të planetëve, fazat e hënës, matjen e madhësisë së diellit, dhe revolucionet kozmike. Gjithashtu ua zbuloi dakëve një kalendar mjaft intrigues, misteri i të cilit ende nuk është shpjeguar si duhet.

Burebista mori pjesë në luftën civile romake, në anën e Pompeut, e kundër Cezarit. Pas humbjes që pësoi Pompeu, Cezari mendoi të dërgonte legjione për të sulmuar Burebistën. Por nuk mundi sepse në vitin 44 p.e.s. u vra në Senat nga senatorët romakë. Në të njëjtin vit edhe Burebista u vra nga aristokratët dakë të cilët frikësoheshin se bashkimi i Dakisë po ua dobësonte pushtetet e tyre krahinore.

Shtrirja e Mbretërisë Dake në kohën e Burebistës
Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit Burebista%27s%20Dacia

Pas kësaj Dakia u copëtua në një sërë shtetesh. Në këtë kohë përmenden mbretër të shumtë të pavarur, Dikomi, Rholi, Dapyksi, Kotisi, Zoraksi, etj. Mirëpo në fronin e Burebistës dhe Dekeneut, erdhi Komosiku që ishte edhe mbret edhe kryeprift. Ky sundoi në vitet 44-28 p.e.s.
Kurse pas Komosikut erdhi Skorillo edhe ky mbante të dyja detyrat, si mbret dhe si prift. Ky sundoi deri në fillim të shek. I e.s.

Në vitin 68 e.s. pushtetin e mori Duras. Në dimrin e vitit 85 Diurpaneu një gjeneral i Durasit invadoi e shkretëroi , brigjet jugore të Danubit, që romakët e kishin mbrojtur për shumë kohë. Opius Sabini përgatiti një ushtri dhe sulmoi dakët, por ata mposhtën romakët dhe i prenë kokën Opiusit. Nga frika se dakët do të bëhen shembull i keq për popujt tjerë, në vitin 87 Roma dërgoi sërish ushtrinë e vet kundër Dakisë. Dakët sërish korrën një fitore të madhe duke bërë një sulm të shpejtë mbi kampin romak. U asgjësua tërë Legjioni V i Alaudëve ndërsa Kornel Fusku u mbyt. Duras abdikoi në favor të Diurpaneut i cili që nga ky moment mori emrin Dekeball (nga shqipja që d.m.th. Balli i Dakëve).

Dekeballi filloi të mbretërojë në vitin 87 e.s., dhe pati si këshilltar mbretin e mëparshëm Durasin. Në vitin 88 romakët vazhduan ofenzivën dhe dërguan Tetius Julianin, në krye të një ushtrie të madhe. Kjo njihet si Beteja e Parë e Tapës, që u zhvillua në Tape (Rumani e sotme, kund nja 80 km nga kufiri me Serbinë).  Ushtria romake jo vetëm që nuk mundi të përparojë kundër dakëve, por iu desh edhe të largohej sepse i kishin dalur telashe me gjermanët që jetonin përgjatë Danubit të Epërm.

Kështu në vitin 89 e.s. u lidh një paqe mjaft e favorshme për Dakinë. Paqen e negocioi vëllai i Dekeballit, Diegis. Sipas kësaj marrëveshje Dekeballi i kthente Romës robërit romakë që i kishin zënë gjatë luftimeve, dhe si shpërblim Roma i jepte inxhinjerë që do të ndërtonin fortifikimet e dakëve. Pos kësaj Roma do t’i paguante Dakisë nga 8 milionë sesterce në vit, dhe Dekeballi u njoh si mbret aleat i Romës (Rex Amicas).

Dekeballi ishte mbreti i parë që bashkoi Dakinë pas copëtimit që kishte ndodhur me rastin e vrasjes së Burebistës. Në kohën e Dekeballit Dakia arriti kulminacionin e zhvillimit të deriatëhershëm. Luftëtarët dakë shfrytëzonin periudhën mes luftërave që të studionin natyrën, bimët e kafshët si dhe astronominë e dukuritë qiellore. Dekeballi ndërtoi edhe më tej Sarmizegetusën, kryeqytetin e mbretërisë. Mu në këtë kohë u realizua plani i Dekeneut, u ndërtua kalendari tempull, një radhë shtyllash megalite që shërbenin si kalendar. Haraçi që paguante Roma u shfrytëzua me mençuri për të bërë fortifikime dhe për të zhvilluar shtetin.  Ushtria e Dakisë arriti në 250.000 ushtarë.

Kalendari tempull në Sarmizegetusa, i ndërtuar në kohën e Dekeballit
Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit Sarmizegetusa

Në vitin 98 erdhi në krye të Romës perandori Trajan. Në këtë kohë Roma vuante nga një krizë financiare, ndërsa ishin përhapur thashetheme për thesaret e pafundme në Daki. Kjo shkaktoi luftëra të reja të Romës kundër Dakisë. Në vitin 101 me bekimin e Senatit Trajani u nis me ushtri kundër Dakisë. Kjo njihet si Beteja e Dytë e Tapës. Ata mësynë qendrën e mbretërisë dake, Sarmizegetusën, dhe gjatë rrugës shkatërronin fshatrat, digjnin të mbjellat dhe fshatrat, dhe masakronin popullësinë dake të pafajshme. Beteja II e Tapës ishte një humbje për dakët sidomos për shkak se u përdorën masivisht makinat luftarake. Pas disa luftimeve të tjera më të vogla Dekeballi kërkoi paqë. Sipas kësaj marrëveshje në Danub u ndërtua Ura e Trajanit që do t’i shërbente legjioneve romake për të hyrë më lehtë në Daki, ndërsa Roma i ofroi Dakisë ndihmë teknike dhe ushtarake për të bërë dakët një aleat të fortë kundër fiseve migratore që vinin nga stepat e Ukrainës. Por me gjithë fitoren e Romës, kjo betejë i kushtoi shumë romakëve.

Më pas me forcimin e vazhdueshëm të Dakisë, ushtrisë së saj dhe fortifikimeve, Dekeballi e pa të arsyeshme që të kthehej kundër romakëve.
Kjo ishte Lufta e Fundit e Dakisë. Më 105 Trajani hyri në Daki me forcat e tij por sulmet e vazhdueshme të popullësisë së armatosur i shkaktuan humbje të mëdha dhe kjo i detyroi romakët të kërkojnë paqë, e cila u lidh. Por Dekeballi që dëshironte të largojë romakët sa më shumë, vazhdoi të sulmojë. Kështu në të njëjtin vit Trajani risulmoi duke përfshirë në luftë legjionet Legio II Adiutrix dhe Legio IV Flavia Felix si dhe njësinë ndihmëse vexillatio VI Ferrata. Deri në vitin tjetër romakët pushtuan malet që gjendeshin rreth kryeqytetit Sarmizegetusa. Dakët e mposhtën sulmin e parë romak, por një tradhëtar u tregoi romakëve gypat që furnizonin me ujë kryeqytetin, dhe romakët e prenë. Të mbetur pa ujë, qytetatarët u dorëzuan. Dekeballi iku nga qyteti, por i ndjekur nga kalorës romakë, ai preferoi të vriste veten duke prerë fytin e vet, në vend se të dorëzohej.

Mbreti Dekeball, pamje nga "shtylla e Trajanit"
Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit Decebalus

Kështu mori fund mbretëria dake që u bë e famshme për luftërat kundër dy perandorëve më të mëdhenj të kohës të cilët i mposhti. Lufta e fundit u zhvillua në Porolisum (Romania e sotme veriore).

Pushtimi romak solli pasoja të papara për qytetërimin pellazgjik. U shkatërrua thuajse çdo gjë që ishte ndërtuar më parë, u shkatërruan strukturat klerikale të fesë dakase, dhe dakët iu nënshtruan, asimilimit dhe kolonizimit romak. Por mbi të gjitha mbeti në gjysmë realizimi i një aspirate, bashkimi popujve vëllezër të gadishullit në një shtet të pavarur pellazgjik. Ende sot e kësaj dite ai vend quhet Romania, populli quhet roman, dhe flasin gjuhën e armikut më të urryer të dakëve.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Histori dake: nga Zalmoksi e deri te vetëvrasja e Dekeballit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja iliro-thrako-dake
» Akademik Idriz Ajeti: Shqipëria, toka jonë është deri në Nish!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: