Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 984 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839 Thu 14 Sep 2017, 19:05 | |
| Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839 Nga Salih Mehmeti - 19 Mars, 2017Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851). Portali konica.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka si autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve. Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët. Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”. http://konica.al/2017/03/fiset-shqiptare-ne-mal-te-zi-harte-e-rralle-e-vitit-1839/ | |
|