FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çka janë fiset dhe si krijohen ato?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Çka janë fiset dhe si krijohen ato? Empty
MesazhTitulli: Çka janë fiset dhe si krijohen ato?   Çka janë fiset dhe si krijohen ato? EmptySat 17 Apr 2021, 22:56

Fiset gjithmonë krijohen dhe lulëzojnë në kushtet kur nuk ka shtet!
Në këto kushte anarkie, një familje që ka më shumë meshkuj, tregohet më e fortë në ngatërresa e gverra me familje tjera; asaj i bashkohen familje tjera qoftë kushërinj qoftë të huaj për të fituar mbrojtjen e saj dhe njëkohësisht i ofrojnë ndihmën e vet në rast nevoje; "një për të gjithë, të gjithë për një". Ky zgjerim shkon duke u rritur dhe konsiderohet fis. Familja bërthamë i jep emrin tërë fisit. Shpiken gjenealogji të rreme që më vonë merren për të vërteta se si të gjithë janë të prejadhur nga një stërgjysh, i cili në zanafillë ka qenë vetëm stërgjysh i familjes bërthamë; e njëjta familje merr pushtet ushtarak (flamurtar) duke u pri familjeve që i janë bashkuar; pastaj merr pushtet gjyqësor, duke shërbyer si pleqnarë për të pajtuar gverrat mes anëtarëve të fisit; ndonjëherë ka më shumë se një familje të tillë në një fis. Fisi pajton edhe banorët vagjilë të bjeshkës me ata sedentarë të rrafshinave; mes tyre shpesh shfaqen ngatërresa pasi barinjtë e bjeshkës duan të dimërojnë në fushat pa dëborë që janë pronë e fusharakëve; fisi ndërhyn duke i bërë të dyja palët pjesë të vet, duke i bërë kushërinj; i pajton përmes rregullave të caktuara: që të dyja palët kanë pjesë në kullosat e përbashkëta të fisit, dhe që të dyja palët kanë të drejtë të kullotin bagëtinë në fusha pasi të kryhen korrjet.
Si përkufizim, fisi ka emër të vetin, territor të përbashkët kompakt, elemente të besimit të veçantë (pajtori i fisit, ora e fisit, kremta e caktuar), rregulla zakonore lokale të veçanta që mund të dallojnë lehtas nga ato të fiseve tjera, institucione drejtuese si Krenët, Pleqnarët, Kuvendi, Prijësit ushtarakë, dhe prona të përbashkëta si malet, kullosat, mullinjtë, uji për ujitje, etj.
Në raste të ekspansionit e ardhmja e fiseve ka dy opcione: në një territor shtetëror ato shuhen, sepse u nënshtrohen rregullave shtetërore që janë një formë më e lartë organizimi; në territore ku ka anarki ato arrijnë të vendosin sistemin e vet duke përthithur banorët "e pafis" duke i futur në fis. Kjo e fundit ka bërë që njerëz që sot janë të një fisi, të kenë ADN të ndryshme.
Fiset kanë ekzistuar në Mal të Zi dhe Malësi pasi aty kishin territoret e veta. Në Dardani, nuk ka pasur fise, pasi atyre u mungon territori fisnor kompakt që është element kyç i përkufizimit të fisit. Ato që në Dardani njihen si fise, në të vërtetë janë përkatësi apo prejardhje fisnore. Këto përveç Dardanisë i hasim edhe në Anadoll ku ka emigruar popullata e Dardanisë, në të kaluarën edhe në krahinat e Nishit; ndërsa në masë të vogël në Shqipërinë e mesme dhe në Maqedoni.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Çka janë fiset dhe si krijohen ato?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fiset (vëllazëritë) arbneshe në Zarë
» Kush janë vendët?
» Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: