--- PELLAZGËT KUNDËR GREKËVE ---
Athinasit, duke parë se toka që ata u kishin lëshuar pellazgëve në rrëzë të malit Hymet, si shpërblim për ndërtimin e murit që rrethon akropolin, ishte e punuar mirë, megjithëqë më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme, i dëbuan ata, pa asnjë shkak vetëm e vetëm prej lakmisë e dëshirës për ta marrë tokën përsëri.
Pellazgët që u ngulën atëherë në ishullin Lemnos, vendosën të hakmerren kundër athinasve. Pasi i dinin shumë mirë ditët e festave të tyre, ata ndërtuan anije me pesëdhjetë lopata, dhe pasi zunë pritë, grabitën gratë athinase që kremtonin festën e Artemisës, në Brauron. Pastaj hapën velat dhe i sollën në Lemnos, ku u martuan me to.
Ato patën shumë fëmijë, të cilëve u mësuan gjuhën dhe zakonet e Athinës. Këta fëmijë, për këto arsye, nuk donin të kishin asnjë marrëdhënie me fëmijët e grave pellazge; dhe nëqoftëse ndonjëri prej tyre goditej, të gjithë i vinin në ndihmë dhe mbronin njëri tjetrin. Ata kishin vendosur të ushtronin forcën e tyre mbi të gjithë fëmijët e vendit dhe ishin shumë më të fortë. Guximi dhe bashkimi i këtyre fëmijëve i bënë pellazgët të mendonin seriozisht. "E si, - thoshin ata në kulmin e hidhërimit - nëqoftëse sot ata janë gati t'i japin ndihmë njëri-tjetrit kundër fëmijëve të grave që i kemi marrë të virgjëra, nëqoftëse përpiqen tani t'i mbizotërojnë ata, çka nuk do të bëjnë kur të kenë arritur moshën madhore. Ata morën vendimin t'i vrisnin të gjithë fëmijët që kishin pasur me gratë atikase, gjë që e bënë, dhe në të njëjtën kohë masakruan edhe mëmat e tyre.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi