PELLAZGËT KËRKOJNË BINJAKË
Thuhet se pellazgët vijnë nga yjet
Sipas planeve të hershme kozmosit i’u derdhën
Ishin të dërguarit e shkences dhe të dijes
Po anijet mbi tokë u prishën e ata ngelën
Mijra vjet mbetën peng të vetmisë
Shpikën shpatën, heshtën dhe shigjetën
U përzjenë me vëndasit, Farën tyre i’a falën
Dhe mjegullave të kohëve u fshehën, u tretën.
“Ra mjesi” i thoshin njëri tjetrit në agime
Kur Fara jonë ndërtonte piramida
Ramses e quajtën një nga faraonët
Tjetrin Moj si, ose mësues nga shqipja
Bënin hartën e qiellit të gjenin ku ish Afërdita
Shpërndanin pilën e Voltës tre mijë vjet përpara
Prandaj dhe mbetën të bardhë porsi drita
Kishin në sy yjet, ndonëse jetonin në baltra
Thonë se pellazgët u lodhën së udhëtuari
Shumë fara shpërndanë po dashuri nuk mblodhën
Binjaku i pellazgëve, bë një hap përpara
Në je burrë mblidhu prap mureve të Trojës
Ngrije shpatën lart dhe rrëmbeje flakën
Ndero me grusht e në ballë vë ca yje
Je pjekur tashmë, mblidhu me vëllezërit e farës
Hidhe heshtën fort, dhe natën godite!