FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rrugët tregtare ilire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rrugët tregtare ilire Empty
MesazhTitulli: Rrugët tregtare ilire   Rrugët tregtare ilire EmptyWed 16 Mar 2022, 15:43


RRUGËT TREGTARE

Prej neolitit ne Ballkan kalonin disa rrugë të rëndësishme nëpër të cilat qarkullonin popujt në migrimet e tyre si dhe ushtria. Ilirët shumicën e këtyre rrugëve i përdorën edhe në epokën e hekurit, por kur romakët i okupuan këto vise, ndërtuan rrugët e veta, më shpesh nëpër rrugët e stërlashta parahistorike. Mbeturinat arkeologjike të rrugëve parahistorike janë shumë modeste. Për drejtimet e disa prej tyre dimë, megjithatë, më tepër në bazë të gjurmëve të mallërave që kishin kaluar nëpër to, e mandej edhe në bazë të burimeve modeste të shkruara nga kohët e mëvonshme. Kështu Straboni na ka lënë një shkrim si dëshmi mbi rrugën nëpër të cilën ilirët, nëper Alpet Julike, transportonin me "qerre bartëse mallrat nga Akuileja në të ashtuquajturin Nauportus, e kjo rrugë nuk është më e gjatë se 400 stade. Prej andej mallrat barteshin më tutje nëpër lumenj deri në Danub dhe në viset rreth tij."Strabon, Geographica, IV, 6,10

Prej detit Adriatik dhe atij të Jonit në drejtim të brendësisë shkonin disa rrugë, nga të cilat veçanërisht duhen përmendur dy. Rruga e parë kalonte nëpër luginën e Neretvës. Kjo është rruga e lashtë nëpër të cilën qysh në neolit depërtuan ndikimet kulturore nga Adriatiku në brendësi të Bosnjes. Në epokën e vjetër të hekurit kjo ishte arterje kryesore tregtare nëpër të cilën mallrat italike dhe greke hynin në brendësi të Ballkanit. Rruga tjetër shpinte nga Durrësi (Dyrrhachion) dhe Apollonia nëpër luginën e lumit Shkumbin e deri në liqenin e Ohrit. Këtë rrugë e shtruan dhe e regulluan mandej romakët dhe e quajtën Via Egnatia. Gjurmët e kësaj rruge nga periudha romake janë njohur herët nga ekspertë, por kohëve të fundit studimet zbuluan edhe gjurmë të rrugëve parahistorike.

Nëpër luginën e Vardarit dhe të Moravës kalonte rruga kryesore që nga jugu shpinte në brendësi të Ballkanit.

Rrjetën e rrugëve parahistorike mund ta rikonstruktojmë në bazë të drejtimeve nëpër të cilat kanë shkuar më vonë rrugët romake, si dhe në bazë të gërmimeve ku u gjetën monedha greke (në radhë të parë të Dyrrchahionit dhe të Apolonisë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrugët tregtare ilire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrugët
» Tregtia ilire
» Stolitë ilire
» Degët bujqësore te ilirët
» Doktrina ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Ekonomi-
Kërce tek: