Pse osmanët edhe sot e quajnë arnavut kaldërëm – Kalldrëmi shqiptarFahri Xharra“Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë veprim, një pjesë e masës së popullit, sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” – kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton diçka ?
Ose kjo tjetra:” “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë. .. Dolën nga shtëpia e tyre dhe morën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rehatshme dhe më të sigurt. Sot kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste. ( Ilir Hoxha ,Malli për atdhe ) “
Po mirë, sa e sa mijëra nga ne heshtas dhe plotë frikë e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpëtuar “ atje tek ata që na lanë në atë gjendje ?
Sidoqoftë, historia e jonë plotë vuajte dhe mallkime . dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldrëmin e rrugëve tona?
Kësaj here kur e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju: ”ARNAVUT KALDIRIM, Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs “ – Thjesht: “Kalldrëmi Shqiptar. Turqit, e përdorin këtë këtë thënje kur ndërtojnë ndonjë trotuar apo e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë“.
Do të më thoshit , se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon ? Po ja ,se otomanët e mësuan nga shqiptarët se si shtrohet rruga me gurë .Jo me kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”.
Ne në të kaluarën tonë , të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar bile se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.
Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) -. Kalldrëm.
Kurse për foton më poshtë , që e kishte të shkruar “ Rrugë Romake”- me erdhi t`i them të gjithëve që nuk e përmendin çështjen tonë ‘ Shkofshi e mos u kthefshi këto mohime të juaja të historisë ! mohime të juaja të historisë!
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)