FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tregtia ilire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Tregtia ilire Empty
MesazhTitulli: Tregtia ilire   Tregtia ilire EmptyWed 16 Mar 2022, 15:39


TREGTIA

Shkëmbimi tregtar kishte gjithashtu rol të madh në jetën e fiseve ilire qysh prej kohëve më të lashta, duke blerë prej fqinjëve mallra të shumëllojshme dhe duke shitur prodhimet e veta xehtare, metalike, blegtorale dhe bujqësore.

Tregtia te disa fise ilire kishte ndikimin vendimtar në zhvillimin e tyre shoqëror dhe ekonomik. Përmendëm më parë ndikimin pozitiv të kulturës materiale greke në zhvillimin e kulturës materiale dhe në zhviliimin e qyteteve ilire etj. Duke mos mohuar faktin se shkalla e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të disa fiseve ilire bëri që ato të jenë" më të afta të marrin elemente shpirtërore dhe ekonomike si edhe vlera kulturore dhe teknologjike e të tjera që me shkëmbimet tregtare arrinin në mesin e tyre. Është fakt i pamohueshëm se tregtia stimuloi përparimin ekonomik dhe shoqëror të fiseve që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetërimet tjera.

Një mori problemesh qëndron para ilirologëve për studimin e degëve të ekonomisë. Kështu është, për shembull, çështja shumë e rëndësishme e origjinës së sasive shumë të mëdha të qelibarit, rrëshirës së fosilizuar me ngjyrë të kuqe ose të verdhë, që janë zbuluar nëpër varrezat ilire. Objektet dekorative janë shumë të shpeshta në tërë rajonin e banuar nga ilirët, veçanërisht në viset veriperëndimore të Ballkanit, ku jetonin liburnët, japodët, istrët dhe fiset e tjera. Mjafton të përmendet se vetëm në nekropolin në Jezerine afër Bihaçit, u zbuluan më se 1.200 copë qelibari. Prej qelibarit bëheshin kokrrat e gjerdanëve (varëse llojesh të ndryshme shpeshherë edhe në formë figurash njerëzore) amuleta (besohej se rrëshira, ajo që me fërkim elektrizohet kishte disa veçori magjike dhe apotropeike), kokrrat stolisëse në fibula e të tjera. Analizat kimike dhe fizike të qelibarit nga lokalitetet ilire treguan se pjesa më e madhe e qelibarit ishte me origjinë nga Baltiku, ku njerëzit e mblidhnin dhe në gjendje të papërpunuar ose edhe të përpunuar e dërgonin në viset e tjera të Evropës. Në epokën e bronzit dhe të hekurit ky material shkoi nëpër rrugët e caktuara nga jugu, kurse një rrugë tjetër e shpinte nëpër luginat e lumenjve të mëdhenj deri në Adriatikun e sipërm, prej nga, me anije, vazhdonte rugën nga Greqia. Ilirët këtë mall mjaft të kërkuar e blinin qysh në epokën e bronzit, mirëpo në mënyrë intensive qelibari vjen në viset ilire gjatë epokës së vjetër të hekurit, kurse në epokën e re të hekurit, pas ardhjes së keltëve, tregtia e qelibarit të zvogëlohet dukshëm.

Duke mos pasur mundësi të sigurojnë këtë rrëshirë të çmueshme shumë ilirë kërkuan zëvendësimin me rrëshirën e cila fitohej nga drunjtë e ndryshëm halorë që rriteshin në vend. Sa e përdomin ilirët këtë rrëshirë të vendit dhe sa e importonin nga Baltiku ose nga vise të tjera të Evropës, do të tregojnë vetëm analizat e ardhshme të përbërjes së tyre.

Për nga pasojat që shkaktoi në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të ilirëve, tregtia me grekët tejkaloi shumë tregtinë me të gjithë popujt dhe viset, prandaj do të ndalemi këtu veçanërisht.

Lidhjet më të vjetra tregtare të banorëve të brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit dhe brendësisë së Ballkanit me botën greke datojnë qysh prej neolitit. Barkat tregtare nga brigjet greke depërtonin në viset të cilat i populluan më vonë ilirët, duke sjellë qeramikën dhe mallra të tjera, e po këtë e bëjnë edhe tregtarët qarkullues të cilët nëpër luginën e Vardarit dhe të Moravës depërtojnë nga qendra e Ballkanit, ose bile nëpër luginën e Haliakmonit dhe të Shkumbinit nga viset jugore të cilat më vonë do t'i vazhdojnë ilirët. Në epokën e bronzit nëpër të njëjtat rrugë vjen malli nga qendra kreto-mikene, ndërsa në epokën e hekurit këto kontakte do të bëhen shumë më intensive.

Zbulimet arkeologjike tregojnë se ilirët në bregdetin Adriatik importonin mallrat greke qysh në shek. VIII-VII para e.re. dhe ilirët që jetonin në afërsi të drejtpërdrejtë me grekët (në Shqipërinë e sotme) as që i kishin ndërprerë ndonjëherë lidhjet tregtare, të cilat ekzistonin qysh më herët. Prej shek. VI para e.re. objektet greke në brigjet e Adriatikut, e sidomos në shek. V para e.re. bëhen shumë të shpeshta, kurse prej kësaj kohe, objektet greke paraqiten gjithashtu edhe në brendësi. Kërkesa për objekte luksoze greke në këtë kohë ishte pasojë e ndryshimeve të thella në shoqërinë ilire, të cilat shkaktuan diferencimin gjithnjë e më të madh brenda saj me krijimin e shtresës së pasur, e cila nuk kënaqej më me prodhimet e punëtorive të veta metalike dhe të qeramikës. Kjo shtresë e pasur kishte nevoja për mallra luksoze, të cilat mund t'i siguronte vetëm duke i importuar nga Greqia, kryesisht nga kolonitë greke të" vendosura në Mesdhe dhe nga Italia. Shumë prodhime të huaja, ilirët do t'i siguronin edhe me anë të piraterisë duke i sulmuar anijet tregtare greke dhe italike, mandej duke bërë sulme edhe në vetë qytetet e Greqisë dhe të Italisë, mirëpo kjo nuk ishte në gjendje të kënaqte kërkesat e mëdha, kështu që tregtia me Greqinë u bë shpejt punë shumë e leverdisshme si për tregtarët grekë ashtu edhe për ilirët. Ilirët, nëpërmjet kësaj tregtie, merrnin mallrat qeramike shumë të çmuara greke, por merrnin edhe shumë armë (sidomos kallçij dhe përkrenare), të cilat deri atëherë nuk i njihnin shumë. Grekët gjithashtu kishin fitim të madh prej kësaj tregtie. Nga ilirët blinin argjend, grurë, lëkura, lulëshpate (Iris Illyrica) dhe mallra të tjera. Grekët blinin argjend në Ilirinë e jugut, ku rreth qytetit Damastion gjendeshin miniera shumë të pasura. Që importonin grur dëshmon edhe një mbishkrim i zbuluar para mëse njëqind vjetësh në Pire të Greqisë, në të cilin flitet për ekspeditën e Miltiadit në Adriatik në shek. IV para e.re., me qëllim që atje të themelonte një koloni të Athinës dhe të blejë drithë. Ndonëse zhvillimi i kësaj ekspedite nuk është i njohur dhe as përcaktimi se ku ato anije duhej të furnizoheshin me drithë, me të drejtë supozohet se ai drithë duhej të sigurohej në fushat e pasura të Panonisë, në ndonjërin nga limanet e Adriatikut të veriut (ndoshta Adria) ku grekët e blinin. Rruga nëpër të cilën vinte drithi duhej të ishte po ajo që nga Akuileja (gjegjësisht limani Adria) nëpër Alpet Julike shkonte së pari nëpër Savë, e më pas nëpër Danub. Kjo rrugë përmendej në burimet antike si një nga magjistralet kryesore për transportimin e mallrave midis Italisë veriore dhe Pellgut danubian.

Duket se luleshpata, për veçoritë farmakologjike të së cilës grekët kishin mendim shumë të favorshëm, ishte prodhimi i parë ilir të cilin grekët e blenë nga ilirët. Nevojat e grekëve për këto prodhime dhe gatishmëria e ilirëve që t'ua shisnin prodhimet e tyre, ndërsa nga grekët të blinin prodhimet e tyre, krijuan të gjitha kushtet për shkëmbime shumë intensive të mallrave. Përkundër rreziqeve të mëdha që u kërcënoheshin anijeve tregtare që lundronin pranë bregdetit adriatik nga kusarët ilirë, grekët me këmbëngulje bënin tregti me ilirët dhe themelojnë përfaqësitë (emporitë) e veta të përhershme aty ku ishte e mundur dhe më e nevojshme. Një empori e tillë ekzistonte qysh në shek. V. para. e.r. në vendin Vaudenis në Dri, në Shqipëri, ku shitej qeramika greke, ndërsa Teopompi na ka lënë një fakt shumë të rëndësishëm se në lumin Narona (Neretva) shitej qeramika nga Hiosi dhe Tasosi. Pseudo-Skilaksi përmend ekskluzivisht vendbanimin tregtar në këtë lumë, që gjendej 80 stade prej deltës, deri ku mund të lundronin anijet e mëdha tregtare.45 Grekët shumë herët depërtuan në vendbanimet ilire. Grekët sipas mendimit të Grga Novakut erdhën "në këtë vendbanim ilir me detyra të theksuara tregtare qysh në shek. VIII, e ndoshta qysh në shek. IX para e.r., në fillim vetëm herë pas here, e më vonë në shek. VI para e.re. edhe përherë, dhe krahas ilirëve, zinin vende në depot e mallrave të veta të cilat i sillnin anijet nga Greqia. Me ilirët nuk bënin tregti vetëm grekët nga Greqia, por edhe ata nga kolonitë e tyre në Italinë e jugut, e ndër ta prijnë grekët nga Apulia, të cilët eksportonin shumë qeramikën e tyre në bregun lindor të Adriatikut. Më parë ilirët importonin qeramikë shumë kualitative të cilën nën ndikimin e grekëve e prodhonte Apulia dhe Lukania qysh nga shek. VII para e.re. Nga punëtoritë italike jugore nga periudha heleniste më së shpeshti në lokalitetet ilire është e përfaqësuar qeramika polikrome e prodhuar në qytetin Gnathi të Apulisë (midis qyteteve të tashme Bari dhe Brindisi), simbas të cilëve quhet ajo qeramikë "qeramikë Gnathia". Tregu i volitshëm ilir i tërhiqte edhe grekët e tjerë, kështu që në brigjet ilire vinin edhe anijet nga Taranti si na vë në dijeni për këtë Flori.

Me themelimin e kolonive greke, së pari në bregun e detit Jon e më pas edhe në atë të detit Adriatik, tregtia midis kolonistëve të sapoardhur dhe ilirëve u zhvillua me shpejtësi. Me kohë kolonitë greke u bënë prodhues të mëdhenj të mallrave për eksport. Për shembull banorët e Issës, bënin qeramikë me kualitet të njëjtë si edhe në vetë Greqinë për të cilën jemi të informuar mirë në sajë të objekteve të shumta të kësaj qeramike, e mandej edhe në sajë të objekteve të gjetura të dy furrave të qeramikës, të cilat u zbuluan në këtë qytet grek.

Një numër shumë i madh i prodhimeve greke (monedha, qeramikë, armë, stoli) i gjetur në viset ilire tregon qartas për intensitetin e madh të kësaj tregtie iliro-greke. Për arkeologët gjetja e objekteve greke në qytetet dhe në vendbanimet ilire ka rëndësi shumë të madhe. Në bazë të analizës së objekteve, të vendeve ku zbulohen koha, qendra e prodhimit prej nga ka ardhur malli grek si dhe ndikimet që këto objekte kanë bërë në zhvillimin e kulturës materiale të vendit. Me ndihmën e këtyre objekteve mund të përcaktojmë me siguri kohën e varrezave dhe vendbanimeve ilire.49
Disa objekte me prejardhje egjiptiane (në radhë të parë të qelqit) nuk vërtetojnë tregtinë që është zhvilluar me atë vend të largët, por tregojnë për tregtinë ndërmjetëse me siguri të atyre që me anijet e veta nga Greqia vinin në Adriatik dhe transportonin mallrat e parapara për ilirët ose popujt e tjerë të Evropës Qendrore e të Veriut.

Shumë intensive ishte po ashtu tregtia me popujt të cilët jetonin në Italinë e mesme dhe në atë të veriut. Prodhimet italike shumë herët paraqiten në Gllasinac, në Slloveni, te japodët dhe liburnët te fiset e tjera në bregdet dhe në brendësi. Enët metalike dhe të qeramikës, përkrenaret, objektet artistike (për shembull, varëset antropomorfe nga qelibari të zbuluara në Kompole), objekte të ndryshme kultesh (për shembull trekëmbëshi i bronzit ngaNovo Mesto) dhe objekte të tjeratë zbuluar në lokalitetet ilire, vërtetojnë atë që e kemi ditur më shpejt nga burimet e shkruara, se ekzistonin lidhje shumë të mira midis bregut lindor dhe atij perëndimortë Adriatikut dhe se këto lidhje qenë intensive veçanërisht midis Italisë veriore dhe fiseve që jetonin në Slloveninë e sotme, të cilat si prodhuese të mëdha të hekurit ishin partnere shumë interesante tregtare për venetët, etruskët dhe për popujt e tjerë të Italisë.

Megjithatë, ardhja e keltëve ndikoi në zvogëlimin drastik të tregtisë midis Italisë dhe qendrave xehtare të Sllovenisë (Vaçe e të tjera) mirëpo ardhja e tyre për ilirët në brendësi ishte fillim i epokës së re në tregtinë e brendshme midis fiseve ilire dhe qendrave të tyre në të cilat prodhohej hekuri dhe vendbanimeve të reja kelte, të cilat u bënë shpejt prodhues të fortë të mallrave të shumëllojshme të nevojshme për ilirët. Mallrat e bukura të qeramikës, të prodhuara me çarkun e poçarit, qelqi, veglat dhe armët prej hekuri, fibulat e argjenda, emajli dhe prodhime të tjera të shumta, të cilat prodhoheshin në vendbanimet kelte gjejnë rrugën deri te blerësit mjaft të largët ilirë. Jo vetëm që ilirët i blejnë këto mallra por duke i marrë si mostër i prodhojnë edhe vetë, ashtu si veprojnë edhe me objektet që i marrin nga grekët dhe italikët. Keltëve, tregtia me ilirët u ishte pa tjeter e nevojshme, për të siguruar lëndët e para në radhë të parë të hekurit. Keltët nuk kishin në rrafshnaltën e Panonisë mundësi që të nxjerrin xehe hekuri, prandaj për ta punonin ilirët në minierat e tyre të vjetra, e me siguri edhe në të rejat, sepse kërkesat për hekur mbas ardhjes së keltëve u shtuan shumë, kështu që, kjo kushtëzoi një zhvillim të hovshëm të prodhimit të hekurit në Bosnje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregtia ilire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stolitë ilire
» Degët bujqësore te ilirët
» Pirateria ilire
» Doktrina ilire
» Varret ilire në Vuksanlekaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Ekonomi-
Kërce tek: