FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë   Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë EmptySun 18 Apr 2021, 15:47

Interpretimi besëlashtë shkencor i mitit të prejardhjes së ilirëve. Miti nuk tregon prejardhje të mirëfilltë, sepse një skenar i tillë ku secili fis rrjedh nga një vëlla është e pamundur. Më tepër tregon se si janë ndier këto popullata duke filluar nga koha kur filloi të tregohej miti në këtë formë. Pra të gjitha këto fise të paktën që nga shekulli I i e.s. janë ndier ilirë, edhepse në të kaluarën disa prej tyre njihen me emra tjerë etnikë. Kështu Medët dhe Tribalët historikisht njihen si fise thrakase, ndërsa Dardanët dhe Pajonët në pjesët lindore të territoreve të tyre kishin edhe elemente thrake. Kjo tregon se bashkëdyzimi thrak-ilir kishte filluar shumë kohë më parë, para se të dukeshin barbarët në këto anë. Ky fakt është tepër me rëndësi, sepse dëshmon se thrakët dhe ilirët kishin filluar bashkimin e tyre në një etni të vetme që vetëm më vonë në mesjetën e hershme del me emrin Arbërorë. Fakt tjetër me rëndësi është se edhe Perrhebët në këtë kohë mbanin veten ilirë, ndonëse këta jetonin jashtë territorit historikisht ilir pra në Thesali, dhe origjina e tyre ishte e hershme paragreke, ndërsa në epokën arkaike bëhen helenë në kuptimin që marrin pjesë në lojërat Olimpike dhe kishin ulëse në Amfiktionin e Delfit. Edhe Skordiskët janë njohur si keltë, por që këtu i gjejmë si fis ilir të mbështetur Panonëve. Ka mundësi që këta ishin dardanë nga mali Skardus (Sharr) prej nga e marrin emrin Skordiskë me prapashtesën kelte -isk, duke qenë në kontakt me ta. Vëre tjetër me randsi është edhe fakti se Panonët dhe Pajonët dalin të njëjtë. Në fillim duket sikur Apiani i ngatërron, por më afër mendsh është se Pajonët kanë ardhur shumë herët nga Panonia në kuadër të ndonjë dyndjeje panono-ballkanike, shumë kohë para luftës së Trojës. Mbase panon dhe pajon shpjegohen me emrin drurit të panjës, sikurse dhe dardan vje nga dardha.
Fakti që Panoni, Tribali dhe Skordisku në këtë listë gjenealogjike, nuk janë bij të Ilirit por nip/stërnipër, tregon se janë shtuar më vonë, dhe se gjenealogjia në fillim ka përfshirë vetëm fiset tjera. Miti duhet të jetë krijuar pas pushtimeve romake, por gjithsesi para pushtimit të Dakisë. Këtu edhe shpjegohet edhe shtrirja e identitetit ilir, d.m.th. vetëm në viset e pushtuara nga Roma, duke qenë se në saje të rrugëve është mundësuar qarkullimi më i mirë dhe kontakti më intensiv, me ç'rast krejt këto fise vërejnë se kishin gjuhën dhe shumëçka tjetër të përbashkët. Vëre tjetër është edhe fakti se në mesin e bijve dhe bijave të Ilirit përmenden edhe "të tjera" por jo me emër, d.m.th. kishte dhe fise tjera ilire të përfshira këtu por që nuk e dimë se cilët ishin. Nuk ka dyshim që fiset ilire që ne i njohim nga burime tjera dhe që nuk i shohim këtu, janë përfshirë në "të tjera" dhe mund të jenë, fise epirote në jug, ose fise ilire nga Dalmacia veri-perëndimore. Ky mit ka rëndësi sepse këtu nuk është thjesht prejardhja e ilirëve, përkundrazi këtu shohim pasardhësit e ilirëve, shohim zanafillën e shqiptarëve. Këtu zë fill gjenealogjia e popullit shqiptar. Pra ne jemi trashëgimtarë të të gjitha kulturave të lashta të këtij gadishulli.

Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë Iliri

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miti e Religjioni!
» Zejegatimi besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë
» Gjeopolitika Besëlashtë
» Ligji besëlashtë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: