FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qethja besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 981
Join date : 17/03/2013

Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë EmptyTue 09 May 2023, 20:14

Qethja e flokëve. Zakone dhe besime popullore. Dikur besohej se, kur qetheshin në kohën e hënës së re, fiokët do të thinjeshin. Gjithashtu, në Shqipëri nuk merrej për mbarësi kur flokët qetheshin ditën e Premte.

Qethja e foshnjës për herë të parë merrte rëndësi simbolike. Sipas zakonit, kumbara i fëmijës, që thirrej edhe kumbarë flokësh, ose një mik i familjes, vinte për vizitë kur fëmija mbushte dy vjeç me qëllim që t'ia priste flokët për herë të parë. Gjatë kohës kur hëna rihet, ai pret me gërshërë katër tufshe flokësh dhe i hedh në drejtimin e katër anëve të qiellit. Sipas Edith Durham-it (1863-1944), myslimanët pëlqejnë tri tufshe, sepse "me katër bëhet kryqi, kurse trikëndshi është figurë më e përhapur ndër myslimanët." Më pas shkëmbehen dhurata me ceremoni dhe shtrohet një darkë. Kisha Ortodokse e ka përfshirë këtë zakon para-të krishterë në ceremoninë e pagëzimit. Prifti kroat Lovro Mihaëevic O.F.M., i cili ka jetuar në malësitë e Shqipërisë veriore në fundin e shekullit XIX, e përshkruan këtë ceremoni kështu:

Kumbara, pasi e kanë ftuar, vjen njëpasdreke, përshëndetet me të pranishmit, zë vend ndenjur dhe qeraset me duhan, kafe e pije derisa të vijë darka. Sapo shtrohet darka, kumbara ulet pranë foshnjës, të cilit i pret disa fije floku me gërshërë, duke ia bërë kryq kur foshnja është i krishterë. Kur është mysliman, flokët i pret në katër pika të ndryshme. Mefijet eflokut dhe mepak dyllë ai bën një si topth, të cilin e vë në njëpjatë me disapard si peshqesh. Natën e kalon në shtëpi dhe largohet të nesërmen në mëngjes, pasi e zonja e shtëpisë i ka dhënë peshqesh ndonjë copë të qëndisur osepeshqir.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 981
Join date : 17/03/2013

Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë EmptySat 13 May 2023, 21:05

Dr. Milan Shufflay, "Histori e shqiptarëve të veriut (studim sociologjik)"

Sipas rrëfimeve të Muzakës, aristokracia shqiptare mbante flokët deri në supe, thurur në një gërshet të lirë. Sipas kësaj, një paraardhës i tij Todori I (jetoi rreth vitit 1319) mori epitetin "Chischetisi" (vuol di trezze). Këtë zakon të vjetër dhe popullor shqiptar, që u ruajt edhe te Kelmendasit e Sremit (fshati Nikitnici) deri më 1860, e përvetësoi edhe fisi serb i Mërkojeviqëve pranë Ulqinit (1570, portano capilli longissimi). Madje kjo ishte në modë edhe te boshnjakët dhe sipas saj shtëpia e hercegut Sandala (1435) e fitoi nofkën "Kosaçi".

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 981
Join date : 17/03/2013

Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë EmptySat 13 May 2023, 21:37

fragment nga "Peticioni i shqiptarëve të Shqipërisë së jugut" dërguar Zotënisë Malet Marquis of Salisbury, në prill 1879

...Aq më tepër për sa i përket Epirit, figurat kombëtare dhe historike e Pirros, e Skenderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës tregojnë qartë se në kohërat e lashta si në mesjetë, dhe akoma në kohërat tona, populli shqiptar ka qenë gjithmonë krenar për kombësinë e vet, dhe kurrë nuk kishte pasur lidhje të njëgjakësisë me jonianët (grekët - S. R.). Në të vërtetë, për t'u bindur për këtë është e mjaftueshme të shikohet struktura krejtësisht tjetër e kafkës sonë. Grekët janë "brachycephalos" (kokë të shkurtër dhe të gjerë), gjersa shqiptarët janë "dolichocephalos" (kokëgjatë) dhe janë krejtësisht pa asnjë gungë të mbaskresë, në një shkallë të tillë pse ata kishin marrë nga kohërat e lashta mënyrën e veçantë të prerjes së flokëve për të fshehur këtë deformim. Kokat dhe zakonet, veshja dhe ushqimi i shqiptarëve janë aq të kundërta me ato të grekëve, saqë nuk ekziston asnjë dyshim në origjinën tjetër të tyre.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Qethja besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Qethja besëlashtë   Qethja besëlashtë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qethja besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Huaja në Besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë
» Gjeopolitika Besëlashtë
» Ligji besëlashtë?
» Grupi besëlashtë mjedisorë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Maskim-
Kërce tek: