FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Simbolika besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:08

...

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:11

(Duke u nisur nga libri "Ilirët" i Aleksandër Stipçeviqit, po sjell për secilin simbol nga një citat, dhe një fotografi ose skicë, dhe më pas sjellim edhe materiale plotësuese)


SPIRALJA


Simbolika besëlashtë Image

Në trevën ku më vonë do të jetojnë ilirët spiralja do të shfaqet po ashtu shumë herët. E ndeshim si në epokën e re të gurit (mjafton të përmendet ornamentika spirale në kulturën e Butmirit!) ashtu edhe në epokën e bronzit dhe pothuaj në të gjitha viset, ku më vonë do të zhvillohet kultura ilire.

Gjatë epokës së hekurit, spiralja është motiv më i shpeshtë ornamental i të gjitha fiseve ilire. Paraqitet në forma të ndryshme - si spirale e rrjedhshme, spirale e dyfishtë, spirale në trajtën e rrathëve koncentrikë të lidhur etj. Numër i madh i varëseve gjyzlykore, të fibulave gjyzlykore, të stolive spiraloide në qeramikë, gurë në formë të rrotullës dhe përmendore prej guri janë dëshmi të preferimit të këtij motivi te ilirët. Kjo paraqitje e madhe tregon njëherazi se spiralja, sipas gjasave, ka shërbyer edhe si stoli e thjeshtë pa domethënie të thellë simbolike. Mirëpo, shfaqja e motivit të tillë në disa përmendore të karakterit sepulkral ose ritual dëshmon se spiralja, e cila, gjatë tërë epokës parahistorike, pra, as në epokën romake, nuk e ka humbur domethënien e vet simbolike. Këtu kemi parasysh, në rend të parë, atë që ajo ndeshet në pjesët arkitektonike prej gurit në Nesactium (T.I, 1, 4) për të cilat me të drejtë mund të supozohet se i kanë takuar një shenjtorje parahistorike. Natyrisht, spiralja, e cila është e skalitur në këto blloqe prej guri e cila dominon në tërë sipërfaqen e tyre, nuk është e mundur të ketë pasur vetëm funksionin dekorativ. Domethënien simbolike është dashur ta ketë po ashtu edhe spiralja që paraqitet në urnat e hirit japodike prej guri nga rrethi i Bihaçit ose spiralja në urnat e hirit të gjetura në Sveta Lucija (Santa Lucia) në Tolmin dhe në urnat e ngjashme të gjetura në shumë vende të tjera. Veçanërisht po e theksojmë shfaqjen e spiraleve në ato objekte, pra, në ato që kanë të bejnë me botën mortore, se edhe domethënia simbolike e këtij motivi është këtu më i qartë. Spiralja në këto objekte simbolizon nëntokën, rrugën e ndërlikuar që shpirti i të vdekurit është i detyruar ta kalojë në këtë botë të errët. Në këtë përmendore spiralja katë njëjtën domethënie të cilën e ka edhe labirinti në kohën parahistorike dhe antike. Në realitet, spiralja nuk është gjë tjetër veçse mënyra e thjeshtësuar e paraqitjes së labirinthit.

Lidhja e spirales me jetën nëntokësore është e qartë edhe për nga fakti që me të është paraqitur gjarpëri, që do të thotë, kafshë tipike htonike.

Mirëpo, nuk është kjo e vetmja domethënie simbolike e spirales. Si edhe shumë simbole të tjera që shpesh edhe në variante të ndryshme paraqiten në një territor të gjerë gjeografik edhe spiralja ka prejardhje të ndryshme dhe domethënie të' shumta simbolike. Në disa kultura ajo ka domethënien e simbolit lunar, dhe meqë në vete shpesh e ka edhe motivin e rrathëve koncentrikë, ka pasur po ashtu edhe domethënien solare.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.


Edituar për herë të fundit nga Hylltar në Sun 03 Mar 2024, 15:38, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:17

SPIRALJA E DYFISHTË


Simbolika besëlashtë 1688068581114

Ky motiv është njëri ndër motivet më të shpeshta që paraqitet te ilirët si në parahistori ashtu edhe në periudhën romake. Numri i madh i varëseve në formë të spirales së dyfishtë, paraqitjet e këtij motivi në enët prej qeramike, në përmendoret prej guri etj., flasin për popullaritetin e madh të spirales së dyfishtë si motiv ornamental, por fakti që ky motiv paraqitet po ashtu shpësh në urnat e hirit dhe në përgjithësi në monumentet që kanë të bëjnë me kultin e të vdekurve, përjashton mundësinë se ai ka pasur vetëm domethënie dekorative. Më në fund, paraqitja e spirales së dyfishtë në Egjipt, në varrezat etrure dhe veç në përmendoret mbivarrore mesjetare në Bosnje, Hercegovinë dhe Dalmaci (stecakët), si edhe shpjegimet e këtij motivi që i gjejmë te autorët antikë nuk lë të dyshohet se spiralja e dyfishtë kishte edhe domethënien simbolike. Ky është simbol, i stilizuar dhe deri në fund interpretim i thjeshtësuar grafik i motivit religjioz tejet të lashtë - drurit të jetës. I skalitur në përmendoret mbivarrore, ky simbol i ka siguruar të ndjerit jetë të lumtur në botën e amshueshme, ndërsa edhe i mbajtur si varëse ka mundur që pronarit t'i japë fuqinë jetësore.

Ky simbol ka qenë i rëndësishëm sidomos për gra, sepse u ka siguruar plleshmërinë dhe u ka ndihmuar me rastin e lindjes së fëmijëve.

Fotografia: krahasimi që ilustron përse spiralja e dyfishtë simbolizon Lisin e Botëve

Simbolika besëlashtë Image

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.


Edituar për herë të fundit nga Hylltar në Sun 03 Mar 2024, 15:38, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:24

MEANDRI


Simbolika besëlashtë Image

Domethënie të ngjashme simbolike, siç ka pasur spiralja, ka pasur edhe meandri. Në të vërtetë, meandri nuk është gjë tjetër veçse spiralja me vija të thyera nën këndin e drejtë. Në të njëjtën mënyrë si edhe spiralja, ashtu edhe meandri paraqitet që në paleolitin e ri dhe që në atë kohë ka pasur pa dyshim domethënie simbolike. Paraqitet shpesh sidomos në epokën e neolitit dhe më vonë në disa kultura të epokës së hekurit. Ndryshe nga spiralja, meandri paraqitet shumë rrallë te ilirët. Më shpesh e gjejmë në Istri, si në blloqet e mëdha prej guri nga Nesactiumi ashtu edhe në urnat e varreve prej qeramike në objektet dekorative dhe në enët prej bronzi. Jashtë Istrisë këtë motiv e gjejmë edhe në trevën midis lumenjve Sava, Drava dhe Danubi dhe në viset e Alpeve lindore, kurse në viset e tjera e ndeshim mjaft rrallë. Duke e lënë anash problemin e prejardhjes së meandrit po theksojmë faktin që ky motiv te ilirët paraqitet më shpesh në objektet e karakterit sakral dhe të kultit. Përkujtojmë se blloqet prej guri në Nesactium, në të cilët paraqitet meandri, pa dyshim i kanë takuar ndonjë objekti të kultit, dhe se urnat e varreve me meandrin i kanë takuar kategorisë së objekteve të cilat janë të lidhura me besimin në jetën e amshueshme dhe se peshat piramidale kanë edhe (të paktën në disa raste) domethënie simbolike dhe se vatrat e shtëpive në Donja Dolina kanë pasur funksion të rëndësishëm në kultin e të vdekurve. Përveç kësaj nuk guxojmë, të mos e marrim parasysh faktin se në disa raste (p.sh. në tokëzën e brezit nga Picugu i Istrisë) meandri bën kombinime në të cilat paraqitet svastika si element konstitutiv. E tërë kjo shpie në përfundimin që disa fise ilire meandrit i kanë dhënë domethënien e simbolit religjioz.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.


Edituar për herë të fundit nga Hylltar në Sun 03 Mar 2024, 15:37, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:35

VIJA VALORE DHE VIJA ZIK-ZAK


Simbolika besëlashtë Image

Është edhe më e vështirë sesa për spiralen dhe meandrin, të bëhet përcaktimi se kur vija valore ka kuptimin e simbolit e kur është fjala për stolisje të rëndomtë. S'do mend se në rastet e shumta ky motiv shumë i shpeshtë ornamental ka karakterin e dekorimit dhe se, prandaj, nuk duhet të mos merret parasysh fakti se vija valore i ka shërbyer njeriut parahistorik për të paraqitur gjarpërin, pra, një shtazë htonike dhe se ai shpeshherë i ka skalitur urnat varrore. Vija valore në urnat në trevën ilire është mjaft e shpeshtë, kurse shembull të mirë kemi nga Novo Mesto, ku është zbuluar urna në të cilën ndeshet motivi i vijës valore bashkë me svastikën. Numri i rasteve të ngashme është me të vërtetë i madh dhe nuk ka nevojë të preken të gjitha. Mjafton ta kemi parasysh këtë fakt si indikacion, se edhe vija valore në simbolikën funerale është dashur ta ketë vendin e vet.

Ajo që u tha këtu për vijën valore vlen, ndoshta madje në masë më të vogël, edhe për vijën zik-zake. Kombinimet e ndryshme të këtij motivi i ndeshim po ashtu në urnat, prandaj nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se edhe kjo vijë kishte domethënien simbolike në ato raste kur ndeshet në objektet e kultit ose funeralë.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:48

DISKU, RRETHI, RRATHËT KONCENTRIKË


Simbolika besëlashtë Image

Analizën tonë të simboleve solare do ta fillojmë me më të thjeshtin midis tyre - me diskun dhe variantet e tij.

Disku është paraqitja më e rëndomtë dhe më e përhapur e Diellit. Njëra nga dëshmitë më të rralla të shkruara, që flet për simbolizmin ilir, ka të bëjë pikërisht me këtë simbol të Diellit. Kjo është dëshmi e njohur që e gjejmë te retori grek i shek. Il.para e.r., te Maksim Tiri, i cili thotë, se peonët e adhurojnë Diellin në trajtë të diskut të vogël të përforcuar në shkop të gjatë. A e kanë bartur edhe ilirët e tjerë diskun në shkop, këtë nuk e dimë, por që të gjithë ilirët e tjerë e kanë paraqitur Diellin më së shpeshti në formë të diskut, kryesisht të rrethit, për këtë lehtë mund të bindemi edhe me një shikim tejet sipërfaqësor të materialit arkeologjik që është gërmuar deri tani. Prej nekropoleve dhe vendbanimeve në viset jugore ilire e deri në viset e Alpeve lindore, pastaj prej kohërave më të lashta për të cilat mund të thuhet se ilirët ose protoilirët kanë ekzistuar si grupe etnike e deri në kohën romake do të ndeshim sasi të madhe varsesh në trajtën e diskut të rëndomtë, diskun me katër, gjashtë ose me shumë spica, diskun me rreze, diskun me rrathë koncentrikë në të - të gjitha këto në shumë variante. Që këto disqe, rrathët koncentrikë etj., janë simbole të Diellit, e jo objekte të rëndomta dekorimi, dihet në kohët më të hershme. Por shumë më herët se sa arkeologët, në mbështetje të materialit arkeologjik kanë arritur te kjo njohuri, disku është konsideruar në përgjithësi simbol i Diellit. Në kohën antike një sërë shkrimtarësh e poetësh e lidhnin diskun me Diellin e këtë e ndeshim edhe në Eddat nordike ku, Dielli shprehimisht përmendet si "disk i ndriçuar", pastaj në literaturën e vjetër indiane etj. Në variantet e ndryshme dhe në kontekst me disa simbole të tjera, por gjithnjë duke e ruajtur përmbajtjen e vet themelore simbolike, disku (kryesisht rrethi) do të paraqitet në religjionet kelte, germane e të tjera, por edhe në krishtërim, ku do ta ndeshim si aureolë rreth kokës së Krishtit.

Ndër varëset e shumta që janë zbuluar në trevën ilire e për të cilat me siguri mund të pohohet se kishin vlerë të simbolit religjioz, duhet përmendur sidomos shembullin nga Vrepci te Gospiqi, në të cilin me pika janë skalitur nga tri motive të spiralës së dyfishtë dhe të shigjetës së dyfishtë. Të dy këto motive janë të lidhura me simbolikën e plleshmërisë.

Në varëset me përmbajtje të sigurt simbolike duhet, përveç të tjerash, të përmenden shembujt e shumtë të kombiunar prej shumë rrathësh koncentrikë, të lidhur mes tyre me shulca.

Përveçse në trajtën e varëseve (amuleteve) rrethi ndeshet shumë shpesh edhe në enët e qeramikës, në caraj, në shembujt e brezoreve prej bronzi dhe në situlat e trevave të Alpeve lindore dhe në përmendoret ilire prej guri të kohës parahistorike dhe të periudhës romake, si dhe në disa objekte të tjera. Të gjitha paraqitjet e rrathëve, si edhe dëshmia e përmendur te Maksim Tiri, e përforcojnë supozimin mbi rëndësinë e madhe që ka pasur kulti solar te ilirët në të gjitha epokat dhe në të gjitha viset ku jetonin ata.

Ndërkaq, vetë fakti që varëset në trajtën e diskut e kanë paraqitur diskun e Diellit nuk e shpjegon gjithmonë edhe funksionin që kanë pasur ato varëse në besimet religjioze dhe magjike të bartësve të tyre. Sikurse varëset në trajtë kryqi, që, sipas besimit të krishter, kanë pasur funksionin profilaktik dhe apotropeik, pavarësisht se këtë kryq, në interpretimin e parë të tij krishter nuk e ka pasur këtë domethënie ashtu edhe simbolet e Diellit të varur në tokëza, në pektorale etj. e kanë pasur, në rend të parë, për detyrë mbrojtjen e bartësit nga e keqja, sëmundja, syri i keq dhe të gjitha të këqijat në jetë. Pa asnjë dyshim, pikërisht këtë funksion e ka pasur, p.sh. rrethi koncentrik që e ndeshim në mburojat e ilirëve bashkë me svastikën.

Disku dhe variantet e tij të ndryshme, pavarësisht nga numri i tyre zbulojnë pak karakterin e kultit solar te ilirët. Pak më shumë do të njihemi me analizën e simboieve të tjera solare. Në mesin e tyre e veçojmë svastikën.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:50

SVASTIKA


Simbolika besëlashtë Image

Sikur edhe simbolet e tjerë solarë që u përmendën deri tani, ashtu edhe svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Ballkan shumë më parë se ç'është formuar etnosi ilir. Shembujt me të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Me përjashtim të paraqitjes së një svastike në fibulën e gjetur në Kompolje të Likës e cila datohet me fazën e fundit të kulturës së fushave të urnave në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. para e.r., por në shek. V para e.r. bëhet shumë i shpeshtë. Është interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme njësoj në gjithë trevën ilire. Më shpesh ndeshet në Istri dhe në trevat e Alpeve lindore kurse në trevën ndërmjet Savës, Dravës dhe Danubit ndeshet në kohën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet - në Osijek. Pak më e shpeshtë është në trevën e japodëve, mirëpo, nuk dëshmohet në trevën e gjerë që e kanë populluar liburnët dhe dalmatët, ndërsa nga treva e liburnëve deri tani është i njohur vetëm një ekzemplar i këtij simboli. Sërish e ndeshim në trevën qendrore të ilirëve si edhe në pjesët jugore të tokës ilire.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit - njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit - gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj - të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala "svastikë" përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte "svasti" do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol "Dielli në lëvizje". Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skaiitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Përveç Dechelette-it, me këtë simbol janë marrë shumë edhe specialistë të tjerë dhe të gjithë pajtohen se svastika së pari është paraqitur në Mesopotami, qeramikën eneolitike të Suzës dhe të lokaliteteve të tjera dhe se nga këtu, bashkë me elementet e tjera kulturore, përhapet në pellgun e Danubit dhe më tutje nga perëndimi.

Në trevën ilire svastika ndeshet, siç u tha, në neolit, por edhe me këtë simbol do të ndodhë ajo, që ka ndodhur edhe me simbolet e tjera në Ballkan. Kështu, pas paraqitjes në epokën e neolitit, me përjashtime të rralla, zhduket, për t'u paraqitur përsëri madje në numër të madh, në mesin e mijëvjetëshit të I para e.re., më saktësisht nga mbarimi i shek. VI. para e.re. Kemi parë se ajo ndeshet shumë shpesh në trevat e Istrisë e të Alpeve lindore, si edhe në disa pjesë të trevës qendrore dhe jugore ilire.

Kuptimi kryesor i svastikës te ilirët, njësoj si edhe në viset e tjera ku ajo paraqitet, në thelb, ka qenë solare. Mirëpo, svastika ka edhe kuptime të tjera. Forma e svastikës p.sh., në mburojat ilire, të paraqitura në monedhat e qytetit ilir të Scodrës, pastaj shembëlltyra e trikvetrumit në kallçinjtë e Iliakut etj., ka pasur domethënie apotropeike. Domethënie të tillë me siguri kanë pasur edhe paraqitjet e svastikës në fibulat, në dy byzylykët dhe stoli të tjera që i kanë bartur ilirët.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund të jetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes. Dihet se svastika me gemba të kthyer në drejtim të lëvizjes së Diellit në Indinë e lashtë ka qenë simbol i dritës, i gëzimit dhe i jetës, kurse ajo me gemba të kthyer në anën e kundërt (suavastika) ka qenë simbol i vdekjes dhe i fatkeqësisë. Te ilirët i ndeshim të dy tipet e këtij simboli dhe fakti që suavastika gjendet më shpesh në objekte të karakterit funeral se sa svastika, ka të ngjarë që te ilirët këto dy tipe të svastikës kanë pasur të njëjtën domethënie si në Indi.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 15:58

SHENJA "S"


Sipas domethënies së vet simbolike, shumë afër svastikës ka qenë edhe simboli në trajtën "S". Sipas mendimit të J. Dechelette-ut, kjo shenjë nuk është gjë tjetër veçse vijë e thyer gjysmë svastikë. Dëshminë për këtë konstatim ky autor e gjen në disa unaza argjili të gjetura në Trojë, në të cilat shenja "S" shndërrohet në spirale dhe svastika me vija të thyera. Për të mbështetur këtë mendim të tjiin, Dechelette-u e paraqet rastin e trupores së vogël të Jupiterit të gjetur në Chatelet, e cila i ka për atribute të veta diskun dhe një varg varëse në formë të germës "S", që janë të varura në një hallkë.

Në trevën ilire shembullin më eklatant të këtij simboli e gjejmë bashkë me spiralen, në një përmendore guri nga Nesactiumi. Duke marrë parasysh funksionin sakral të objektit, të cilit i ka takuar ky gur, s'ka dyshim se edhe kjo shenjë e kishte domethënien e simbolit religjioz. Këtë shenjë e ndeshim gjithashtu edhe në disa objekte të tjera.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 16:06

KRYQI


Në trevën ilire të kohës pararomake mjaft i shpeshtë është edhe simboli i kryqit. Ndërkaq, ky motiv ndeshet rëndom në stoli të ndryshme (tokëza, aplika), por jo si simbol më vete. Prandaj mund të dyshohet nëse ka të bëjë, në ato paraqitje, me simbolin religjioz apo është fjala për pjesë funksionale të kësaj stolie. Megjithatë, për disa paraqitje të kryqit mund të pohojmë mjaft bindshëm se kanë edhe domethënie simbolike. I tillë është rasti me kryqin në amuletët në formë të sopatës së dyfishtë (labrys-i) nga lokaliteti Visoi I afër Bitolit, kështu që me kryqin e formuar prej një sërë xhunge në një fibulë pafte nga Bilishani te Obrovci, në të cilën gjendet gjithashtu motivi i gdhendur i sopatës së dyfishtë, etj. Lidhja e motivit të kryqit me sopatën e dyfishtë shpie në përfundim se kryqi edhe te ilirët ka pasur domethënien e simbolit të jetës dhe të dritës, siç e ka pasur edhe tek disa religjione të tjera, sidomos në religjionin e krishterë.

Te ilirët gjejmë edhe një dëshmi për karakterin solar të kryqit. Këto janë shumë disqe nga treva e liburnëve, disqe që në masë shumë më të vogël ndeshet edhe në viset e tjera ilire, të cilat në mes e kanë kryqin. Është interesant disku me kryqin në këmbën e një fibule të shek. VI ose V para e.r. i gjetur afër Novalës në ujdhesën Pag. Ky disk gjendet i aplikuar pikërisht në vendin në të cilin shumë shpesh, në fibula të tipit të tillë, gjenden protomet e shpezëve moçalikë, deshët dhe kuajt.

Ndryshe, ky simbol është shumë i përhapur në kohërat parahistorike, kurse në pjesën perëndimore të Ballkanit, është i njohur edhe në kohërat parailire.

Fotografia: Orfeu i kryqëzuar

Simbolika besëlashtë Image

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 16:10

Spiralja e dyfishtë shihet edhe në këtë figurë të lashtë ilire, gjetur në vendbanimin Duplja, bashkia e Bela Cërkvës, Vojvodinë.

Spiralja e dyfishtë gjendet në gjoksin e figurës femërore, rreth saj janë swastika dhe suawastika (jeta dhe vdekja), kurse më poshtë në fustan shihen një suawastikë dhe rrathë të thjeshtë e rrathë koncentrikë. Fakti se figura femërore gjendet hipur mbi karrocë, përforcon idenë që kemi të bëjmë me kultin Diellor. Mark Tirta përmend "Nënën e Diellit" të cilës i blatojnë diçka për Rrushajë në rrethinat e Korçës.

Simbolika besëlashtë Image

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.


Edituar për herë të fundit nga Hylltar në Sun 03 Mar 2024, 16:39, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë EmptySun 03 Mar 2024, 16:21

DRENI


Simbolika besëlashtë Image

Perandori romak Aureliani, i lindur me siguri në Sirmium (sot Mitrovica e Sremit), në triumfin që e ka kremtuar pas ngadhënjimit mbi gotët, në Romë ngiste qerren, të cilën e kishte plaçkitur në betejë kundër atij populli barbar, e që e tërhiqnin katër drerë. Pasi zbriti në Kapitol, i sakrifikoi një dre Jupiterit kapitolian.

Nuk ka rast tjetër të ngjashëm në kultin romak, të sakrifikimit të drerit, kësaj hyjnie romake, prandaj një gjë e tillë i ka shtyrë historianët modernë të religjionit që burimin e këtij gjesti të Aurelianit ta kërkojnë në Ballkan.

Është e mundur që Aureliani me të vërtetë ia ka sakrifikuar drerin hyjnisë më të lartë në Romë sipas zakoneve të vendlindjes së tij, megjithëse kjo nuk mund të pohohet me siguri, për arsye se dreri, si kafshë flijimi dhe si simbol religjioz, ka qenë i njohur mirë jo vetëm te ilirët, por edhe te shumë popuj. Prandaj, ky perandor romak, i cili ka dashur që kultin e Diellit t'ia imponojë tërë Perandorisë romake si kult zyrtar, nuk ka qenë i detyruar që pikërisht në Iliri ose në Panoni ta gjejë inspirimin për reformën e vet fetare dhe për veprimin e sakrifikimit të drerit Jupiterit kapitolian. Megjithatë, mbetet fakti, që sakriflkimi i kësaj kafshe në atdheun e Aurelianit ka qenë i njohur mirë dhe se dëshmitë arkeologjike mbi këtë kult shkojnë në të kaluarën e largët, parailire. Është i njohur shembulli i sakrifikimit të kësaj kafshe sipas gjetjeve nga Vuçedoli, i cili për nga koha është i epokës së eneolitit, si edhe gjetja po në këtë lokalitet i nje ekzemplari prej argjili me enën e kultit në kokë.

Nga koha e bronzit, pra, nga koha kur fillon procesi i formimit të etnosit ilir, rrjedh një grup interesant i vizatimeve të drerit në shkëmbin, në lokalitetin Tren, në afërsi të Korçës, në Shqipëri. Këtu është paraqitur pamja e gjahut në të cilën gjahtarët në kuaj me shtiza në dorë gjuajnë një dre. Pamja na përkujton paraqitjet në shkëmbinjtë e Val Camonice në Italinë Veriore dhe nuk mund të datohet me siguri, por tani për tani mund të pranohet supozimi i M. Korkutit, sipas të cilit ky i takon fundit të mijëvjetëshit II ose fillimit të të I para e.r. Kjo pamje, pa dyshim ka pasur domethënie magjike.

Ndoshta i së njëjtës kohë është edhe vizatimi i ngjashëm i gjahut në drerë në shkëmbin Lipci, në gjirin e Bokës së Kotorit. Domethënia e këtij kompozimi figural (pesë drerë, një drenushë dhe një (ose dy?) gjahtarë në kuaj me shigjeta në duar) ka qenë, pa dyshim, identike me atë të Trenit në Shqipëri. Mirëpo, në mesin e figurave në kompozimin e Lipcit ndeshim gjithashtu edhe dy svastika, pra, simbole solare (diellore) prania e të cilave, në këtë kompozim, nuk mund të kuptohet si dekorim i thjeshtë. Derisa për skenën e gjahut mund të supozojmë - e këtë e dëshmon fakti se figurat në Lipci, njësoj si edhe ato të Trenit, gjenden në një shkëmb tejet të vështirë për kalim - se ka pasur domethënie magjike, prania e svastikës shpie edhe në domethënien e kultit të këtyre kompozimeve, si edhe vendi në të cilat ato gjenden. S'do mend se këtu kemi të bëjmë edhe me mbeturinat e vendit të kultit në lidhje me kultin e Diellit.

Paraqitjet e drerit, të cilat mund të lidhen me ilirët dëshmohen kryesisht në objekte dekorimi. Nga Krehin Graci, p.sh. është e njohur paraqitja e 5 drerëve në tokzën e madhe prej bronzi, e cila datohet nga mbarimi i shek. IX para e.re. Pak më vonë (shek. VII) kemi një paraqitje të drerit të skalitur në një kallçi të gjetur në Ilijak në Gllasinc, edhe më vonë ndeshen gjetje të disa ekzemplarëve të drerit prej bronzi në viset lindore, trevave periferike të kulturës ilire, disa nga të cilat e kanë prejardhjen prej stepave të Evropës Lindore - paraqitjet e drerit në kapakun e një ene nga Novo Mesto e Sllovenisë, ku gjenden të skalitura edhe simbole të tjera solare, një paraqitje realiste e kësaj shtaze në pllakën pesëfaqësore të kohës së hekurit të ri, të gjetur, në Vinça etj.

Grumbullin e veçantë të paraqitjeve të drerëve e gjejmë në prodhimtarinë e artit të situlave në gjirin kulturor të Alpeve Lindore. Mirëpo, duhet theksuar menjëherë fakti se dreri këtu paraqitet në zhanrin e skenave natyraliste, të cilat nuk kanë, siç duket, domethënie më të thellë religjioz. Për ne rendësi të madhe ka paraqitja e një vargu drerësh në frizin e mesëm të një ene prej qeramike të gjetur në Sveta Lucia afër Tolminit, dhe që datohet në shek. VII-VI. para e.r. Figurat e drerit rrotullohen rreth enës në të njëjtin drejtim siç sillet Dielli në kupën qiellore. Këtu drerët paraqiten në funksionin e tyre më të thjeshtë simbolik - si personifikim i Diellit dhe i rrotullimit të tij nëpër gjithësi.

Nga vetë materiali arkeologjik është vështirë ta njohim kultin e drerit te ilirët më shumë se sa është njohur për këtë kult nga religjionet dhe mitologjitë e tjera. Vetë paraqitja e figurës së kësaj shtaze, relativisht e shpeshtë, në trevën ilire flet se dreri edhe në legjendat dhe besimet ilire ka luajtur rol të rëndësishëm, njësoj si edhe në legjendat e besimet e shumë popujve të tjerë. Mirëpo, për fat të keq, nuk është ruajtur asnjë tregim ilir, i cili do të na tregonte se çfarë vendi të vërtetë ka pasur kjo kafshë në sistemin e besimeve ilire.

Pak dritë mbi rolin e kësaj shtaze në besimet ilire hedh toponomastika e deri diku, filologjia. Disa toponime nga treva ku kanë jetuar ilirët - ose ku prania e tyre në saje të burimeve arkeologjike dhe historike mund të dëshmohet - sqarohen nga rrënja bhrento. Këto janë emrat e qytetit Brundisium në Italinë Jugore, pastaj emri i regjionit Brutti në Itali, Brattia - Braçi i sotëm etj. Kjo rrënjë lidhet me fjalën shqipe bri, brini dhe do të ishte domethënia e fjalës ilire për drerin. Nuk është vështirë, që nga kjo të nxirret përfundimi - në qoftë se këto kombinime filologjike janë të sakta - që këto toponime janë në lidhje me domethënien totemiste që kjo kafshë e shenjtë ka pasur tek ilirët.

Mund të supozojmë se një lidhje e tillë e drerit me plleshmërinë - si të njerëzve ashtu edhe të botës shtazore e bimore - nuk ka qenë e huaj as te ilirët, dhe përveç që ka pasur karakterin e simbolit solar, ka gjithashtu edhe domethënien simbolike të nënshtetësisë dhe të plleshmërisë.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Simbolika besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Re: Simbolika besëlashtë   Simbolika besëlashtë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Simbolika besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika e valles tipike arbëreshe
» Huaja në Besëlashtë
» Qethja besëlashtë
» Zejegatimi besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kulte-
Kërce tek: