FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zejegatimi besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 33
Location : Ohio USA

Zejegatimi besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Zejegatimi besëlashtë   Zejegatimi besëlashtë EmptySun 10 Mar 2024, 20:52

Vështrime të ndryshme nga zejegatimi besëlashtë.

- Zejegatimi besëlashtë përmban brenda vetes tanë zejegatimin shqiptar popullor, por duke vu oroe që nuk pranohen gatojcat lindore që kanë mbetun nga pushtimi turk si bakllavaja, tullumbat, kadaifi etj., si dhe gatojcat perëndimore moderne e postmoderne, apo çfarëdo gatojce që s'i takon qytetnisë tonë.

- Zejegatimi besëlashtë përmban brenda vetes tanë zejegatimin ilir dhe thrak. Këtu shërbehemi me të dhâna nga shkrimet e autorëve klasikë, nga të dhënat arkeologjike, si fara pemësh, enë balte etj.

- Zejegatimi besëlashtë përmban brenda vetes edhe ndikimin ilir e thrak mbi zejegatimin e lashtë grek siç janë kykeoni, medosi, etj.

- Randësi të veçantë paraqesin gatojcat e caktueme vetëm për kremte si kullanat a kolendrat për Buzëm, flija për Kryet e Motmotit, pastaj gatojca për lindje të fëmiut, e raste tjera kremtore.

- Randësi kanë edhe mënyrat e gatimit në gjelbërim të hapun (a.q. 'piknik"), si edhe ushqimi i pasun e që ruhet për kohë të gjatë, për besëlashtët që i dëshirojnë shetitjet dhe udhëtimet e gjata nëpër male.

- Zeja e tharmosjes (fermentimit) paraqet një kaptinë më vete, e që përfshin të gjitha mënyrat popullore të tharmosjes së pijeve alkoolike, bulmeteve, brumnave, mishnave, perimeve të shllinta (a.q. turshi), uthullës, etj.

- Po në këtë degë forumi, do të flasim gjanësisht edhe për enët e gatimit a të ngrânies, nga balta, druni, metalet, qelqi, lëkura, dhe për vegla tjera që përdoren në gatim, si tpini a magjja.

- Kohët e shujtave poashtu janë një vështrim i randësishëm i një qytetnie, ndaj do të flitet për to gjanësisht.

- Vështrime tjera: agjënimi për arsye besimi a shërimi, regjimet ushqimore si vegjetarian, vegan, paleo, keto, si dhe të dhâna mbi nutricionizmin.

_________________
Ekziston vetëm një luftë: jeta kundër vdekjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zejegatimi besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë
» Gjeopolitika Besëlashtë
» Ligji besëlashtë?
» Huaja në Besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: