Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Huaja në Besëlashtë Thu 17 Mar 2022, 20:35 | |
| Kontrata e huasë është mjaft mirë e përcaktuar në Ligjin e Shenjtë Besëlashtë të epokës fisnore: - Për rast nevoje qesja jote duhet të jetë e hapur çdoherë për vëllain, të afërmin, kushëririn. Nuk mund ta lësh në baltë! - Për hua nuk duhet të kërkohet gjedheshtër (kamatë). Gjedheshtra është e ndaluar në Ligjin Fisnor. Kjo është sa i përket huasë për të afërmit. Huaja me rastin e blerjes (veresia), bëhet për interesa të të dyja palëve. Shitësi ka llogari, pasi që arrin të shesë mallin duke bërë një lëshim ndaj blerësit. - Shitësi jep mallin hua vullnetarisht - Edhe në këtë rast ndalohet gjedheshtra Huaja i jepet edhe ndonjë njeriu jo të afërm, për t'i bërë një nder, me ç'rast vlejnë po të njëjtat rregulla sikur për veresinë, që u përmendën më sipër. E drejta besëlashtë ka njohur edhe rregulla të tilla si pengu, dorëzania, caku i huasë, përmbarimi duke marrë "gja e çdo gja" për borxh. - Cito :
- Kreu XV
Huaja
NENI 435. Uhaja për kushri e shoq Kushrinit e shoqit nuk ndalet uhaja. Ta lypi, jepja kur e ke. ”Sot ti, nesër ai.” Me uha i pshtohen fmit e ftyra shoqit në hall. Me i shkue miku në derë dikujt e mos me i gjet bukë mbrend, ka të drejtë me ta lyp uha në pik të mjesnatës e ti s'ke nder e burrni me e kthye duerthat. S'e ktheve uhanë, jet në marre me katund. Ta fali, ndera e ti. Mos me ta pranue gjanë të damtueme, ke detyrë me ja ble të re e me u la me të. ”Gjaja uha me ju ba dhunë, borxh s'ta ka.” Uhaja s'nepet me qari, qoft gja, qoft pare. Me të dhanë kush uha ”Pare me qari”, detyrë ke me ja la. ”Vet ke ra në godi me ta.” “Me Kanu s'i ke borxh qarin (kamatën). Parja nuk shtohet si gjaja e gjallë.”
NENI 436. Kush ka të drejtë me dhanë uha Me marr e me dhanë uha për gjanë me randsi ka të drejtë vetëm i zoti i shpisë. Në mungesë të tij, ndihmsit e të zot t'shpisë. Pjestarët e shpisë deri burrat mbarë për nevojë të madhe fort kanë të drejtë kanë të drejtë ma marr e ma dhanë uha sa ku u bajnë armt e veta. Gruaja në shpi ka të drejtë me marr e me dhanë uha sa ku i bajnë të falat e të fituemet e veta, po me mirvet të burrit.
NENI 437. Caku i uhasë Uhaja merret për nji cak kohe. Ditën e caktueme ja ke detyrë me ja kthye. Uhaja merret me ”Qe besa kam em ta kthye ditën e caktueme!” S'mund e ktheve ditën e caktueme, të zot do t'i japish arsye. E la pa kthye për pakujdesi, bje në marre e del i paburrë.
NENI 438. Detyrat për uhanë Uhaja jepet: ”Si ta dhash, me ma kthye ditën e caktueme.”Gjaja e marrun me uha: vegël pune, tesha veshe e shtroje, e ke me detyrë me ja kthye të zot si ja ke marr. Me ba me ju damtue ndoj gja, e ke me detyrë me ja diftue damin e me ju përgjegj.
Kreu XVI
Dorzania dhe pengu
NENI 439. Detyrat e dorzanit Uhaja me vleft jepet me dorzanë. Me u sigurue uhasi, lyp dorzanë. Uhamarrsi ka detyrë me ja gjet. Dorzani hyn me detyrë me la në vend të uhamarrësit, kur ky s'ka mundsi me la. ”Shpyrti pare s'ban.” Dorzani hyn me mirvet. Ky hyn dorzan për njerzi, ”me pre konop mbi krye.” Dorzan hyjn burrat e jo gratë. Dorzani për gratë nuk bahet. Për gruen vej e virgjneshë mund të hyjë dorzan dikush prej kushrijve të tyne. Gruaja ka të drejtë me hy dorzan tuj lanë peng ndoj gja të shpisë që e pëlqen uhasi, vetëm kur asht puna me pshtue nderin e shpisë a jeta njerzish.
NENI 440. Detyra e uhamarrsit Uhamarrsi ka detyrë me ja kthye uhanë të zot simbas marrveshjes së bame. E bani uhanë gati, ka detyrëme ja ba me dije dorzanit, para se t'ja çojë uhasit. S'mund e bani, i drejtohet dorzanit me la ai për te. Uhamarrsi ka detyrë me u lodh e me ja kthye borxhin dorzanit që po lanë për te. Nuk u lodh me la prej kasnecije, bje në gjobë të katundit. Katundi do ta shtrëngoj me ”mbajt besën e dhanme.”
NENI 441. Pengu për uhanë Uhaja me randsi merret edhe me anë të pengut, tuj lanë nji gja me vleft deri sa të kthehet uhaja. Pengu i tokës, i ujit i mullinit jepet rrallë fort. Po, edhe kur jepet, duhet të bahet me mirvet të kushrijve e të fisit. Pengu s'kthehet pa u kthye uhaja edhe 100 vjet me kalue. ”Kthe uhanë, merr pengun!” Me u pendue kush për pengun, s'mund të baj vaj e ankesë ndër pleq. Vaji e ankesa s'i njihen. ”Ku e pate menden, kur dha pengun?!” Kjo ishte sa i përket Ligjit Besëlashtë Fisnor që vlen në rastet kur ka anarki (mungesë shteti), ose në rastet kur populli gjendet nën sundimin e shtetit të huaj. Ndërsa në rastet kur ka shtet shqiptar, sipas rregullave besëlashta rolin e fisit e merr shteti, përkatësisht organi i caktuar siç është Banka Kombëtare. Besëlashta i jep bankës shtetërore monopol ekskluziv për të kryer operacione bankare, pavarësisht se në çfarë sistemi operon shteti, shoqëria dhe ekonomia. Gjedheshtra lejohet vetëm për huatë që jepen për investime, dhe nga ana e shtetit synohet të ulet në minimumin e mundshëm. Ndalohet gjedheshtra për huatë që u jepen amvisnive për blerje të veglave e makinave ose qoftë edhe për blerje a ndërtim shtëpish. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|