FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sewaturand

avatar


Numri i postimeve : 55
Join date : 04/09/2017

Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut Empty
MesazhTitulli: Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut   Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut EmptySat 07 Apr 2018, 20:40

Martin Segoni është një nga shkrimtarët e shquar humanistë të shekullit 15. Përkatësia e tij etnike është disi e mjegullt pasi në një vend të veprës së tij, në mënyrë vetë-referenciale e përshkruan vetën si 'serb', por i ati i tij, Gjoni, ishte katolik nga Kotori. Duke parë interesin e tij për Skënderbeun (ai ka meritën për jetëshkrimin e parë për heroin tonë mesjetar), është e mundur që kemi të bëjmë me një arbër, i cili për punë kishtare u shpërngul në Malin e Ri (Nojobërgu gjerman, NeaPirgu bizantin, NovoBërda sllave, Artana e sotme afër Prishtinës), ku pati aktivitet të gjallë katolik.

Me pushtimin e kësaj kështjelle arbërore, ai gjen strehë në Ulqin.

Vepra e tij jep të dhëna interesante për make-up-in etnik në Ballkanin e kohës. Në të është, ndër të tjerash, edhe një biografi tejet e shkurtër por domethënëse për princin epirotas. Ja çfarë shkruan Segoni:

"Quis enim post illas Romanorum expeditiones eas provincias unquam invadere tentavit, nisi ille Georgius Castriotus dictus Scanderbeg, inclitus Epirotarum princeps, qui spretis amplissimis toties Turci muneribus et promissis saepe fintimas gentes aggrediens solus ad Strimonem usque Macedonum atque Thraciarum limites penetravit"

Një përkthim nga serbo-kroatishtja:

Ko je, naime, poslije tih rimskih pohoda ikada pokušao da napadne ove pokrajine, izuzev onaj Đordje Kastriot nazvan Skenderbeg, čuveni poglavar Epiraca, koji je toliko puta prezrijevši prebogate darove Turčina i obećanja, često napadajući susjedne narode, sam prodirao do Strume i sve do granice Makedonaca i Tračana


Përkthimi:
"ai (Murati) ka provuar t'i sulmoje keto toka, perpos atyre te Gjergj Kastriotit, te quajtur Skenderbe, prijesi me nam i Epirit, i cili kaq shume here shpernjohu dhuratat e turqve dhe premtimet e tyre, dhe sulmonte popujt fqinj, duke mësyrë deri në Strumicë ne kufijtë mes maqedoneve dhe thrakeve".

Ajo çka vlen të theksohet është se zotërimet e Skënderbeut ngjan të kenë qenë shumë të gjëra nga sa pranohet zakonisht. Pushteti i Skënderbeut nuk kufizohej vetëm në trekëndëshin malor mes Krujës, Mirditës dhe Dibrës, por përfshinte Malësinë e Sharrit, Pollogun, pjesë të konsiderueshme të Pellagonisë deri në afërsi të Velesit (malet e Jakupicës). Vetëm duke i pasur këto troje si bazë, Skënderbeu mund të ndërmerrte ekspedita ndëshkimore deri në Bullgari.

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shejtani Desidiat

Shejtani Desidiat


Numri i postimeve : 5
Join date : 08/11/2015

Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut   Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut EmptyMon 09 Jul 2018, 19:38

Nje deshmi tjeter interesante, qe i vihet perkrah asaj te Gjon Muzakes, eshte shenimi tjeter i Martin Segonit kur thote qe Ohri ndodhej ne Diber:

Drinae Ceterum Drina fluvius ex lacu prope Ochridum oppidum Macedonum ortus, Dibros, qui Dardani dicebantur, ab Vrachiae et Emathiae populis, dehine Hispanos seu Polatenses a Ducaginorum finibus disiungens, ubi paulo superius alteri Drinae ex proximis Mysiae montibus decurrenti illapsus, sub Allissio oppido in mare defertur Adriaticum.

Perkthimi:


Drini tjeter (e ka fjalen per Drinin e Zi) buron prej liqenit te Ohrit, qytet i maqedonasve, ne Diber, qe quhen dardane prej popujve te Vrakes dhe Matit, pasaj Spani dhe Polati ne Dukagjin, ku bashkohet me Drinin tjeter ne afersi te maleve te Mizise dhe shkon deri ne Lezhe, qytet prane detit, duke u derdhur ne Adriatik.


Kjo do te thote qe Dibra e shekullit te pesembedhjete perfshinte jo vetem Ohrin, por edhe vise me ne lindje (ku ishte edhe Sfetigradi,sot Demir Hisari)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Skenderbeut - lufta kundër muslimanëve
» Mbretër Ilirë, 2400 Vjet Më Parë, Në Maqedoninë E Sotme
» Strategjia e Skenderbeut
» Deshmia e Williamit te Tyrit per shkijet e Rashkës
»  Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Arbnorët-
Kërce tek: