FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sewaturand

avatar


Numri i postimeve : 55
Join date : 04/09/2017

 Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica Empty
MesazhTitulli: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica    Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica EmptyMon 18 Dec 2017, 22:39

Mehmeti: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica

Nga Konica.al - 18 Dhjetor, 2017, 3:28

Kur përmenden arbërit për herë të parë në territoret e Kosovës së sotme?

Kjo pyetje zakonisht eklipsohet nga çështja e përmendjes së arbërve në burimet bizantine në kontekstin rajonal të Perandorisë Bizantine, shkruan Konica.al.

Sipas njohësit të historisë nga Prishtina, Salih Mehmeti, dëshmia e parë eksplicite për praninë e arbërve në Kosovë i takon vitit 1253.

”Bëhet fjalë për një diplomë të mbretit Stefan Uroshi I me privilegje për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Lim”, ka shkruar ai në një shënim mbi këtë çështje.

Në këtë dokument, sipas tij, njëfarë Mirosllavi, feudal serb i sapovendosur në Kosovë, përcakton kufirin tokësor të katundit Krushevc (në veri të Drenicës), afër manastirit të Deviçit,  ku përmendet toponimi «Arbanaški potok» (Арбанашски поток).
 Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica Byzz

“Në pamje të parë, kjo dëshmi mund të interpretohet, siç është interpretuar shpesh, edhe si indicie për në mjedis joshqiptar, pasi që do të ishte krejt e pakuptimtë të specifikohej me emfazë diçka shqiptare në një mjedis shqiptar. Por duhet të kihen ndërmend edhe disa konsiderata plotësuese:

1. Privilegji në fjalë është i shkruar për interesat e një feudali serb dhe jo të gjitha tokat ishin në juridiksionin e nemanjiçëve apo pushtetit kishtar.

2. Diminutivi i hershëm bullgaro-sllav –ko lë të kuptohet se Arbanashki ka qenë edhe vendbanim (katund), dhe si i tillë duhet të jetë formuar në kohën e palatalizimit të frikatives /s/ në /sh/, një fazë e hershme e shqipes, dmth disa qindra vite para se serbët të pushtonin Kosovën dhe Maqedoninë.

3. Vetë biografët serbë të Nemanjës, Sava dhe Stefani, i referohen tokave të Kosovës dhe Maqedonisë si «grchke zemlje», që shënjon prima facie juridiksionin dhe përkatësinë shtetërore bizantine, të një territori të banuar me arbër ortodoksë”, ka shkruar Mehmeti. /konica.al/


Burimi: http://konica.al/2017/12/mehmeti-deshmia-e-pare-per-arberit-ne-kosove-vjen-nga-drenica/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

 Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica    Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica EmptyMon 18 Dec 2017, 22:53

Një punë shumë e vlefshme dhe me rëndësi, këto çështje duhet të shrytohen më përimtësisht, dhe faktet historike duhet të interpretohen në mënyrë të drejtë në mënyrë që të mos vijë aq lehtësisht në idiotësira si ato të akademikëve serbë, ku pa ndonjë hezitim mundohen të heqin shqiptarët nga historia me një të rënë të lapsit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zanat në Kosovë
» Nga vjen Radio Gurbeti?
» Identiteti fetar dhe 'arberit'
» Deshmia e Williamit te Tyrit per shkijet e Rashkës
» Dëshmia e Marin Segonit për Maqedoninë në kohë të Skënderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Arbnorët-
Kërce tek: