Shqipja është bijë e ilirishtes
Juljan Jano (jurist dhe studiues)
Cështja e lashtësisë së pasurisë kulturore e gjenetike të shqiptarëve është një nga komplekset shekullore e ekzistenciale që kanë sidomos fqinjët, kompleks të cilin përpiqen vazhdimisht të na e imponojnë. Si pasojë, u është dashur të vërtetojnë se janë anas, autoktonë dhe se paraardhësit e tyre bënin tregti me grekët, thrakët e romakët. Kjo shqiptarëve do tu shërbente si një garanci, si një mburojë ndaj baltës e nëpërkëmbjes shekullore dhe si një aureolë epërsie për zgjimin kombëtar. Rilindja kombëtare do të evokonte doket, rracën, virtytet, trashëgiminë gojore e materiale dhe lashtësinë, duke trumbetuar përkimin e identitetit tonë deri me pellazgët hyjnorë, të cituar nga studiuesit e huaj sidomos ata gjermanë. Ne Ballkan, por jo vetëm, lashtësia e dokumentuar përbën një testament kombëtar që vërteton se bartësi i një kulture është edhe pronari thuajse legjitim i trojeve që zotëronin dikur të parët e tij.
Baltosja në ditët e sotme është bërë më e sofistikuar, më e stërholluar, shqipja vërtetë është një gjuhë e vjetër pohojnë baltosësit, por nuk është bijë e ilirishtes, madje as e thrakishtes, por parardhësit e shqiptarëve erdhën në këto troje me dyndjet avare. Në këtë ritual munxash do të jenë të pranishëm përvec teknokratëve ndërkombëtarë dhe oportunistëve që kërkojnë famë në Republika ‘’ekzotike’’, natyrisht kozmopolitët, snobët dhe mercenarët vendas, pa i quajtur idiotë të dobishëm, sepse fatkeqësisht nuk janë të tillë.
Lista e tyre nuk është e shkurtër, por le të përmendim disa: Sipas Ëilliam Boëden ne librin e tij Construction of Identities in Post Roman Albania, drejtor i gërmimeve ne Butrint, ka patur një shpërdorim të qytetërimit Krujë-Koman nga arkeologët e periudhës komuniste në mënyrë që të krijojnë një interpretim arkeologjik I vijimësise Iliro-shqiptare, madje ne libër autori përmend me emër një arkeologe shqiptare, e cila i kishte thënë atij se gjatë periudhës komuniste arkeologët kishin urdhra të fshihnin gjetjet që tregonin ngulimet sllave. Madje me një farë entuziazmi ky shkruan se kjo arkeologe e ka braktisur teorinë tradicionale të Arkeologjisë shqiptare, që kultura Koman-Krujë është proto shqiptare. Ajo vuri re integrimin e qytetërimit bizantin dhe rrënjët urbane të këtij civilizimi.
Një profesor shqiptar i Universitetit të Jenës me financimin e një Fondacioni të Huaj prezantoi mendimin e Joakim Matzinger para kolegëve të tij në Tiranë. Ky prezantim u trumbetua me ditirambe në media si një zbulim ku shqiptarët nuk e kanë prejardhjen nga ilirët, por nga protoshqiptarët të ardhur në këto troje vonë. Kjo teori përbën edhe gurthemelin e alibisë tinzare e coroditëse të masave së bashku me idenë i rishikimit të historisë kinse nacional-komuniste.
Rumuni Florin Curta shpjegon elementet avare të këtij qytetërimi dhe dëshmine e Jetës së Shën Pankratit për ekzistencën e avarëve rreth Durrësit, pra sipas tij të parët e shqiptarëve erdhën me dyndjet avare nga brendësia e Ballkanit.
Një farë Magdearu shkruan: Përsa I përket gjendjes se kulturës Komani-Krujë, është më e ndërlikuar sesa besojnë arkeologët shqiptarë.
Arkeologu serb Vladislav Popovic supozon se kjo kulture është krijuar nga popullsi romane , e cila nuk mund të njehsohet me protoshqiparët. Sipas tij, kjo kulturë I përket popullatës romane që jetonte rreth rrugës Egnatia.
Qershia mbi tortë është John Ëilkes në librin e tij Ilirët konsideron si të pamundur interpretimin shqiptar të të dhënave arkeologjike dhe pranon mendimin e Popovicit se popullatat e kulturës Koman-Krujë ishin Romanë të latinizuar dhe se parardhesit e shqiptarëve ishin barinj në lartësi më të mëdha. !!!,tëcilët më vonë filluan të zinin vend rreth luginës se Matit.
Nga ana gjuhësore bëhet një by pass, një mbikalim qoftë nga mosnjohja e shqipes, qoftë qëllimisht duke i shpjeguar fjalët shqipe nga sllavishtja ose direkt nga rrënjët indoeuropiane, duke injoruar prejardhjen e tyre nga fjalë më të vjetra. I tillë është fjalori I sllavistit Vladimir Orel, I cili sado interesant, në shumë raste krijon ad hoc rrënjë indoeuropiane për të cilat dyshojmë se ekzistojnë, për më tepër që Oreli nuk e njihte shqipen. Psh: ky e shpjegon fjalën vajzë nga varë e kjo nga nga një protoshqipe sëesara!!, e kjo nga një fjalë indoeuropiane sëesor që ka dhënë sister, suora për motër, kurse Cabej e shpjegon brenda shqipes vajzë nga varë që do të thotë e carë, ku emërtimet kryheshin sipas një logjike vecorish anatomike, sikundër edhe te kafshët totem si dreri nga dredhat e brirëve, cjapi nga cap,cep, brirë me majë etj.
Ngaqë gjuhëtari i madh Cabej ndërroi jetë duke e lënë ne mes punën e tij titanike, mendojmë se ka ardhur koha për një vijim, plotësim apo hartim të një fjalori etimologjik te shqipes ku t’i referohen edhe të huajt.
Megjithë përpjekjet e rilindasve, studiuesve seriozë te huaj dhe sidomos gjuhëtarëve shqiptarë gjatë gjysmës se dytë të shek.XX, ku ndër të tjera vunë theksin te ekzistenca e fjalëve greke të vjetra në gjuhën shqipe si mokra-mokna nga dor. μάχανα, shkop nga σκήπτρον, presh -πράσα, hekur nga ankyra άγκυρα –spirancë, mollë μήλον , qull –χυλός, trumzë, fier, shkarpë, mështekën, kandërr, merimangë, kumbull, etj. dhe shumë fjalëve latine (rreth 600), cka vërteton më së miri se parashqiptarët kishin marrëdhënie me fqinjët e tyre dorë dhe romakë, pavarësisht fjalorit botanik dakisht- greqisht te Dioskuridhis ku shume emra bimesh si amalusta, arborria, diellina, dyn, mendruta, mantia, diesema, riborasta, skiare, curpen, asa (shq. ashë fjalë e besëve për Ilex aquifolium), te cilët shpjegohen me shqipen etj., pa përmendur këtu ekzistencën e shumë fjalëve ilire të emërvendeve, emrave të qyteteve, lumenjve, maleve, njerëzve, apo listën e gjatë të fjalëpërkimeve dako-rumuno-shqiptare, ende nuk është gjetur Guri i Rozetës i gjuhes ilire.
Kjo gjetje nënkupton zbulimin e frazave me kuptim të njëjtë , por në gjuhë të ndryshme. Guri i Rozetës ndihmoi në dëshifrimin e gjuhës egjiptiane me anë te greqishtes së vjetër. Disa dromca të tilla janë, psh. Dastidio Amori, ku fjala e parë është në mesapisht, kurse e dyta në latinisht dhe kanë të njëjtin kuptim me dasht, Tergitio Negotiator ku fjala e parë ilirisht për tregtar dhe e dyta latinisht me të njejtin kuptim, Tabara Sacerdota ku tabara ne mesapisht është priftëreshë, e përbërë nga parashtesa ta- dhe bara dmth ajo që bart flijimet, Zinovastinos- Διος Ναος ku fjala e parë është thrake, ndërsa togfjalëshi i dytë grek që do të thotë Tempulli i Zeusit. Nga shembulli i fundit ku vasta thr. (βαστα)-tempull, vendbanim, gr. Asty-qytet, sanskr. Vastu-seli, shtëpi, kelt.-gëas-shtëpi dhe mesapishtja Vast-qytet, mendojmë se qyteti i Drishtit i njohur në mesjetë si Dri(n)vastum ka patur kuptimin e Vendbanimit mbi Drin, ose Qyteti mbi Drin.
Gjithsesi, fakti i mosgjetjes se mbishkrimeve ilire nuk i bën ilirët nje popullsi me pak të qytetëruar se popullatat e tjera paraballkanike. Mjafton te përmendim se në trojet e thrakëve, të cilët sipas Herodotit përbënin popullsinë e tretë më të madhe te Botës Antike, megjithëse mjeshtër të vërtëtë të përpunimit metaleve e sidomos të arit, janë zbuluar vetëm katër mbishkrime ne gjuhën thrake. Në njërin prej tyre, mbishkrim varri shkruhet ΔΑΔΑΛΕΜΕ (DADALEME) ku me te drejte studiuesi bullgar Vladimir Georgiev i mbështetur edhe nga Cabej e shpjegon me anë te shqipes ΔΑ ΔΑΛΕ ΜΕ (DA DALE ME) – DHE MBAMË MUA dhe ku ne Fjalorin Etimologjik të tijin, Cabej thekson se folja ‘’dale’’ kuptimin e parë e ka patur ‘’me mbajt, mbaj’’.
Natyrisht, deshifrimi i plotë i mesapishtes si dialekt shumë i vjetër ilir, me shumë mundësi kaon, gjetja e ndonjë mbishkrimi ilir në të ardhmen në trevat e Ballkanit dhe zbulimi i mëtejshëm i epigrafive thrako-dake si gjuhë të afërta me ilirishten e shqipen do të zhdukte përfundimisht mjegullën dhe ndriconte errësirën mijëvjecare të humnerës së kohës.
Fjalë të protoshqipes në Fjalorin e Hezikut
Duke qenë një vrojtues dhe dashamirës i gjuhës dhe etnologjisë dhe njohës i mirë i greqishtes, një shfletim i fjalorit të Hezikut më la ndjesinë se në këtë ‘’minierë’’ ka ende për të gërmuar.
Fjalori i Hezikut ose Përmbledhja të Gjitha Fjalëve (Συναγωγὴ Πασῶν Λέξεων κατὰ Στοιχεῖον) i shek. V. e.s, përvec shumë dialekteve greke, përmban fjalë të makedonishtes, thrakishtes, frigishtes, mesapishtes, atamanëve të Epirit, tirrenishtes etj.
Nga një endje e shpejtë nëpër faqjet e Fjalorit, përvec disa fjalë të njohura nga gjuhëtarët, kam listuar edhe disa të tjera që mund t’i bashkohen mozaikut të Parashqipes. Sado që i jam shmangur entuziazmit folklorik dhe etimologjisë popullore, natyrisht nuk pretendoj që të gjitha fjalët janë të sakta, por të paktën mendoj se e bëjnë lexuesin të reflektojë.
αμαρή η εν τοις κήποις υδρορροή (amari- rrjedhje uji në kopsht) nga shq. Ama- burim uji, lumë si dhe fjala αμαρεύμα αθροίσματα βορβόρου (amareuma- bashkim i ujrave të zeza)
βατάρα -πυρλός Αθαμανες (vatara- vatër sipas Atamanëve)
βαρίχοι – άρρεν πρόβατον (barihi- dash) ka lidhje me shqipen ber-qengj.
βάλην. βασιλεας (Φρυγες ) (balin- mbret) sipas Frigëve, popullsi e Azisë së Vogël e ardhur nga Ballkani, sipas Herodotit. Balin me kuptimin I pari nga shq. Balli.
βαρδήν. το βιαζεσθαι γυναικάς Αμπρακιωται (bardin- grua shtatëzënë) sipas Ambrakiotëve, fis epirot ku me të drejtë gjuhëtarët e lidhin me shqipen Bars.
βαρ(υ)κα – αιδοιον παρα Ταραντινοις (barka – organi femëror sipas Tarantinëve, fis mesap) me kuptimin e fundit të barkut.
βρά – αδελφοί ύπο Ηλείων (bra-vëllezër sipas Ilejve, mbase nga një kalim b-v dhe r-l, sikurse te rumanishtja abur-avull.
βράγος – έλος (bragos –kënetë) ka lidhje me shqipen bërrakë, kënetë.
βρεντον – ελαφι (brendon –dreri) nga ku kemi emrin qytetit Brendesion si dhe emri i bimës në dakisht brândușă «κρόκος , ελαφολουλουδο në greqisht» ose «lule
dreri»(<*bhrentos/*bhrendhos) vërteton (rum. –ușă ~ shq. –ushë) dhe tema lidhet me shqipen IE *bhr.n-os > PAlb *brina > shq. bri
βρίννια- τα αρνεα κρεατα (brinia-mishi i qingjit)
βοτά- βοσκήματα (bota- kullota ku fjala botë do të thotë hapësira toke, dhe.
γύραι –πέτραι (gurai-gurë)
Γυρας -ορος εν Τήνω (Guras-mal në ishullin Tinos), kurse në Iliri një nga kështjellat e rindërtuara quhej Gurasson mbase me kuptimin Guri i mprehtë.
κιρρος -όρρός και αίμα και πόμα γάλακτος (kirros- serum, gjak dhe pije qumështi)- hirrë
κόρζα -καρδιά, Πάφιοι (korza-zemër sipas Pafëve) korza në dial. e Shqipërise se Mesme i thonë zorrëve, të brendshmet.
λασιοι -πολύτριχοι, δασείς (lasii- leshatorë), ku fjala lesh është njëjës i singularizuar i një fjale të vjetër shqipe lash.
βαλλ´ ες Άκραν οι μεν Άκραν πλησίον Λέσβου . οι δε Ακτήν –(ballë Kepit afër Lesbosit, Bregu)
ειδάλλεται φαίνεται (idallete-duket) mbase ka lidhje me shqipen dalloj, dallohet
αννίς (νάννη) . μητρός ή πατρός μήτηρ (anis, nani-nëna osë babai i nënës)
Ζωτεάτας . Απόλλων εν Αργει (Zoteatas- Apolloni në Argo)
Ζωτελιστής . Απόλλων εν Κορινθο (Zotelisti-Apolloni ne Korint)
ανδάνει – αρεσκει (andani – pëlqej, kënaqem, ma ka ënda)
nga ku edhe mbiemri ανδάνον – αρέσκον, ευάρεστον, i pëlqyeshëm
ανδήρον -ακρον, τα χείλη των ποταμών (andiron – buzët e lumenjve, me shqipen anë mbase nga një andë.
ανδίνος – περίπατος (andinos-endacak)
πεληος. Γερων (pelios –plak, πελίαι . μελαιναι, peliai- të zezat nga ku edhe πελιγάνες – οι ένδοξοι, βουλευταί (peliganes -të lavdishmit, senatorët me kuptimin pleqesia)
πήνην . εργασια (pinin-punë)
ραξ, ραγάς- σταφύλι (ragas-rrush, nga një shqipe e vjetër ragush shih edhe Ragusa, vend i hardhive)
τέρθεται. ξηραίνεται, καίεται (terthete- thahet, digjet dhe τέρσει –thahet ka lidhje me shqipen ter, me thaj.
τύλος . νενεκρωμενη σαρξ (tulos- mish i prerë, i vdekur) nga shq. tul dhe τύλον . αιδοιον (tulon- organi femëror)
τυντλαζει. Ταραττει (tundlazei- trazon, tund) lumi Τόνζος ne Thraki (sot Tundža) < thrak. *Tundza = gjarpërues, në formë meandri, që leviz andej e ketej) < IE *(s)tu-n-d-yos (shq. tund)
(σ)ύει – βρέχει (si-bie shi)
υετίς, υδρίς. Ταραντινοι (uetis-uje sipas Tarantinëve)
άρυα- Τα Ηρακλειωτικα κάρυα (aria- arra sipas Heraklioteve) ku me të drejtë Cabej vëren përkimin me shqipen arrë.
κάστον – ξύλον Αθαμ. (kaston- dru, shkop sipas Atamanëve) ku me shumë gjasa lidhet me shqipen kashtë.
μάνυ- μικρος Αθαμ. (mani- i vogël sipas Atamanëve) nga ku kemi μανόν – αραιόν, μικρόν, ολίγον
μάνων- αραιών, i vogël, i pakët, i rrallë e ka lidhje me shqipen mang, mangu i sutës-i vogli i drerit sic e vuri re i pari Dh.Kamarda.
λητήρες – ιεροί στεφανοφόροι Αθαμάνες (litires- kurorëmbajtësit e shenjtë sipas Atamanëve) dhe
λητή –ιερεία (liti- shenjtëri, priftereshë) ka lidhje me shqipen lutje dhe nga λητή folja λισσομαι- lus, lutem etj.
σίττα – επιφώνημα αιξίν (sitta-dhi) shq. shytë, dhi shytë
νήε – πλοία, ναύς (nie- anije) të dyja fjalët nga ena, si c kemi angl. Vessel-anije dhe enë.
γρίντης, γρίνος – δέρμα, βυρσεύς (grindis, grinos-lëkurë) nga folja grij, heq cipën
γριπίζει- αλιεύει (gripizei-peshkon) me gjasa nga një grep dhe γριπεύς (ο ράπτων, τα αλιευτικά λινά-
gripeus- qepësi i rrjetave të peshkimit)
αρπέζας – brezare, hendek, vend i gërmuar, shih edhe prapashtesën shqipe –za, lidhet me lumin e lashtë thrakas Ἁρπησσός –Arpissos (Arda e sotme) = «gërryes» (sipas Duridanov) < thrak. Ëarpētsa < IE *ëorpētyos (lit.. varpyti, me të njëjtin kuptim edhe Urpanus/Vrbas ne Iliri. Mendojmë se etimologjia e fjalës varr shpjegohet me αρπέζας-vend i gërmuar.
αλφίνια- λευκη, Περραιβοί (alfinia-plep) sipas Perrebejve me kuptimin i bardhë –alf-alb etj. Përderisa fjala plep është latine.
αλιζα – η λευκη των δενδρων, Μακεδονες (aliza ose alëza- e bardha e pemëve, me gjasa ndonjë sëmundje.
λάρος – κεστρινός –(laros-zog), kestrinos, laros është fjalë ilire në dialektet e greqishtes me kuptimin e zogut me lara, ose lopëve të fushës së Kestrinës lara- lara. Në gr.e re ka dhënë γλαρος-pulëbardhë.
ούρος – βασιλευς, φύλαξ, σωτήρ (uros-mbret, roje, shpëtimtar) nga parashqipja uronio-ruaj nga del mb-urojë etj, shih gjithashtu edhe τομαρουροι – rojet e malit Tomoros ne Epir dhe
ούρους – φύλακας, η τα νεώρια, τα περιτειχίσματα, τα προορίσματα των πλοίων η τα ορμητήρια (urus-mbrojtëse, muret e kështjellave, valëthyeset e anijes, όριον – φυλακή (orion –burg dhe ούρον αρούρης- (roje are- uron aruris)
ους – ωτιον (us-vesh)
ροος – ρους, ρύμη, ρεύμα (roos, rymi-rrymë)
ροίζος – rryme e forte, bucitese Roizos ka lidhje me lumin Rhizon në Malin e Zi
Τμάριον – όρος Αρκαδίας (Tmarios-mal ne Arkadi, Τμάριος – Ζευς εν Δωδώνη(Tmarios-Zeusi në Dodonë) nga del mali Tomaros në Epir dhe Tomorri në Shqiperi. Etimologjia e fjalës vjen nga rrënja indoeuropiane ‘’temH’’-nxij, errësoj dhe ne botën indoeuropiane ekzistojnë një varg hidronimesh dhe oronimesh. Hidronimi më i dëgjuar ështe lumi Tamiz angl. Thames, lat. Tamesis nga sanskr. Tamas – errësirë dhe me kuptimin Lumi i Zi. Lituanisht ‘’tim’’ tima-errësire, lat. Temere, në errësirë, sll. Vjetër- tima, rus. Tjomnij – i errët, irl. Temel-hije etj. Hidronime me kuptimin Ujëra të Zeza në viset e keltëve në Britani e Spanjë janë Tamar, Teme, Tamaris, Tamega. Në Itali eshte lumi Tammaro me gjasa nga një prejardhje kelte, oske ose ilire e në Iliri lumi Timok ose Crna Reka. Të njëjtin kuptim kanë patur edhe Tomorr, Tomaros i Epirit dhe Tmarios i Arkadisë, mbase me kuptimin e maleve të errëta. Këtu mund të përmendim edhe Tomonishte që eshte nje krahinë e cila përfshin kodrat dhe fushën e Kavajës e një pjesë te Myzeqesë e deri vone quhej Karatoprak nga turq. –Dheu i Zi.
βασκίοι – δεσμαι φρυγάνων- (baskii-tufë degesh) nga bashkë
βάρις – πλοίον, τείχος, πύργος (baris- anije, mur, kullë)
βάριον – πρόβατον – (barion-dele) nga ber-qingj
βαλιώται – πρόγονοι (baliotai- parardhesit, te parët) nga shq. ballë me kuptimin i pari.
γάνδαν – η γάναν – λαμπειν (gandan-ndricon)nga nje parashqipe skanda, e cila dha shkëndijë dhe hanë, hënë si trup i ndritshëm.
Ζαν – Ζευς (Zan-Zeus)
ζεσις – θερμοτης (zesis-nxehtësi) dhe ζέσεν – εθυμωθη, υπερεπόλασεν (zesen-nxehem, inatosem)
Λαίδος – Laidos, emer ilir për prijës
λύμα – κάθαρμα (luma-ndyrësi) llum nga ku λύματα – ρυπάσματα του σώματος (lumata-ndyrësite e trupit dhe λύμη – ύβρις, φθορά (llumi- sharje, shpifje)
δίζα – αιξ Λακωνες (dhiza- dhia sipas lakonëve) me shumë gjasa fjalë e marrë hua nga ilirishtja
νίσσεται – εισερχεται (nisete-largohet)
Δερριοπες- Derriopet, fis ilir ose makedon me kuptimin ruajtesit/vezhguesit e ngushticave te Pelagonisë, sic kemi gjatë periudhes bizantine Klisurarhet dhe derven aga gjate periudhes osmane. Fjala Derbend- kalim, vjen nga turqishtja e vetë kjo nga persishtja dar-band – portë e sigurtë/portë e mbyllur. Në turqisht kemi edhe Demirkapi- Portë hekuri për ngushtica. Deriopët mendojmë se përbëhet nga një ilir. derë + greq. op, vrojtuesit e dyerve, ose me sakte vrojtuesit e kalimeve, ngushticave.
ναρόν – υγρόν (Naron-lëng) emër lumenjsh në Iliri
Σελληιαδεω – Σελλέως υιός ο μάντης, Βατουσιάδης το όνομα, (Selliadhi- manti ,biri i Selleos që mban emrin Batus.
κλείται – λέγεται, υμνειται (kleitai- quhet, himnizohet nga shq. kluaj dhe Κλείτος – ο ενδοξος (Klitos- i lavdishmi, i shquari)
θρύμματα – κλάσματα άρτου (thrimata- copa buke) nga thërrmija, thërrime.
θύραξ (θωραξ) – πύργος, χίτων (Thuraks, thoraks- burg, hiton nga folja thur që ka dhënë thurimë-kafaz dhe thurje për veshje si hitoni.
θάτερα- τα άλλα εκάτερα, έτερα μέρη (thatera- të tjera)
τάλας – άθλιος, ταλαίπωρος, ηλίθιος (talas- i mjerë, i lodhur, idiot) shq. i tallur
κραίρα – η κεφαλή (krera-koka, krye) dhe κραιροί – μέτωπα, κεφαλαί (kreri-ball, kokë)
κράνα – κεφαλή (krana-kokë) dhe κράνεσι – περικεφαλαία (kranësi- përkrenare)
λαπιστής – φλύαρος (lapistis- llafazan) mbase ai që i jep llapës.
λύαι – στάσεις, διαφοραί (luai-ndryshime) dhe λυάται – στασιάζει, διαφέρεται (luate-ndryshon) nga një luhatet -ndryshon
ικέσιος – ικέτης, πρόσφυγος (ikesios, iketis- refugjat) nga folja ἱκνέομαι – iki, largohem
_________________
KLAOHI ZIS