Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: 'Problemi biologjik i racës shqiptare', B.Merxhani Tue 04 Apr 2023, 01:08 | |
| 'Problemi biologjik i racës shqiptare', B.Merxhani Një rracë mundet të formohet dhe të riorganizohet në çdo rast të përshtatshëm për këtë qëllim. Po pikë së pari duhet një cilësi e caktuar materiale. A e kemi vallë këtë “cilësi” brënda në qarkun e “rracës shqiptare”....?
Pastaj duhet që ajo që anthropologët gjermanë e quajnë inzucht, që do të thotë prodhim stërnipësish eskluzivisht vetëm brënda në qarkun e “grupit kombëtar”, duke u larguar rreptësisht nga çdo përzierje me gjak të huaj: Martesa mindis bashkëkombasvet. Po nuk mjafton vetëm kjo përzierje e thjeshtë dhe semplë e gjakut. Që të forcohet dhe të sgjuhet një rracë, duhet edhe ajo gjë që Darwini e quan “selection”. Përzierja e gjakut kombëtar ka nevojë për një kufizim të rreptë në sgjedhjen dhe në kohën.
Nga këto të tre parime bazale, Cilësi, Përzjerje kombëtare e gjakut (Inzucht), Selection, del dhe konkluzja se formimi i një rrace varet edhe nga disa kondita historike-shoqërore.2 Pa një të dhënë shoqërore është e pamundur të arrihet fisnikërimi i baterialit bazal. Dhe vetëm për hir të së dhënës shoqërore mund të sigurohet funksionimi nënë-ndërgjegjës kaq i përzjerjes endo-ethnike së gjakut sa edhe i seleksionit. Jo konditat gjeografike, po konditat shoqërore influencojnë në formimin e një rrace, të një Kombi.
Tani, sikur të marrim të gjitha këto parime shkëncore që, shvilluam këtu shumë shkurtër, dhe t’i shartojmë në problemin biologjik të “rracës shqiptare”, në ç’përfundim do të arrijmë vallë? – Pikë-së-pari është shumë i dukëshmë justifikimi që na shtrëngon sot të shkruajmë këto fjalë brenda në dy hyrëse. Konsekuencat e krijimit historik të përçarjes sonë fetare janë shumë më tragjike nga ç’mund t’a marij mëndja semplë. Byzant – Venetik – Der-i-Alyje: ja të tre elementet demonike të tragjedisë historike së Shqiptarizmës. Ai që sheh thellë në këtë errësirë mëkatare, ai vetëm mund të ëndërrojë dhe të mallëngjehet nga symbolizma rilindëse, që lë të ndritij në horizontet agimore të Neo-Shqiptarizmës kjo fjalë trirokëshe: T i r a n a...
Fetë nuk ndajtën vetëm Perënditë t’ona. Fetë ndajtën edhe gjakun t’onë. Janë shekuj tani që nuk ka ngjarë po thua as një përzjerje endoethnike e gjakut midis bijvet po të një rrace, të një gjuhe, të një Atdheu. Rojtëm të ndarë jo vetëm fetarisht, po edhe biologjikisht. Dekadenca e sotme fisiologjike e “nisive biologjike” shqiptare e ka rrënjën e saj në ligjën shumë të ngushtë të përzjerjes së gjakut midis grupeve fetare. E ka rënjën e saj në Xhami dhe në Kishë. Kjo përzjerje fetare shumë e ngushtë e gjakut (Inzucht) sjell degjenerimin fisiologjik më të keq dhe ka si konsekuencë një sterilizim mendor shumë të hidhur. Po mjafton një Kryqëzim i lirë endo-ethnik që të arrijmë një gjallëri fisiologjike dhe të derdhim jetë të re në rrëmbat dhe trutë t’ona: Egalitet dashuror dhe liri dashurore për të gjithë bijt e tokës Shqiptare.
1. Sociologju frëng Emile Durkeim, idet e të cilit përbëjnë edhe bazën e punës s'onë, preferon ekspresionin "Morphologie Sociale", (Durkheim, "De la Methodhe dans les Sciences, vol. I, p. 320). Kjo temë ka një rëndësi kryesore edhe për Morfologjinë Neo - Shqiptare. Për këtë do t'a zhvillojmë për së afërmi në këto faqe. "Morphologie Sociale" e Durkhemit paraqit një kundërshtim nga rrënja me "Anthropogeographie" të gjermanit Ratzel, idea qëndrore e të cilit është kjo: "Die Menschheit ist ein Stück der Erde", (Ratzel, "Anthropopgeographie", Erster Teil, p. 23.
1. Branko Merxhani, Rëndësia biologjike - shoqërore e fejesës së zotit Dr. Jan Basho me zonjushën Zejnep Maliq bej Frashëri, për ekzistencën dhe forcimin e racës shqiptare, është monumentale. Neo - Shqiptarizma, nr. 1, viti I, korrik 1930. | |
|