”GJYQI I KOMUNISTËVE” nga Branko Merxhani
Revista: Përpjekja Shqiptare - Viti 1936Kështu është quajtur, gjyqësisht dhe gazetarisht, procesi qe u shvillua në ditet e para te Shkurtit në sallen e madhe të godines bashkiake. Perpara tryezes se trupit gjyqësor, zinin vend një tufë të madhe akuzuarish, qe, per një veshgonjes të qetë, paraqitte një pamje mjaft interesante, një lesh e li ngjyrash,fytyrash, iderash dhe temperamentesh. Z. Dhimitri Goda, gjyqtari paqtues i kryeqytetit, qe plotësonte detyren e prokurorit, foli në emer të se drejtës publike dhe duke analizuar pjesen më të madhe të veprimeve ilegale të te pandehurve, konstatoi se u sbulua një organizatë e fshehtë qe kish per qellim të propagandonte idetë komuniste dhe të permbysij regjimin shoqëror. Dhe me një ton qe nuk linte as edhe dyshimin më të vogel mbi sinqeritetin e tij të rreptë, kerkoi nga trupi gjyqësor një vendim denimi të pamëshirëshme e shembëllor.
Vetem kur degjuam fjalimin e gjatë të zoteris se tij muarme vesh se gjendemi me të vertetë perpara një gjyqi komunistësh dhe një organizatë politike, qe frymëzohesh nga methodat kryengritëse të Ideologjisë marksiste. Kryetari i organizates, Zef Mala, student i semestrit parë të Filozofisë, dhe e vetmja fytyrë qe vlente si një objekt studimi (sepse anëtaret e tjerë të grupit perbëheshin, pothua të gjithë, nga një tok nxënësish gjymnazistë, djem të njomë të papjekur, ose nga disa punëtorë pa asnjë fare shkolle, analfabete, dhe nga dy tre tipa fanatikë te kafeneve!) – ka perkthyer dhe shpërndarë broshura te propagandes komuniste, ka shkruar dhe derguar shokeve të tij buletine, letra, libra, dhe të gjitha keto te frymëzuara nga një passion imitimi i parimeve shpetimtare (!) te partisë se … Stalinit!
Se nuk mund të ekzistojë dhe te lulezojë një parti komuniste në Shqipëri, se Morfologjia shoqërore e tanishme e vendit t’onë nuk paraqit asnjë mundësi, nevoje dhe dobi, për të shvilluar një veprimtari socialiste ekstremiste, por se mund te gjenden aty këtu midis grumbujve pakashum te mësuar te Rinisë s’onë disa tipa te veçuar, disa fenomene te ekzaltuar, qe ushqejne një farë sympathie per idetë komuniste- këjo ka qenë pikëpamja jonë e shfaqur dhe me rastin e gjyqit te bujëshme e tragjik te Fierit, ketu edhe pak vjet me pare. .. Qe te arrijë << Shoqërija>> te manifestojë tendeca te këtilla, qoftë ne forme partie aktive, qoftë thjeshtë si Ideologji , kështu siç bëhet sot pjeserisht në vendet e përparuara e te pasura siç janë b. f. Franca, Anglia etj.- duhet pikësepari Qe << Shoqëria>> te lartësohet ne një shkallë shvillimi industrial te caktuar. Doktrina e materialismit historik mbështetet mbi tre parime themelore te shvillimit shoqëror :
I. Baza ekonomike e grupëzimit njerëzor me gjithë kuptimin statik dhe dynamik te tij,
II. lufta e klasave.
III.shvillimi i fuqive prodhonjëse te Shoqërisë .
Jetes s’onë shoqërore, periodicitetit t’onë ekonomik , strehes s’onë shtetërore dhe kombëtare, i mungojnë kryekëput te gjithë këta kushte .
Hidhni një sy në karten sociografike te vendit tone: ne anet e veriut, , ku popullsia gjendet edhe sot , ne fazen blegtorale te ekonomisë, sundon akoma forma patriarkale: familja dhe fisi perbejne themelin e jetës e bashkimit ekonomik. Ne anet e mesme e te jugut ku bujqësia tregon një fare shvillimi me te lartë dhe ku, per hir te tregtisë detare jemi ne marëdhenie me boten e jashtme, shkuam ca me perpara, dmth ne Feudalismë. Pjeset me te shumta te tokave tona ndodhen neper duar te disa pronarëve. Bujku nuk ka se si te punojë per vetehe. Kemi vise ku nuk është futur akoma sot ekonomia e shkembimit monetar: çkembejmë plaçken me plaçkë. Ne ç’sasi arrin vlera e prodhimit bujqësor nder ne, dihet. Sa per nje prodhim industrial, as vlen te bëhet fjalë. Gjithë Shqipëria tej per tej nuk ka me teper se 20 000 punëtorë. Ligje shoqërore, asnjë. Organizime syndikare ose kooperative, po thua zero.
E! Në një vend te tillë kush mund te mendojë , pa le te veprojë, sipas parimeve te Materialismit Historik ? – Vetem një i çmendur!…
-Branko Merxhani-
Burimi: Link