FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lashtësia e racës tonë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lashtësia e racës tonë Empty
MesazhTitulli: Lashtësia e racës tonë   Lashtësia e racës tonë EmptySun 06 Feb 2022, 16:23

Nga libri i dytë i Herodotit (kryeradha e dytë):

Egjiptianët, para sundimit të mbretit të tyre Pasmetikusit, besonin se ata janë populli më i lashtë në botë. Qysh kur Pasmetikusi u përpoq që të zbulojë se kush ishte raca më e vjetër në botë, ata kanë qenë të mendjes se përderisa i kalonin popujt e tjerë, Frigët ua kalonin atyre për kah lashtësia. Ky mbret, mori dy fëmijë të të njëjtës farë, ia dha një bariu që t'i dërgonte në vathën e tij, e urdhëroi rreptësisht që askush të mos fliste asnjë fjalë në praninë e tyre, por t'i mbante ata në një shtëpi të veçuar, herë pas here t'i fuste dhitë në shtëpinë e tyre që ata të kenë mjaft qumësht, dhe mbi të gjitha të kujdesej për ta. Qëllimi i tij ishte që të kuptonte, se pasiqë belbëzimet foshnjore të përfundonin, cilat do të ishin fjalët e para që ata do t'i thonin. Kjo gjë ndodhi ashtu siç e kishte parashikuar ai. Bariu iu bind urdhërave të tij për dy vjet, dhe në fund të kësaj kohe, një ditë duke hapur derën e dhomës dhe duke hyrë brenda, që të dy fëmijët vrapuan në drejtim të tij me krahë të shtrirë, dhe qartë thanë "bekos". Kur ndodhi kjo për herë të parë bariu nuk mbajti ndonjë shënim për këtë, por më pas kur ai e pa, duke ardhur më shpesh tek ta, se kjo fjalë vazhdimisht qëndronte në gojët e tyre, ai e lajmëroi zotëriun e tij, dhe me urdhërin e tij i solli fëmijët tek ai. Pastaj Psametikusi dëgjoi fëmijët duke e thënë këtë fjalë, për të cilën bëri hetime se cili popull e thoshte, dhe menjëherë e mori vesh që "bekos" është fjala frige për bukën. Prandaj egjiptianët hoqën dorë nga pretendimet e tyre, dhe pranuan lashtësinë më të madhe të frigëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lashtësia e racës tonë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lashtësia e Ligjeve të Maleve
»  'Problemi biologjik i racës shqiptare', B.Merxhani
» Prezentim i fesë tonë
» Kanuni i Skenderbeut - vepër monumentale e kulturës tonë
» Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Urrlajt-
Kërce tek: