FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Astronomi shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare EmptySun 17 Mar 2013, 22:10

Emërtime shqip të trupave qiellorë

Diell, Hyll;
Hënë, Hanë;

Qerrja e Madhe -- (Arusha e Madhe)
Qerrja e Vogël -- (Arusha e Vogël)
Shejzet -- Plejadat
Kashta e Kumtrit, Kashta e Kumbarës, -- (Udha e Qumshtit)


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:26, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare EmptySun 17 Mar 2013, 22:11

Mark Tirta - Mitologjia ndër Shqiptarë

Burimet ekonomike të popullit tonë shpeshherë janë pasqyruar dhe në emërtimet e yjve e të grupeve yjore e në lidhje me to ka edhe mite që përpiqen të shpjegojnë shkakun (natyrisht fantastik) të krijimit të këtyre emërtimeve. Kështu kemi "Kashtën e Kumbarës", emërtim karakteristik. I vodhi njëri kashtën kumbarës; bëri kështu mëkat të rëndë. Kashta u ngrit në qiell. Ndër shqiptarë pra njihet emri karakteristik bujqësor. Grupi yjor Dorazi në përfytyrimin popullor paraqiste: qetë, bujkun dhe parmendën që "janë gremisur kur po lëronin një të kremte". Ka grup yjor që emërtohet në popull "Lëmi". Për grupin yjor të quajtur Shejzet (Shenjëzat) besohej se për arsye të një mëkati është përmbysur shtrunga me gjithë dhen e kjo pasqyrohet në qiell në këtë grup yjor. Kemi ndër të tjera emërtimin me karakter blegtoral: "Ylli i çobanit". Një grup tjetër yjor quhet: "Dy hajdutët e të dy Qetë që kanë vjedhur" e kështu me radhë. Pra në brendinë e këtyre miteve në lidhje me emërtime të tilla si "Dorazi", Shenjëzat", "Lëmi", "Parmenda", "Kashta e Kumbarës" etj. na dalin në dukje veprime të njerëzve në lidhje me bujqësinë e blegtorinë, por shumë më tepër në lidhje me bujqësinë. Kjo flet për tradita të lashta bujqësore të Shqiptarëve, po krahas me ato blegtorale.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:28, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare EmptySun 17 Mar 2013, 22:11

Një tjetër emër për Kashtën e Kumbarës:


Cito :
HYJPLIME - HYJPLIMJA ef., astr. kashta e kumtrit, qumështorja, byku i kumbarës.
Ndërsa kuptimi qenka "tufë e yjve"


PLIM ndf. tufë tufë (për yj, zogj, për ushtarë e popull): vijshin zogjtë plima plima.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:29, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare EmptySun 17 Mar 2013, 22:16

Qerrja madhe
Astronomi shqiptare Qerrja10

Qerrja vogël
Astronomi shqiptare Qerrja10

Shejzet
Astronomi shqiptare Shejze10

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare EmptySat 12 Jul 2014, 23:34

Në disa rrethina etnografike të Shqipërisë së Jugut, grupin e yjeve që emërohet Arusha e Madhe e njohim me emrin Parmenda. Ky emërtim ka qenë më karakteristik në krahinën etnografike të Labërisë. Lidhur me të tregojnë këtë legjendë: Në një ditë të nxehtë maji një bujk po punonte me parmendë në fushë. Aty afër drekës e shoqja i sjell ushqimin për drekë. Bujku lë në mes të arës qetë e mbrehur në parmendë dhe së bashku me të shoqen ulet në një hije për të ngrënë drekë. Në këtë kohë vijnë dy hajdutë e i vjedhin qetë. Kur bujku e kupton këtë, vihet në gjurmë të hajdutëve. Mbas tij niset edhe shoqja, e pas tyre qeni. Kështu u bënë shtatë. Çifti i parë i yjeve simbolizon të dy qetë me zgjedhë në qafë, çifti i dytë përfaqëson dy hajdutët, i pesti bujkun, i gjashti të shoqen e tij dhe i shtati më i vogli qenin. Sikurse shihet legjenda nuk tregon asgjë për parmendën, por për qetë, hajdutët, bujkun, gruan e tij dhe qenin, të cilët bënë mëkat (hajdutët vodhën qetë e parmendës, kurse bujku në kohën që vetë po pushonte, i la qetë në diell e të mbrehur në zgjedhë, dhe qeni nuk e kreu detyrën e tij, ruejtjen e qeve). Për këtë mëkat u gurëzuan në qiell në formën e yjeve. Me interes është fakti se populli këtij grupi yjor i ka dhënë emrin Parmenda, sipas ngjashmërisë që paraqet vendosja e tyre me këtë vegël pune.

Legjendën e mësipërme e kemi hetuar edhe në katundet arbëreshe të Italisë.

Spiro Shkurti - Tradita bujqësore të shqiptarëve

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Astronomi shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Astronomi shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Astronomi shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarë të turqizuar
» Komitetet e Lidhjes Shqiptare
» Kuvende shqiptare (shembuj)
» Mullinjë në trojet shqiptare
» Prejardhja gjenetike shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Përpikni-
Kërce tek: