FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 09:57

Metodat e mëtejshme për njësimin e kombit/shtet


Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetëm në mbështetje të katër metodave të përmendura pa mbështetjen e proceseve të tjera integrative do të ishte i pafrutshëm. Në instancën e fundit do të rezultonte në formimin e një mekanizmi të pashpirtë që do t'i koordinonte pjesët e saj të ndryshme, por i cili gjithmonë do të rrezikohej nga tejveprimi i njërës ose pasiviteti i tjetrës. Për këtë shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative të cilat, në instancën e fundit, është dashur të rezultonin në formimin e një kombi sovjetik që do ta mbështeste shtetin multinacional sovjetik. Këto metoda të tjera kanë të bejnë me a) përkrahjen e proceseve integrative të popullsisë dhe me përzierjen e përbërjës nacionale të republikave, të regjioneve dhe të krahinave nacionale. Ndonëse është i ngjashëm me parimin e amalgamimit të kombeve nuk është identik me të. Amalgamimi është parim më i lartë dhe lidhet me vendimin e vullnetshëm për ta pranuar tjetrin në një komb të bashkëformuar. Ndërkaq, proceset e migracionit dhe të përzierjes së popullsisë janë derivative, praktike dhe sovjetët i quanin "internalizim i shtetësisë nacionale sovjetike". Me këtë shprehje i nënkuptonin "proceset objektive historike të akumulimit në rritje e sipër të karakteristikave të përbashkëta të formave dhe të metodave të operimit me shtetësinë nacionale të kombeve dhe të nacionaliteteve sovjetike" (USSR Academy of Sciences. vep.cit.f.221). Andaj, është e qartë se me këtë proces synohej formimi i një kombi sovjetik. Ndërkaq, me procesin tjetër, -të internacionalizimit, -që përcaktohej me përmbajtjen e vet klasore, synohej në plan të brendshëm -përmbajtja e njëjtë klasore e kombit të tillë sovjetik, dhe në plan të jashtëm -ambienti i përshtatshëm për ekzistimin politik të kombit të tillë/shtetit sovjetik, eventualisht, formimi i ndonjë imperiumi proletar në krye me BRSS: b) principi i barazisë kombëtare i përmendur më lartë duhej të përcillej me përpjekje për nivelizimin e zhvillimit të tyre ekonomik. Mirëpo, meqë kjo tregohej e pamundshme, sepse lufta për eliminimin e veprimit të ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik (shkencërisht e argumentoi Marksi) e nënkuptonte stagnimin relativ të vullnetshëm të kombeve të zhvilluara ("ndërkaq të fortit me qejf nuk heqin dorë nga forca" = Bertrand Russel), atëherë proceset integrative në nivel ekonomik i ngjanin atyre që e bënin përzierjen e popujve: u formuan rreth 19 regjione ekonomike që nuk ishin baras me njësitë autonome. Një regjion i tillë ekonomik ose i përfshinte disa sosh (njësi autonome) ose një njësi autonome ndahej në disa regjione ekonomike. Në këtë mënyrë, regjionalizimi ekonomik në të vërtetë ishte në funksion të proceseve integrative sovjetike, dhe jo aq në funksion të qëllimeve ekonomike. Kjo bëri që Kennan-i të konstatonte se ekonomia e popujve jo-rusë, e sidomos e atyre jo-sllavë, ishte e lidhur me rusomëdhenjtë.: c) Proceset e tilla integrative përkraheshin edhe me zhvillimin e lidhjeve reciproke kulturore të kombeve dhe të nacionaliteteve sovjetike. Lidhjet kulturore e "reflektonin unitetin e interesave të njeriut punues të të gjitha nacionaliteteve", andaj, sipas Sovjetëve "nuk është thjesht e arsyeshme që të shquhen faktorët etnikë dhe të bëhen çfarëdo ndryshimesh në format e shtetësisë nacionale Sovjetike" (vep.cit.f.190). Ndërkaq, kundërthënien midis shtetësisë nacionale (që e presupuzon principin territorial- kombëtar dhe forcimin e elementeve nacionale në federatën Sovjetike) dhe të kategorisë një komb/një shtet, duhej ta zbërthente aplikimi i principit të centralizmit demokratik me të cilin rregulloheshin interesat e ndryshme nacionale dhe esenca klasore e shoqërisë sovjetike në ndërtim e sipër. Se si dukej në praktikë zbatimi i këtij principi (centralizmi demokratik) s'ka ndonjë nevojë të komentohet. U pa nga vetë ndryshimet në linjën e përgjithshme politike gjatë zhvillimit socialist të BRSS; d) Metodë tjetër me rëndësi për avancimin e proceseve integruese ishte dhe akoma është përdorimi i gjuhës ruse si lingua franca e nacionaliteteve sovjetike. Përdorimi i rusishtes në rend të parë zbatohet në organet e shtetit: "Organet e shtetësisë nacionale, -siç thonë sovjetikët, -gjithnjë e më tepër e përdorin jo vetëm gjuhën amtare të nacionaliteteve indogjene, por gjithashtu edhe rusishten si mjet të komunikimit. Ky funksion bi-lingual i organeve të shtetësisë nacionale është trend i rëndësishëm për internalizimin e mëtejshëm të formës nacionale të shtetësisë së popujve të BRSS". Fjala internalizim këtu e ka kuptimin e akceptimit vullnetar të rusishtes si lingua franca të nacionaliteteve të ndryshme, por edhe kuptimin e akceptimit të natyrshëm, të paimponuar, të ngritur në nivel gati të gjuhës amtare, për nacionalitetet jo-ruse. Në këtë mënyrë, zhvillimi i bi-linguizmit të nacionaliteteve sovjetike shndërrohet në "proces të natyrshëm të zhvillimit linguistik të popujve sovjetikë" (vep.cit.f.188). Kishte, natyrisht, edhe forma të tjera që u ndihmonin proceseve integruese në Bashkimin Sovjetik, por këto ishin më të rëndësishmet dhe nga to nxirreshin edhe të tjerat.

Populli /kombi/-shtet Sovjetik


Thelbin e proceseve të këtilla integrative e përbënte ligji i "lulëzimit dhe i afrimit" të popujve, të cilin Sovjetikët e cilësonin si jashtëzakonisht pozitiv: "Procesi i zhvillimit të shtetësisë nacionale-thoshin ata -është në rend të parë i determinuar me interakcionin e dy ligjeve të përgjithshme: e para, me lulëzimin e mëtejshëm dhe gradual të kombeve Sovjetike, dhe e dyta, me zhvillimin e përgjithshëm dhe me përmirësimin e demokracisë socialiste gjatë ndërtimit të komunizmit" (vep.cit.f.183). Veprimi i këtij ligji i nënshtrohej prioritetit të klasores mbi nacionalen dhe të internacionales mbi nacionalen. Sa i përkiste aspektit nacional të çështjes (principi i formacionit nacional-shtetëror), ai e nënkuptonte vetëm faktin se "një territor i caktuar integral duhet të jetë i banuar në mënyrë kompakte me anëtarët e ndonjë nacionaliteti të caktuar (ndonjëherë me dy ose tri nacionalitete të tilla), që mund të formojnë, qoftë shumicën relative, qoftë atë absolute, ose pak a shumë, një pjesë të rëndësishme të popullatës". Mirëpo shteti, sipas teorikëve sovjetikë, nuk mund të formohet, e as të ekzistojë vetëm me këtë kusht; principi nuk mund të zbatohej në mënyrë të njejtë, si në socializëm ashtu edhe në komunizëm, ku tani një kohë të gjatë "veproi procesi i natyrshëm progresiv i forcimit të mobilitetit dhe i ngritjes së natyrës multinacionale të popullsisë nëpër republika dhe çarqe"(ibd.) Në këtë mënyrë bëhej e qartë se shteti Sovjetik e synonte krijimin e një kombi të vetëm sovjetik. Sigurisht nën presionin e shembullit amerikan, ku pohohej se tashmë ishte krijuar një melting pot (kazan tretës) për pjesëtarët e kombeve të ndryshme që jetonin atje, teoria dhe politika sovjetike bukur heret, qysh në vitet 60, u ngut të konstatojë se populli /kombi/ sovjetik tashmë ishte formuar. Çfarë ishte populli sovjetik sipas këtij konstatimi? "Populli Sovjetik -pohon Akademia e Shkencave të BRSS -në rend të parë, është një kolektivitet integral socialist (faqe 20 rreshti 5, -fjala e dytë e palexueshme) i cili i ka karakteristikat e përbashkëta të jetës së vet ekonomike, politike, ideologjike dhe shpirtërore dhe e ka përbashkësinë e interesave dhe unitetin e qëllimeve që realizohen si rezultat i aktiviteteve të përbashkëta të anëtarëve të barabartë të këtij fenomeni. Në rend të dytë është bashkësi social-klasore që karakterizohet me përbashkësinë e jetës ekonomike, strukturës sociale, të sistemit shoqëror-politik, ideologjisë marksiste-leniniste, me përmbajtjen socialiste të kulturës, me mënyrën e jetesës dhe traditat, me psikologjinë nacionale, me lingua franca të përbashkët dhe me vetëdijën e përbashkët mbi përkatësinë e vetëm një atdheu unik dhe një bashkësie të re historike. Në rend të tretë, populli sovjetik është një etnitet unik i formuar prej llojllojshmërisë nacionale dhe prej kombeve, nacionaliteteve dhe grupeve të ndryshme nacionale" (vep.cit.f.219). Populli i tillë sovjetik i mbështetur nga shteti sovjetik në të vërtetë e përbën kombin/shtet sovjetik ose së paku, synimet e qëllimit të tillë në realizim e sipër. Nga ato nuk u hoq dorë as me ndryshimet demokratike në Bashkimin Sovjetik. Aq më tepër, në BRSS llogaritet se me to mund të pritet forcimi i kësaj tendence.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:07

Kritika e thelluar-aspekti teorik


Parashtrimi i tillë i metodave dhe i instrumenteve për realizimin e zhvillimit kardinal të politikës dhe të teorisë politike -komb/shtet sovjetik, nuk është bërë me qëllim që të quhet si utopik e as përpjekjet për zgjidhjen e çështjes nacionale atje nuk do të cilësohen si kamuflim ideologjik. Tek e fundit, shumë teorikë jshtë BRSS megjithatë konstatojnë njëzëri se rusët, duke e tentuar asimilimin e të tjerëve, morën nga ata, (d.m.th. nga nacionalitetet jo -ruse), shumë veti kulturore. Ndërkaq, në tendencat e tanishme pa dyshim është e pranishme edhe frika për të ardhmen e largët, kur shtimi demografik i popullsive jo-ruse eventualisht mund t'i "gëlltisë" rusët, pikërisht si në Indi, ku pushtuesit eventualë, gati gjithmonë shndërroheshin në të pushtuar dhe asimiluesit në të asimiluar. Mirëpo, tani për tani, këto gjëra ndodhen larg realitetit të mundshëm. Synimet e tilla për formimin e kombit/shtet sovjetik nuk cilësohen si utopi e kamuflazhë, për shkak se proceset atje akoma nuk kanë përfunduar, ndonëse duken qartazi të dështuara dhe për shkak se synimet për realizimin e qëllimeve të tilla janë njësoj prezente edhe tek pala tjetër siç u pa nga teoritë e parashturara të proveniencës përendimore dhe kudo në botë. Ndryshimet e preferuara në Evropë nuk e vënë në pyetje qëllimin, por vetëm metodat. Sa i përket qëllimit, komunistët e besonin lindjen e ardhshme të parajsës komuniste dhe për aq mbetën të mashtruar. Ndërkaq të tjerët i besuan metodat, qëllimin e nënkuptonin, dhe nuk e lodhnin mendjen me përmbajtjen e tyre (thelbësisht të njejtë). Moslodhja e mendjes për inteligjencien e kombeve të vogla është një luks që kushton shtrenjtë. Për këtë shkak, vërejtjet nga aspekti i kritikës së thelluar të aspektit teorik të çështjes ndoshta do t'i ndihmojnë mendimit të drejtë.

Teza mbi prioritetin e klasores në raport me nacionalen, e cila esencialisht do të thoshte se zhvillimi i përgjithshëm i kombeve dhe i nacionaliteteve Sovjetike, në pikëpamje të formës ishte nacional dhe në pikëpamje të përmbajtjes -socialist, d.m.th. klasor, e gjente mbështetjen e vet në teorinë marksiste. Mirëpo teoria marksiste këtë teori e kishte vënë në kontekst të qëllimit revolucionar: proletariati si subjekt -bartës i revulucionit, kudo ishte njësoj dhe kudo e kishte qëllimin e njejtë-përmbysjen e borgjezisë. Proletariati, megjithatë, këtë funksion mund t'a kryente vetëm si klasë e kombit të vet. Konstituimi si klasë e kombit të vet nuk e nënkuptonte formalizimin e vetive kombëtare, relativizimin e interesave të veta kombëtare dhe nënshtrimin e tyre ndaj interesave të tjera (internacionaliste), por arritjen dhe realizimin e atyre interesave me luftën e përbashkët të klasave, në suazat e kombeve individuale dhe në ambientin e përbashkët ndërkombëtar. Në frymën e teorisë së vet, sovjetikët i ndihmonin lëvizjet revolucionare të Botës së III-të, por gjithnjë në kontekst të kujdesit për reakcionin e palës tjetër (amerikanëve), i favorizonin grupet e caktuara por ndihma e tyre rrellëherë ishte në nivel të nevojave reale. Ndërkaq, në plan të brendshëm, në kushtet kur proletariati e kishte marrë pushtetin, theksimi tej mase i klasores e kishte për qëllim shpejtimin e proceseve integruese në kuptim të asimilimit të shpejtuar e jo të tretjes së vullnetshme të tyre siç shpjegonin sovjetikët. E presupozonte ekzistimin e një qendre dhe të një administrate të centralizuar, formimin e një kombi/shtet me një gjuhë të vetme - rusishten, në fillim si lingua franca, e më vonë si gjuhë e vetme për të gjithë

pjesëtarët e të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve sovjetike; e nënkuptonte një botë ku rusishtja do të dominonte si gjuhë e vetme komunikimi ose së paku do të shtyhej baraz me anglishten; një imperium proletar rus në suaza të planetit, që ishte pikërisht e kundërta e ëndrrës anglosaksone: imperiumi borgjez anglosakson me sundimin e anglishtes. Rusët, me fjalë të tjera, nuk e luftonin imperializmin me qëllim të çrrënjosjes së eksploatimit, por me qëllim të barazimit me të. Socializmi nuk u konsiderua qëllim në vete, e as për dobi të njerëzimit, por vetëm instrument i forcimit të interesave vitale të kombit rus të shkrira në interesat vitale të shtetit sovjetik. Kjo gjë, sikurse dhe te pala tjetër, e vërteton tezën se sistemet e mëdha të mendimit gjithmonë janë globale, dhe nuk kufizohen në suaza nacionale, e as regjionale. Mbeten humane për aq sa mund t'i shërbejnë njerëzimit në përgjithësi, dhe jo vetëm kombeve të veçanta, ose po qe se tregohen humane për këto të fundit, mund të jenë të dobishme edhe për njerëzimin, por jo duke e tretur individualitetin e popujve dhe të kombeve.

Në çastin kur marksizmi në BRSS dhe në vendet e real-socializmit dhe të socializmit në përgjithësi, detyrimisht ishte shndërruar në teori sunduese të shoqërisë së dhënë, revulucionariteti i saj (i teorisë) doemos duhej të reduktohej në komponentën e ndërtimit socialist, d.m.th. në të kuptuarit e këtij realitetit (politik) si vazhdimësi e revulucionit. Përndryshe, po të mbetej vetëm si teori e pushtetit, sikurse që ndodhi, do të shndërrohej në teori të status-quo-së politike. Do t'i ngjante, siç i ngjau, teorive të tjera globale (krishterizmit, islamizimit), të cilat e ndanë fatin e njejtë të transformimit prej teorive revolucionare në ato të status quo-së. Do të dështonte nga domosdoshmëria e zhvillimit të proceseve shoqërore dhe duket se dështoi: Bota e mileniumit që vjen nuk mund të jetë botë e atij që na braktis.

Mirëpo, proceset shoqërore askund nuk u zhvilluan në mënyrë lineare; askund nuk përfunduan në mënyrë kategorike, të pastër; askund nuk u zhdukën pa gjurmë. Andaj, ato vazhdojnë të koekzistojnë; të thyhen ndër vete; të papërfunduara dhe pa mundësi që të përfundojnë përfundimisht. Mençuria konsiston në faktin që të ndihmohen mendimet dominante që e çajnë rrugën përpara dhe e zhvillojnë shoqërinë në tërësi.

Rusët dhe sindromi i sigurisë


Në plan të politikës së jashtme, insistimi mbi prioritetin e klasores përkundrejt nacionales doemos duhet vështruar në kontekst të mundësive për realizimin e një qëllimi të tillë. Mundësitë e një shteti të madh janë gjithashtu të mëdha. Për këtë shkak teza e këtillë deomos paraqitet në funksion revulucionar-ekspanzionist në plan të jashtëm (imperium proletar) dhe në funksion të forcimit të Unionit Sovjetik, në plan të brendshëm;- të ekzistimit të një qendre të caktuar, të një force drejtuese-shtytëse. Teoria sovjetike, në kontekst të këtij konstatimi, e theksoi rolin e veçantë të kombit rus në formimin, por edhe në konsolidimin e Unionit Sovjetik. Ajo e bënte këtë sepse, sipas saj, Revolucioni i Tetorit kishte shpërthyer më parë në Rusi, e pastaj ishte zgjeruar edhe tek të tjerët, sepse kombi rus, në Rusinë Cariste, kishte qenë më i zhvilluari dhe zhvillimi i tij i kishte ndihmuar edhe të tjerët, dhe sepse kishte pasur merita kolosale në mundjen e fashizmit gjatë Luftës së II-të Botërore. Të gjitha këto fakte, nga aspekti i qëllimit të sotëm, mund të kontestohen, por mjafton të konstatohet se teoria sovjetike që e pretendonte mbështetjen në marksizëm, në këtë mënyrë kishte rënë në pozitat e teorive mbi maksimalizimin e fuqisë: krijimi kombit/shtet sovjetik; proceset e përshkruara integruese; rusishtja si lingua franca etj. e kishin vetëm një drejtim -atë të rusifikimit të nacionaliteteve të tjera sovjetike dhe asimilimin e tyre e jo atë të forcimit të identitetit të tyre dhe as të zhvillimit. Shoqëria e përzier sovjetike rusët i kishte bartës të saj, pikërisht si edhe tek amerikanët: shoqëria e përzier amerikane -anglezët i kishte bartës të saj. Ideologjia komuniste dhe teoria marksiste në këtë mënyrë ishin vënë në shërbim të aspiratave dhe interesave vitale të kombit rus.

Mirëpo në nivel praktik-politik, formimi dhe forcimi i shtetit sovjetik filloi si formim dhe forcim i pushtetit të klasës. Shteti konsiderohej aparat dhune në duart e klasës (punëtore). Në këtë masë roli i ideologjisë dhe teorisë nuk mund të reduktohej tërësisht në kamuflim të interesave ruso-mëdha. Më vonë shteti u konsiderua si aparat gjithëpopullor "i cili i shprehte interesat dhe vullnetin e punëtorëve, fshatarëve dhe intelegjencies së të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve (shih N. Pashiq, Uporedni Politicki Sistemi, Beograd, 1978, f.206), por të cilin e karakterizonte nënshtrimi rigoroz i të gjitha republikave ndaj principit të centralizmit demokratik edhe në ekonomi dhe në të gjitha aktivitetet tjera"(ibd.). Shteti i tillë Sovjetik nuk do të mund të funksiononte pa përfaqësimin, së paku simbolik, të nacionaliteteve jo-ruse në organet e pushtetit. Sipas një tabele që e bënë z. Brzezinski dhe S.P.Huntington (shiko tabelën!), përfaqësimi i nacionaliteteve jo -ruse në organet e larta të pushtetit dhe të PK të BRSS ishte shumë më i ulët se sa pritej. Nga ana tjetër u vu re një rënie konstante e këtij përfaqësimi në krahasim me periodën e Leninit; një disproporcion i madh midis përfaqësimit të kombeve sllave dhe jo-sllave dhe në fund, një tendencë që kombet jo-sllave të përfaqësohen më tepër në organet reprezentative, të cilat cilësoheshin si "organe dinjitoze (dignified), e jo në ato ekzekutive, të cilësuara si institucione efikase të pushtetit (efficient organs of power). Për këtë shkak, ndonëse do të ishte e arsyeshme të besohej se ideologjia komuniste nuk u vu menjëherë në shërbim të interesave shteto-mëdha ruse, ajo ngjau paralelisht me forcimin e organeve të reja, dhe roli i tillë forcohej paralelisht me forcimin e pushtetit. Sipas faktit të rënies së përfaqësimit të nacionaliteteve jo-sllave në organet e larta të pushtetit sovjetik; sipas veprimit të ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik i cili për shkak të logjikës inherente të përmbajtur në të dërgoi në thellimin e diferencave të zhvillimit dhe jo në zhdukjen e tyre, dhe sipas shumë indikatorëve të tjerë, duket se atje komunizmi nuk dështoi befasisht, por qe braktisur gradualisht, dhe pikërisht atëherë kur trumbetohej se kishte triumfuar plotësisht. Ky konstatim është me rëndësi, jo për të kundërshtuar modën (është bërë modë të festohet dështimi i tij), e as për të apeluar kthimin e tij (se nuk mund të jetë i njëjtë), por për perceptimin e drejtë të së ardhmes. Popujt nuk janë kalamaj që vazhdimisht të manipulohen. Vetëdija e tyre është në rritje e sipër dhe ajo do të materializohet si e vërtetë për veten pavarësisht nga forca totalitare e aparatit të shtetit.

Duket sikur përfaqësimi i nacionaliteteve jo-ruse, e sidomos jo- sllave, e ka patur funksionimin përcjellës të eleminimit të vetmisë ruse, të mosmbetjes vetëm, të një sigurimi shpirtëror kolektiv të materializuar si politikë. Paralelisht me forcimin e rusëve si komb, reduktohet përfaqësimi i nacionaliteteve jo-ruse dhe jo-sllave. Sindromi i tillë i sigurimit të rusëve duket të mos jetë i rastit. Lidhet me pozitën e tyre gjeografike dhe gjeopolitike. Dikur vendet imperialiste të Evropës pushtimet dhe zgjerimet imperiale i bënin duke qenë të sigurt në Evropë. Ndërkaq, Rusia Cariste zgjerohej duke e shtyrë vazhdimisht kufirin e vet, përderisa në vitin 1650 (shek. XVII) nuk u konfrontua me Kinën në Azinë Qendrore dhe më vonë, (shek. XIX) në lumenjtë Usur dhe Amur, për të përfunduar në konfrontimin me fuqitë tjera imperialiste në territorin e Kinës (shek. XX). Përpjekjet e saj për të depërtuar në ujërat e nxehta të Oqeanit të Qetë gjatë shekullit XIX dhe gjatë fillimit të shek. XX u kundërshtuan nga Japonezët, nga Kina dhe nga fuqitë imperialiste të Evropës, veçanërisht nga Britania e Madhe, e cila i frikësohej rrezikimit të rrugës për në Indi (koloni e saj). Në këtë mënyrë pati dështuar plani i supozuar se Rusia Cariste e kishte ndërmend të formonte një punkt të ri të perandorisë në Lindjen e Largët dhe të delte në detin e nxehtë kinez (shih Harrison E. Sulisbury, The War Between Russia and China, Pen Books, London, 1969. f.19). Dalja në ngushticën e Beringut (1784) nuk ishte supstitucion për të parën dhe nuk paraqiste rrezik për interesat amerikane, me të cilët, pas blerjes së Alaskës, i ndante ngushtica e Beringut.

Rusia Cariste u formua si shtet dy-kontinental (me kokën në Europë dhe me trupin në Azi): "E ndarë -shkruan një disident Sovjetik, -ajo e stimulon sulmin, por e bashkuar, e stimulon ekspanzionin në të gjitha drejtimet" (shih Vernon V. Aspaturian, The Soviet Union as an Actor in the International System, në Roy C. Macridis, ed. Foreign Policy in World Politics, V-th ed. Prentice-Hall, Inc. Engelwood Cliffs, New Jersey, 1976, f.165). Mirëpo kjo ngjet jo vetëm sepse BRSS i zë dy gjysma të dy kontinenteve, siç mendon Aspaturian, por edhe sepse e posedon pikën kyçe të Euro-Azisë (me regjionin e gjerë rreth Uralit). Duke filluar nga kjo, sigurimi fizik i Rusisë dikur në mënyrë decidive lidhej me hapësirën tokësore që e synonin Aziatikët, si p.sh. sulmi i mongolezëve gjatë shek. XII-të, por edhe gjermanët nga Evropa, me sulmet sukcesive gjatë historisë. Ndërkaq, sigurimi psikologjik lidhej me nevojën për centralizimin e pushtetit shtetëror (faktori subjektiv).

Sipas Halford J. Mackinder (vepra klasike: "Democratic Ideals and Reality", New York, Holt Rinehart and Winston, 1942):
"Ai që e sundon Evropën Lindore, komandon me Heartland-in (Heart land=zemra e dheut), në kuptimin e gjerë -EuroAzia ose ujdhesa botërore; në kuptimin e ngushtë=regjion i gjerë kufitar midis dy kontinenteve i pikasur rreth Uralit); ai që e sundon heartland-in e komandon ujdhesën botërore, dhe ai që e sundon ujdhesën botërore, komandon me botën" (vep. cit.f.150).
Këto botëkuptime ekstreme të determinizmit gjeografik nuk mbetën pa u reflektuar edhe te liderët e nacionalizmit gjerman të cilët "Drang nach Osten-in" e tyre (Depërtimin drejt Lindjes), d.m.th. drejt BRSS, e kuptonin si të drejtë të natyrshme të kombit në ekspanzion (gjermanëve) e të industrializuar pas rivalëve të tyre në Perëndim (Franca, Britania). Mirëpo edhe më herët (qysh në shek. XIX) rivaliteti me gjermanët do të jetë bazë e një miqësie dhe e aleancave të shumta ruso-franceze, por edhe e pretendimeve të herëpashershme për të formuar një cordon sanitair rreth Gjermanisë, dhe i cili do të pretendonte t'i lidhte kombet sllave dhe të zgjatej gjer në Adriatik (Entente-a e Vogël midis dy luftërave botërore), ose si imperializëm carist, të depërtonte në Bosfor dhe mundësisht të vendosej në Stamboll (Konstatinopol) prej nga do t'i kontrollonte Dardanelet (viti-1877 gjer në Luftën e I-rë Botërore).

Pretendimet dhe synimet e këtilla të imperializmit carist dhe kundërthëniet me imperializmat e imperatorive të tjera (britanikët, francezët, më vonë amerikanët në rolin e trashëgimtarit të interesave britanike) u reflektuan edhe në BRSS, por tani ideologjia komuniste ishte më rigoroze; shteti Sovjetik-më i fortë dhe drejtimet e zgjerimit më të theksuara: Stalini e vendosi kontrollin e shtetit sovjetik mbi tërë Evropën Lindore, pos në Jugosllavi, që e humbi në v. 1948, dhe në Shqipëri, në vitet 60. Stalinistët tjerë më vonë e vendosën kontrollin e shtetit Sovjetik në Kubë (ku orthodoksizmi doktrinar i Fidel Castros gërshetohej me orthodoksizmin fetar të grekëve); në pjesë të Lindjes së Mesme (veçanërisht ku kishte orthodoksë, si në Liban e Siri), në Afrikë (poashtu te shtresat sunduese orthodokse në Etiopi) e gjetiu. Në Evropë kontrolli i shtetit Sovjetik mbi Evropën Lindore arsyetohej me interesat e sigurimit të shtetit Sovjetik, por me një fjalor ideologjik komunist, i cili në të vertetë mund të përkthehej si interes i sigurimit të regjimeve komuniste (të cilat ishin të imponuara dhe të cilat nuk i donin popujt e këtyre vendeve). BRSS më vonë nga kjo hoqi dorë. Por prej cilës gjë nuk hoqi dorë dhe akoma nuk mund të heqë dorë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:11

Sovjetizimi i interesave ruse


BRSS sipas Kushtetutës së v. 1977 definohet si shtet unik federativ multinacional ... që e mishëron unitetin shtetëror të popujve, i bashkon të gjitha kombet dhe nacionalitetet me qëllim të ndërtimit të përbashkët të komunizmit (shih Zbirka Novijih Ustava, Savremana Administracija, Beograd, 1979. f.135). Tani atje ndryshimet zhvillohen në drejtim të akceptimit të demokracisë, por ato nuk mund të bëhen duke mohuar menjëherë çdo gjë socialiste, në mos për asgjë tjetër, atëherë për shkak se shtresat e zhvilluara burokratike gjatë viteve të zhvillimit socialist do të duhej t'a mohonin veten dhe vullnetarisht do të duhej t'ia lëshonin pozitat shoqërore dhe shtetërore të tjerëve; do të duhej të krijohej një strukturë tjetër e organizimit shtetëror dhe do të duheshin shumë gjera të tjera. Për t'u arritur këto gjëra në thelb të "perestrojkës" dhe të "glasnostit"-it, do të duhej të ishin revolucioni dhe jo reformat. Andaj, meqë në thelb të tyre janë reformat e jo revolucioni, d.m.th. përmirësimi i raporteve shoqërore dhe jo çrrënjosja e tyre radikale, atëherë mbetet të shihet nëse mund të priten ndryshime në përcaktimin e interesave vitale të shtetit sovjetik. Tani për tani është vështirë të priten ndryshime të tilla.

Duke filluar nga elementet përbërëse të shoqërisë sovjetike, Vernon V. Aspaturian është i mendimit "se BRSS-ja në marrëdhëniet ndërkombëtare është e pajisur (në të vërtetë, e dhuntuar=endowed) me një shumësi identitetesh" (multiple identities) dhe se e "zbulon veten si agregat të pesë personaliteteve të institucionalizuara dhe të ndërvarura: . . . 1) të shtetit; 2) të partisë; 3) të kombit rus; 4) të kombeve jo -ruse (variabël) dhe 5) të bashkësisë multinacionale (vep.cit.f.153). Për këtë shkak, Bashkimi Sovjetik, shkruan Aspaturian "duhet deomos t'i artikulojë interesat e konstituentëve shoqërorë brenda sistemit shoqëror-politik në harmoni me strukturën lëvizëse të pushtetit dhe të prioriteteve. Kjo nga ana e vet, -shton ai, -doemos duhet të koordinohet me kërkesat e nacionaliteteve brenda rendit multinacional sovjetik dhe të harmonizohet me interesat e shteteve të tjera komuniste në nënsistemin ndërkombëtar (d.m.th. brenda vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës), para se të veprojë brenda sistemit të përgjithshëm ndërkombëtar (vep.cit.f.154). Siç është theksuar më herët, përfaqësimi në organet e larta të pushtetit sovjetik i nacionaliteteve jo -ruse nuk ka qenë gjithaq i theksuar, por megjithatë ekzistonte. Dhe nuk ishte proporcionalisht i njëjtë në të gjitha organet qendrore të pushtetit Sovjetik (gati fare nuk i përfshinte organet ekzekutive) . Kjo do të thotë se nacionalitetet jo-sllave nuk luanin ndonjë rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të shtetit. Për këtë shkak, por duke u nisur nga komponenta historike, edhe Aspaturian mendon se BRSS në rend të parë funksiononte si trashëgimtar dhe rojtar i interesave të kombit rus dhe i vlerave të tij. Në këtë kuptim kombi rus bile i ka "universalizuar" normat kulturale të rusëve si norma sovjetike dhe këtë e ka bërë në emër të progresit e jo në emër të rusifikimit të tyre (vep.cit.f.157). Interesat e kombit rus shteti sovjetik gati i ka realizuar në tërësi. Megjithatë, Aleksandër Solzhenjicin pikërisht nga pozita e këtij kombi më vonë do t'a bëjë njerën nga kritikat më të fuqishme kundër sovjetizimit të kombit rus. Në qoftë se fshatarët gjithkund janë bartësit e kombit dhe të kombëtares, e të këtillë, mendon Solzhenjicini, sidomos ishin në Rusi, atëherë pikërisht fshatarët e pasur (kulakët, siç i quajti Stalini) e luajtën një rol të tillë prioritar. Shkatërrimi i dhjetëra milionë kulakëve gjatë kolektivizimit në kohën e Stalinit, por edhe sovjetizimi i rusëve më vonë, kanë ndikuar në humbjen e shpirtit të kombit rus. Solzhenjicini, duke rënë në pozitat e errëta të misticizmit feudal, ua tërhoqi vërejtjen sovjetikëve mbi veprimet e mundshme retroaktive të historisë (shiko artikullin e tij të fuqishëm nga fjalimi famoz në Harvard më vitin 1978). Duke e dëgjuar këtë fjalim një ditë të vrënjtur me re e shi, i ulur mbi shkallët e bibliotekës së Harvardit, e vëreja se Solzhenjicini me mjekrrën e tij të gjatë, të nxiste përfytyrimin e një prifti rus që e kërkonte perëndinë, i vetmuar në horizontin e gjerë të stepes. Këtë fjalim të tij me të cilin i krahasonte sistemet e botoi revista Foreig Affairs, Spring, 1980. Me fjalë të tjera, ajo që me gjenialitetin e shkrimtarit botëror e vërente Aleksander Solzhenjicini ishte e lidhur me frikën instiktive nga sovjetizimi edhe i vetë sovjetizuesve (rusëve). Solzhenjicini e preferonte ri-orthodoksizimin e shpirtit rus dhe jo sovjetizimin e tij. Mirëpo frika e Solzhenjicinit ka të bëjë me sistemin ku artikulimi i interesave nuk bëhet vetëm përmes kanaleve të instaluara të pushtetit, por edhe përmes luftës së brendshme për pushtet. Në kuptimin global, duke e marrë parasysh realitetin teknologjik, nuklear e termonuklear dhe të bartjes interkontinentale të ngarkesave të tilla, qëllimet e politikës së jashtme sovjetike u reduktuan me kohë në maksimalizimin e fuqisë, të prestigjit dhe të pozitës së favorshme ndërkombëtare të vendit, e jo në proletarizimin ndërkombëtar. Konflikti i v. 1948 me Jugosllavinë dhe ai i viteve '60 me Kinën dhe me Shqipërinë, ndikuan në drejtim të kristalizimit të konceptit të sigurimit në BRSS: parafytyrimi mbi rrezikimin permanent të sigurisë së BRSS u zëvendësua me perceptimin e sigurisë permanente, të rrethuar me vende miqësore socialiste, e më vonë edhe kjo u braktis. Siguria tani u mbështet mbi fondin e armatimit; vizioni fiks i Stalinit dhe i stalinizmit mbi koekzistencën midis dy kampeve të papajtushme ndërkombëtare u zëvendësua me akceptimin e rrugës jo-kapitaliste të zhvillimit (që akoma nuk u braktis, por që do të braktiset); doktrina mbi domosdoshmërinë
fatale të luftës qëmoti u braktis në favor të kondominiumit, por edhe të modus- vivende-ve të ndryshme. Me fjalë të tjera, qëllimet universaliste ideologjike i erroduan vlerat e brendshme (sepse nuk mund të realizoheshin). Një ploitikë reale e jashtme e presupozonte ekzistimin e drejtpeshimit midis interesit nacional (në këtë rast sovjetik) dhe universalizmit ideologjik. Gjatë një kohe (prej Kongresit XX të PK të BRSS) një gjë e tillë e mundësoi paraqitjen e dy tendencave në politikën e jashtme sovjetike: 1) të njërës, që nuk hiqte dorë plotësisht nga premisat staliniste të politikës së jashtme dhe 2) tendencës së dytë, që ngulte këmbë në një vlerësim më "nacional" të situatës ndërkombëtare dhe të detyrave të politikës së jashtme sovjetike: "Perestrojka" dhe "Glasnosti" esencialisht janë mbisundim i tendencës së dytë. Proceset integruese të Evropës i ndihmojnë asaj. Mirëpo çështja e inkuadrimit të BRSS në Evropën e Bashkuar është çështje e komplikuar në vetvete, e cila do të zhvillohet varësisht nga ajo se sa BRSS interesat e sovjetizuara ruse do t'i perceptojë si interesa sovjetike e jo ruse, d.m.th. si interesa të të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve të Bashkimit Sovjetik, e jo vetëm si interesa të kombit më të madh ose të një grupacioni kombesh (të kombeve sllave). Pavarësisht nga dëshira që t'i afrohet standardeve Evropiane, Bashkimi Sovjetik nuk është vetëm shtet evropian por edhe aziatik. Edhe po të dojë, ai nuk mund të heqë dorë nga një detyrë ambivalente që i imponohet: si një shtet edhe aziatik, do ta marrë me vete edhe Azinë, apo do të shkëputet prej saj? Me fjalë të tjera, evropeizimi i Evropës e nënkuptonte evropeizimin edhe të Bashkimit Sovjetik, ndërsa evropeizimi i BRSS e nënkuptonte evropeizimin (të përkthyera si sovjetizim) të pjesës aziatike të tij, por në mënyrë indirekte edhe të Azisë. Ky do të duhej të ishte shkaku i vërtetë i shqetësimit të letrarëve sovjetikë si Solzhenicini: do të orientohen për në Evropë apo do të mbeten në Azi? Dy shalqinj është gjë e vështirë të mbahen në një dorë, por kjo u përket sovjetikëve dhe jo neve. Ndonëse konsekuencat e vërteta të tilla do të jenë temë e shqyrtimit në artikujt tjerë që pasojnë mbi Evropën, tani është e udhës të konstatohet se është joserioze të manipulohet mbi dekompozimin e mundshëm të BRSS. Reflektimi i këtyre tezave në Kosovë nuk është në interesin e Kosovës. Ajo ka detyra të tjera që mund t'i realizojë dhe të cilat ajo do t'i realizojë vetëm duke e akceptuar drejt vendin e vet në nënsistemin dhe në sistemin e mendimit dhe të realitetit politik.

Lubjanë, Mars 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:18

5. SHQIPTARËT DHE INTERESAT VITALE TË KOMBIT


(Kumtesë e paraqitur në Simpoziumin Shkencor të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, të mbajtur në Prishtinë në qershor të vitit 1991 me temën: "Shqiptarët dhe Evropa - dje, sot dhe nesër" dhe që në realitet është pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull të përbashkët "Kosova dhe Evropa" )

Shtrirja e problemit


Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme shqiptarët janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Thuhet relativisht për shkak se kjo varet nga çasja dhe definicioni i asaj që nënkuptohet me fjalët popull dhe komb. Po t'i qaseshim problemit p.sh., nga aspekti antropologjik, atëherë shqiptarët do të bënin pjesë ndër popujt mesatarë për kah numri, madje ndoshta ndër popujt mesatarisht të mëdhenj për kah numri, dhe do ta zinin një vend sigurisht jo ndër të fundit. Xheson Klej (Jason W. Clay), një antropolog i angazhuar në studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kombet i definon si "…grupe njerëzish me identitet të fortë kulturor dhe politik që janë të vetëdefinuara dhe të njohura nga të tjerët ... grupe të cilat e kanë ushtruar kontrollin politik të fatit të tyre në të kaluarën (gjer në njëfarë shkalle) dhe të cilat kontrollin e tillë të fatit të tyre akoma e shohin si strategji të mundshme të së ardhmes ..." Për ndryshim nga termat: popull indogjen (grupe distinkte kulturore që e kanë okupuar një regjion të caktuar shumë para ardhjes së imigrantëve ose grupeve koloniste), popull fisnor (tribal), grup distinkt kulturor që e ka ruajtur një ndjenjë të fortë të identitetit, (me gjuhë dhe me kulturë të ndarë nga të tjerët), të bazës territoriale dhe të një organizimi socio-politik të vetëmjaftueshëm që nga koha para krijimit të shteteve moderne; grup etnik (grupe distinkte kulturore brenda shtetit, që e ruajnë identitetin e tyre kulturor duke akceptuar dhe njëkohësisht duke operuar); brenda suazave institucionale dhe politike të shtetit, kombet i ruajnë institucionet e domosdoshme sociopolitike me të cilat e qeverisin veten; mund t'i kenë pushtuar të tjerët ose dhe mund të jenë pushtuar prej të tjerëve, por kufijtë shtetërorë rrallë herë janë shprehje e sipërfaqeve tradicionalisht të okupuara prej kombeve. "Për këtë shkak kohëve të fundit është shtuar termi kombi -shtet i cili reflekton dëshirën për krijimin e identiteteve të reja që korrespondojnë me kufijtë aktualë, por jo edhe të drejtë, politikë. Jason W. Clay pohon se gjatë procesit të formimit të shteteve, brenda tyre u përfshinë edhe rreth 600 milionë njerëz që u takonin kombeve të cilat nuk merrnin pjesë, ose vetëm pjesërisht merrnin pjesë, në kontrollimin e shtetit, por që gjithsesi nuk ishin bartës të tij. Këta njerëz klasifikohen në reth 10.000 kombe, përbëjnë mbi 10% të popullatës botërore dhe u takojnë rreth 30-40% tö sipërfaqes dhe të resurseve të përgjithshme të globit (shih Jason W. Clay,The Ethnic Futur of Nations, Third World Quaterly, October, 1989). Nga këto kombe, vetëm rreth 500 gjer 1000 syresh mund ta mbrojnë veten po të kenë armë. Të tjerat i nënshtrohen rrezikut të eksterminimit, ndërsa shekulli që pason do të vendosë për fatin e përgjithshëm të tyre (ibd.).

Ndërkaq qasja jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb-shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t'u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre.
Në mënyrë të koncetruar dhe në një territor kompakt jetojnë në Shqipëri dhe në viset jugore të Jugosllavisë (Kosova, Maqedonia Perëndimore, në Serbinë jugore /Preshevë dhe Bujanovc/ dhe në Mal të Zi). Viset shqiptare në Jugosllavi gjeografikisht konsiderohen kompakte. Ndërkaq nga aspekti administrativo-politik janë të ndara në katër republika: (Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi) dhe në Shqipëri si shtet-amë. Synimi për një sovranitet shtetëror të republikave në fjalë çështjes shqiptare në Jugosllavi i jep një dimension të ri. E vë atë në kontekst të kërkesës për bashkimin e kombit, ashtu siç e parashtron Akademik R. Qosja (Zëri i Rinisë, nr. 1400-1401, 27 Prill-4 Maj 1991, "Çështja shqiptare dhe Jugosllavia"). Ndërkaq, në këtë punim fillohet nga premisa se Jugosllavia edhe më tutje do të ekzistojë si shtet dhe se kjo gjë nuk e përjashton mundësinë e shqyrtimit akademik të të gjitha varianteve dhe aspekteve të zgjidhjes së çështjes shqiptare në përputhje me synimet, me kohën dhe me mundësitë.
Vlerësimet e përgjithësuara statistikore theksojnë se shqiptarët në Jugosllavi përbëjnë rreth 40% të popullsisë së tërësishme shqiptare. Ndërkaq, duket se popullsia e përgjithshme shqiptare jashtë kufijve të shtetit- amë, Shqipërisë, është më e madhe. Ky fakt ka rëndësi të veçantë politike në radhë të parë për vetë shqiptarët, ndërkaq ai peshon edhe mbi politikën globale të fuqive në Evropë.

Shqipëria viabël


Nga ana tjetër, territori ku jetojnë sot shqiptarët rreth kufijve të shtetit amë, për kah sipërfaqja (mbi 10. 000 km/2. vetëm në Kosovë; X Km/2. në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi), ndërsa po të merrej parasysh edhe territori i Çamërisë (Epiri) në Greqi, do të duhej të ishte mbi gjysma e territorit të Shqipërisë (mbi 28.000 Km/2). Duket qartë se politika globale Fuqive të Mëdha në të kaluarën nuk e përgjysmoi Shqipërinë, siç mund të dëgjohet ngandonjëherë, por e reduktoi në një Shqipëri viabël, siç do të thoshte Arben Puto (shih "Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha", Tiranë, 1978) për interesat e drejtpeshimit të forcave në Evropë. Shqipëria viabël e kishte kuptimin e ekzistimit të një prapavije të mjaftueshme për mbrojtjen e portave detare dhe të aftësisë për mbajtjen e vetes pa shpenzime të fuqive. Mirëpo ajo nuk i përmbushte aspiratat legjitime të popullit shqiptar. Nga ky aspekt mund të thuhet se çështjen shqiptare e krijuan Fuqitë e Mëdha dhe se ato, normalisht, edhe do të duhej t'a zgjidhnin. Mirëpo Fuqitë e Mëdha nuk merren me zgjidhjen e çështjeve të tilla pa patur interesa të veta dhe sidomos jo pa u bërë inicimi i zgjidhjes së një çështjeje të këtillë nga vetë faktori politik shqiptar. Në të kaluarën, duke qenë prezent në vetëdijen politike shqiptare, por edhe objektiv evident i kombinimeve të ndryshme të strategjisë politike të Fuqive të Mëdha, zgjidhja e kësaj çështjeje u aktualizua herë pas here, por akoma mbeti për t'u zgjidhur. Problemi është kompleks dhe i ndërlikuar. Konsiston nga ajo që të dihet se a është e mundshme zgjidhja definitive e çështjes, si është e mundshme dhe në çfarë kohe?

Diaspora shqipare


Jashtë vend-koncentrimit dhe të origjinës së tyre në Ballkan, shqiptarët më së shumti u shpërngulën në Turqi. Ka vlerësime të ndryshme mbi numrin e shqiptarëve në Turqi, por nuk ka shënime të sakta statistikore mbi këtë. Në radhë të parë për shkak se Turqia në regjistrimet e veta statistikore nuk i shënon si të veçantë, por të gjithë ata që nuk deklarohen turq i shënon si të tjerë ose ardhacakë. Të tjerë atje janë edhe kurdët (vlerësohet se janë rreth 12 milionë), kurse ardhacakë janë edhe muslimanët e Bosnjës (numri i tyre vlerësohet prej 500 mijë vetave gjerë në një milion). Megjithatë, në saje të disa iniciativave dhe hulumtimeve të mëhershme shkencore te ne në Kosovë, numri i shqiptarëve në Turqi, të vetëdijshëm për përkatësinë e vet kombëtare, që e flasin gjuhën shqipe dhe që janë të gatshëm që në mënyra të ndryshme t'i mbrojnë interesat vitale të popullit të vet, vlerësohet në mbi një milion veta (më sakt, rreth një milion e dyqind mijë veta). Ky numër gjithsesi mund të kontestohet, por nuk mund të kontestohet historia e tyre 500 vjeçare në kuadër të Perandorisë Otomane (do të ishte, p.sh., interesant të vlerësohet numri hipotetik i shqiptarëve të asimiluar gjatë kësaj periode); nuk mund të kontestohen dyndjet e shqiptarëve për në Turqi: me rastin e luftërave të ndryshme Ruso-Otomane; me rastin e mundjes së armatave turke në Ballkan dhe të tërheqjes së tyre për në Turqi (aleancat anti-osmane të Ballkanit, luftërat ballkanike; Lufta e Parë Botërore; transferimi për në Turqi i "turqëve" grekë nga Çamëria dhe nga viset tjera (viti-1923) dhe tani as që mund të kontestohet shpërngulja e shqiptarëve me presion politik dhe ekonomik në periodën midis dy luftërave botërore dhe në periodën pas Luftës së II-të Botërore). Kur të kihen parasysh këto fakte, numri i sipërpërmendur prej rreth 1.2 milion shqiptarëve në Turqi, bile përkundrejt rrethanave të ndryshme me ndikim në vetëdijen e tyre (p.sh. shkalla e indentifikimit në bazë të religjiozitetit), mund të konsiderohet optimal. Vende tjera të ngulitjes së shqiptarëve janë Evropa Perëndimore, Amerika dhe Australia. Në vitin 1976, derisa ndodhesha në postin e Sekretarit të atëhershëm për marrëdhënie me botën e jashtme, një zonjë nga Australia (drejtoresha e bibliotekës së shtetit nga Victoria) m'u pat drejtuar me lutje që t'i ndihmonim me libra në gjuhën shqipe për lexuesit shqiptarë në Melburne për të cilët vlerësonte se ishin mbi 40.000 veta. Në saje të këtij numri vlerësoja asokohe se në gjithë Australinë do të duhej të ishin rreth 100.000 veta me origjinë shqiptare. Aq më tepër, për shkak se Melburne-i vërtetë ishte njëri ndër qytetet e mëdha, por jo edhe i vetmi qytet i madh australian, dhe për shkak se konsideroja që shqiptarët e shpërngulur nuk ishin njerëz që i përtonin vendosjes edhe në komunitetet më të vogla të Australisë. Ndërkaq për numrin e shqiptarëve në Amerikë janë dhënë shpeshherë vlerësime të ndryshme që sillen prej 100.000 gjer në 500.000 veta. Mirëpo meqë vetëm në qytetin e New York-ut vlerësohet se ndodhen mbi 30.000 shqiptarë nga Kosova, është pak e besueshme se në gjithë kontinentin e Amerikës të ndodhen më pak se 500.000 shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare. Kur këtij numri të shqiptarëve të shpërngulur në vendet anglosaksone dhe në Amerikën Latine i shtohet numri gati i njëjtë i shqiptarëve të shpërngulur dhe të vendosur "përkohësisht" në Evropën Perëndimore, fitohet një shifër gati po aq me rëndësi sa edhe ajo në Turqi. Me fjalë të tjera, popullsia e përgjithshme shqiptare për kah numri nuk është edhe aq pa rëndësi. Në relacion me popujt tjerë të Jugosllavisë dhe të Ballkanit, ajo në përgjithësi nuk është as dukshëm më e vogël dhe as e fundit. Komponenta e tillë të imponon nevojën për zgjidhjen e çështjes shqiptare në pajtim me nevojat për zhvillim dhe për integrimin e vet në Evropë. Shifrat megjithatë u përmendën për të theksuar nevojën e precizimit të tyre të mundshëm në interes të shtjellimit të mëtejshëm të temës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:27

Për një politikë gjithëshqiptare


Me siguri duke i marrë parasysh edhe këto fakte, Peter Prifti, një profesor amerikan me prejardhje shqiptare, në librin e tij «Albania» (botimi i vitit 1978, në Boston, Massachussettes) kur flet për politikën shqiptare, pos Shqipërisë dhe Jugosllavisë (shqiptarët në Jugosllavi) e thekson edhe faktorin e tretë - shqiptarët në Amerikë, dikur të organizuar rreth «Vatrës» së Nolit, më vonë rreth revistës «Dielli» e tani edhe në një lobby të veçantë shqiptar në Kongresin e SHBA. Shqiptarët në Australi, Evropë dhe në Turqi, me përjashtime në kohë, para vitit 1981 duket se nuk mund të ushtronin ndonjë ndikim të veçantë në politikën e qeverive të vend-qendrimit të tyre dhe vështirë se mund të flitet për ta si për ndonjë faktor kontinuitiv në mbrojtje të interesave politike gjithëshqiptare. Tani mërgata shqiptare në përgjithësi duket se me të drejtë konsiderohet si një faktor i veçantë politik që mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Zgjerimi i demokracisë në tërë Evropën këtë gjë do të duhej ta mundësonte më tepër, me kusht që të ketë kujdes për mosimponimin e zgjidhjeve të ndikuara nga vend-qëndrimi i tanishëm i tyre. Shqiptarët e diasporës shqiptare, me fjalë të tjera, nuk mund të jenë bartës eventualë të një politike gjithëshqiptare. Ndërkaq Shqipëria, për shkak të peshës politike që ka shteti në suaza ndërkombëtare politike, nuk mund të jetë bartëse e një politike që mund t'a rrezikonte cilësimin e vet si politikë që i cënon normat ndërkombëtare juridike dhe politike të sjelljes së shteteve. Këto norma, pavarësisht nga ndryshimet në Evropë, akoma janë në fuqi.

Nga ana tjetër, në qoftë se me nocionin komb nënkuptohet përmbajtja anglo-saxone e tij, d.m.th. kombi i konstituuar si shtet (nation-stat) atëherë do të ishte fare e natyrshme dhe e logjikshme që Shqipëria të jetë bartëse e një politike gjithëshqiptare, sikundër që është e natyrshme dhe e logjikshme që shumica absolute e shqiptarëve të diasporës shqiptare ta synojnë qëllimin e bashkimit, por duke mos e rrezikuar ekzistencën e vet si komb, dhe të shtetit amë -Shqipërisë. Në këtë kuptim mund të flitet për interesat vitale të kombit: a) të ekzistojë si komb; b) si komb i konstituuar në shtet -Shqipëri, dhe c) të bashkohet. Në thelb të definimit të një politike eventuale gjithëshqiptare ndodhet pikërisht komponenta e bashkimit, por gjithnjë duke mos e vënë në pyetje ekzistimin e Shqipërisë si shtet-thelb i gjithë shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Andaj, çdo politikë që do të çonte drejt realizimit të qëllimit të tillë mund të cilësohet si politikë gjithëshqiptare. Si një pikësynim ideal, në shqyrtimet serioze politologjike nuk mund të kontestohet. Brenda suazave institucionale dhe normave ndërkombëtare juridike Shqipëria është dhe duhet të jetë bartëse e një politike të tillë.

Si e tillë, d.m.th. si synim gjithëshqiptar, ishte prezent që prej fillimit të vetëdijësimit nacional shqiptar. Luftërat anti-Osmane të Skendërbeut vështirë që mund të zhvishen nga kjo komponentë. Nga ana tjetër, luftërat e shumta Iliro -Romake, nga të cilat veçohen ato të Teutës dhe të Pirros në Epir dhe të Dardanëve me Filipin e Maqedonisë, kishin karakter të mbrojtjes së territoreve të veta, të vetes së tyre dhe të mënyrës së jetesës -komponenta këto me rëndësi të shtetësisë dhe jo të fisnisë. Një nga teorikët e mëdhenj amerikanë -Hans J. Morgenthao (shih "Shteti dhe interesat vitale të kombit") vë re se kombet formohen në raport me të huajt. Në qoftë se kjo vërejtje është e saktë (nuk ka ndonjë arsye që të mos jetë e saktë), atëherë së bashku me procesin e formimit të shtetit, historikisht është ngadalësuar edhe procesi i vetëdijësimit nacional. Ka mbetur gjuha si element kontinuitiv i kombit. Historia shqiptare duket sikur dëshmon fuqimisht se gati çdo qoshe e tokës së dikurshme ilire (tani jugosllave) në përgjithësi, e sot shqiptare në veçanti, sikur të kishte pasur një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për romakët, pikërisht sikurse më vonë për bizantinët, turqit, rusët, gjermanët, italianët, francezët etj. Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, d.m.th. gjatë kohës së konstituimit të shteteve nacionale në Ballkan, sërish erdhën në shprehje interesat globale të Fuqive të Mëdha. Në konfrontimin dhe thyerjen e ndërsjellë të interesave të dy grupacioneve të fuqive të mëdha: të Boshtit Tripartitësh (Austro-Hungaria, Gjermania dhe pjesërisht-Italia) dhe të Aleancës (Rusia, -gjer me 1917, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe të satelitëve të tyre të instrumentalizuar në Ballkan, erdhi gjer te reduktimi i Shqipërisë në një Shqipëri viabël. Ndër shqiptarët, natyrisht, formimi i Shqipërisë u pagëzua si fitore e madhe e faktorit politik shqiptar. Gjatë Luftës së II-të Botërore, Konferenca e Bujanit, me rezultatet praktike të luftës, u vu në kontekst të një potezi taktik-luftarak të aleatëve të luftës, meqë aleatët kryesorë (Churchill-i dhe Roosvelt-i) qenë marrë vesh që në prag të luftës për ripërtëritjen e Jugosllavisë në kufijtë e saj të paraluftës. Dukej sikur autonomia e pasluftës e Kosovës të ishte, pos tjerash, edhe një si kompromis midis qëndrimeve të Kominternës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe qëndrimeve të padefinuara të qeverive anglo-saxone që ndikoheshin nga grekët dhe nga qeveria mbretërore jugosllave në ekzil për copëtimin e Shqipërisë midis Veriut dhe Jugut. Kjo gjë më pastaj, në kontekst të interesave globale të superfuqive, rezultoi në forcimin e autonomisë së Kosovës (viti 1974) dhe në kërkesën për konstituimin e saj si Republikë e barabartë me të tjerat në Jugosllavi (viti 1981). Ndërkaq, në Shqipëri, pas prishjes me Kinën, rezultoi në një izolim dhe bllokadë të lidhjeve politike me botën, duke u distancuar njësoj si nga njëra, ashtu edhe nga superfuqia tjetër.

Konteksti jugosllav i Republikës së Kosovës


Republika e proklamuar e Kosovës me Kushtetutën e Kaçanikut natyrisht nuk ishte zgjidhje definitive e çështjes shqiptare. Republika e Serbisë e refuzon njohjen e Republikës së Kosovës si ndërprerje dhe shkëputje e lidhjeve me të, por edhe si vazhdimësi të sundimit të po atyre forcave titiste. Në kontekst të konfederalizimit eventual të Jugosllavisë sipas modelit Kroato-Slloven, një Republikë e Kosovës me status konfederal brenda bashkësisë jugosllave, për rezonimin e tanishëm politik të Serbisë është e papranueshme. Serbia gjithashtu ka shprehur mospajtim kategorik me Republikën e Kosovës të barabartë me të tjerat në një federatë të modernizuar jugosllave. Nga ana tjetër, një koncept i tillë për zgjidhjen e krizës jugosllave, në pjesën veri-perëndimore të vendit u cilësua si "Serbosllavi" dhe Republika e tillë e Kosovës, së bashku me konceptin e federatës së modernizuar (APJ, Serbia, Mali i Zi), duket se do të refuzohet me qejf edhe nga këto pjesë të vendit, edhe për shkak se në barazpeshën eventuale midis Veriut dhe Jugut jugosllav, ajo do të rëndonte në jug për shkak të problemeve të zhvillimit me të cilat ballafaqohet. Tani për tani konfrontimi në mes të këtyre koncepteve në nivel jugosllav akoma nuk ka përfunduar. Duket sikur paraqitet rreziku real që të përfundojë në një luftë qytetare me përmasa të gjëra brenda Jugosllavisë dhe në dezintegrimin e saj të tërësishëm. Mirëpo një gjë e tillë mbetet për t'u parë. Objektivisht gjërat janë shumë më të komplikuara se sa duken në jashtësinë e tyre: 1) sepse Jugosllavia u krijua si shtet edhe me synimet e brendshme të forcave të caktuara brenda popujve të saj dhe u konfirmua si e këtillë edhe në Luftën e II-të Botërore; 2) sepse proceset e bashkimit të Evropës duket se nuk do ta synojnë dezintegrimin e aktorëve të saj. Suprimimi i kufijve në gjithë Evropën është tendencë e pashmangshme. Mirëpo, tani për tani, ndërkaq nuk dihet se sa do të zgjasë kjo tani për tani/, një gjë e tillë, po qe se do t'a përfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, do të rezultonte në instancën e fundit në mbisundimin e sllavizmit (rusëve) në të, dhe me një gjë të tillë ka pak gjasa se do të pajtoheshin edhe fuqitë e tjera Evropiane , dhe 3) për shkak se një përzierje e tillë e pakontrolluar në Evropë, në aspektin social do të shkaktonte konsekuenca që nuk mund të parashikohen. Për këto shkaqe me siguri të plotë mund të konstatohet se njëra nga cilësitë kryesore të ndryshimeve të gjertanishme politike në Evropë, por edhe e atyre që do të pasojnë, pavarësisht nga mënyra e manifestimit të tyre, është zhvillimi i tyre i "dozuar", nën kontroll, por edhe kontrollimi i orientimit të tyre social, pluralizmi politik, sistemi shumëpartiak, parlamenti, zgjedhjet e lira, do të duhej ta amortizonin tehun e mprehur politik që ka rezultuar si pasojë e pakënaqësive të grumbulluara me decenje të tëra. Kjo gjithmonë do të thotë se ndryshimet në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë edhe Jugosllavinë e Shqipërinë, janë duke u zhvilluar së paku jo me kundërshtimin e subjekteve të dikurshme politike të këtyre shteteve. Nga një aspekt i përgjithshëm i shqyrtimit të gjërave mund të thuhet se të gjitha këto shtete e synojnë arritjen e efikasitetit të sistemit pa e dëmtuar fuqinë e vet të brendshme dhe pozitën ndërkombëtare. Pozita ndërkombëtare e BRSS, p.sh., mbështetet në strukturën e krijuar socio-politike (pozita prioritare e rusëve në raportet ndërnacionale); në shtresën e priviligjuar të tekno-menaxherisë, të oficerëve të policisë dhe të armatës dhe në armatimin nuklear -raketor. Nga ky aspekt shthurja e Traktatit të Varshavës duket më tepër braktisje, dhe nuk do të thotë dobësim me rëndësi i pozitës ndërkombëtare të BRSS. Për këtë shkak dhe për shkaqe të tilla, ngjarjet e tanishme në Jugosllavi, dhe reflektimi i tyre në Republikën e Kosovës, duket se e kanë për qëllim ri-rregullimin e raporteve të brendshme politike dhe jo dezintegrimin e tyre. Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe ndryshimi e objektivave të politikës së jashtme të SHBA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:31

Motivet e ndryshimeve politike


Në vlerësimin e motiveve për ndryshimin e objektivave të politikës së jashtme të SHBA dhe në nënyrë indirekte të ndryshimeve të tanishme në Evropë, autorët eminentë amerikanë që moti, por tani gjithnjë e më tepër, e theksojnë stagnimin dhe rënien e fuqisë ekonomike amerikane: "Dështimet e ndryshme të politikës amerikane - shkruan Stejnli Hofmën (Stenly Hoffmann), profesor me kompetencë i sistemit politik në Harvard, -i kanë rrënjët në vendin që vërtetë e vendos rënien amerikane jo në zgjerimin e tepruar imperial, as në ndonjë rënie katastrofale të figurave agregate të burimeve materiale, por në komponentat e brendshme të fuqisë -kursimi i ulët, investimet e pamjaftueshme produktive, veçanërisht në sektorët kryesorë; në obsesionet e buisness-it me profite afatshkurtra; në sistemin e varfër të edukatës teknike dhe mbi të gjitha, në aftësinë e pamjaftueshme të mobilizimit të resurseve të brendshme dhe jo të prekshme që rezultojnë nga gjendja e keqe e infrastrukturës amerikane (veçanërisht e asaj urbane), rezistenca popullore ndaj tatimeve dhe mungesa e udhëheqjes" (shih Stanley Hoffman, A New World and its Troubles, Foreign Affaires, Fall 1990). Ndërkaq, kur është fjala për stagnimin ose rënien e fuqisë ekonomike amerikane duhet pasur kujdes se nuk është fjala për parametra klasikë të matjes së rritës ekonomike. Në të vërtetë fjala është për ngecjen prapa në konkurrencë me japonezët. Kështu Inman dhe Burton vërejnë se me prodhime të elektronikës konsumuese (p.sh. fonografi, gypat katodialë, radiot, akceptorët televizivë, magnetofonat, tranzistorët, videot, video-kasetat, etj.) kompanitë amerikane në vitet '70 mbulonin rreth 90% të tregut amerikan, por tani mbulojnë vetëm 1-10% të tij. E njëjta gjë, sipas tyre, ka ngjarë me zbulimet e mëvonshme në fushën e teknologjisë, me gjysëmpërquesit (semiconducters) të përbërë nga silikoni, germaniumi apo galium arsenidi; pastaj me superpërquesit (superconducters), me përquesit e elektricitetit pa humbje të energjisë; me TV të definuar lart (high definition TV), një emër që i rrjedh nga qartësia e fotografisë, dhe me ca zbulime të tjera nga sfera e elektronikës. Meqë luftën konkurrente me japonezët (plus Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapuri) rreth vetëm disa prodhimeve me rëndësi nga kjo fushë gati e humbën, amerikanët tani kanë ardhur në përfundimet si vijojnë: 1) se fuqia kompetitive e industrisë amerikane nuk është rrezikuar vetëm në industrinë dhe teknologjinë klasike (p.sh. industria automobilistike), por edhe në atë të avancuar; 2) se problemi nuk qëndron te mungesa e hulumtimeve bazike, fundamentale mbi teknologjinë e avancuar, por te aftësia e aplikimit të shpejtë të zbulimeve teknologjike (përparësia e pushtimit dhe e mbajtjes së tregut); 3) se gjithnjë imponohet si imperative nevoja e riorientimit programor dhe institucional të qeverisë drejt teknologjisë komerciale (term me të cilin përfshihet ndihma e qeverisë në shkurtimin e kohës së nevojshme për aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike në praktikë) /shih Admiral B.R. Inman-Daniel, F. Burton, Jr. Technology and Competitiveness: The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Spring 1990/. Mirëpo gjërat do të mbeteshin të paqarta sikur të ishin të veçuara nga aspekti politik. Interesimi për "përkthimin" e hulumtimeve fundamentale në produkte dhe procese me dobi ushtarake dhe ekonomike në planin politik në SHBA u reflektuan në nevojen për riorientimin e disa objektivave të politikës së jashtme amerikane: nga ato tradicionale (ekcepcionalizmi, antikomunizmi, liberalizmi ekonomik botëror) në ato bashkëkohore, por ende tërësisht të padefinuara. Tani kujdesi tradicional për sigurimin nacional, pos çështjeve të strategjisë politike dhe ushtarake, duhet njësoj të drejtohet në çështje strategjike të ekonomisë: "Atje ku është fjala për teknologji të avancuar nuk është më e mundur të trajtohen si çështje të ndara politike mbrojtja dhe ekonomia". Për dekadën e ardhshme të viteve '90 dhe për më vonë veçohen si me rëndësi të veçantë zbulimet në sferën e: 1) Bioshkencave (Biosciences), të cilat përfshijnë biologjinë molekulare dhe atë celulare. Në qoftë se në gjysmën e parë të shekullit XX zhvillimi i shkencave fizike (teoritë mbi atomin, teoria e Kant-it dhe fizika bërthamore) i kanë ndihmuar kuptimit të natyrës, botëkuptimit mbi materien dhe energjinë, atëherë shkencat biologjike po i ndihmojnë sot kuptimit të jetës: "duke na lejuar të krijojmë forma të ndryshuara (alternative) të jetës; duke e bërë të parëndësishëm dallimin midis asaj që është natyrale dhe sintetike dhe duke ngritur çështje të rëndësishme me implikacione ndërkombëtare rreth të drejtave dhe kufizimeve të tyre të përshtatshme në fushën e pronësisë e të lidhura me "intervenimet në natyrë" (shih Keneth H. Keller, Science and Technology, Foreign Affairs, Fall. 1990). Megjithatë, ajo që zhvillimet teknologjike në këto shkenca i dallon me të parat ka të bëjë me çështje të jetës. Bioshkencat janë të lidhura ngushtësisht me bujqësinë dhe me shëndetësinë, d.m.th. me fusha të një sensibiliteti të madh politik dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme sociale; 2) zbulimet dhe zhvillimet teknologjike në sferën e shkencës mbi materialet (material science) nuk janë më me pak rëndësi. Kjo shkencë i lidh përparimet në hulumtimet solide fizike që kanë për qëllim të kuptuarit fundamental të sjelljes së materies së kondenzuar me prodhimin e materialeve me cilësi shpesh të parëndomta (shiko veprën e cituar më lart). Këto materiale, si p.sh. çipet për përçues elektronikë, tani një kohë janë duke shkaktuar revolucion të vërtetë në prodhimet e idustrisë elekronike; 3) Ndërkaq, ndikim të madh në politkën e SHBA, por edhe të fuqive të tjera, kanë pasur zbulimet teknologjike në sferën e informatave (teknologjia informatike). Kjo teknologji konsiston në të mbledhurit e informatave përmes senzorëve, teknikave imagjinative e telefotografive, pastaj procesimit, deponimit në kompjuterë, dhe transmetimit të tyre përmes rrjetave të komunikimit e radio-lidhjeve. Meqenëse themeli i taktikës dhe strategjisë ushtarake konsiston nga komandimi, kontrolli, komunikimi dhe informimi (C3+1) është e natyrshme rëndësia që i kushtohet zbulimeve teknologjike të kësaj sfere. Ato, d.m.th. zbulimet në këtë sferë, tani e kanë rrezikuar jo vetëm privatshmërinë e individit, por edhe të shtetit.


«Autobusi» i Hoffmann-it dhe konsekuencat e shkencës


Marrë globalisht, avancimet në hulumtimet shkencore-teknologjike kanë rezultuar në rritjen e sovranitetit nacional të shteteve. Në kushtet e lehtësimit të komunikimit midis personave (individëve) është reduktuar shumë aftësia e kontrollimit të shpërndarjes së informatave. Zbulimet shkencore gati nuk është më e mundur që të ruhen për vete dhe të përdoren vetëm në dobi të maksimalizimit të fuqisë së shteteve të veçanta. Informata akoma mund të jetë burim i fuqisë, por fuqia ndahet tani midis shumë subjekteve. Në plan të gjerë, zbulimet në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, për shkak të avancimeve informatike, kanë pasur efekte të dyfishta negative: nga një anë i kanë nxitur orekset dhe aspiratat e të tjerëve për mënyrën dhe për standardin e njëjtë të jetesës (të cilin e shohin në ekranet e TV-së), kurse nga ana tjetër, janë ngushtuar mundësitë e tokës për mbajtjen e civilizacionit (Gaia-hipotezat), sepse në njërën anë është duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse në anën tjetër janë duke u shumëfishuar efektet negative të rritës demografike të njerëzimit. Nga këto dhe nga shkaqe tjera të lidhura me to, si Keneth Keller, poashtu edhe Stanley Hoffmann, Admiral Inman etj., janë të mendimit se humbja e monopolit në udhëheqjen teknologjike dhe ngecja në formimin e infrastrukturës socioteknike, logjikisht do të duhej t'i detyronte ShBA-të të tërhiqen në vete dhe t'i kushtohen arritjes së këtyre objektivave. Mirëpo në ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Në një anë, për shkak të zvogëlimit drastik të kohës së nevojshme për aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike (gjersa dikur për disa zbulime duheshin rreth 40 vjet për t'u aplikuar në praktikë, tani kjo gjë bëhet gati në formë paralele) dhe për shkak të disperzimit të qendrave të diturisë (dituria nuk është më monopol i një fuqie), kurse nga ana tjetër, për shkak të thellimit të diferencave midis Veriut dhe Jugut, të rëndësisë së problemeve që duhen zgjidhur në nivel planetar (Gaia-hipotezat), u imponuan si të domosdoshme: 1) vendosja e një sistemi të ri të sigurimit në Evropë i cili do t'ia mundësonte asaj të merret me problemet e theksuara planetare. Kjo gjë logjikisht ta imponon përfundimin se çështja shqiptare do të duhej të zgjidhej përfundimisht dhe jo vetëm pjesërisht. Sistemi i ri i sigurimit në Evropë do të mund të mbështetej në NATO-n e reformuar e jo edhe më tutje të dominuar nga SHBA-të, në një organizatë evropiane të mbrojtjes dhe në një organizëm të krijuar nga Konferenca mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë; 2) një marrëveshje për forcimin e regjimit për moszgjerimin e armëve nukleare dhe për kufizimin e shitjes së armëve dhe të teknologjisë së avancuar, dhe, 3) të një pajtimi mbi ndarjen e fuqisë midis aktorëve të organizatave ndërkombëtare ekonomike dhe financiare të SHBA, Japonisë dhe Bashkësisë Evropiane. Meqenëse resurset e shteteve të zhvilluara "janë zënë midis nevojave dhe pritjes së popullit të tyre, si dhe frikës prej kaosit të jashtëm" (S. Hoffmann), ato, me qëllim që t'i shmangen këtij kaosi, në botën e organizuar në mënyrë policentrike duhet t'i fusin BRSS dhe Kinën, në qoftë se kjo e fundit një ditë do t'a shndërrojë potencialin e vet të madh në fuqi efektive. Ndërkaq, polet e këtij policentrizmi janë të pajisura me lloje të ndryshme të fuqisë ushtarake (Sovjetikët), ekonomike dhe financiare (Japonezët dhe Gjermanët) demografike, (Kina dhe India), ushtarake dhe ekonomike (SHBA). "Bota i përngjan një autobusi, -shkruan Stanly Hoffmann -shoferi i të cilit, ekonomia globale, nuk e ka kontrollin e plotë të makinës, po edhe vetë është jashtë kontrollit, në të cilin fëmijët -popujt, joshen t'a shtypin qoftë frerin, qoftë gasin, kurse të rriturit -shtetet, janë udhëtarë të brengosur. Një lidhje pasagjerësh ndoshta nuk do të mjaftojë për t'a mbajtur autobusin në rrugë, por akoma nuk ekziston ndonjë zgjidhje më e mirë" (Stanly Hoffmann, vep. cit.).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:37

Gjermanët në kontekst të Evropës


Modeli i Hoffmann-it për rregullimin policentrik të botës tani për tani është vetëm një pikësynim i cili po e drejton gjer diku kahjen e zhvillimit të ngjarjeve në Evropë. Ai është një projekt i zhveshur nga kundërthëniet e brendshme, por doemos e përfshin Evropën si njërën nga shtyllat e policentrizmit në fjalë. Është çështje më vete se a do të mbetet i kufizuar vetëm në Evropë, në raportet e saj me SHBA -të, apo do të zgjerohet për të përfshirë njëmend edhe polet tjera, për të drejtuar bashkarisht botën policentrike. Këto janë çështje ende të paqarta dhe nuk dihet drejtimi i zhvillimit të tyre të njëmendët, por janë çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për përcaktimin e drejtë të natyrës dhe të karakterit të proceseve integrative të Evropës.

Çështja e bashkimit të Evropës, duhet theksuar që në fillim, nuk është aspak ndonjë dukuri e re. Është bërë "çështje e re" pas Luftës së II-të Botërore për shkak të ndarjes së Gjermanisë. Duke mos hyrë në analiza të hollësishme të kësaj çështjeje komplekse tani të përfunduar, mjafton të konstatohet se çështja e bashkimit të Evropës shpesh u identifikua me çështjen e bashkimit të Gjermanisë: "Gjermania është e ndarë, sepse Evropa është e ndarë, -pohonin gjermanët, -dhe Evropa është e ndarë sepse Gjermania është e ndarë". Porosinë politike të kësaj sintagme e shpjegonte Reinischer Merkur: "Die Deutsche Einheit kann niemals ohne und erst recht nicht gegen Evropa errungen werden" (Rheinische Merkur, Oct. 24. 1985). Analitikët politikë të Perëndimit vlerësojnë se ndarja e Evropës zgjati aq shumë për shkak të identifikimit të interesave vitale të shtetit sovjetik me ideologjinë komuniste (shih Rusët dhe interesat vitale të shtetit sovjetik): "...për shkak se - siç shkruan CH.Bertram, -sigurimi i BRSS-së nuk e mbështeste vetëm integritetin territorial të Bashkimit Sovjetik, por edhe atë ideologjik ... prezenca e regjimeve komuniste në Evropën Lindore ishte interes vital i sigurimit të Bashkimit Sovjetik (shih Christoph Bertram, The German Question, Foreign Affairs, Spring, 1990). Duke mos u lëshuar në shqyrtimin e vlerësimeve të tilla, mjafton të konstatohet se BRSS qoftë për shkak të interesave për të zënë vrapin e zhvillimit, qoftë për shkak të ngecjes së tepruar të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të vendit (fshat i madh me armatim modern), por gjithsesi për shkaqe objektive, kah fundi i viteve '80 e ndërpreu lidhjen midis sigurimit nacional dhe konformitetit ideologjik, por gjithnjë duke mbetur superfuqi për shkak të bazës së gjerë industrialo-ushtarake dhe të resurseve të mëdha natyrale e njerëzore; i përkrahu ndryshimet e brendshme në Evropën Lindore; i tërhoqi forcat ushtarake nga këto vende, u pajtua me bashkimin e Gjermanisë dhe me shuarjen e Traktatit të Varshavës. Me faktin e pajtimit me bashkimin e Gjermanisë u pajtua edhe me bashkimin e Evropës. Kulmi i përbashkët i ndërtesës së re të Evropës (M. Gorbaçov) do të duhej t'i mbulonte edhe Sovjetikët. Kjo do të thotë se bashkimi i Gjermanisë nuk u arrit për inat të Bashkimit Sovjetik. Anne -Marie Burley, një eksperte e shquar e çështjes gjermane (Der Deutschen Frage) në Universitetin e Chicago-s në Chicago, Ilionis, e jep një pasqyrë instruktive të luftës teoriko-politike gjermane për realizimin e qëllimit në fjalë. Sipas saj, në Gjermani me kohë u kristalizuan tri koncepte të kësaj lufte: 1) Koncepti tradicionalist, që e përfaqësonin krahu i djathtë i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU); Kristiano-Social (CSU) dhe organizatat e refugjatëve. Franz Josef Straussi ishte portparoli kryesor i tyre. Kërkesat për ribashkimin e Gjermanisë i mbështetnin në përvojën e shek. XIX, në luftën e kohës para Bismarck-ut. Në këtë kohë, siç pohonin tradicionalistët, gjermanët nuk kërkonin një Grossedeutschland në kuptimin e maksimalizimit të fuqisë (për të luajtur rolin e fuqisë së madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare politike), por të kuptimit të vetë shprehjes politike të identitetit kombëtar. Me këtë nuk e synonin mjegullimin e kujtesës për të kaluarën e afërt, por për vënien e saj në kontekst afatgjatë historik. Në të njëjtën kohë i theksonin aspektet juridike të çështjes gjermane, veçanërisht mungesën e marrëveshjes së paqes, duke i përkujtuar në këtë mënyrë Fuqitë e Mëdha vazhdimisht me faktin se çështja gjermane mbetet e hapur. Koncepti tradicionalist insistonte në mentalitetin e viktimës: të jesh gjerman do të thoshte të jesh i vetëdijshëm se i takoje një kombi të ndarë dhe t'a pranoje obligimin për tejkalimin e një gjendjeje të këtillë. Për tejkalimin e kësaj gjendjeje nuk insistonin në ndryshimin e kufijve, por e theksonin ribashkimin e të dy shteteve gjermane në suaza të Perëndimit. Me fjalë tjera, e kërkonin çlirimin politik të Gjermanisë Lindore nga komunizmi që e mbështeste Bashkimi Sovjetik. Në këtë mënyrë çështjen gjermane e vinin në kontekst të politikës së aleatëve të Perëndimit, duke i detyruar t'a konsideronin si çështje të vet politike; 2) Konceptin evropeist e mbështesnin forcat e qendrës (të Djathtës dhe të Majtës politike). Portparoli kryesor i këtij koncepti ishte ministri i punëve të jashtme të gjermanisë Hans Ditrih Gensher (Hans-Dietrich Genscher). Këto në radhë të parë luftonin për bashkimin e Evropës me qëllim të bashkimit të Gjermanisë. Ambicjet e veta i kufizonin në theksimin e nevojës së gjermanëve për liri, pushtet dhe influencë, por jo edhe për një shtet-komb (maksimalizimi i fuqisë) me të cilin mund t'i frikësonin fqinjët. Duke e indentifikuar ndarjen e Gjermanisë me ndarjen e Evropës, rrugëdaljen e kërkonin në theksimin e një identiteti pan-evropian. Ndërkaq, në raportet ndërgjermane e theksonin principin e unitetit dhe të vetëvendosjes, por me atë ndryshim që me të parin e nënkuptonin një vetënjohje kolektive si një popull unik me një identitet historik, gjuhësor, kultural, etnik dhe gjeopolitik, pavarësisht nga diferencat politike, ekonomike dhe sociale. Ndërkaq, në principin e vetëvendosjes nuk e nënkuptonin çlirimin e gjermanëve lindorë nga komunizmi, siç bënin tradicionalistët, por sigurimin e të drejtës për të gjithë gjermanët që lirisht të vendosin për mënyrën e qeverisjes dhe të qeverisë. Marifeti politik ishte i qartë: duke mos i theksuar kërkesat për ribashkim i theksonin vetëm ato që të çonin drejt tij; 3) Koncepti universalist. Ishte koncept relativisht i ri. E mbështeste krahu i majtë i Partisë Social-Demokratike (SPD) dhe të Gjelbërit. I jepnin përparësi vlerave universaliste (si p.sh. paqa) për të cilat besonin se i ngërthenin në vete vlerat e arsyeshme gjermane. Pozita e Gjermanisë në vijën e parë të frontit të ndonjë holocaust-i potencial nuklear në Evropë i kishte bindur në rrezikun real nga nacionalizmi. Për ta çështja gjermane kishte pushuar së qëni çështje politike. Ishte shndërruar në çështje fundamentale nacionale: duke i elaboruar dhe duke i ndihmuar vlerat e reja sociale, politike dhe ekonomike me të cilat do të duhej të formohej struktura pan-evropiane e shoqërisë civile jashtë kufijve territorialë dhe ideologjikë, i ndihmonin gjermanëve t'a transcendonin të kaluarën dhe të shndërroheshin në katalizator të transformimit të rendit ndërkombëtar të periodës së pasluftës në një strukturë të paqes permanente. Paqja për ta nuk ishte vetëm sinonim i sigurisë, por fryt dhe farë e një gjendjeje më të lartë morale dhe intelektuale. Otto Schili (shih Reden Yber das eigene land: Deuteschland), një përfaqësues i tyre eminent, mendonte se gjermanët duhej t'a "kërkonin identitetin e tyre në jetën e lirë spirituale dhe në vendosjen paqësore të universalitetit të intelektit (Geist) dhe të kulturës" (Otto Schily, vep. cit. f. 35). Kjo gjë ishte parakusht për ngritjen e paqes në nivel kulminant, e cila pastaj do t'a mundësonte kthimin e vëmendjes drejt problemeve reale të botës së sotme (p.sh. uria); drejt konsekuencave të panjohura të shoqërisë Evropiane në periodën post-industriale dhe drejt aspektit human të modernizimit të Evropës Lindore: "Identiteti i ri gjerman"- përfundon Otto Schily- "është identitet Evropian, human" (ibd.). Në këtë mënyrë, duke e vënë Gjermaninë në shërbim të idealeve më të larta, universalistët në të vërtetë i shërbenin qëllimit të njëjtë -ribashkimit gjerman, sepse nuk mund të ndërtohej ndonjë Evropë më e mirë, pa eleminimin e problemit gjerman që ishte thelb i saj.

Evropa dialogjike


Sovjetikët, por edhe partnerët gjermanë të Perëndimit, sinqerisht i druanin bashkimit të Gjermanisë. Gjermania e bashkuar do të numëronte rreth 76 milion banorë; do të kishte 1.5 bilion dollarë bruto të ardhura nacionale dhe rreth 660.000 mijë ushtarë (dy herë më tepër se Britania e Madhe). Sovjetikët druanin nga fakti se Gjermania e tillë, fuqi reale industriale-ushtarake, mund të militarizohej, të armatosej me armë nukleare, dhe eventualisht të ndiqte ndonjë drejtim revanshist në politikë. Ndërkaq, për fuqitë tjera, ato të Perëndimit, Gjermania e ribashkuar dukej se do të ishte një partner tejet i madh për të bashkëpunuar me të në mënyrë të barabartë. Ky ishte njëherit edhe shkaku që pothuaj të gjitha rrymat dhe drejtimet e mendimit politik gjerman vazhdimisht e theksonin, qoftë identifikimin e ndarjes së Gjermanisë me ndarjen e Evropës, qoftë universalizimin e vlerave gjermane në funksion të atyre gjithënjerëzore dhe gjithëpolitike. Problemi megjithatë u zgjidh për shkak të gjykimit të shëndoshë politik: edhe pa atë Lindore, RF Gjermane ishte fuqi e madhe ekonomike dhe ushtarake (pa Gjermaninë Lindore numëronte rreth 60 milion banorë dhe merrte pjesë me 26% në aktivitetin e gjithëmbarshëm ekonomik të Evropës) /shih the Economist, Jun 17.1989/. Mirëpo, për t'u siguruar për çdo rast, ribashkimi i Gjermanisë u vu në kontekst të proceseve integrative të Evropës. Mekanizmi që do t'a siguronte një gjë të tillë përbëhej prej:

a) integrimit të Gjermanisë së bashkuar në sistemin politik të Evropës Perëndimore; b) integrimin edhe të pjesës lindore në Paktin NATO. Sikur BRSS të insistonte në të drejtën për mbajtjen e forcave ushtarake në pjesën lindore, atëherë do të duhej të vendoste qeveria Gjermane; c) të transformimit gradual të mekanizmit të Helsinkit (Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian) në sistem të sigurimit kolektiv të Evropës; dhe d) të forcimit të lidhjeve të një Evrope të bashkuar me SHBA, qoftë përmes reformimit të nevojshëm të paktit NATO, qoftë në mënyra të tjera. Në këtë mënyrë Lidhja e pasagjerëve në "autobusin" e Hoffmann-it do të forcohej me Evropën e bashkuar, në të cilin Gjermania do t'a lozte rolin prioritar. Mirëpo, si do të dukej Evropa e bashkuar?

Edgar Moren kur flet mbi këtë çështje është i mendimit se Evropa tani ka arritur të krijojë një civilizacion origjinal të bazuar mbi një kulturë ebreito-kristiano-greko-latine dhe të cilën e karakterizon humanizmi, racionaliteti dhe demokracia. Identiteti evropian është një unitas multimplex (një unitet i të shumtave) gjer te i cili arrihet në saje të parimit të dialogjikës dhe të rekursionit: "parimi ideologjik konsiston në faktin që dy ose më tepër "logjika" janë të lidhura në një unitet në mënyrë komplekse (komplementare, garuese, antagoniste) me ç'rast dyfishmëria nuk humbet në atë që është unike. Kjo do të thotë se ajo që e krijon uniteti i kulturës evropiane nuk është veçse sintezë ebreito-kristiano-greko-latine, jo vetëm lojë komplementare, por edhe lojë antagoniste e këtyre instancave nga të cilat secila e ka logjikën e vet: pikërisht aty qëndron dialogjika e tyre. Parimi i rekursionit do të thotë se proceset gjeneruese dhe regjeneruese duhet kuptuar si zgjedhë të pandërprerë produktive në të cilat çdo moment, komponentë ose instancë e procesit, në të njëjtën kohë është prodhim, por edhe prodhues i momenteve, i komponentave ose i instancave tjera" (shih Edgar Moren, Kako zamisliti Evropu, Sarajevo, 1989). Për ndryshim nga parimi i dialektikës, me parimin dialogjikës dhe të rekursionit, E. Morin dëshiron në të vërtetë të propagojë ruajtjen e identiteteve nacionale në Evropën e bashkuar. Sipas tij, në një Evropë të tillë askush nuk do të humbte asgjë, por të gjithë do të fitonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyFri 10 Mar 2023, 10:41

Epilog: Republika në funksion të bashkimit


Çështja e bashkimit politik të shqiptarëve nuk është e njëjtë me atë të Gjermanisë. Ndryshimet reduktohen thelbësisht në faktin se shqiptarët, për ndryshim nga gjermanët, realisht nuk ishin në gjendje t'i kontribonin krijimit të çështjes shqiptare. Gjatë historisë atë ua krijuan të tjerët. Mirëpo doemos duhet të jenë në gjendje që t'i kontribuojnë zgjidhjes së saj të drejtë. Dhe zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare është bashkimi i tyre në kontekst të proceseve integrative të Evropës. Sot asnjë faktor i pjekur politikisht nuk mund ta kontestojë këtë të drejtë. Si komb i viktimizuar në funksion të barazpeshës midis Fuqive të Mëdha dhe të ruajtjes së paqes (e cila edhe ashtu nuk u ruajt) në të kaluarën, me suprimimin e ndarjes ideologjike të Evropës do të duhej të mundësohej realizimi i interesave vitale të kombit - bashkimi me qëllim të zhvillimit dhe të kultivimit të idenditetit kombëtar, të renditjes në rendin e popujve të barabartë dhe të avancuar në Evropë. Mirëpo problemi i çështjes shqiptare

nuk qëndron te bashkimi, por te rrugët për realizimin e këtij qëllimi. Kur thuhet se bashkimi duhet të vihet në kontekst të proceseve integrative të Evropës, mund të konsiderohet se është thënë gjithçka, por edhe asgjë. Për këtë shkak kërkohet një shqyrtim pak më i thelluar i çështjes.

Në vitin 1981 u shtrua kërkesa për konstituimin e Kosovës në Republikë. Në prapavijën e kërkesës qëndronte besimi se problemi shqiptar në Jugosllavi esencialisht reduktohej në të drejtën për t'u konstituuar si plotësisht i barabartë me të tjerët, si shtet me të gjitha të drejtat idividuale dhe kolektive që i gëzonin republikat (shtetet) në bashkësinë e republikave (shteteve) Jugosllave. Politika zyrtare, atëbotë, kërkesën e tillë e shpalli si kërkesë kontrarevolucionare, duke shpjeguar, ndoshta jo tërësisht pa bazë, se Kosova, me t'u konstituuar në Republikë, do t'a ushtronte të drejtën e vetëvendosjes dhe do t'i bashkangjitej Shqipërisë. Ndërkaq, Republika e Kosovës shihej edhe në funksion të zhvillimit të shpejtuar; të barazimit me të tjerët; të kultivimit dhe të zhvillimit të identitetit kombëtar, por edhe në funksion të zhbllokimit të kufirit me Shqipërinë dhe të rolit të theksuar të Kosovës në raportet Jugosllavo-Shqiptare (shih "Gishti i trashë i Vëllait të madh", dhe "Viti '81 dhe proceset e demokracisë"). Fillohej nga premisa se "përparësitë e këtij solucioni të çështjes shqiptare ishin të trefishta: 1) se nuk do ta shkaktonte acarimin tej mase të raporteve ndërnacionale (ato megjithatë u acaruan); 2) se do të ishte solucion efikas dhe i pranueshëm për të gjitha palët e interesuara, pos për shovenizmin serbomadh; dhe 3) se nuk do t'a lejonte instrumentalizimin as të shqiptarëve dhe as të serbëve në funksion të interesave të huaja globale apo regjionale (shih "Shteti dhe interesat vitale të kombit"). Besohej se e drejta e konstituimit të Kosovës në Republikë, logjikisht do të duhej t'i paraprinte bashkimit të kombit dhe njëherit do të ishte në funksion të stabilitetit politik të Jugosllavisë dhe të Ballkanit në përgjithësi. Përse? Përgjigja është e pranishme në premisën e tretë të citatit të shënuar, por duket se janë të nevojshme edhe ca shpjegime plotësuese.

Nga shembulli i zgjidhjes së çështjes gjermane është e qartë se sanksionimi i saj i plotë kërkohet në kujdesin për moscënimin e interesave të sigurimit të shtetiti sovjetik, ndonëse komunizmi si model i zhvillimit dhe si parakusht i interesave të sigurimit dështoi edhe në Bashkimin Sovjetik. Integrimi i sovjetikëve në "autobusin" e Hoffmann-it, simbolikisht shpreh vazhdimin e njohjes së Bashkimit Sovjetik si superfuqi. Për këtë shkak bashkimi i gjermanëve nuk u bë mbi baza të antisovjetizmit dhe as për inat të Bashkimit Sovjetik. Në analogji me këtë shembull qëndron edhe çështja e konstituimit të Kosovës në Republikë (tani e jetësimit të saj të plotë) dhe çështja e bashkimit, e cila duhet të realizohet në kontekst të proceseve integrative të Evropës, jo për inat, e as përkundër të tjerëve, por sepse ajo (Republika) ishte e drejtë elementare e konstituimit të kombit në Jugosllavi dhe e zhvillimit të tij të barabartë me të tjerët.

Nga ana tjetër, fjala është për bashkimin e Evropës. Në të vërtetë, jo vetëm që e besonin gjermanët, por edhe shumica e analitikëve të tjerë politikë ishin të mendimit se bashkimi i Evropës ishte nus-produkt i nevojshëm dhe i domosdoshëm i ribashkimit të Gjermanisë. Një Evropë e bashkuar, në të cilën fuqia gjermane do të ishte në funksion të interesave të saj (Evropës), e jo vetëm në funksion të interesave partikulare gjermane përmes mekanizmave të krijuar dhe në ndërtim e sipër të bashkëpunimit dhe të forcimit të sigurisë, do t'a frenonte fuqinë gjermane në mënyrë që të mos kërcente shumë përtej mesatares së të tjerëve. Kjo komponentë e Evropës së bashkuar është recidiv i politikës së dikurshme britanike (që të mos lejojë forcimin e ndonjë fuqie në kontinent e cila do të shndërrohej në një rival të rrezikshëm për interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e përbashkët anglo-saxon për strategjinë e ndryshimeve në harmoni me qëllimet globale të politikës së tyre. Ky është gjithashtu çmimi që Gjermania ia paguajti Evropës për të drejtën e ribashkimit të vet.

Historikisht, trojet shqiptare (fjala është për procesin e konstituimit të shteteve në Ballkan), por edhe më gjerë, ishin vend-ndeshjeje dhe vend-thyerjeje i interesave të fuqive të Evropës.

Fakti se populli shqiptar globalisht u nda në dy e më tepër shtete, por në njërin i pavarur, e në tjetrin mbeti në fillim si pakicë kombëtare, e cila në periodën midis dy luftërave botërore kontestohej, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u njoh herë si pakicë, e herë si kombësi, këtë e dëshmon më së miri. Austro - gjermanët e përkrahën formimin e shtetit viabël shqiptar të cilin në bisedat diplomatike e kontestonin rusët, kurse në terren serbët. Pozita e tanishme shqiptare esencialisht është rezultat i thyerjes dhe i kompromisit midis këtyre dy etnikumeve (austro-gjermanëve dhe sllavëve), por edhe i presioneve të mëdha nga jashtë që e pengonin vlerësimin e drejtë dhe real të faktorit ndërkombëtar dhe bile pjekjen e faktorit shqiptar, i cili duhej ta bënte një gjë të tillë në favor të interesave shqiptare. Të tjerët, si Italia, Franca dhe Britania, më tepër mbanin qëndrim pritjeje, duke u marrë në të njëjtën kohë me negociata të ndërsjella, me qëllim të instalimit të interesave të veta. Ato, d.m.th. interesat e tyre, vinin në shprehje paralelisht me rënien e ndikimit gjerman në politikën evropiane, por themelet e vëna në Konferencën e Londrës nuk u lëkundën qenësisht, pos gjatë periodës së luftërave, kur këto troje shndërroheshin në teatër të operacioneve ushtarake, sepse esencialisht, edhe raportet e interesave të fuqive në Evropë mbeteshin të njëjta, pavarësisht nga ndryshimet që i shkaktonin luftërat. "Evropeizimi" i interesave gjermane dhe "gjermanizimi" i interesave të Evropës, duket se tani për tani akoma është mbulesë për vazhdimin edhe për një kohë të caktuar të raportit të njëjtë të interesave. Nga aspekti i raporteve strategjike, "evropeizimi" i tillë i interesave gjermane realisht e shpreh edhe kujdesin, ndoshta në rend të parë këtë, për moslejimin e interesave të shtetit Sovjetik, ose të interesave të sovjetizuara ruse. Është pak e besueshme se rusët do të lëshonin pe edhe nga ky aspekt, përveç atij ideologjik. Për këtë shkak, problemi i tanishëm i proceseve integrative të Evropës konsiston nga përgjigja korrekte që do t'i jepet pyetjes se në çfarë mënyre dhe si do të arrihet "evropeizimi" edhe i interesave të shtetit Sovjetik dhe i rusëve në te? Kjo njëherit e shpjegon edhe intransigjencën serbe, por edhe luhatjen e të tjerëve, si në raportet gjithëjugosllave, poashtu edhe në ato me shqiptarët. Serbët do të dëshironin t'i ruanin tokat e pushtuara në rrethana të tjera historike, si minimum të dhënë për integrimin e tyre në Evropë, me çmimin e provokimit të luftës në Ballkan. Kjo do të thotë se ata shprehin gadishmërinë për instrumentalizimin e vetes në funksion të mosndryshimit të politikës sovjetike ndaj gjithë situatës në Evropë dhe të ruajtjes së statusit prioritar të etnikumit sllav në politikën ndërkombëtare.

Nga ky aspekt, politika serbe natyrisht se e ka të qartë se, së paku në raport me shqiptarët, nuk është fjala për toka serbe. Argumentimi historik në këtë rast është dubioz dhe në instancën e fundit i paqëndrueshëm. Fjala është më tepër për shpresën se, sikurse në të kaluarën, komponenta religjioze e argumentimit politik do t'a luajë rolin e vet në vendimet përfundimtare të rregullimit të çështjes. Politika e Fuqive të Mëdha në Ballkan në të vërtetë u formësua duke qenë e ndikuar edhe prej kësaj komponente. Operacionet luftarake dhe konferencat diplomatike në Ballkan dhe rreth tij Fuqitë e Mëdha i arsyetonin si luftë interesash në Perandorinë Otomane dhe jo si copëtim të tokave shqiptare. Për to formimi i një shteti relativisht të fortë shqiptar me popullsi kryesisht të besimit islamik do të paraqiste, shprehur simbolikisht, një pykë aziatike në tërësinë e krishterë të Evropës. As atëherë dhe as sot komponenta religjioze nuk u konsiderua si relevante për diskutime në argumentimin politik, por kjo nuk do të thotë se ishte më pak prezente në refleksionet dhe në motivet e nxjerrjes së vendimeve politike: "Ekziston një seri kolosale e kontesteve të mundshme tradicionale në një botë, -shkruan Stanly Hoffman, -ku akoma ekziston së paku një ideologji e konflikteve të dhunshme -fundamentalizmi islamik, dhe ku zhdukja ose rënia e ideologjive sekulare e lejon nacionalizmin në pjesën më të madhe të planetit si të vetmin indikator të lojalitetit" (S.Hoffmann, vep.cit.). Me fjalë të tjera, relevanca e këtij faktori në raportet ndërkombëtare politike, për shkak të një vargu motivesh, po sidomos për shkak të burimeve të energjisë, pavarësisht nga avancimet në fusha të ndryshme të shkencës, është ngritur. Andaj, ndonëse shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me fundamentalizmin islamik, është fare lehtë, ndonëse jo korrekte, t'u mvishet ai si hipotekë. Këtë hipotekë nuk mund t'a heqim vetëm duke e theksuar areligjiozitetin e njohur shqiptar, (religjioni konsiderohet si arritje e qytetërimit), por duke u mbështetur në traditën e rrallë të tolerancës fetare, duke e kërkuar vendin e vet në pikat e afërta ose të përbashkëta kristiano-islamike dhe duke e avancuar rolin e vet në afirmimin e mentaliteteve dhe të botëkuptimeve të të dy sistemeve të mendimit religjioz dhe politik.

Në kontekst të argumenteve të theksuara, për politikën globale të fuqive, fakti se jashtë kufijve të shtetit amë ndodhen më tepër se gjysma e popullit, ndërsa në Jugosllavi jetojnë rreth 40% të popullsisë së gjithëmbarshme shqiptare, është një problem që duhet zgjidhur. Mënyrën fatlume të zgjidhjes së tij do të duhej t'a gjenin vetë shqiptarët, por duke mos e rrezikuar paqen, interesat e baraspeshës dhe orientimin global politik. Për këtë shkak përkrahja eventuale e Shqipërisë për bashkimin e tokave shqiptare vetëm nga njëra palë e multipolaritetit (e bëri Gjermania gjatë Luftës së Fundit) ose e bipolaritetit të forcave (supozohet se e bëri Stalini në funksion të anti -amerikanizmit), nga pala tjetër u konsiderua instrumentalizim i Shqipërisë në funksion të interesave globale të palës së kundërt. Në kontekst të proceseve të tanishme integrative të Evropës, bashkimi shqiptar, në mbështetje të ndonjë roli të theksuar eventual gjerman në Evropë, do të thotë bashkim via-gjerman. Ndërkaq, situata e kundërt -përkrahja eventuale e shqiptarëve në Jugosllavi që ta bashkojnë Shqipërinë, dhe jo të bashkohen me Shqipërinë, objektivisht do të thotë bashkim via-Beograd. Kjo poashtu nuk është gjë e re. Ekzistonte si projekt i mundshëm i federatës ballkanike para (vetëm teorikisht) dhe gjatë Luftës së II- të Botërore. Në qoftë se një bashkim të tillë hipotetikisht do t'a mbështesnin forcat ose regjimi properëndimor politik në Beograd, në instancën e fundit, bashkimi i tillë do të konsiderohej si cënim i interesave të sovjetizuara Ruse dhe Serbe me supozimin se një Shqipëri e tillë do t'ishte via-facti anti -Ruse e anti-serbe dhe jo vetëm anti-komuniste. Këmbëngulja serbe që në çfarëdo rrethanash Kosova të mbetet me Serbinë realisht është shprehje e frikës se një gjë e tillë mund të jetë objektivisht e mundshme.

Marrë globalisht që të dy qasjet e bëjnë minimizimin e rolit të faktorit politik shqiptar në përcaktimin dhe në realizimin e qëllimeve të veta nacionale. Për këtë shkak, ngjarjet e vitit 1981 që i karakterizoi kërkesa e theksuar fuqimisht për Republikën e Kosovës, në esencë e nxorën në sipërfaqe pikërisht rolin e këtij faktori. Republika e Kosovës, si do që të duket, mund të konsiderohet zgjidhje e pjesëshme, paliative e çështjes shqiptare. Mirëpo zgjidhjet paliative të çështjeve të mëdha mund të konsiderohen dhe janë cilësi e luftës politike dhe produkt i mençurisë së faktorit politik shqiptar në vlerësimin e tërësishëm të rrethanave, rrugës së zhvillimit të proceseve dhe synimeve përfundimtare të tyre. Objektivat politike shqiptare kanë karakter të të drejtave të natyrshme dhe demokratike dhe jo të maksimalizimit të fuqisë me qëllim të instrumentalizimit të saj në lojën e vjetër të fuqisë dhe të ligjit të xhunglës. Mundësitë tona për të kapur hapin e botës së zhvilluar në avancimet teknologjike, të bioshkencave, të megashkencës, të shkencës mbi materialet, të informatikës etj., janë të vogla por kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga përpjekjet maksimale për tejkalimin e pazhvillueshmërisë në të cilën ndodhemi dhe për krijimin e infrastrukturës së nevojshme që do t'a mundësonte akceptimin dhe aplikimin e inovacioneve nga fushat e përmendura të shkencës, pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta në shekullin e XXI. Andaj, lufta politike për realizimin e kërkesave legjitime është e motivuar nga nevojat reale të popullsisë shqiptare për zhvillim. Ajo nuk është e orientuar në mohimin e nevojave të ngjashme të serbëve. Përkundrazi. Duke u ndodhur në nivele të ngjashme të madhësisë demografike, të shkallës së zhvillimit, të orientimit civilizues, të pozitës historike dhe gjeografike, për kah përmbajtja e brendshme thërret për përfundimin definitiv të raporteve të subordinacionit dhe të dominacionit, kërkon heqjen dorë nga instrumentalizimi i vetes në funksion të interesave të huaja, implikon vënie të raporteve kualitativisht të reja, evitim të ndikimeve negative të huaja

dhe është shpërthim i energjisë së re kreative, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha palët e ngatërruara në krijimin e pengesave për fitorën e së resë. Republika e Kosovës, me fjalë të tjera, pavarësisht nga ajo se kush mund jetë në nivelin institucional bartës i një politike gjithëshqiptare, në rrethanat e dhëna është realizim i njërit prej interesave vitale të kombit. Si e tillë, mund të qëndrojë vetëm në funksion të bashkimit por edhe të forcimit të raporteve të reja në gjithë territorin e Ballkanit, të Mesdheut dhe të Evropës. Këtë rol mund t'a luajë me sukses në kontekst të proceseve integrative të Evropës, që do të kenë konsiderata për të gjithë pjesëmarrësit dhe për gjithë drejtimin historik të zhvillimit të proceseve pozitive.

Krushë e Madhe, 22 maj, 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:22

PJESA II


VITI '81 DHE PROCESET E DEMOKRACISË


Kohëve të fundit në Kosovë duket se dominojnë dy parulla: ajo mbi demokracinë dhe ajo mbi Evropën. Me demokraci mendohet të arrihet në Evropë, ndërsa me Evropë mendohet të kihet demokraci (zhvillim). Duket se që moti është bërë imperativ precizimi i përmbajtjes së tyre dhe shpjegimi më i hollësishëm i raportit të tyre me ngjarjet në Kosovë dhe me synimet e saj. Për këtë shkak, në qoftë se në pjesën e parë të letrës së drejtuar redaksisë së revistës beogradase «Intervju», tentimi i argumentimit teorik, nga aspekti i vetëdijes, sado pak i ka vënë në dyshim paragjykimet mbi atë se ngjarjet dhe kërkesat e vitit 1981 inspiroheshin ekskluzivisht nga RSP e Shqipërisë; në qoftë se teksti i diskutimit nga viti 1981 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë ngjarjet e atij viti i ka vënë në kontekst të lëvizjes botërore konvulzive autonomiste, kurse vetë kërkesën kryesore për Republikë, në kontekst të synimeve natyrale për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, atëherë duket e udhës dhe e drejtë të konstatohet se Kosova nuk mund të stoliset me një demokraci të imponuar nga jashtë; se asaj demokracia nuk i duhet për t'u stolisur (se edhe ashtu është e bukur), e as për të vallëzuar me të. Do t'i duhet, natyrisht, edhe për këto, por jo vetëm për këto, sepse atëherë vështirë që do të arrinte në Evropë. Me fjalë të tjera, Kosova nuk mund të arrijë në Evropë pa një demokraci autentike, të vetëlindur prej saj. Pikërisht për këtë shkak, kjo pjesë e analizës (pjesa e II-të), tenton të koncentrohet në çështjet që kanë të bëjnë me raportin midis ngjarjeve të këtij viti dhe proceseve të demokratizimit të jetës politike në Kosovë. Pa këtë, nocionet «demokraci» dhe «Evropë», nuk mund të kuptohen drejt, nuk mund të kenë përmbajtje adekuate. Vetëm duke i vënë në relacion me ngjarjet e vitit 1981, me tërë kontinuitetin e ndodhive të viteve '80, mund të arrihet gjer te përcaktimi i drejtë, jo vetëm i përmbajtjes së tyre, por edhe i synimeve të mëtejshme të proceseve të tanishme e të djeshme, si edhe i lidhmërisë së tyre me ato procese të demokratizimit që e synojnë një Evropë të përbashkët për të gjithë popujt e saj (që do të jetë temë e pjesës së III-të të kësaj analize). Nga ky aspekt, duket se viti 1981 është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen e drejtë të gjërave dhe të proceseve. Natyrisht, ato mund të lëvizin edhe pa zbërthimin e kësaj nyjeje. Dhe, gjatë historisë, rëndom, vetë ajo i ka zgjidhur nyjet e ngjashme, veçse çmimi rëndom ka qenë tejet i lartë. Është paguar me lajthitje, me ngecje dhe me tragjedi, herë-herë fare të panevojshme, dhe herë-herë tepër të ekzagjeruara. Ndërkaq, ndonjëherë tërësisht e kanë ndërruar kahjen e zhvillimit të tyre, në mënyrë që pastaj historianë të zotë janë detyruar të merren me vlerësimin e asaj se ç'do të kishte qenë më mirë — të mos ishte bërë ai ndërrim i kahjes, apo më mirë që ishte bërë? Dhe historia në këtë pikë doemos do të ishte shndërruar në filozofi dhe filozofia doemos do të çonte në përsëritjen e proceseve të njëjta, me përmbajtje të ngjashme, por

gjithsesi me çmimin adekuat edhe për kohën, edhe për energjinë e shpenzuar materiale dhe shpirtërore.

Dhe qëllimi i këtij shqyrtimi nuk është ta ndryshojë historinë. Po të mendohej një gjë e tillë, do të ishte një prepotencë e padëgjuar dhe e paparë. Mirëpo, megjithë modestinë e domosdoshme, nuk mund të mohohet se kjo analizë e synon kontributin e autorit në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve. Në qoftë se ato procese pa dashjen e tij e kanë përfshirë përpara, e kanë ndrydhur dhe e kanë zhveshur nga subjektiviteti në shoqëri, tani është rendi që proceset të kenë veshë për subjektin dhe ta braktisin verbërinë e spontaneitetit. Me një fjalë, është rendi ta pranojnë edhe kritikën, edhe kontributin qëllimmirë të subjekteve qëllimmira.
Kritikë të tjerë, subjekte të tjera të ndrydhura e të pandrydhura, natyrisht do të pyesin me të drejtë — përse pikërisht viti 1981? Përse jo ndonjë vit tjetër, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjë vit i mëhershëm, të mos ishte nyja pa zbërthimin e së cilës nuk do të ecej përpara? Dhe përgjigja mund të duket arrogante, por në esencë e saktë: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinë. Të gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit të historisë. Do të thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit të proceseve, rritjes së kuantitetit, por kërcimin kualitativ, vetë shndërrimin e kuantitetit në kualitet, e bëri vetëm viti 1981. Jo se ishte një vit mrekullibërës, por sepse pikërisht në atë vit ishin pjekur të gjitha kushtet, ishin akumuluar të gjitha proceset, ishin arritur të gjitha nivelet për shndërrimin e kuantitetit në kualitet, dhe rastësisht i ndrydhi subjektet që nuk deshën të pajtoheshin me ndrydhjen. Po të ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do të kalonte njësoj sikurse edhe vitet tjera.

Rreth ngjarjeve të këtij viti ekziston vlerësimi zyrtar se ato ishin tentim kontrarevolucioni dhe ekziston koha e cila tashmë e tejkaloi një vlerësim të këtillë. Mirëpo problemi qëndron pikërisht këtu: tejkalimi i një vlerësimi të tillë politik me vetë zhvillimin e ngjarjeve në kohë dhe në hapësirë nuk është njësoj me tejkalimin e tillë të vlerësimit në mbështetje të argumenteve kritike. E pra, objektivisht kjo do të thotë ngadalësim i proceseve; shpenzim i panevojshëm i energjisë materiale e shpirtërore, dhe mjegullim dhe zhdavaritje e qëllimeve për realizimin e të cilave zhvillohen proceset. E dyta e bën të kundërtën: i kristalizon qëllimet dhe i hap rrugë zhvillimit të proceseve pozitive shoqërore. Ndërkaq, lajthitja, zvarritja apo devijimi i proceseve, rëndom nuk ngjan për shkaqe spontane, ndonëse edhe kjo nuk mund të përjashtohet, por për të arritur ndonjë qëllim të caktuar, të arsyeshëm shoqëror. Dhe arsyeshmërinë e qëllimeve të këtilla e përcaktojnë subjektet vendimtare të proceseve, por legjitimitetin e tyre historik nuk e përcaktojnë ato, veçse arsyeshmëria historike e qëllimit — idealit, d.m.th. e qëllimit final që e synon tendenca historike e zhvillimit të proceseve. Çdo proces që nuk është në harmoni me këtë tendencë mund të arsyetohet në mënyra të ndryshme, mund të ketë legjitimitet afatshkurtër politik, por nuk mund të ketë legjitimitet historik, e as ta pretendojë atë. Për këtë shkak është i nevojshëm shqyrtimi i ngjarjeve të vitit 1981 në kontekst të definimit të kontrarevolucionit.
Vetë fjala «kontrarevolucion» definohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga tema e shqyrtimit, por definicionet e ndryshme nuk mund ta injorojnë përmbajtjen e këtij nocioni, të përfshirë në «Enciklopedinë politike». Aty ajo definohet si: «aksion i organizuar politik i drejtuar kundër sistemit shoqëror të krijuar me revolucion, kundër fryteve revolucionare, kundër forcave dhe raporteve shoqërore që e synojnë transformimin revolucionar të shoqërisë. Si dukuri shoqërore e kundërt me revolucionin, kontrarevolucioni shënon ndryshimin kualitativ të një gjendjeje shoqërore ose sistemi në drejtim të restaurimit të raporteve të mëtejshme të lëkundura dhe të mënjanuara politike dhe të prodhimit», («Politiçka Enciklopedija, Savremena Administracija». BGD.1975,f.476). Shpjegimi i vlerësimit të kontrarevolucionit në Kosovë më vonë është plotësuar me botime të veçanta mbi problemin e Kosovës. Nga ana tjetër, shtypi me shkrime të vazhdueshme polemizonte njëanshëm me kërkesën dominante të ngjarjeve të vitit 1981. Esencialisht, me një gjimnastikë të veçantë mentale, provohej të argumentohej:

1. se kishte ngjarë tentim kontrarevolucioni dhe

2. se kërkesat dominante të atij viti e synonin përmbysjen e rendit shoqëror.
Për të argumentuar tezën e parë theksohej se ngjarjet e atij viti kishin qenë të organizuara. Varësisht nga këndvështrimi, por më tepër nga orientimi ideologjik i autorit, theksohej se ato i kishte inicuar Beogradi, gjegjësisht Tirana, por gjithmonë përmes forcave pro-rankoviçiste, pro-informbiroiste, pro-staliniste, pro- marksiste-leniniste etj. të Prishtinës, d.m.th., të Kosovës. Pjesëmarrja e konsiderueshme e të rinjve në ato ngjarje relativizohej qëllimisht ose edhe minimizohej, ndërsa vetë autorët e veprave të inkriminuara, në mënyra të ndryshme denigroheshin. Jepnin shënime se gjatë pjesës më të madhe të viteve '80 ishin zbuluar nëntë
(9) organizata bukur të mëdha dhe 83 grupe ilegale që kishin marrë pjesë të drejtpërdrejtë në kontrarevolucion («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990). Spekulohej me mundësinë e shpërthimit të kryengritjes së armatosur dhe me mundësinë e ekzistimit të qendrës së kontrarevolucionit.
Në këtë tekst dhe në momentin e tanishëm nuk është e mundur të shqyrtohet as niveli organizativ e as karakteri i organizimit të organizatave dhe të grupeve të përmendura ilegale. Këtë duhet ta bëjnë ata që i kanë këto shënime dhe atëherë kur do të jetë e mundur që me to të disponojnë edhe të tjerët. Mirëpo është e mundur, madje edhe e nevojshme, që qysh tani, në mbështetje të nevojës dhe të përshtypjeve personale, të jepet mendimi se i përgjigjej apo jo karakteri i organizimit dhe niveli organizativ i tyre përmbajtjes së definuar të kontrarevolucionit?

Në qoftë se forma (organizimi), merret e ndarë nga përmbajtja (aktorët dhe qëllimi), që rëndom fillonte nga treshet (2 + 1, d.m.th. dy veta që nuk dinin për njëri-tjetrin dhe njëri që dinte për dy të tjerët), dhe kjo pastaj rritej me progresion gjeometrik në dhjetëshe (3 x 3 + 1), në qindshe (99 + 1), në mijëshe (999 + 1), atëherë është e qartë se kjo mënyrë e organizimit mund t'i përgjigjej çdo qëllimi, pra edhe revolucionit e jo vetëm kontrarevolucionit. Nga kjo rezulton se është punë e kotë të merresh me ndarjen e formës nga përmbajtja. Me fjalë të tjera, theksimi i nëntë (9) organizatave pak si më të mëdha dhe i 93 grupeve ilegale, vetvetiu nuk e argumentonte tezën mbi ekzistimin e tentimit kontrarevolucionar, e as të kontrarevolucionit. Ashtu mund të argumentohej edhe ekzistimi i të kundërtës së kontrarevolucionit, d.m.th. i revolucionit. Meqë këto dy nocione e përjashtojnë njëri-tjetrin, shihet se argumenti është i pavlerë, sepse me të njëjtën premisë nxirren dy konkludime të kundërta që e asgjësojnë njëri-tjetrin. Në qoftë se kësaj i shtohet edhe fakti se nuk u argumentua ndonjëherë ekzistimi i qendrës së kontrarevolucionit del se argumenti i theksuar nuk është kurrfarë argumenti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:23

Megjithatë, një kohë bukur të gjatë u aludua në qendrën për nxjerrjen e vendimeve politike në Kosovë si qendër të kontrarevolucionit. Dhe, meqë qendra e tillë në Kosovë ishte pjesë përbërëse e qendrave të tjera në vend dhe e qendrës së vendit në tërësi dhe më larg, atëherë dilte se kontrarevolucioni në Kosovë ishte pjesë përbërëse, hallkë nismëtare e një kontrarevolucioni të tërësishëm të vendit në përgjithësi, bile edhe e tërë Evropës Lindore. Pavarësisht nga ajo se në pjesën e parë të tekstit dërguar revistës «Intervju» e theksoja se nuk ma merrte mendja që mund të identifikohej qendra për nxjerrjen e vendimeve politike me qendrën e kontrarevolucionit në Kosovë dhe pavarësisht nga ajo se tani gati tërësisht jam i sigurt për këtë, jo, gjithmonë do të varet nga ajo se çfarë në të vërtetë synohej me zhvillimin e ngjarjeve: restaurimi i raporteve të mënjanuara e të likuiduara politike apo krijimi i raporteve të reja?
Duke u nisur nga pika e njëjtë, tani është e qartë se forca të ndryshme revanshiste dhe antikomuniste e presin restaurimin e raporteve të vjetra, kthimin e fuqisë së humbur gjatë luftës, shërimin e komplekseve të vjetra, dhe shfrimin e pasioneve të ndrydhura me vite. Bile për këtë «festë» të tyre të përgjakshme ato i mprehin thikat, kamat dhe jataganët. Ato e marrin si të kryer kthimin e tyre në pushtet dhe hakmarrjen e tyre të madhe. Komunizmi për to është mundur në saje të kredive dhe mendjes dinake të kapitalit të madh. Meqenëse kurrnjëherë nuk

kanë qenë në gjendje të krijojnë vlera të reja, por vetëm t'i imitojnë vlerat e huaja, t'ua vjedhin kreatorëve për qëllimet e tyre të papastra, ato tani janë të gatshme t'i shërbejnë (gjithmonë dinin ta bënin vetëm këtë), qëllimeve të errëta të forcave të «kohërave të përhimta», të mezokohërave. Ato megjithatë e harrojnë një gjë të vogël por të rëndësishme: se bartësit e ngjarjeve të vitit '81 nuk ishin kontrarevolucionarë e as të manipuluar nga ata, apo nga cilado forcë tjetër e mezokohërave. Mirëpo, te këto çështje do të kthehemi më vonë në këtë tekst dhe në tekstet e ardhshme. Tani është me rëndësi të theksohet se, meqë forma nuk mund të analizohet pavarësisht nga përmbajtja e saj, atëherë del se ngjarjet e vitit '81 nuk mund të analizohen as pavarësisht nga subjektet e tyre e as pavarësisht nga qëllimi, ideali i tyre.

Për hir të thjeshtimit të gjërave tani do të merremi me shqyrtimin e relacionit midis qëllimit final, kërkesës kryesore të ngjarjeve dhe të bartësve të tyre për konstituimin e Kosovës në Republikë, dhe vlerësimit të saj si kontrarevolucionare. Ndonëse me të nuk synohej as shkëputja nga Jugosllavia e as përmbysja e raporteve shoqërore në Jugosllavi, prapëseprapë u theksuan këto shpjegime:
1. se Republika e tillë do ta shfrytëzonte të drejtën për vetëvendosje dhe do t'i bashkangjitej Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të cënohej integriteti territorial i Jugosllavisë;
2. se ajo e provokonte luftën qytetare dhe hipotetikisht përmbysjen e rendit shoqëror të Jugosllavisë; dhe

3. se ajo në esencë e provokonte revidimin e kufijve në Ballkan dhe më gjerë, në Evropë. Përveç faktit se operohej me hipoteza dhe nocione hipotetike, që të tri argumentet nuk kanë
ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me kontrarevolucionin. Nga definicioni i theksuar i kontrarevolucionit është e qartë se kërkesa për Republikë mund të vihej në lidhje direkte me kontrarevolucionin vetëm poqese me të synohej restaurimi i raporteve të kundërta me revolucionin, të atyre raporteve të cilat dikur i kishte përmbysur akti revolucionar i forcave revolucionare të vendit në tërësi. Kontestimi i kësaj kërkese, me fjalë të tjera, nuk vihej në relacionin me karakterin e sistemit eventual që synohej (realizimi i barazisë së plotë brenda sistemit të përmirësuar, tani brenda radhëve të reja që dalin nga fryma e kohës), por vetëm në konsekuencat eventuale që mund të rezultonin nga kundërvënia e forcave të tjera. Këto forca tjera përsëri supozoheshin si revolucionare, pasi që nuk ishte e logjikshme që forcat kontrarevolucionare t'i kundërviheshin qëllimeve kontrarevolucionare. Forcat revolucionare në këtë pikë duket se e ruanin njërën nga frytet e revolucionit — rregullimin federativ të vendit dhe pozitën ekzistuese të republikave dhe të krahinave të përcaktuar me kushtetutë. Dukej, sepse rendi i vendosur kushtetues që në start nuk ishte treguar i suksesshëm: në fillim ishte nisur nga huazimi jokritik i konceptit leninist mbi nivelizimin e zhvillimit të gjithëmbarshëm të kombeve, ndërsa shqiptarët, si më pak të zhvilluar, i kishte vënë nën mbikëqyrjen e RS të Serbisë dhe brenda saj, në mënyrë që më vonë, me kushtetutën e vitit 1974, t'ua siguronte një pozitë dubioze (edhe brenda Serbisë, edhe si element konstitutiv i Federatës). Megjithë fisnikërinë e vet, Lenini nuk kishte mundur as për të gjallë të vetin, e as të tjerët më pastaj, që në federatën sovjetike të rregulluar në mbështetje të konceptit mbi nivelet e dhëna të zhvillimit të kombeve (e cila në të vërtetë i reflektonte përpjekjet e francezëve dhe të anglosaksonëve për inkorporimin e kolonive të veta në sistemet e tyre politike), ta suprimonte veprimin e ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik. Ndërkaq, ky i «përjetësonte» nivelet e tilla, sepse zhvillimi i kombit më pak të zhvilluar gjithmonë ngecte prapa zhvillimit të kombeve më të zhvilluara (ndonjëherë edhe për disa herë) dhe kështu, ndonëse zhvillohej edhe kombi më pak i zhvilluar, diferenca me kombet më të zhvilluara thellohej gjithnjë e më tepër. Për këtë shkak, zhvillimi i kombeve më pak të zhvilluara i përngjante zhvillimit në moszhvillim. Pasardhësit e tij nuk e panë të udhës, ose nuk mundën (gjë që është njësoj), t'ia përshtatnin rregullimin e vendit nevojave reale të rritës së kombeve. Andaj, po qe se rregullimi i vendosur federativ i sovjetikëve në fillim i ndihmoi zhvillimit të

kombeve më pak të zhvilluara, më vonë duket se u shndërrua në pengesë të rritjes së tyre të mëtejshme. Në vitet '60, këtë problem francezët dhe anglosaksonët e zgjidhën me kërcim kualitativ, duke u pajtuar me pavarësimin e kolonive të veta, por gjithashtu duke e ruajtur pozitën e vet të privilegjuar përmes raporteve neokoloniale. Zhvillimi gjithnjë e më i madh i shkencës, i teknikës dhe i teknologjisë dhe ngecja e vendeve në zhvillim e redukton gjithnjë e më tepër nevojën e përdorimit të dhunës fizike për ruajtjen e këtyre raporteve. Në këtë mënyrë, opcionet e pavarësisë politike në dukje rriten, ndonëse realisht mund të kenë edhe kahje të kundërt. Mirëpo, është me rëndësi se metropolet e dikurshme, por edhe kolonitë e tyre, e hoqën nga rendi i ditës aspektin shpirtëror të çështjes. Problemi i zhvillimit të vendeve në zhvillim u shndërrua në çështje të forcave të tyre të brendshme dhe të aftësisë së tyre vetanake për t'u gjetur në raportet e botës së jashtme. Ndërkaq, te sovjetikët ky problem ndodhet në zgjidhje e sipër, sikundër edhe te ne, por dallimi qenësor qëndron në faktin se zgjidhja e tij edhe te ne edhe te sovjetikët u inspirua me nevojën e zhvillimit të gjithëmbarshëm, pra të nevojës që të zhvilloheshin edhe vetë kombet më të zhvilluara, e jo vetëm ato në zhvillim.

Nga ky aspekt, zbërthimi i këtij problemi nuk është më rëndësi vetëm për kombet më pak të zhvilluara, por ka rëndësi të jashtëzakonshme në radhë të parë për vetë kombet më të zhvilluara brenda rregullimeve të dhëna federale. Dhe pikërisht edhe për këtë shkak, ngjarjet e vitit '81, duke kërkuar suprimimin e dubiozitetit të pozitës së Kosovës brenda Federatës jugosllave, në të vërtetë e kërkonin suprimimin e pengesave për lirimin e hovit kreativ të forcave prodhuese. Zbërthimi i problemit në dëm të krahinave (ndryshimet kushtetuese në favor të Serbisë), nuk ka asgjë të përbashkët me lirimin e forcave kreative të Serbisë. Ato njësoj u «lidhën» edhe më tepër, pikërisht sikurse ato në Kosovë. Për këtë shkak, në qoftë se pajtohemi se zhvillimi është nevojë imperative për të dy palët; në qoftë se poashtu pajtohemi se forcat kreative të njëmendëta janë bartëse të vërteta të zhvillimit të çdo kombi veç e veç, dhe të shoqërisë në përgjithësi; dhe në qoftë se pajtohemi (e doemos duhet të pajtohemi), se pozita e gjertanishme kushtetuese e Kosovës që moti u shndërrua në pengesë të hovit të forcave kreative, jo vetëm te shqiptarëve, atëherë doemos duhet të pajtohemi se kërkesat dominante të vitit 1981 për konstituimin e Kosovës si Republikë, nuk kishin asgjë të përbashkët me kontrarevolucionin.

Ndryshimi tjetër thelbësor në zgjidhjen e problemit të zhvillimit, qoftë në raport me anglo-saksonët, qoftë me sovjetikët, ka të bëjë me nivelin historik të zhvillimit global të kombeve në fjalë. Shqiptarët dhe serbët janë kombe të cilat përafërsisht nuk kanë pasur diferenca të mëdha as në nivelin e zhvillimit të tyre global, as në numër të popullsisë (i takojnë kategorisë së kombeve relativisht të vogla); nuk kanë pasur religjion të vetin (orthodoksizmi u lind në Bizant, katolicizmi në Romë, ndërkaq islamizmin ua eksportuan otomanët). Andaj, nuk kanë pasur mundësi (pa marrë parasysh përpjekjet e vona të serbëve), që atë ta shndërrojnë në instrument të ekspanzionit sikurse kombet tjera të mëdha. Historikisht, pozita e tyre në dukje pak më e privilegjuar në raport me njëri-tjetrin, ishte gjithmonë rezultat i prezencës së interesave të huaja (otomanët, rusët, gjermanët, francezët etj.), por jo i rritës së shpejtuar autentike të njërit ndaj tjetrit. Kanë mundur t'ia huazojnë njëri-tjetrit edhe kulturën edhe religjionin, por nuk kanë mundur as ta krishterizojnë njëri-tjetrin e as ta modernizojnë, pa i marrë parasysh bindjet e Pashiqit që ia thoshte Hartwig-ut në prag të luftërave ballkanike. Për këtë shkak marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, gjegjësisht raportet midis tyre, nuk mund të jenë raporte të hierarkisë, por të barazisë së plotë; jo raporte të përbuzjes, por të respektit të plotë reciprok të identiteteve të tyre. Hapësira gjeografike të dy palëve u dikton raporte miqësie, por miqësia nuk qëndron në qoftë se nuk mbështetet në barazinë e plotë dhe në respektimin e së drejtës të secilit për t'u zhvilluar në pajtim me mundësitë e lira në bashkësinë më të gjërë. Për këtë shkak, kërkesa për t'u konstituar në Republikë historikisht do të thotë vënie e raporteve kualitativisht të reja, evitim i ndikimeve negative të huaja dhe

shpërthim i energjisë së re kreative për të dy popujt. Ndërkaq kjo nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me kontrarevolucionin.

Vazhdimi i procesit që e synonte realizimin e barazisë së plotë të shqiptarëve, por edhe zhvillimi i procesit të demokratizimit në Evropë, me kohë e zhvlerësoi një vlerësim të tillë mbi ngjarjet e vitit l981 si kontrarevolucionare. Ky vlerësim tanimë as që theksohet, por kundërvënia kësaj kërkese më vonë u mbështet në kalkulimet e karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin eventual të hartës politike të Evropës: «Menjëherë pas demonstratave masovike të shovinistëve dhe të separatistëve shqiptarë në vitin 1968 (të cilat, gjë që është karakteristike, nuk kanë kurrfarë lidhje as me natyrën e as me kuptimin e kontestacionit botëror dhe jugosllav nga viti '68), e sidomos në vitin 1981 kur haptas u shpreh kërkesa «Kosova — Republikë», ishte e qartë se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqohen me strategjinë e drejtuar në prekomponimin dhe dekomponimin e Serbisë, të Jugosllavisë dhe të Ballkanit, e me këtë edhe të Evropës. Fjala është për tentimin që të bëhet revidimi i kufijve të Evropës, gjë që bëhet edhe më evidente, po të kihet parasysh se Shqipëria nuk e ka nënshkruar dokumentin përfundimtar të Helsinkit me të cilin shtetet nënshkruese e garantojnë pandryshueshmërinë e kufijve të Evropës pas Luftës së II Botërore» («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990).
Rasti ka dashur që si anëtar i Këshillit Universitar të Lidhjes së Studentëve të Universitetit të Zagrebit dhe si Kryetar i Komisionit Ndërkombëtar të këtij Këshilli, të ndodhesha në ballë të demonstratave masovike të studentëve dhe të qytetarëve të Zagrebit, kundër prezencës ushtarake të amerikanëve në Vietnam (viti 1968) . Poashtu, rasti ka dashur që diç pas ngjarjeve të maj-qershorit të Parisit të po atij viti (1968) të ndodhesha në Bruksel, Belgjikë, në bisedime me studentët dhe të rinjtë e vendeve frankofone. «Rilindja» në Prishtinë atë vit e pati botuar një vështrim timin për kuptimin kontestues të këtyre ngjarjeve në Evropë, dhe ndonëse nuk dija asgjë për ato që në ndërkohë kishin ngjarë në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës, prapëseprapë mendoj se të kontestohet kuptimi i kontestacionit botëror dhe jugosllav i këtyre ngjarjeve (të vitit 1968) në Prishtinë, është njësoj e pakuptimtë si edhe të kontestohet karakteri i njëjtë i ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë.

Nga ana tjetër, procesi i bashkimit të dy Gjermanive; deklarimi i republikave baltike për pavarësim nga BRSS, (tani edhe i Moldavisë), tregojnë qartë se fjala është për procese më të thella të lidhura me krijimin e një Evrope të përbashkët për të gjithë popujt e saj. Është gati evidente se përpjekjet janë duke u zhvilluar në drejtim të ruajtjes së tërësive territoriale dhe të mosndryshimeve të mëdha të hartës politike dhe strategjike të Evropës. Kërkesat e vitit 1981 në Kosovë nuk e synonin ndryshimin e hartës politike të Evropës, veçse evitimin e potencialitetit të krizave në Ballkan dhe në Evropë dhe stabilizimin e paqes në mbështetje të bazave më të forta. Andaj, argumenti mbi ndryshimin e kufijve të Evropës, ose mbi mosnënshkrimin e dokumentit përfundimtar të Helsinkit, në këtë kontekst është dubioz dhe i paqëndrueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:23

Vlerësimi hipotetik mbi bashkangjitjen e Kosovës së konstituuar si Republikë RSP të Shqipërisë, mbështetej pikërisht mbi cilësimin e bartësve të ngjarjeve të atij viti dhe të viteve të mëvonshme si të indoktrinuar nga Shqipëria. Të dhënat e përmendura që kanë të bëjnë me zbulimin e organizatave, të grupeve ilegale dhe të individëve që janë marrë me «veprimtari armiqësore», rëndom përcilleshin me shpjegime të mëvonshme, apo të menjëherëshme, se shumica nga ato, në orientimin e tyre ideologjik e përmbanin një fundament marksist-leninist, ose edhe se shumica e të rinjve të burgosur kishin qenë të indoktrinuar nga kjo ideologji. Jepeshin të dhëna se për vepra penale ishin përgjigjur rreth 1298 veta, ndërsa ishin dënuar rreth 1019 veta. Mirëpo nuk jepeshin kurrfarë të dhënash se sa nga ata, në të vërtetë, ishin të indoktrinuar me këtë ideologji? U shpjegua më tutje se gjer në vitin 1989 e kishin përjetuar «kontaktin e afërt të llojit policor», d.m.th. se ishin trajtuar nga policia, rreth 584.373 veta, që përafërsisht do të thoshte çdo i katërti shqiptar (Blerim Reka, «Enigmë gjithnjë e pazgjidhur»,

«Rilindja», 13.05.1990). Një veprimtari e tillë masovike e aparatit shtetëror ndaj qytetarëve të vet në prag të shekullit XXI është vështirë të shpjegohet me reaksionin shovenist të politikës serbe, me shfrenimin e raprezalieve të aparatit shtetëror etj. Duket se është më afër mendjes, sado që nuk e kap logjika e shëndoshë, se këto u përdorën si pretekst për të mbuluar qëllimin e diagnostifikimit të disponimit politik të masave, pro apo contra bashkangjitjes me RSP të Shqipërisë? Pro apo contra fundamentit ideologjik marksist-leninist të masave?

Tani gati edhe zyrtarisht pranohet (dhe duhet të pranohet), se rrallë ndonjë i dënuar politik është deklaruar për bashkim me RSP të Shqipërisë, por se shumica nga ata kanë qëndruar pas kërkesës për konstituimin e Kosovës në Republikë brenda Jugosllavisë. Tani gjithashtu u forcua bindja se masat në Kosovë nuk ishin të orientuara drejt akceptimit të rendit shoqëror shqiptar të Shqipërisë, por edhe që rendi ekzistues i gjërave vazhdimisht do të akceleronte lëvizje të ngjashme me ato të mëparshmet. Programet e të burgosurve politikë, sipas pohimeve politike, kryesisht mbështeteshin në ideologjinë marksiste-leniniste të frymëzuar nga Shqipëria, prandaj Republika u duhej për të ndërmarrë hapin tjetër — të bashkangjitjes me Shqipërinë. Deklarimi i të burgosurve politikë në favor të opcionit jugosllav të konstituimit të Kosovës në Republikë, pa marrë parasysh metodat e vrazhda të cilat dukej se e kishin për qëllim jo aq dekurajimin e tyre për një përcaktim të tillë, sa vërtetimin e njëmendësisë së këtij deklarimi, nuk i mjaftonte politikës zyrtare. Deklarimi i Shqipërisë në favor të këtij opcioni, i përcjellë me hapa konkretë drejt demokratizimit të jetës politike, do të duhej të kishte qenë argument i mjaftueshëm, por jo aq edhe bindës për disa qarqe politike dhe shkencore. Njëmend do të dukej si i pabesueshëm dhe jo serioz këmbimi i socializmit me republikën, por duket se nivelizimi i jetës politike në të dy vendet ka një domethënie më të madhe, ndoshta nivelizimin e jetës politike në gjithë Evropën?

Kjo hapësirë, nga e cila dikur shpërthenin luftëra botërore, a ka tani shanse, apo a do të duhej të kishte shanse, që të shndërrohet në një vatër-rrezatimi të proceseve të demokratizimit në nivel kontinental? Hamendjeve të tilla natyrisht do t'u përgjigjet koha, por njerëzit së paku do të duhej ta formonin një si ndjenjë përgjegjësie për peshën që eventualisht mund ta bartin. Së paku nuk do të duhej që edhe më tutje të jetojnë me ankthin e eksperimentimeve eventuale, me të cilat tanimë janë lodhur.
Në fund të viteve '60 dhe në fillim të viteve '70, dhe pothuaj gjatë tërë kësaj dekade, Herbert Marcuse dhe mendimtarë të tjerë, me një gjallëri dhe me një entuziazëm të rrallë përpiqeshin që lëvizjen studentore ta vinin në qendër të lëvizjeve revolucionare të shoqërive të totalizuara mbi baza të zhvillimit industrial. Mirëpo kishte mbetur e pazgjidhur çështja nëse revolta studentore e Perëndimit në të vërtetë i reflektonte lëvizjet revolucionare të Botës së Tretë? Vetë këto lëvizje si duket hodhën në sipërfaqe jo vetëm udhëheqës të rinj, por edhe mendimtarë që shtronin pyetje dhe probleme të reja teorike. Një pjesë e tyre e synonin përshtatjen e teorisë marksiste ndaj kushteve autoktone të vendeve të tyre. Kësaj u kishte prirë teoria e Mao Ce Dunit mbi tri botërat dhe sidomos operacionalizimi i saj nga ana e Çu En Lajit në formë të rrethimit gradual të qendrës (vendet e zhvilluara) nga ana e periferisë (vendet në zhvillim). Teoria politike shqiptare (e Shqipërisë), në këtë kohë, ndonëse me RP të Kinës kishte marrëdhënie të mira, nuk e përqafoi mendimin teorik kinez mbi problemet e botës në zhvillim. I mbeti besnike botëkuptimit të klasikëve mbi bartësit eventualë të revolucionit dhe mbi solidaritetin e tyre në përmasa planetare. Ndërkaq, teori të afërta me establishmentin politik nga këto vende e akceptonin realitetin e ndryshuar ndërkombëtar për shkak të zhvillimit të teknikës dhe të teknologjisë ushtarake (armatimi nuklear), andaj e synonin një maturi dhe racionalizëm më të madh në koncipimin teorik të këtij realiteti. Megjithatë kishte ngjarë që udhëheqës demokratë si Kastro dhe Kwame N'Krumah, paralelisht me avancimin e lëvizjeve të tyre, të transformoheshin në mendimtarë me ndikim të proveniencës marksiste. Ndërkaq, zhvillimi i praktikës së re por esencialisht të njëjtë në relacionet ndërkombëtare, nuk kishte mbetur pa përgjigje teorike. Samir Amini nga Dakari

(Senegal), e kishte bërë analizën e qarkullimit të kapitalit në përmasa botërore dhe përfundimet e tij teorike i kishte argumentuar edhe Arghiri Emmanuel me shqyrtimin e këmbimit të pabarabartë. Një plejadë e tërë teorikësh tjerë nga e tërë bota në zhvillim, nga pozita të kthimit në marksizëm (Kthim — Marksit), seriozisht i kishin rrezikuar pozitat e mendimit tradicional. Këto natyrisht që reflektoheshin edhe te rinia studentore e vendeve të zhvilluara. Ndërkaq atyre nuk u ndihmonte vetëm Marcuse. Në Francë, Louis Althusser dhe filozofë të tjerë të tubuar rreth shtëpisë botuese «Maspero» kishin konstatuar se filozofia akoma nuk kishte vdekur (për shkak të Stalinit) dhe se duhej rishqyrtuar teza mbi Feuerbachun, d.m.th., teza mbi vdekjen e filozofisë paralelisht me jetësimin e saj në realitet. Thoshte se «një vdekje pragmatike —religjioze pozitiviste e filozofisë nuk është vdekje filozofike e filozofisë». Andaj, duke e kërkuar vdekjen kritike të filozofisë, realisht e kërkonte zbatimin e saj marksist në realitetin e ndryshuar (Luj Altiser, Za Marksa, Nolit , BGD 1971). Peshë serioze problemeve të konceptimit teorik të realitetit të ndryshuar u kishte dhënë edhe shkolla e filozofëve të Frankfurtit (Habbermas), grupi i filozofëve nga Amerika Latine (Franck Gunther Franck), shkolla filozofike e Korçulës dhe grupi i filozofëve të Beogradit. Të gjithë këta, nga këndvështrime të ndryshme, me kohë e vinin në pyetje pozitën e teorive të ndryshme tradicionale mbi shoqërinë.

S'ka kurrfarë dyshimi se pozita e veçantë e Kosovës, midis mendimit dominant mbi socializmin vetëqeverisës, që mund të konsiderohet si pjesë e mendimit tradicional, pavarësisht nga inovacionet teorike të lidhura me vetëqeverisjen, dhe praktikës e teorisë shqiptare të Shqipërisë, që në suazat ndërkombëtare më tepër lidhej me teoritë që e kanosnin mendimin tradicional mbi shoqërinë, ishte me interes të veçantë për sferat e mendimit të gjithëmbarshëm teorik. Këtë e kisha vërejtur gjatë bisedimeve në tryezën e rrumbullakët me intelektualë të zgjedhur amerikanë në Mount Cisco (Maunt Kisko) të Nju—Jorkut, në tetor të vitit 1974, por kisha qenë i mendimit se Universiteti i Prishtinës ndodhej në formim e sipër, se bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës ishte në funksion të forcimit të këtij zhvillimi; se pa marrë parasysh ngecjen, po bënim hapa të sigurt në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës, dhe se, pavarësisht nga dallimet ideologjike me Shqipërinë, ndodheshim në fillim të proceseve të zgjerimit dhe të rritës së diturive tona (shkencës), kështu që akoma nuk ishte lindur mundësia e vënies së tyre në kontekste më të gjera të ecurive të ndryshme teorike. Në kuadër të socializmit vetëqeverisës përpiqeshim t'i shquanim veçoritë e zhvillimit tonë, me qëllim të konceptimit të tyre vetanak teorik, në mënyrë që t'i kontribuonim zhvillimit të tërësishëm shoqëror. Aty nuk kishte pasur vend për ndikimin e teorive të tjera, e as të atyre nga Shqipëria. Natyrisht që akceptimi me buzëqeshje diplomatike i qëndrimeve të mia nuk do të thoshte edhe akceptim real i tyre, pa një verifikim të veçantë, me mënyra të tjera. Megjithatë ngjarjet e vitit 1981 nuk ndikuan dot në ndryshimin e këtyre qëndrimeve. Përkundrazi, ndikuan që ta pranoja sfidën e vetes me shpresë të çiltër se në kontekst të zhvillimeve të përmendura teorike, zhvillimi i proceseve demokratike në Kosovë do të jetë nismë, edhe për praktikën, po edhe për koncipimin e saj teorik në frymë të raporteve të reja të një demokracie të re e cila do të zhvillohet në përmasa të gjera, jo vetëm në Kosovë, Ballkan e Jugosllavi, por edhe në Evropë.

Edhe nga aspekti praktik-politik, ngjarjet e vitit 1981 nuk u zhvilluan tërësisht jashtë mundësive të ndikimeve të proceseve ndërkombëtare. Si kontestacion i raporteve ekzistuese, e kishin mostrën e tyre të «Solidaritetit» në Poloni, i cili i kontestonte edhe raportet e brendshme polake, por edhe teorinë e Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar të vendeve të socializmit real. Ndër të dënuarit politikë të asaj kohe kishte edhe të atillë që e pandehnin veten në rolin e Leh Valensës, ndonëse nuk ishin të njohur as me karakterin e vërtetë të atij roli, e as me natyrën e vërtetë të proceseve që zhvilloheshin atje. Megjithatë, atyre u mjaftonte që ai rol ta përmbante në vete kontestacionin e raporteve ekzistuese politike dhe shoqërore. Kontestimi i teorisë së Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar dhe të praktikës së tillë politike

ndaj vendeve të real-socializmit, në Kosovë mund të reflektohej si kontestim i pozitës së saj kushtetuese që e cilësuam si dubioze (edhe autonomi brenda Serbisë edhe element konstituiv i federatës). Kontestimi i raporteve të brendshme në Poloni, i cili në fillim shprehej si kërkesë për konstituimin dhe për njohjen e sindikatës së pavarur — «Solidaritet», në Kosovë u reflektua si kontestim i deformimeve të zhvillimit të saj vetëqeverisës dhe i ngecjes në zhvillimin e gjithëmbarshëm. Natyrisht, ngjarjet në Poloni, edhe para shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, përcilleshin me vëmendje në qarqet shkencore të afërta me KQ të LKJ. Pas shpërthimit të tyre, këto qarqe e tentonin zbërthimin e paralelizmave eventualë me Kosovën, por intelektualët e Kosovës ishin të tronditur me ato që kishin ndodhur dhe nuk u lëshuan në analiza të tilla.

Kontestimi i deformimeve të zhvillimit dhe i ngecjes në zhvillim në formë të shkruar manifestohej si program jo fort i qartë ideologjik nën influencën e teorisë së marksizëm-leninizmit. Dhe jo për shkak se autorët e tyre ishin njerëz të ngritur teorikisht, por për shkak se e kishin dëgjuar terminologjinë e saj dhe u ishte dukur e përshtatshme për ta shprehur edhe kontestimin (mllefin) edhe synimin (identitetin, lirinë dhe aparatin e zhvillimit — republikën). Shkurt, kontestimi i ngecjes në zhvillim dhe mllefi ndaj deformimeve të këtij zhvillimi, e kishin gjetur në teorinë marksiste-leniniste fundamentin e tyre për t'u artikuluar me shkrim, në formë të programeve, pamfleteve, parullave e shkrimeve të tjera, por kjo nuk mund të ishte indikacion i përcaktimit të tyre të pjekur ideologjik. Megjithatë, duket se është i nevojshëm shpjegimi i mëtejshëm i rrethanave dhe një përgjigje më e thelluar lidhur me këto çështje. Kush ishin në të vërtetë bartësit e drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 1981 dhe si i shikonin gjërat?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:24

Viti '81 - politika dhe inteligjencia


Bartësit e drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 1981 politika zyrtare i cilësoi si armiq dhe kontrarevolucionarë. Në hidhërim e sipër i kishte quajtur edhe pleh.. Më vonë u kishte ngjitur nofka tjera si irredentistë, seperatistë, barbarë, terroristë, bile edhe kanibalë. Këta i ishin përgjigjur kësaj politike me një kontestim total të vlerave të saj, me një mllef të pazakonshëm të shprehjes së indinjatës së vet, (që e kishte cytur politikën ta cilësonte si sjellje vandaliste), dhe me një vendosmëri të plotë që të mos thyenin rrugë. Dhe kështu, ndoshta edhe pa dashje, ishin krijuar dy botëra, totalisht të kundërvëna ndaj njëra tjetrës. Bazat e kësaj kundërvënie të ndërsjellë megjithatë kishin qenë paragjykimet ideologjike, të cilat vetë ngjarjet sapo i kishin forcuar gati gjer në ekstremin e fundit. Dhe ato e rëndonin situatën në çdo kohë të zhvillimit të ngjarjeve, gjatë tërë dekadës së fundit. Ndërkaq, esenca kishte qenë diç krejtësisht tjetër. Ajo vazhdimisht shpërthente, sapo politika kujtonte se gjërat ishin qetësuar dhe kishin marrë fund. Kush ishin në të vërtetë bartësit e këtyre ngjarjeve? Të dhënat statistikore mbi përkatësinë profesionale, të gjinisë, të origjinës sociale, të moshës, flasin qartë se pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj — nxënës, me shkolla të mesme të kryera, ose studentë e të rinj të tjerë me diplomë fakulteti, shumica të papunë, por edhe të punësuar. Kishte edhe nga ata që i përkitnin inteligjencies, por ishin të rrallë. Shumica absolute kishte prejardhje fshatare, por kishte edhe punëtorë, si dhe të shtresave të tjera shoqërore, por më pak. Kishte të orientimeve të ndryshme, por i bashkonin synimet dhe situata e njëjtë në të cilën ishin ndodhur. Megjithatë nuk do të merremi me analizën e të dhënave statistikore. Këtë padyshim do ta bëjnë ata që disponojnë me këto të dhëna. Do ta tentojmë ndërkaq përshkrimin e përshtypjeve të fituara nga qëndrimi së bashku me ta.

Nëpër burgje unë vëreja se në shumicën e rasteve ishte fjala për të rinj të etur për çdo lloj të diturisë, por mbi të gjitha për dituritë mbi shoqërinë, politikën, filozofinë, historinë, antropologjinë etj. Pra, pikërisht për ato lloje të diturisë që do t'u ndihmonin në njohjen e vetes së tyre. Shumë nga ata marksizmin e mësonin nga romanet e real-socializmit shqiptar

dhe nga përkthimet eventuale të ndonjë vepre të klasikëve të marksizmit, të cilat nuk përmbanin sqarime dhe komentime nga autorë të mëvonshëm. Mbeteshin tërësisht të habitur ndaj vërejtjeve eventuale që ua bëja me qëllim të nxitjes së reaksionit, diskutimit dhe kalimit të kohës. U thoja se po lexonin romane kaubojësh, meqë protagonisti kryesor gjithmonë kishte të drejtë dhe zakonisht e fitonte davanë. Me seriozitet të madh më shpjegonin se ashtu duhej të ngjante. Më jepnin kurajo duke dashur të ma largonin mërzinë. Lexonin me zell të madh dhe bënin shënime me ndonjë laps që arrinin ta fshihnin nga roja e burgut. Burgu ua lejonte romanet por jo edhe lapsat. Kjo gjithmonë më habiste, por kurrnjëherë nuk e mësova të vërtetën mbi atë se përse burgjet në Kosovë nuk e lejonin mbajtjen e lapsave? Zelli me të cilin i merrnin shënimet dhe i shënonin ato ku të mundnin më shtynte të mendoja për lapsin si për një dava të cilën civilizacioni kishte harruar se kur e kishte fituar. Por dukej se civilizacioni akoma nuk kishte zbritur ndër burgjet e Kosovës.

Pavarësisht nga kjo, dukej qartë se zelli i tyre nxitej nga një etje përvëluese, pikërisht përvëluese, për të mësuar për veten dhe për shoqërinë që i kishte dënuar. Natyrisht, e dija se çdo shoqëri i dënonte sjelljet që i tejkalonin ligjet dhe rregullat e caktuara me ligje. Megjithatë, mendoja se ligji kishte qenë tejet i ashpër, sepse prapa etjes së tyre për dituri, prapa «veprave të tyre inkriminuese» nuk qëndronte «sindromi i vetafirmimit» (ndonëse, kishte diç edhe nga kjo), i zakonshëm për mocanikët e tyre gjetiu, por një kurreshtje e padurueshme që vazhdimisht e torturonte mendjen dhe shpirtin e tyre, për të mësuar përgjigjen në pyetjen: përse kishin qenë të varfër, të paintegruar dhe gati të injoruar nga shoqëria? Përse kishin qenë të detyruar të jetonin të ndarë nga etërit e tyre me punë «të përkohshme» në botën e jashtme? Përse nuk kishin guxuar askujt t'ia shtronin ca pyetje dhe përse askush nuk ishte përgjigjur në ato që i kishin shtruar?

Duke i vëzhguar këta të rinj të etur për mësim dhe të vendosur për ta krijuar botën e tyre, më vinte mirë që më 1977 kisha dhënë dorëheqje dhe e kisha braktisur një post relativisht të rëndësishëm politik, ndonëse nuk isha marrë ndonjëherë me politikën e brendshme dhe nuk e bartja asnjë faj për gjendjen që i kishte shkaktuar pyetjet e tyre. Formalisht kisha shpjeguar se dëshiroja të merresha me shkencë, por në esencë më kishin torturuar pyetje të njëjta dhe përgjigjet e ndryshme që e fyenin mendjen njerëzore. Politika as atëherë e as më vonë nuk u kishte ofruar ndonjë përgjigje. I kishte quajtur thjesht armiq dhe kontrarevolucionarë, por nuk ua kishte shpjeguar atë që atyre u interesonte. Në vend të shpjegimit ua kishte dhënë dënimet. Pastaj, për t'u arsyetuar, kishte provuar t'i bindte se kishin qenë të indoktrinuar nga Shqipëria me ideologjinë marksiste-leniniste, por ata nuk e kishin kuptuar këtë. I kishte marrë ca shkrime të tyre, ca vjersha dhe ca tregime që e shprehnin unin e tyre rinor, i kishte gjetur «programet» dhe «pamfletet» e tyre, që e shprehnin unin e tyre rezistent dhe me to kishte provuar t'i bindte (ata, botën dhe veten), se kishin qenë armiq të përbetuar, plangprishës të sistemit e të vendit, por nuk ishte përgjigjur në pyetjet e tyre. Kisha ligjëruar në dy nga fakultetet e tyre, në një shkollë të tyre politike, dhe herëpashere në shumë qendra të tjera, por edhe atëherë kisha vënë re se as inteligjencia humanitare nuk iu kishte përgjigjur pyetjeve të tyre. Sikur ajo të kishte qenë tepër e lidhur me politikën dhe sikur si shumë e synonte këtë lidhje. Të vetmin tekst që e kisha lexuar lidhur me shoqërinë kosovare, e kishte shkruar një grua e huaj, një norvegjeze me emrin Berit Backer («Behind the stone walls») dhe me titullin e veprës (Prapa mureve të gurit) sikur i paloste mendimet e ndonjë sociologu tonë mbi familjet e dasmat atje ku e kishin vendin — prapa mureve të gurit. Të tjera tekste adekuate nuk kishte pasur.
Një pjesë e inteligjencies, veçanërisht albanologë dhe linguistë të tjerë, sikur kishin provuar t'u afronin ca përgjigje. Mirëpo ato në të shumtën e rasteve kishin qenë përgjigje të specializuara, nganjëherë të humbura në detajet e gjuhës dhe të folklorit kombëtar. Për këtë shkak, pa marrë parasysh se kishin tentuar t'ua shpjegonin botën e tyre edhe përmes ndonjë romani dhe të mjaftë përmbledhjeve me poezi, bota e tyre kishte qenë shumë më e

komplikuar. Shpjegimeve të gjuhës dhe të letërsisë u kishte munguar dimensioni politik dhe filozofik. Për këtë shkak kishin mbetur të ndjeshëm dhe të paorientuar: midis mundësive që i shihnin, shpjegimeve të pamjaftueshme dhe opcionit shqiptar të Shqipërisë; midis energjisë që akumulohej gjithnjë e më tepër dhe mundësive realisht të pakta për konsumimin e saj, dhe midis vetes dhe botës, e cila u ikte… Bota e Kosovës nuk kishte pasur mundësi të shpjegohet në mënyrë të kënaqëshme vetëm përmes gjuhës dhe letërsisë, ndonëse kjo nuk kishte qenë as e re dhe as e çuditshme. Kishte qenë i çuditshëm pretendimi për një si tejrëndim, prepoderancë të shkencave albanologjike përballë shkencave tjera. Dhe përderisa kjo mund të arsyetohej me nevojën për afirmimin e kombësisë shqiptare, ndonëse nuk kishte ofruar përgjigje të kënaqëshme, mund të kishte qenë në rregull, por që megjithatë nuk do të mund të ishte në rregull po qe se do të shkiste në përzierje të kompetencave, në reduktim të gjithçkafes në këndvështrimin e tyre si të vetmin të drejtë. Në botën e ardhshme të të rinjve kjo seriozisht mund të shkaktonte telashe. Albanologët, linguistët dhe letrarët do të duhej t'i ktheheshin fushëveprimit të tyre — çështjeve të albanologjisë, të linguistikës dhe të letërsisë. Politika nuk është vetëm arti i së mundshmes. Ata që e shohin të tillë e bëjnë vulgarizimin e saj dhe vulgarizimet në politikë rëndom përfundojnë me trauma shoqërore të shoqërisë.

Politika dhe inteligjencia humanitare asokohe, para dhe gjatë vitit 1981, kishin qenë të zëna me gjëra të karakterit gjithëjugosllav, me baza të karakterit gjithëteorik. Nuk kishin pasur kohë t'i lidhnin bazat gjithëpolitike dhe gjithëteorike me interesimin e tyre konkret, me të përditshmen kosovare; nuk kishin pasur kohë ta shquanin gati fare lidhjen dialektike midis universales dhe të veçantës; abstraktes dhe konkretes; teorisë dhe praktikës. Kishin qenë vazhdimisht të fascinuar me teori «të mëdha» të «botës së madhe», me «politikë të madhe» të «vendeve të mëdha». Dukej se kishin imituar e jo krijuar. Kishin qëndruar disi tepër lart dhe dukej sikur kishin përtuar të zbritnin më poshtë. Atje poshtë bota sikur u ishte dukur e vogël, e parëndësishme dhe e huaj, ndonëse vinin pikërisht nga ajo dhe jetonin po aty. Sikur një qëndrim i tillë të reflektonte jo botëkuptimin hegelian mbi masën, por vulgarizimin e këtij kuptimi mbi masën si kope, si grumbull.

Botëkuptimet dhe qëndrimet e këtilla mbështeteshin në monopolin mbi vendet e punës, avancimin në karrierë, mundësitë e krijimtarisë dhe të vetëkrijimit. Ato mbështeteshin mbi monopolin e mjeteve të informimit, në sistemin njëpartiak, dhe në ekskluzivitetin ideologjik, që ndihmoheshin me instrumentet e dhunës së aparatit shtetëror, e sidomos me shndërrimin gradual të policisë (milicisë politike) në instrument diskret të selekcionimit kadrovik, dhe bile intelektual. Politika kadrovike në këtë mënyrë nuk i shërbente interesave shoqërore por të grupeve shoqërore. Privatizimi i saj kishte bërë që kriteriumi i aftësive personale të kandidatëve të ndryshëm për veprimtaritë e ndryshme politike dhe shoqërore të injorohej në favor të kriteriumit të lojalitetit ndaj shoqërisë, më sakt, ndaj grupeve që e identifikonin veten me shoqërinë. Kritika lejohej, por vetëm ajo kritikë që i ndihmonte «së vërtetës» zyrtare dhe përsosjes së saj. Në realitet, e vërteta ishte e mbyllur në shishen e shoqërisë së totalizuar dhe nga aty lëshohej në doza të caktuara, nën kontrollin municioz të «primariusëve» të sektorëve të ndryshëm shoqërorë. Kritika nga pozitat marksiste që e bënin shqiptarët shpejt mund të shpallej enveriste, ose edhe staliniste. E bërë nga serbët, mund të shpallej rankoviqiste, ose edhe informbyroiste. Kështu, shkalla e autocenzurës ndër intelektualë të drejtimit shoqëror dhe humanist doemos ishte e lartë dhe e përdhoste mendjen kreative intelektuale. Për këtë shkak, ndonëse mangësitë e përmendura ishin realitet i vendit në tërësi, shkalla e përdhosjes së të vërtetës dhe e autocenzurës dhe cenzurës intelektuale, për shkak të veçantive të Kosovës, ishte pa dyshim më e larta në vend. Dhe nuk ishin vendimet gjyqësore ato që e përdhosnin të vërtetën (ato mund ta dhunonin), por mekanizmat e padukshëm të manipulimit me opinionin dhe me persona të ndryshëm kritikë. Mundësitë e manipulimit, për shkak të nivelit të ulët të vetëdijes shoqërore; përvojës së kaluar historike të raporteve shtet — masë, kur masa gati kurrnjëherë nuk e konsideroi shtetin të vetin, për shkak të strukturës së familjes, ku

përfaqësuesit e familjeve të mëdha, zakonisht nën ndikimin e të afërmëve të funksionarëve politikë dhe për shumë shkaqe të tjera, në Kosovë dukeshin të pashtershme: ato e paralizonin veprimin e shtetit juridik, dhe kështu, që në start e ngulfatnin talentin dhe i hidhnin në sipërfaqe mundësitë e sundimit të pakufizuar të mediokritetit. Për këtë shkak, ndonëse jeta shoqërore në sipërfaqe dukej stabile, ishte më se evidente se «zjente përbrenda». Kritika kishte heshtur, por heshtja kishte folur.

Në burg, si gjatë hetimeve ashtu dhe më pas, të gjitha mangësitë e përmendura, të gjitha devijimet në zhvillimin shoqëror të Kosovës, i arsyetoja me të drejtë se ato nuk kishin qenë vetëm specifikum i Kosovës, por mangësi të sistemit në tërësi dhe të tërë vendit. E mohoja përzierjen e inteligjencies universitare dhe politike në përgatitjen e demonstratave të vitit 1981 dhe në ngjarjet e tërësishme të atij viti e më pastaj. Jo vetëm se këtë nuk e dija, por sepse vërtetë për këtë isha plotësisht i bindur. Megjithatë, pohoja se inteligjencia universitare ishte me studentët e vet, se nuk mund të ishte kundër kërkesave të tyre legjitime, sepse, logjikisht, nuk mund t'i kundërvihej rritës së vet të natyrshme dhe rritës së tillë të Kosovës. Meqë kushtetuta e vitit 1974 i kishte lënë proceset e konstituimit të shqiptarëve në komb dhe të Krahinës në Republikë akoma të papërfunduara, ishte e natyrshme që inteligjencia në tërësi mos t'i kundërvihej rrjedhës së natyrshme të gjërave. Një kundërvënie e tillë nuk mund të pritej jo vetëm nga ajo, por edhe nga asnjë inteligjenci e botës. Ajo i ishte kundërvënë përdorimit të ekzagjeruar të dhunës dhe tani heshtte, sepse nuk kishte rrugë tjetër për të mos rënë në burg.

Jugosllavia në tërësi ishte vend specifik: strategjikisht — e lidhte Evropën me Azinë, Lindjen me Perëndimin, Paktin e NATO-s me Traktatin e Varshavës; politikisht — i ndante të dy sistemet globale: të kapitalizmit dhe të socializmit; në pikëpamje të kulturës —i gërshetonte tri religjione (katolicizmin, orthodoksizmin dhe islamizmin) dhe dy civilizime (të Perëndimit dhe të Lindjes). Ndërkaq, Kosova, jo vetëm që i reflektonte të gjitha këto kundërthënie e ndikime, por i kishte edhe të vetat, specifike: në pikëpamje strategjike — mund të shndërrohej në garnizon të shkëlqyer ushtarak për ruajtjen e vijave të rëndësishme Lindje — Perëndim dhe anasjelltas; politikisht — reflektonte vetëqeverisjen me socializmin radikal; në pikëpamje të kulturës — jo vetëm që gërshetonte religjionet dhe civilizimet por vetë shqiptarët, megjithëse i mbanin ato në vete me shekuj, kishin arritur të mbeten të vetes. Mbi të gjitha, Kosova i reflektonte kundërthëniet midis zhvillimit dhe ecjes në ngecje. Për këto shkaqe, pozita e saj strategjike, në literaturën ndërkombëtare politike, e përshkruar si «area of potential crises», nuk do të duhej të përkthehej si «hapësirë e krizave potenciale», por si hapësirë e bombardimit permanent të kundërthënieve dhe të ndikimeve në fjalë.
Inteligjencies në Kosovë mund t'i zihej për të madhe se nuk i kishte kapur me kohë kundërthëniet në fjalë, ose se nuk kishte ditur se si t'i zbërthente; nuk kishte pasur veshë më të të ndjeshëm për rrymat e erërave të ndryshme; se u kishte dhënë prioritet gjërave që i kishte konsideruar kapitale dhe i kishin shpëtuar të tjerat edhe më kapitale, por ajo kishte qenë në formim e sipër. Nga të parët e vet ajo nuk kishte trashëguar as ndonjë kapital intelektual dhe as material. Andaj nuk kishte qenë kurrfarë çudie që ishte marrë me vënien e bazave gjithëmateriale (ishte marrë me ndërtimin e shtëpive), gjithëpolitike (ishte marrë me vënien e lidhjeve politike, ndër të tjera) dhe gjithëteorike (ishte marrë me prezentime jokritike të sistemeve të mëdha të mendimit).

As politika dhe as inteligjencia nuk e kishin tentuar sintetizimin real të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës nga aspekti kritik. Jo vetëm sepse e mendonin të pakohë, por se nuk kishin pasur as forca dhe as hapësirë. Asnjëra nuk kishte provuar që ngjarjet e vitit 1968 t'i vinte në kontekst të kontestacionit të përgjithshëm të atij viti në botë, në Evropë dhe në Jugosllavi. Kishte qenë e natyrshme që kërkesat e atij viti ta shprehnin artikulimin e nevojave të veçanta, por nuk kishte qenë e natyrshme ta injoronin ndikimin e proceseve të përgjithshme dhe zhvillimin e pastajshëm të proceseve të demokratizimit çdokund në botë dhe në

Jugosllavi. Edhe politika, edhe inteligjencia, për këtë shkak, jetonin me bindjen se proceset e demokratizimit relativ në Kosovë kishin qenë meritë ekskluzive e secilës veç e veç. Ndërkaq, vetëm insistimi në ekskluzivitetin e kësaj merite kishte qenë meritë ekskluzive e secilës veç e veç. Edhe politika edhe inteligjencia kishin përfituar nga proceset e demokratizimit relativ të Kosovës pas vitit 1968, por kjo u kishte kushtuar shtrenjtë në vitin 1981. Ngjarjet e këtij viti e kishin befasuar edhe politikën edhe inteligjencien, por përderisa politika ishte frikësuar nga mundësitë e panjohura dhe merrej me dënimin e tyre, inteligjencia kishte heshtur, jo se ishte frikësuar nga raprezaliet, por sepse nuk kishte dashur të humbte asgjë: as besimin e masave dhe as pozitën e vet shoqërore. Kishte qenë ky një reaksion tipik i inteligjencies në situata të paqarta, por as politika dhe as inteligjencia nuk e kishin pritur se viti 1981 nuk do të përfundonte me 1981.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:25

Viti '81 dhe bartësit


Një pjesë e shtypit të vendit (shtypi i Beogradit) e akuzoi ish-udhëheqjen kosovare për paktim me bartësit e ngjarjeve të vitit 1968. Sipas kësaj kritike, midis këtij viti dhe vitit 1981 udhëheqja kosovare i kishte vënë bartësit e ngjarjeve të vitit '68 në postet kryesore të institucioneve arsimore, shkencore e kulturore, prej nga pastaj e kishin bërë indoktrinimin e rinisë në frymën e nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar. Pavarësisht nga ajo se kjo pjesë e shtypit e identifikonte afirmimin nacional me nacionalizëm dhe synimet për barazi të plotë me irredentizëm dhe separatizëm, do të ishte mirë sikur për këto çështje të flisnin objektivisht dhe pa paragjykime vetë bartësit e tyre. Një gjë e tillë do t'i ndihmonte formimit të pasqyrës së saktë mbi zhvillimin e proceseve dhe nxjerrjes së përfundimeve të shëndosha për zhvillimin e mëtutjeshëm të proceseve shoqërore në Kosovë, e sidomos për karakterin e demokracisë që do të ishte e mundshme të zbatohej dhe të aplikohej në Kosovë. Pavarësisht nga kjo, në këtë tekst merret si i saktë pohimi se bartësit e ndryshëm të ngjarjeve të vitit 1968 janë vënë në poste me rëndësi shoqërore, ndonëse jo edhe pohimi se ata qëllimisht e bënë indoktrinimin e rinisë në frymën e nacionalizmit shqiptar, sepse, po të jetë ashtu, atëherë, vështirë se mund të arsyetohet bindshëm drasticiteti i dënimeve dhe heshtja e gjatë e inteligjencies rreth tyre.

Drasticiteti i këtyre dënimeve dhe veçanërisht heshtja rreth tyre, ndër të rinjtë nëpër burgje reflektohej shumë rëndë: nga njëra anë i lëndonte tejet shumë, ndonëse këtë lëndim nuk e shfaqnin hapur. Nga ana tjetër, lëndimi i tillë transformohej në një vendosmëri për të vajtur gjer në fund, pa i marrë parasysh sakrificat, por edhe më shpesh shndërrohej edhe në një tendencë të vetizolimit, të tërheqjes në vete, të zhdukjes së dëshirës për të komunikuar me rrethin e dikurshëm, qoftë edhe me prindërit e tyre. Për këtë shkak, përkrahjen nga Shqipëria e përjetonin në raport me heshtjen në Kosovë. Dhe, në këtë pikë, as politika dhe as inteligjencia nuk kishin treguar ndonjë mençuri të duhur. Ndërkaq, fyerjet që ua drejtonte shtypi, duke i quajtur me emra të ndryshëm, i nxitnin që nëpër fjalorët e tyre që i mbanin me vete ose që i huazonin nga njëri-tjetri (kur u jepej mundësia), vazhdimisht ta kërkonin kuptimin e fjalëve me të cilat etiketoheshin. Ishte me interes të veçantë se pyesnin vetëm atëherë kur nuk kishin shtegdalje tjetër. Nga kjo mund të përfundohej se dëshironin të dukeshin më të pjekur, më të dijshëm, më të rritur. Dëshironin të ishin në nivelin e përmbajtjes së nofkave që ua ngjisnin, por nuk mund të venin përtej moshës. Për këtë shkak, i vëreja duke u skuqur për shkak se ishin të detyruar të kërkonin ndonjë sqarim; duke i mbledhur buzët gjatë leximit të ndonjë teksti që u dukej i vështirë; duke e rrudhur ballin gjatë mundimit për të depërtuar te ndonjë kuptim më i fshehur i ndonjë fjalie, dhe duke buzëqeshur befas kur kujtonin se e kishin gjetur atë që e kërkonin. Shkurt, dukej qartë se të rinjtë nëpër burgje bisedonin me heshtjen, e cila i lëndonte, dhe të cilën nuk mund ta kuptonin.
Në vitin 1981 i kisha parë shokët e tyre në aksion. Kisha qenë në afërsi të tyre, e ndonjëherë edhe midis tyre dhe milicisë. I kisha soditur fytyrat e tyre «të nxira» nga «betejat», të

egërsuara, të zbehura nga lodhja apo të skuqura; sytë e tyre — të përlotur nga gasi, por edhe nga dhembja; gjymtyrët — të dërrmuara nga vrapi ose nga përleshjet me të rinjtë tjerë të veshur me uniforma. Nuk kisha mundur t'i mendoja si armiq, si të indoktrinuar, e as si kontrarevolucionarë. E kisha fituar përshtypjen e një mllefi të përgjithshëm, të shkaktuar jo vetëm nga momenti aktual, por edhe nga e tërë historia. Për këtë shkak, kur politika me arrogancë kishte kërkuar prej meje që të ndikoja në ndërprerjen e tyre, kisha kuptuar se ajo kishte dështuar. Nuk provova t'i ndërprisja, por as nuk dëshiroja të vriteshin mes vete. Për këtë shkak, në bisedën e heshtur me heshtjen "më të madhe se nemitja», kisha vendosur të mbetesha pranë tyre. Dhe, mbeta pranë tyre, edhe atëherë kur u vetëlind Kosova, por edhe atëherë kur u vranë dhe kur u inaugurua demokracia.

I vështroja nëpër burgje; i vështroja edhe ata që i mbanin uniformat. Të dy palët më dukeshin të burgosur. Shpirtërisht, - veniteshin ata që i mbanin automatikët dhe uniformat; fizikisht, - rrënoheshin këta që ishin brenda grilave. Për këtë shkak, në bisedën e heshtur me heshtjen «më të heshtur se nemitja», befas kisha pyetur: në emër të cilës politikë dhe të çfarë principeve politika i kishte quajtur të parët kontrarevolucionarë, ndërsa të dytët i kishte armatosur për t'i ndjekur të parët?
Përse kishte heshtur Evropa?
Këta të rinj, të etur për dije, të lënduar nga heshtja, të rënë në kundërshtim me moshën, por të vendosur që me çdo kusht ta krijonin botën e tyre, kishin qenë bartësit e ngjarjeve të vitit 1981. Kishin qenë gati fëmijë. Bile, nuk kishin qenë të vetëdijshëm as për peshën e veprave «të inkriminuara», e as për peshën e ngjarjeve që i kishin inicuar. Në bisedën e heshtur me veten e kishin ndërtuar botën e ëndrrave të tyre.

U ishte dukur se e kishin pasur për detyrë t'i kontribuonin krijimit të botës së ëndrrave të tyre dhe nuk i kishin menduar rrjedhimet eventuale as për veten, as për familjen, as për rrethin. Në fillim nuk i kishin kuptuar as vlerësimet politike për atë që kishin bërë. Pastaj ishin habitur me ato që i dëgjonin për veten dhe më në fund, të rezignuar, i kishin besuar vetëm vetes dhe qëllimit të tyre.
Këta të rinj e kishin pasur shpirtin e pastër, të çiltër si rrezja e diellit në mëngjes. As në zemër dhe as në mendje nuk e bartnin të keqen. Ideali i tyre dukej sinonim me të mirën dhe të bukurën. Bota që e gjakonin ishte e përmbushur me shpirtin e tyre të pastër, me ëndrrat e tyre të bukura, me idealet e tyre të mëdha. Ishte ajo një botë e barazisë së përgjithshme dhe të plotë, e zhveshur nga ligësitë e llojeve të ndryshme. E dëshironin një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njejta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre të njëmendëta individuale dhe gjeniu i tyre kolektiv krijues.
Kur me ndrojtje më rrëfenin intimisht për botën e tyre mahnitëse; kur me zë të ulët i këndonin këngët e Shkurte Fejzës dhe të Shyhrete Behlulit, melodia e të cilave pothuaj buronte nga thellësia e qenies së tyre, nga ajo pikë ataviste e lidhmërisë së njeriut me tokën; kur i vëreja "meloditë" e kullave të Eifelit të ndërtuara me fije shkrepse, me një durim të pashembullt; kur ëndrrën, këngën, ndërtimin e gjësendeve të vogla — të gjitha së bashku — i shndërronin në art prej të cilit shpërthente ideali i botës së tyre, unë, i shkolluari në metropolet e vendit dhe të botës, ndonëse i katandisur rëndë në burg, gëzohesha kur më konsideronin të vetin. Dhe pastaj më torturonin mendime halucinante:
Më dukej se substrati i tyre shpirtëror përmbante edhe diç nga klithma ushtarake e rrethimit të Trojës, nga kohët e parahistorisë; nga ajo mezokohë, «zonë e përhimtë» midis perëndimit të egërsisë dhe lindjes së civilizimit, të cilin e këndoi Homeri i verbër me një mjeshtri që i kishte tejkaluar epokat dhe kohën në tërësi; diç nga ajo kryeneqësi proverbiale, nga ai kontestacion i normave të huaja, që atëbotë i kishin nxitur dijetarët e shovenizmit antik të Greqisë antike të konstatonin me përbuzje, por edhe me një si përzierje të frikës dhe të admirimit: «këta barbarë të ndotur dardanë që nuk laheshin...», e të cilët, në të vërtetë, kishin menduar në vete: — që

nuk donin t'i nënshtroheshin shkëlqimit të botës së tyre antike dhe as mendjes së dijetarëve të tyre të shquar dhe as armës së ushtarëve të tyre të ngritur në nivelin e perëndive.

Më dukej se substrati i tyre shpirtëror përmbante edhe diç nga gjakimi për liri që ishte mbartur edhe nga ushtarët e rënë në fushëbetejat kundër Filipit të Maqedonisë; të atyre të tjerëve që duke kujtuar se e luftonin despotizmin e atëhershëm dhe të mëvonshëm aziatik, i kishin lënë koskat e veta nëpër tërë Azinë, gjer në Indi; që nën flamurin e kushëririt të tyre — Lekës (Aleksandrit të Madh), të birit të Filipit, e kishin bartur famën e armës greke dhe të civilizimit të tyre nëpër të gjitha kontinentet e njohura të botës së atëhershme.
Substrati i tyre shpirtëror padyshim që duhej të përmbante edhe diç nga klithmat e ushtarëve të rënë në luftërat antiromake; duhej të ishte i mbarsur edhe me kontestacionin e civilizacionit të imponuar të tyre, edhe me përbuzjen e atyre perandorëve të Romës me prejardhje nga radhët e veta, e të cilët e kishin bartur flamurin e saj dhe gjenialitetin e vet ushtarak larg, përtej kufijve të Ilirisë — Iliricum-it të vjetër; diç nga gjeniu ndërmarrës i Dioklecianit, Konstandinit të I dhe Shën Jeronimit në Bizantin e vjetër. Kjo shprehej në artin e tyre të kullave të Eiffelit, të ndërtuara nga fijet e shkrepsës e me durim të pashembullt. Ndërkaq, herë-herë, edhe meloditë e thekshme të këngëve që i këndonin, dukej se përmbanin edhe diç nga klithmat e atyre kryengritësve të paepur që kishin qenë të varrosur në «Latrones Dardaniae»; që i kishin detyruar perandorët me prejardhje nga radhët e veta të ndërtonin me kujdes të madh një rrjetë të tërë «stacionesh beneficiare» në Dardaninë e vjetër dhe në Moesia Superior-in e mëvonshëm. Substrati i tyre shpirtëror, pa dyshim përmbante edhe diç nga ata që vazhdimisht i kishin ndihmuar rrënimit të Bizantit, meqë nuk kishin mundur t'i qëndronin dot protokoleve të rënda të oborrit të Cezarëve dhe tatimeve edhe më të rënda të tagrambledhësve të tyre; që i kishin ndihmuar ngritjes dhe pavarësimit të shteteve tjera, duke kujtuar se i ndihmonin edhe vetes, por pastaj, shteti i të tjerëve, mbi gërmadhat e Perandorisë së rrënuar të Bizantit, kishte dashur ta ngriste një Bizant të ri për vete! Ata pastaj përsëri kishin qenë të detyruar t'i kontestonin normat e imponuara, dhe për këtë shkak ishin tërhequr nëpër malet e tyre të thepisura që të jetonin si barinj nëpër kasolla të vogla që i kishin ndërtuar kastile për atë qëllim; ata që pastaj Cari i madh i Kanunit të njohur, si të tillë i kishte përmendur në Kanunin e vet, por për të cilin ata as që kishin dëgjuar.

Nëpër gjakun e tyre, padyshim qarkullonin gjene të të gjitha kohërave, me atë përbërjen e tyre kimike ende të pashkoqitur tërësisht nga shkenca. Ndoshta në shpërndarjen e gjakut nëpër qelizat nervore, në atë pikën e pakapshme ku materia transformohet në mendje, shpirt e frymë, të cilën Kanti plak ishte përpjekur ta përcaktonte, por që pastaj ishte detyruar ta cilësonte si ende të papikësuar nga dijetarë të shkencës, pikërisht prej aty, doemos duhej të ishte bartur në substratin e tyre shpirtëror edhe diç nga kontestacioni i luftëtarëve dhe të vetë atij prijësit legjendar, të cilit në fëmijëri, si peng, ia kishin dhunuar besimin, por që në burrëri dhe në pleqëri ishte shndërruar në simbol të fuqishëm të unit rezistent të të gjithë shqiptarëve të të gjitha kohërave dhe të të gjitha besimeve.
Substrati i tyre shpirtëror doemos e ndiente të gjallë edhe kontestacionin e atij kaçaku nga ana e Drenicës që nuk deshi të pajtohet me «krajlin» e madh dhe pastaj e la amanet që kufomën t'ia hidhnin në ndonjë shpellë të panjohur të gërxheve të Kosovës; dhe të atij plaku zemërbardhë nga Rrafshi i Dukagjinit që e vranë me pabesi në shpellën e Dragobisë dhe i cili për të gjallë të vet nuk ishte pajtuar as me Azinë e as me Evropën dhe që vazhdimisht i kishte përkrahur shkollarët e ndritur të kombit të vet me shpresë se ata do t'ia forconin unin e plotë midis kombeve tjera, por të cilët, përmes agjentëve të paguar, i vrau një nga një mbretthi i vetëshpallur, duke e zhveshur në këtë mënyrë kombin nga mendja e vet e ndritur dhe duke ia mundësuar atij, për këtë shkak, marshimin përpara drejt feudalizmit të agallarëve, të cilin shqiptarët patën menduar se e kishin hedhur përtej detit së bashku me otomanët e urrejtur; përmbante diç edhe nga kontestacioni i fuqishëm i atyre partizanëve të popullit, këtej dhe matanë kufirit, të cilët në emër të hazreti Leninit dhe të hazretëve të tjerë, për 4 vjet rresht, në

kushte të pamundshme, e kishin luftuar kuçedrën e çeliktë të fashizmit, duke i ndihmuar me gjakun e tyre aleatëve të luftës, por të cilët, pastaj, në shenjë falenderimi, për pak sa nuk i kishin harruar tërësisht, por që, megjithatë, në fshatin e Bunjajt, ua kishin lënë ta përpilonin letrën e njëkuptimtë, por që ata të cilët e patën nënshkruar e shpallën të dykuptimtë, dhe bile me vehemencë e kontestuan përmbajtjen e saj; atë letrën, e cila në 45 vjetët e ardhshëm është dashur të tregonte nëse shqiptarët e mbarsur me kontestacion të historisë do të silleshin në harmoni me atë mençurinë që në vitet '20 të këtij shekulli, ua kishte lënë amanet ai komisari i çuditshëm i Ligës së Kombeve...

Pastaj, nga një krismë e fuqishme e derës së burgut që rojet e shkaktonin enkas për t'ua larguar kllapinë të burgosurve, të cilët poeti i madh grek Ricos i kishte komanduar të mërdhinin në acar, por që nuk kishin mërdhirë, i djersitur dhe shpirtërisht i dërrmuar nga vegime të tilla halucinante të kotësisë, më ishte dukur sikur kisha klithur me tërë fuqinë e shpirtit:
O perëndi, mos e ndotni botën e ëndrrave të vitit 1981 me dallaveret e kohës!
Mirëpo perënditë, të zënë me lojërat e botës së tyre, jo vetëm që nuk e kishin dëgjuar klithmën e tillë, por kishin menduar se nuk duhej ta bënin fare hesap, sepse botërat e tjera, sipas llogarive të tyre, do të duhej të ekzistonin vetëm për ata vetë dhe jo edhe për të tjerët...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:26

Viti ´81 — karakteri i demokracisë


Pikërisht në zemrën e botës së të rinjve të përshkruar më lart qëndron kërkesa për barazi të plotë dhe për liri të ngjashme me atë të kombeve të tjera të Jugosllavisë. Në qoftë se liria nënkuptohet si oportunitet perspektive individuale dhe kolektive, si mundësi e vetëkrijimit të plotë të njeriut, dhe në qoftë se liria për vete «per se», nuk ka ndonjë kuptim, atëherë kërkesa për republikë ishte kërkesë për suazat dhe për instrumentin vetanak të realizimit të saj (lirisë së vetëkrijimit). Nga ky aspekt, spekulimet për manipulimin me bartësit e v. 1981, në qoftë se nuk e kanë burimin tek ata që atë e kundërshtojnë, atëherë kanë të bëjnë me tendencën e rikthimit të pozitave të humbura, d.m.th., në funksionin dhe në karakterin e instrumentit në fjalë, me natyrën e demokracisë së preferuar, me raportet shoqërore që dëshirohen të zhvillohen. Ndonëse kontestohet me vehemencë, spekulimet e tilla janë recidivë e sistemit njëpartiak, të cilësuar ndër ne si sistem monist. Te kritika në gjuhën serbokroate sistemi njëpartiak më shpesh cilësohet edhe si sistem njëmendshmërie (jednoumlja), d.m.th. sistemi i dominimit të një mendimi dhe i kastigosjes së mendimeve tjera. Mirëpo sistemi njëpartiak mbetet sistem njëpartiak (term politik) dhe filozofikisht mund të cilësohej me njëmendshmëri të mendimit. Kështu, edhe në pikëpamje të mendimit, por edhe të praktikës politike, sistemi njëpartiak (i cili mund të ishte, por edhe mund të mos ishte socialist), ishte ekskluziv edhe në mendim edhe në praktikë. I shërbente atyre që e kishin pushtetin dhe përkrahësve të tyre. Ajo që mbeti e pathënë gjatë përdorimit të kësaj terminologjie në të vërtetë ishte refleksion i pasigurisë së aktualitetit politik. Kritika, me fjalë të tjera, edhe pse përpiqej t'i printe zhvillimit të proceseve, nuk ishte fort e sigurt për sa i përket kahjes së mundshme të zhvillimit të tyre.

Ndërkaq kritika në gjuhën shqipe, të dy kuptimet e nocioneve të përmendura («njëpartiak»
— «njëmendshmëri»), i përfshiu me nocionin sistem monist, dhe kjo po ashtu nuk mund të mos ishte refleksion i aktualitetit politik. Sistemi monist, si nocion, e ka burimin në filozofi, konkretisht te filozofia monadologjike e Lajbnicit (Gottfried Wilhelm Leibniz, 1646 -1716). Kuptimi filozofik i monadës te Leibnici nuk është vetëm ekskluziviteti, përjashtimi i asaj që nuk është «një», por harmonia, tretja e «jonjëshit» në «një», substanca e pandashme dhe unike, që është burim i vetvetes. Politikisht, Leibnici e kërkonte tejkalimin e copëzimit feudal të Gjermanisë së shekullit XVII në emër të një borgjezie që ishte në lindje e sipër, por akoma të paformuar plotësisht. Ndërkaq, te ne aludohet në shkrirjen e diferencave, të dallimeve të

ndryshme shoqërore, dhe të përvojave të ndryshme individuale dhe grupore, në emër të qëllimeve «të nënkuptuara», por që nuk mbrohen botërisht.

Bota e të rinjve të vitit '81 e akcepton demokracinë si mundësi të shprehjes së mendimit të lirë. Në të vërtetë ajo u lind si e tillë në luftë për realizimin e kësaj mundësie, por ajo nuk mund ta akceptojë demokracinë si zëvendësim të një njëmendshmërie me një njëmendshmëri tjetër; jo si rrotullim të pozitave të mendimeve dominante dhe ekskluzive me mendime të tjera që e synojnë dominacionin dhe ekskluzivitetin e të parëve. Ajo mund ta lejojë absolutizimin realativ të një mendimi shoqëror, në qoftë se ai është rezultat i konkurrencës së lirë të mendimeve, në qoftë se është kulluar përmes luftës së hapur të mendimeve të ndryshme, por nuk mund të pajtohet me mbisundimin e një mendimi, në kohë dhe në hapësirë, në qoftë se atë pozitë e ka arritur dhe e ruan me metoda të vjetra të monopolit të shtypit, me izolimin e heshtur dhe ilegal (joligjor) të bartësve të mendimit të kundërt, ose me përparësitë që vjedhurazi ia ka mundësuar sistemi i vjetër, duke mos i dhënë kurrfarë shansash të tjerëve, bartësve të vërtetë të ndryshimeve.
Dhe — demokracia nuk mund të heshtet me pretekstin e momentit. Bota e të rinjve të vitit '81 ishte e hapur dhe i barti të gjitha konsekuencat. Andaj, preteksti i «çastit», i «momentit», i «rendit» të realizimit të qëllimeve, nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Gjërat u thanë hapur qysh më '81. Për këtë shkak, preteksti i momentit mund të ketë ndonjë lidhje të kuptueshme vetëm me strategjinë e zhvillimit të raporteve shoqërore dhe të pozitës shoqërore të mjeteve të prodhimit. Me fjalë të tjera, e ky është kyçi i problemit, jo vetëm ndër ne, por edhe në Evropë, nuk është akoma e qartë se çfarë demokracie synohet?

Në këtë pikë bota e të rinjve të vitit 1981 ndeshet me realitetin. Ajo e kishte të qartë se çfarë nuk deshi:
Ajo nuk e deshi praktikën e zhvillimit të deformuar e të mangët.
Socializmi, në përgjithësi dhe jo vetëm te ne, nuk kishte pasur sukses ta zgjidhte çështjen e demokracisë. Përpjekjet e RSP të Shqipërisë dhe të disa vendeve të tjera që këtë çështje ta reduktonin në pjesëmarrjen aktive të masave në proceset e ndryshme të nxjerrjes së vendimeve, në kushtet e vetëizolimit ndërkombëtar nuk mund të prezentoheshin si të suksesshme; socializmi nuk mundi ta krijonte një bazë mjaft të gjerë e të fortë shoqërore e as ta ndryshonte vetëdijen shoqërore gjer në atë shkallë e cila, pa rrezikun e përmbysjes së rendit shoqëror, do ta mundësonte luftën e hapur të ideve dhe të partive politike; nuk guxoi ta rrezikonte luftën termonukleare dhe ta katandiste njerëzimin në hiç. Për këto e shkaqe të tjera, veçanërisht të lidhura me nevojën e zhvillimit (modernizimit), hoqi dorë nga lufta për eksportimin e revolucionit, të komunizmit dhe për ndryshimin e tërësishëm të raporteve ndërkombëtare (momentalisht, është irelevante, pos për hesape politikaneske, të polemizohet mbi atë se a qe i detyruar apo edhe vetë deshi të hiqte dorë). Mirëpo të flitet për socializmin vetëm si për një eksperiment totalisht të dështuar do të thotë që më së paku t'i krijosh probleme së ardhmes, veçanërisht në kushte të pazhvillueshmërisë.
Prandaj, për shkak të shkallës së zhvillimit të gjithmbarshëm, problemi thelbësor i Kosovës nuk është shkalla me të cilën akceptohet demokracia por zhvillimi. Demokracia doemos do të duhej t'i ndihmonte zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Si e tillë është padyshim e mirëpritur dhe e mirëseardhur. Mirëpo me demokraci nuk mund të synohet konservimi i raporteve të vjetra, sepse ato në Kosovë shpesh janë të karakterit feudo-klanor, dhe bile as të karakterit feudo-borgjez. Në qoftë se me demokraci synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave të zhvillimit; në qoftë se, ajo (demokracia), nuk do ta mundësojë (përmes zgjedhjeve të lira), shpërthimin e forcave të njëmendëta kreative; në qoftë se përmes konkurrencës së lirë të ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do të mundësohet ndërtimi i vlerave të njëmendëta; në qoftë se, me fjalë të tjera, demokracia, përmes mekanizmave tanimë të njohur, do të reduktohet në formalizëm të thjeshtë për ruajtjen e privilegjeve tashmë të privilegjuara e jo për begatimin e jetës shoqërore dhe politike, ky lloj i demokracisë në Kosovë nuk do t'u duhet

as bartësve seriozë të saj, të cilët në Amerikë e propaguan si mënyrë të denjë për jetën e njeriut.

Kosova, me fjalë të tjera, as nuk e ka importuar, e as që mund ta importojë demokracinë. Dhe, nuk mund, gjithashtu, ta eksportojë atë. Ajo nuk mund ta ndërtojë demokracinë në baza të ekskluzivitetit nacional, e as të antikomunizmit. Të provohet e kundërta do të thotë të dhunohet demokracia dhe të provokohet e ardhmja demokratike.
Demokracinë në Kosovë nuk e lindën të tjerët, e as nuk u lind për qejfin e tyre. Ishte e ndërlidhur me proceset demokratike të Evropës dhe me synimet e tilla të njerëzimit.
Demokracia në Kosovë u vetëlind në vitin 1981, do të rritet vetë, së bashku, e barabartë dhe e ndërlidhur me të tjerat.

Krushë e Madhe, 26 Maj 1990.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:27

REPUBLIKA DHE LUFTA NË KONTEKST TË EVROPËS


Nga gjysma e parë e këtij viti, në fshatin Billushë të Prizrenit, gjatë një bisede, pyetjet e shumta të pjesëmarrësve reduktoheshin në interesimin e tyre të gjallë mbi mënyrën dhe mundësitë eventuale për jetësimin e Republikës së Kosovës. Natyrisht, kjo bisedë ishte një këmbim joobligues i mendimeve. Ma kishte marrë mendja se do të duhej të kthehej policia e mbrojtja teritoriale, pastaj të formohej një qeveri, e cila do ta merrte mbi vete përgjegjësinë mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe eventualisht të legalizohej Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës. Disa nga këto mendime mund të jenë realizuar, por në mënyrën e vet, dhe pavarësisht nga ajo që kisha menduar unë, gjë që do të thotë se të tjerët jo vetëm që mund të kenë pasur mendime të ngjashme, por edhe të elaboruara, meqë vetë nuk e kisha bërë elaborimin e mendimeve të mia, në qoftë se përgjigjet e rastit në pyetjet e shumta që më shtroheshin, nuk do të konsideroheshin si të tilla. Në ndërkohë kishte përfunduar me sukses të plotë referendumi gjithëpopullor për Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës; ishte zgjedhur qeveria dhe ishte emëruar kryetari i saj dr. Bujar Bukoshi, kurse Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e kishte bërë njohjen e Republikës së Kosovës. Dukej se gjërat do të venin mbarë... Megjithatë, komentet e politikës serbe për referendumin dhe ato që pasuan më pastaj kishin qenë mospërfillëse, ndërsa ndonjëherë edhe ironike. Ato flisnin për një republikë "joekzistuese" të Kosovës, ose për "Republikën në letër" të Kosovës! Një gjë e tillë nga kundërshtarët politikë edhe mund të pritej. Mirëpo nuk mund të pritej prej tyre edhe moslejimi i vijimit të mësimit për nxënësit dhe studentët. Pavarësisht nga arsyetimet e ndryshme dhe fajësimi i alternativës kosovare, kjo nuk mund të arsyetohej me asgjë. Zhvillohej vallë një luftë për të vajtur në Evropë në një ose në shumë mënyra, apo për t'a ruajtur errësirën mesjetare në trojet e Ballkanit? Pastaj nuk mund të arsyetohej vazhdimi i heqjes nga puna të mësimdhënësve të Universitetit, pastaj mbyllja e tij e mëvonëshme dhe suprimimi i Akademisë së Shkencave; nuk mund të arsyetohej as mizerja e luftës në Kroaci, as keqësimi i vazhdueshëm i gjendjes ekonomike të popullsisë dhe as ikja masive e rinisë shqiptare në Perëndim. Mbi të gjitha, nuk mund të pritej pajtimi me një gjendje të tillë, e cila vazhdimisht është duke ecur drejt një lufte të përgjithshme në Ballkan dhe ndoshta edhe në Evropë.

Të gjitha këto e rëndojnë për së tepërmi situatën politike në Kosovë. Madje edhe politikisht, përmes ekranit të TV-së, u shqyrtuan mundësitë për hapjen e "frontit të jugut" dhe u përgënjeshtruan pastaj nga funksionarë të lartë të LDK-së, por gjërat ecin me logjikën e tyre të brendshme pavarësisht nga prognozat dhe përgënjeshtrimet. Atmosfera e rëndë politike në Kosovë megjithatë nuk është vetëm refleksion i luftës në Kroaci, i gjendjes në Jugosllavi, i mosjetësimit akoma të Republikës së Kosovës, por edhe i faktit se gjërat pothuajse ngecën, si dhe i faktit se atmosfera e tillë e rëndë politike tashmë me të dy këmbët është futur në

dekadën e dytë. Përse e kemi situatën të këtillë? Përse po zgjat kaq shumë ajo, dhe sa do të duhej pritur akoma? "Të presim edhe dy-tre vjet" -u thoshte fshatarëve të mi një titist i flaktë i dikurshëm që u shndërrua tani në një demokrat edhe më të zjarrtë "dhe pastaj do të jetë aq bukur… do të bëhemi të fortë!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:29

Fëmijët si peng

Këto fjalë menjëherë ma përkujtuan situatën e fëmijëve të mi: Andinin 5- vjeçar dhe Brisildën 1,5 vjeçe. Ata i kishte marrë nëna e tyre dhe i mbante te prindërit e vet. Ishte hidhëruar dhe më kishte braktisur. Kur i kisha lutur disa titistë të dikurshëm dhe demokratë të tanishëm të ndërmjetësonin dhe së paku të m'i kthenin fëmijët, më ishin përgjigjur: "Prit edhe dy-tre vjet, pastaj djali do të vijë vetë ke ti, kurse pas dy-tre vjetëve të tjerë do të vijë edhe çupëza!". Mirëpo e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me vajzën time 10-vjeçare - Erletën, nga martesa e parë. Në vitin 1981 ia kishin zënë peng (burgosur) babanë. Në vitin 1985 e kishin zënë peng atë, pikërisht sikurse Andinin - në moshën 4,5 vjeçare. Kisha pritur të kthehej, por ndërkohë ishte tëhuajsuar tërësisht dhe tani nuk njiheshim më në mes vete. Erletën nuk e njihja edhe ngaqë e kisha braktisur si foshnjë 7-muajshe. Ndërkaq zëri i Andinit akoma më është i freskët. Kur një herë kishte arritur të ikte për të më vizituar në shtëpi, e pata vështruar nga dritarja: e puthte një shtyllë betoni që dikur e kisha ngritur për të shënuar mezhdën. Pastaj në çdo dhjetë hapa përkulej dhe si i babëzitur e puthte dheun duke bërtitur "O Babiiiiiiiii!". Më në fund i puthi disa herë dyert e hyrjes dhe më kërceu në qafë. Nuk kisha mundur t'ia ktheja asnjë përgjigje. E doja për së tepërmi. Natyrisht, kisha pasur rrugëdalje por duhej që të bardhën ta quaja të zezë dhe të zezën të bardhë. Kishte pasur edhe një rrugëdalje tjetër, por duhej që edhe e ëma e tyre gjërat t'i emërtonte drejt, me emrin e tyre të vërtetë. Mirëpo kjo ishte treguar e pamundur dhe tani vuanin fëmijët. Duhej të prisnim edhe dy-tre vjet, pastaj edhe dy- tre vjet të tjerë, dhe sipas disave "do të bëheshim të fortë, shumë të fortë", por me kusht që të mos tëhuajsoheshim tërësisht dhe që akoma të njiheshim në mes vete...

Republika si peng

Nuk e di tashmë saktësisht se në cilin vit ishte zënë peng Republika e Kosovës. Nuk e di as se kush saktësisht mund ta ketë zënë peng atë dhe se a thua mund të ishte e vërtetë fare se ajo ishte zënë peng nga ndokush që nuk e prisnim? Mirëpo, ishte e sigurt se ajo ishte e zënë peng. Gjithashtu e dija se gjatë dimrit të kaluar njëri nga ish-funksionarët e lartë titistë në revistën «Republika» të Salih Kabashit kishte deklaruar se ata (d.m.th. titistët) nuk e kishin dashur Republikën me stalinistët. Bislim Elshani, redaktor i «Demokracisë Autentike», i ishte përgjigjur drejtëpërsëdrejti me pyetjen se cili ishte vallë kriteri me të cilin e matnin ata patriotizmin e tyre? Shumë më vonë një funksionar i lartë i LDK-së, në intervistën e vet në një gazetë në gjuhën shqipe, kishte deklaruar se nuk e kishin dashur Republikën brenda federatës jugosllave. Ky kishte pandehur se çdo ide për ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë do të ishte profane, ndonëse gazeta që ia botonte këto mendime shtypej në Prishtinë, nën patronazhin e Serbisë, e cila luftën në Kroaci e arsyetonte me qëllimin e ruajtjes së atij integriteti. Ndërkaq «Demokracia autentike» që ishte vënë në funksion të Republikës së Kosovës pa e cënuar këtë integritet, ishte heshtur. Ishte heshtur gati çdo mendim i pavarur që nuk i kishte rrënjët në Perëndim por në Kosovë; që hotelin «Grand» nuk e kujtonte për «Hayat Regency» dhe që Prishtinën nuk e merrte për Paris. Kjo nuk do të thoshte se Prishtina s'do të duhej të bëhej Paris. Do të thoshte vetëm se duhej filluar nga fakti se akoma nuk ishte bërë. Në të vërtetë shpeshherë mendimet e tilla etiketoheshin si staliniste dhe «serbo-sllavo-komuniste», pavarësisht nga fakti se komunizmin nuk e kishin lindur sllavët por gjermanët, përkatësisht hebrenjtë në Gjermani, dhe se sllavët vetëm sa e kishin huazuar këtë ide me qëllim të ruajtjes së kufijve të Carit të tyre të madh dhe pothuajse po atë çast e kishin "shitur". (Shumë teorikë të njohur të politikës ndërkombëtare marrëveshjen e Brest-Litovskit të vitit 1918, nënshkrimin e së cilës e kishte urdhëruar Lenini, e konsideronin si "shitje" të revolucionit gjerman. Karl Libknechti dhe Roza Luxemburgu, por edhe shumë të tjerë, kishin mbetur të habitur, por kjo ishte arsyetuar me interesat e paqes dhe të revolucionit të ardhshëm botëror. Ngjashëm ishte injoruar edhe Revolucioni hungarez i po atij viti). Mirëpo "njohësit" e komunizmit të kohës së dështimit të tij këtë e bëjnë me qëllim të identifikimit të tij me të keqen nacionale, duke fshirë çdo gjë pozitive nga kjo kohë me një lëvizje të thjeshtë pene. Pastaj do të dëshironin që ndonjë gjeneral Schwarzkopf t'i fshinte mbeturinat e komunizmit në Ballkan. Pas kësaj do të pajtoheshin me çdo gjë që do t'u ofronte Lordi Carrington, sepse nuk mund ta marrin me mend ndonjë republikë me "stalinistë" ndërkaq "stalinist" ata e quajnë cilindo që nuk është i mendimit të tyre. Në këtë mënyrë, ndonëse të gjithë përbetohemi në demokraci, bëhet gati e pamundur të dihet se kush dhe përse në të vërtetë e mban peng Republikën? Si rezultat i natyrshëm i këtij "animi" të tepruar, uniteti dhe homogjeniteti me të cilin lavdërohemi duket se nuk mbështetet mbi këmbë të sigurta. Uniteti rreth idesë e cila do ta fshinte një të kaluar të tërë duke e shpallur si mishërim të së keqes nacionale, duhet thënë hapur, është fare jashtë hapësirës, ndonëse mund të ketë unitet rreth mendimeve, ideve, pra edhe veprave që i artikulojnë synimet e vërteta të popullit dhe që dalin nga ai, por jo rreth "aksioneve të mbuluara" (covert action). Ato mund të jenë ndihmesë efikase e ndonjë politike të caktuar por jo edhe zëvendësim për politikën dhe as për idenë. Ky është njëherësh edhe kuptimi që Abraham Lincolni në kohën e vet ia dha demokracisë. Kjo e vërtetë po shpërthen pakëz ngadalë, por do të shpërthejë. Shpërthimi i saj doemos do ta vërë Republikën e Kosovës në raport të drejtë me situatën politike, e cila pa dyshim se do ta çlirojë.

Republika dhe princi

Në një nivel serioz të shqyrtimit të çështjeve, pyetje të tilla si ato të shtruara më lart janë indikatorë me rëndësi të gjendjes së dhënë si dhe të atmosferes dhe të situatës politike në përgjithësi. Mirëpo janë edhe diçka tjetër - një ndihmesë e rëndësishme për zbërthimin e problemeve. Branko Kostiqi, Nënkryetar i Kryesisë së Jugosllavisë (së cunguar), në një emision të TVB-së, pakëz më heret, i përsëriti qëndrimet e njohura të politikës serbe lidhur me Republikën e Kosovës: "Shqiptarët duhet ta kuptojnë, -tha ai, -se Republika e tyre është Republika e Serbisë, e definuar me kushtetutë si republikë e qytetarëve të saj". Në kontekst të ofensivës së forcave të armatosura në territorin kroat (zhbllokimi i kazermave), fjalët e tij mund të kuptoheshin si vendim - rezolutë për zgjidhjen e krizës jugosllave në mënyrën serbe. Ndërkohë ky vendim u formulua si qëndrim me të cilin politika serbe rezervohej nga propozimet e Lordit Karrington në Konferencën e Hagës mbi Jugosllavinë. Si pretekst u morën dokumentet me të cilat garantoheshin të drejtat e pakicave kombëtare në Evropë. Ndërkaq, edhe më vonë, me nënshkrimin e tij, lutej Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të vendoste mbi dërgimin e helmetëkaltërve në rajonet e luftës në Kroaci. Politika serbe bënte çmos që ta ruante integritetin territorial të Jugosllavisë, tani jo më si opcion adekuat për popujt e saj por vetëm për serbët! Ndërkaq, Princi Tomisllav Karagjorgjeviqi në Oplenac, vizitës së të cilit TVB i kishte dhënë rëndësi të veçantë, deklaronte si nën buzë, gati me druajtje, por në mënyrë rezolute, se "Serbia do të bëhej shtet i fortë, më i forti në Ballkan, në Evropë, bile edhe në botë, do ta shihni!". Dukej se princi plak Tomisllav Karagjorgjeviqi e besonte me gjithë mend një gjë të tillë. Ai nuk tha asgjë për shqiptarët, dhe as për Republikën e Kosovës. Dukej sheshazi se Republika e Kosovës kundërshtohej në mënyrë rezolute, dhe kjo mbështetej mbi forcën e armës së armatës jugosllave. Princi serb këtë me siguri e dinte. E dinte edhe politika serbe se edhe shqiptarët e kishin një mbret, ndonëse nuk e di nëse e kishin
edhe ndonjë princ. Mbreti shqiptar - Leka I Zogu, me siguri se ishte po aq, në mos edhe më i fortë, se ai princi tjetër i serbëve - Aleksandër Karagjorgjeviqi; po aq, në mos edhe më i gjatë se ky. Edhe mbreti i shqiptarëve - Leka I Zogu, e ëndërronte një republikë të fortë shqiptare, "më të fortë në Ballkan, në Evropë, bile edhe në botë, do ta shihni!". Princi serb mund ta gjente, në mos Sllobodan Millosheviqin, atëherë ndonjë kryetar tjetër të Serbisë, për t'i sendërtuar ëndrrat e tij. Mirëpo edhe mbreti shqiptar mund ta gjente, në mos Ramiz Alinë, atëherë ndonjë kryetar tjetër të Shqipërisë, për t'i sendërtuar ëndrrat e tij. Edhe shqiptarët e kishin një armatë dhe një popull hiç më të vogël dhe hiç më pak luftarak se sa ai serb. Serbët thirreshin në të drejtat historike mbi Kosovën, por shqiptarët kanë më tepër të drejta historike mbi Kosovën, ndërkaq kanë edhe të drejta legjitime që dalin nga realiteti i sotëm politiko-demografik. Serbët e shpresojnë përkrahjen e Rusisë, por edhe shqiptarët mund ta shpresojnë përkrahjen e të tjerëve, sidomos tani që kërkesat shqiptare vlerësohen si legjitime. Kështu, princërit dhe mbretërit do të luftonin në Ballkan përmes kalorisë moderne-aviacionit, dhe njësive tankiste me këmbësorinë e shkretë, për t'i sendërtuar qëllimet e tyre përkatëse - "për t'u bërë më të fortë, më të fortë në Ballkan, në Evropë, bile edhe në botë!".

Ata ndërkaq, sipas komenteve të TV-së, nuk do të luftonin për evropeizimin e vendeve të tyre të mbetura gati në nivelin aziatik të zhvillimit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:32

Simbolizimi i kontinuitetit të traditës


Tani është e qartë se princërit dhe mbretërit mund të kthehen në vendet e tyre; mund të simbolizojnë kontinuitetin e traditës së shtetësive të shteteve të tyre, të unitetit të kombeve të tyre, dhe për këtë mund të gëzojnë respektin e duhur të popujve të tyre, por vetëm nëse këta dy popuj, secili në vendin e vet, do të vendosin ashtu. Përveç simboleve klasike që do të simbolizonin institucionet mbretërore, mbreti shqiptar, për shkak të ndasisë së kombit, do të mund të simbolizonte edhe unitetin historik-shpirtëror dhe aspiratat shekullore të natyrshme të popullit, por vetëm në qoftë se do të kuptohet se në prag të shekullit XXI mbretëritë e tyre nuk mund të mbështeten edhe më tutje mbi raportet feudo-klanore të shoqërisë dhe mbi mohimin e progresit të brendshëm në favor të madhësisë së jashtme. Progresi i brendshëm mund ta realizojë madhësinë e një kombi, ashtu si dikur madhësia e jashtme e realizoi progresin e brendshëm të shumë kombeve. Për shqiptarët, por edhe për serbët, progresi i brendshëm e nënkupton jetësimin e Republikës së Kosovës, jo vetëm sepse ajo është e drejtë elementare e tyre -instrument vital i zhvillimit, por edhe sepse vetëm në atë mënyrë mund t'i shmangemi instrumentalizimit në dobi të interesave të huaja për t'i hapur kështu rrugët e evropeizimit të shpejtuar. Në qoftë se kjo gjë nuk kuptohet, ose kuptohet por nuk dëshirohet të pranohet, alternativa e saj mund të jetë vetëm kthimi në mesjetë - përgjakja e sërishme e historisë. Duke u deklaruar për republikën dhe për bashkimin e trojeve shqiptare në kuadër të proceseve integrative të Evropës, pa rezonimin e forcës, populli shqiptar e tregoi pjekurinë e vet politike. Ndërkaq, madhështinë e vet historike e argumentoi me faktin se, fare i vetmuar, i qëndroi çdo stuhie dhe çdo rrebeshi të kohës. Tani ai i ngjan një metuzalemi të qëndresës që nuk i dihet me saktësi mosha. Andaj përgjakja e sërishme e historisë mund të jetë vetëm reminishencë tragjike e kohërave të shkuara dhe totalisht në kundërshtim me trendet aktuale të zhvillimit të qytetërimit në Evropë, por edhe në botë. Me siguri se argumentimi i sërishëm i një teze të tillë nuk mund të jetë i tepërt. Kurrnjëherë nuk mund të jetë e tepërt të bindemi para se të bëhet përfundimisht vonë. Është detyrë njerëzore dhe në natyrën e njeriut që së paku të provojë të mos e lejojë vonimin përfundimtar të gjërave, po qe se ato do të kenë veshë për atë që është e arsyeshme, kurse luftërat janë gjithmonë iracionale, ndonëse zhvillohen për qëllime racionale.


Lufta si mundësi reale dhe modeli evropian



Lufta megjithatë mund të shpërthejë, jo për shkaqe ideologjike, që gjithmonë kanë qenë vetëdije e deformuar mbi realitetin, por për shkaqe të interesave jetike: serbët janë të bindur se ruajtja e integritetit territorial të Jugosllavisë është interes jetik i tyre. Shpërbërja eventuale e Jugosllavisë, -rezonon politika e tyre, -do t'a reduktonte Serbinë në kufijtë e tanishëm të asaj që quhet Serbi e ngushtë, kurse një pjesë e mirë e popullatës serbe do të mbetej jashtë Serbisë dhe do ta fitonte statusin e pakicës kombëtare. Si komb i krishterë, ngadhënjimtar i Luftës së Dytë Botërore, me shpërbërjen e Jugosllavisë do të ndjehej i dëmtuar dhe kompensimin për këtë dëmtim doemos do ta kërkonte te popullata jo e krishterë, tek myslimanët dhe shqiptarët. Ndërkaq, ndonëse shqiptarëve vendet fqinje u përpoqën t'ua kontestojnë kontributin në Luftën e Dytë Botërore, ata megjithatë nuk ishin më pak në anën e ngadhënjimtarëve dhe janë populli i vetëm realisht i dëmtuar qysh nga përfundimi i luftërave antiturke në Ballkan. Si popull me provim të dhënë të pjekurisë politike, shqiptarët e shpallën Republikën e Kosovës dhe i deklaruan hapur qëllimet e veta politike. Në thelb të këtyre qëllimeve nuk qëndron ekspansioni - lakmia për tokat e huaja, por e drejta për t'u kompletuar si komb i Evropës. Me përkrahjen e kësaj të drejte, Evropa do të duhej ta jepte provimin: - a vlejnë vallë të drejtat njerëzore, e drejta e njeriut dhe parimet demokratike për të gjithë popujt e saj njësoj apo vetëm për ata të krishterë? Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës.

Historia e Evropës së bashkuar doemos do të fillojë nga fakti se si do të zgjidhet ky problem, pra pikërisht ai i shqiptarëve. Ndërkaq, meqë zhvillimi i civilizimit në Evropë kaherë e ka përballuar kriterin religjioz në përcaktimin e statusit të popujve, nga mënyra e zgjidhjes së këtij problemi do të varet se sa është e civilizuar vërtetë Evropa. Mirëpo, jo vetëm kaq. Nga kjo do të varet edhe vetë atraktiviteti i modelit evropian për popujt jashtë Evropës. Me fjalë të tjera, nga kjo do të varet akceptimi i Evropës nga të tjerët, në suaza ndërkombëtare, si model serioz i barazisë së popujve dhe i synimeve të saj jashtë Evropës. Për këto dhe për shkaqe të tjera, shqiptarët poashtu kanë shansa reale të jenë të përkrahur në kërkesat e tyre legjitime. Në qoftë se ato do të kundërshtohen nga politika serbe, atëherë teorikisht, shanset për konfrontimin e drejtpërdrejtë të këtyre dy realiteteve politiko- ideore janë bukur të mëdha, me shpresa përafërsisht të barabarta në fitore, gjë që përsëri nuk do të ishte kurrfarë fitore reale dhe në planin afatgjatë -stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugë destabilitetit politik të mbarsur edhe me revanshizëm. Për këtë shkak, lufta nuk është as alternativë reale për jetësimin e Republikës së Kosovës, dhe as në frymën e proceseve integruese në Evropë. Megjithatë lufta mund të shpërthejë në qoftë se edhe më tutje do të lejohet thellimi i trendeve të tanishme të situatës politike lidhur me jetësimin e Republikës së Kosovës dhe me zgjidhjen e çështjes shqiptare në tërësi. Mirëpo në këtë pikë do të ndërpritet analiza tek e cila do të kthehemi më vonë.

Tani është e udhës të bëhet një digresion me qëllim të shquarjes së elementeve teorike të demokracisë që e kundërshtojnë apo e favorizojnë luftën në suaza të sistemeve globale të mendimit.

Lufta për të përfunduar luftën


Për sistemet globale të mendimit, në periodën pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht gjatë luftës së ftohtë politike, gjërat dukeshin të qarta. Ideologjia komuniste, në njërën anë, besonte se botëkuptimet mbi botën dhe mbi qëllimet klasore të dy sistemeve shoqërore (socializmit dhe kapitalizmit) ishin të kundërta dhe të papajtueshme. Koekzistenca e vendosur në raportet midis këtyre dy sistemeve globale ishte formë e imponuar e ekzistencës për shkak të armatimit raketor -nuklear, por ajo intimisht nuk e përjashtonte bindjen se vetëm fitorja e komunizmit në tërë botën do t'a përjashtonte luftën si metodë për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare dhe do të ishte garanci e sigurt për ruajtjen e paqes. Organizimi i brendshëm politik (jo vetëm policia dhe armata), prandaj duhej të ishte në funksion të këtij ideali. Në thelb të mendimit të tillë politik ishte ekspanzioni. Zgjerimi i sistemit dhe organizimi i brendshëm politik duhej t'i shërbente rendit që i avanconte qëllimet e këtilla politike. Ndërkaq, mendimi i kundërt politik, në anën tjetër, cilësohej me një filozofi realiste e cila politikën e konsideronte si luftë për pushtet ku interesat e fuqive të mëdha vazhdimisht ndodheshin në konflikt midis tyre. Në thelb të mendimit të tillë politik poashtu ishte ekspanzioni, pasiqë të dy sistemet globale të mendimit e kishin të qartë se vetëm sistemi i organizimit të brendshëm politik mund të ishte garanti i fundit i paqes në botë. E thjeshtësuar gjer në fund, kjo do të thoshte se vetëm njerëzit që mendonin njësoj, që jetonin në mënyrë të ngjashme dhe që kishin interesa përafërsisht të ngjashme, nuk mund t'a rrezikonin as qetësinë e brendshme dhe as paqën e jashtme. Përfaqësuesi amerikan i idealizmit politik, ish-Presidenti i SHBA- Woodrow Wilson, konsideronte se duhej zhvilluar luftë për t'i përfunduar luftërat. Sipas tij, Lufta e I-rë Botërore i kishte shkatërruar perandoritë e Evropës Qendrore (Gjermania, Austro-Hungaria) me ç'rast ishin formuar shtete të reja në mbështetje të parimit të vetëvendosjes. Liga e Kombeve, formimin e së cilës e kishte propozuar vetë, do të duhej të merrej me zgjidhjen e kontesteve që e rrezikonin paqen. Përvoja e brendshme e organizimit politik të SHBA-ve Wilsonit i kishte shërbyer për të nxjerrë parimet për një organizim të mundshëm të botës, ku Liga e Kombeve, duke i mbështetur principet e raporteve midis shteteve, do të kishte rol të veçantë në universalizimin e tyre.

Mirëpo, idealizmin politik të Wilsonit nuk e kundërshtonin vetëm marksistët, dhe as vetëm Revolucioni i Tetorit. Sir Halford Mackinder ("Democratic Ideals and Democracy" 1919) shkruante se demokracia ishte inkopatibile me organizimin e domosdoshëm të luftës kundër autokracive. Ata (idealistët politikë si Wilsoni) "refuzonin t'i njihnin realitetet e gjeografisë dhe të ekonomisë". Andaj Mackinder e nxirrte përfundimin se paqja botërore mund të sigurohej vetëm duke sunduar me ujdhesën botërore (shih "DeA"-6/1991), e cila praktikisht e nënkuptonte themelimin e një lidhjeje të shteteve të pavarura midis Gjermanisë dhe Rusisë. Ndërkaq, këtij botëkuptimi realist mbi sigurimin e paqes, por që gjithashtu shkonte ndesh me idealizmin politik të Wilsonit, i kishte paraprirë Alfred Thayer Mahan. Duke e çmuar lart fuqinë detare (maritime) të Britanisë, amerikani Mahan me 1890 shkruante se "përdorimi dhe kontrolli i duhur i detit është vetëm një vijë në vargun e këmbimit me të cilin akumulohet pasuria". Mahan dhe Mackinder ishin teorikë të gjeopolitikës, veçse njëri e theksonte rëndësinë e kontrollimit të ujërave detare, ndërsa tjetri të tokës, për ruajtjen e paqes botërore. Me fjalë të tjera, ata ishin zëdhënës të zgjerimit të imperatorive koloniale, të cilat do të duhej ta vendosnin paqen mbi rruzullin tokësor. Për këtë shkak nuk ishte çudi që të dy teorikët nuk mund t'a honepsnin aspak "shpirtin jo-luftarak të demokracisë", por as tregtinë e lirë dhe as tregtarët si klasë. Mackinder madje besonte se lufta kompetitive për tregje ishte burimi kryesor i luftërave dhe këtu ai nuk ndryshonte shumë nga marksistët. Ai mendonte se paqja mund të ruhej duke e vënë kontrollin e drejtëpërdrejtë mbi burimet e mëdha të pasurive natyrale dhe jo me tregti, ose përmes tregtisë që zhvillohet jashtë zonës së ndikimit të vet. Dobia nga një gjë e tillë do të ishte iluzore, sepse është e gjykuar të sjellë vullnerabilitetin (shih Stanly Kober, «Idealpolitik», Foreign Policy, Summer 1990). Megjithatë goditjen kryesore idealizmit politik ia dha shpërthimi i Luftës së II-të Botërore. Nevoja që të shpjegohen filozofikisht shkaqet e shpërthimit të luftës e nxiti zhvillimin e drejtimit të realizmit në politikë. Hans Morgenthao ishte eksponenti kryesor i këtij drejtimi. Në librin e tij kapital «Politika Midis Kombeve» (Politics Among Nations, 1948), ai konstatonte se politika, si dhe shoqëria në përgjithësi, udhëhiqet me ligje objektive, rrënjët e të cilave ndodhen në natyrën njerëzore. Meqenëse ligjet e këtilla janë objektive, ato doemos kanë karakter universal. Sjelljet e shteteve i udhëheq interesi i definuar si fuqi dhe jo idealet e burrave të shtetit. Në harmoni me këto botëkuptime, Henry Kissingeri më vonë, ngjashëm me Morgenthao- n, kishte ardhur në përfundim se stabiliteti i sistemit ndërkombëtar varej nga dy komponenta: nga drejtpeshimi i forcave dhe nga principi i legjitimitetit të pranuar përgjithësisht. Dhe përsëri, së bashku me të, besonte se realiteti i politikës së fuqisë e kushtëzonte nënshtrimin e ideologjisë nacionale ndaj interesave më themelore. "Kujdesi për sigurimin nacional, -shkruante Kissingeri më 1986 në «Washington Post», - duhet të jetë në harmoni me vlerat tradicionale amerikane", për të përfunduar më vonë me një dozë pesimizmi se "ndonëse morali dhe fuqia jonë nuk duhet të jenë në kundërshtim me njëra -tjetrën", në instancë të fundit, "të gjitha politikat serioze të jashtme doemos nisen nga nevoja për të mbijetuar (the need for survival).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:33

Ligji dhe demokracia

Ajo që është interesante te realizmi politik ka të bëjë me faktin se nuk e merrte parasysh ndikimin e kurrfarë ideologjie. Për ndryshim nga "njohësit" kosovarë të politikës, që gati sa nuk u cfilitën duke gjuajtur "shtriga staliniste" në hapësirën edhe ashtu të ngushtuar politike të Kosovës, ai edhe idealizmin politik e konsideronte si filozofi naive që nuk mund t'a kuptonte realitetin e politikës së fuqisë dhe i cili, për shkak të ngarkesave me moralizime, të çonte qoftë në tërheqje dhe izolim nga një botë e papërsosur, qoftë në një intervenim për t'i ndrequr të gjitha paudhësitë e saj. Realizmi politik, në të vërtetë, e shprehte rezignacionin ndaj realitetit politik të pas-Luftës së II-të Botërore. Mirëpo, paralelisht me forcimin e realizmit politik, kah fundi i viteve '80 teorikët dhe burrat e shtetit sovjetik kishin filluar t'i kontestonin hapur postulatet e teorisë marksiste. Eduard Shevernadze, p.sh., me 1988 shkruante se "koekzistenca nuk mund të indentifikohej me luftën e klasave", kurse M. Gorbaçov e shpjegonte perestrojkën si "revolucion legal që kishte për qëllim ta pengonte koncentrimin e fuqisë së tepruar në duar të pakicës me qëllim që shoqëria të udhëhiqej me parimin e sundimit të ligjit". Një kthesë e tillë marramendëse në teorinë sovjetike tani i jepte krah riafirmimit të idealizmit politik në Perëndim. Mirëpo edhe ky tani kishte evoluar: e pranonte se demokracia kishte zhvilluar luftëra, por institucionet demokratike, të cilat në instancën e fundit e kushtëzonin agresivitetin e politikës së shtetit të dhënë, mund të evoluonin: "Demokracia mishëronte kriteriume rigoroze të sundimit të shumicës dhe të drejtave të pakicës. Sundimi i shumicës do të thotë se të gjithë njerëzit e kanë të drejtën e votës, ndërsa ata që zgjidhen i japin llogari votuesve në intervale të shpeshta dhe të rregullta". Përfaqësuesit e zgjedhur e kanë për detyrë t'i informojnë për ato që bëjnë, por edhe t'i furnizojnë me informata të nevojshme për të ushtruar kontroll mbi ta, i cili pastaj rregullohet me mekanizma të veçantë. Teorikisht, megjithatë, të drejtat e pakicës duhet të jenë në kundërshtim me të drejtën e sundimit të shumicës, por sipas Stenly Koberit ky botëkuptim është i gabuar: "Siç e demonstrojnë konfliktet etnike të kohëve të fundit, - shkruan ai -shumicat mund të ndryshojnë me kohën, dhe sundimi i shumicës, në mungesë të të drejtave të garantuara të pakicës, është reçetë për katastrofë. Të themi megjithatë më shkoqur: garancionet mbi të drejtën e pakicave, të cilat mund të vendosen vetëm me pajtimin e shumicës, e shënojnë respektin e të dobëtit nga ana e të fortit. Ky sistem i vlerave të respektit për ligjin më parë se për forcën është siguria më e mirë e rendit dhe e stabilitetit, qoftë atij të brendshëm, qoftë atij të jashtëm ndërkombëtar" (Stanley Kober, Idealpolitik, op.cit.). Në harmoni me këto botëkuptime, idealizmi politik tani shpjegonte se shkaqet e Luftës së II-të Botërore nuk duhej kërkuar në konfliktet e interesave të imperatorive koloniale por pikërisht në Kushtetutën e Weimarit. Kjo Kushtetutë, në vend të botëkuptimit amerikan mbi të drejtat e patjetërsueshme të individit, ato ia kishte nënshtruar kolektivitetit. Rene Brunet në The New German Constitution /1922/ lidhur me këtë vërente se "liritë individuale jo vetëm nuk ishin edhe më tutje qëllim në vete, por as që përbënin akoma

një të mirë të pavarur në vete. Ato nuk kanë më vlerë dhe nuk mund të mbrohen përveç në masën që shërbejnë për ta kryer këtë detyrë sociale" (ibd.).

Demokracia që nuk i garantonte të drejtat individuale nuk mund të zgjaste shumë. Abraham Linkolni që moti kishte vënë re se "shumica që bëhej zap me kontrollin dhe me përkufizimet kushtetuese... është sovrani i vetëm i vërtetë i një populli të lirë. Kushdo që e refuzon këtë, doemos ka për të rënë, qoftë në anarki, qoftë në despotizëm" (cit. sipas Kober, ibd.). Andaj Hitleri kishte rënë në despotizëm dhe e kishte ndërtuar një diktaturë militariste të fashizmit që e kishte nxitur luftën! Ndryshe nga realizmi, idealizmi politik tani iu kthye konceptit të Adam Smithit lidhur me grumbullimin e pasurisë si fuqi. Zgjerimi perandorak, me fjalë të tjera, e së bashku me këtë edhe kontrolli gjeopolitik i territoreve të huaja, nuk ishin më burim i fuqisë ekonomike dhe politike të shtetit. Sikundër që e vë re Karlo Kipola në The economic Decline of Empires (1970) "një perandori në mënyrë të pashmangshme cilësohet nga një numër i madh institucionesh sklerotike" të cilat "i pengojnë ndryshimet për hir të ekzistencës së vet" (ibd.). Për këtë shkak, pasuria e kombit nuk varej edhe më tutje nga shkalla e kontrollit direkt dhe nga veçoritë ekonomike të territorit të kontrolluar, por, siç thoshte Adam Smithi: "Në rend të parë nga mjeshtria, gjeturia dhe gjykimi me të cilat janë të pajisur punëtorët, dhe së dyti, nga proporcioni i numrit të atyre që janë të zënë me punë të dobishme dhe të atyre që nuk punojnë". Nga ky postulat i dikurshëm i Adam Smithit, në rrethana të ndryshuara të braktisjes së sistemit kolonial, nuk ishte vështirë të përfundohej se fuqia e punëtorëve të vendeve të zhvilluara duhej që në mënyrë konstante t'i përsoste mjeshtritë e veta duke vazhduar të prodhonte mallra dhe shërbime të reja që t'i ndihmonin nxjerrjes së superprofitit. Ishte konstatuar përfundimisht se kontrolli politik mbi popullin që atë e urren është bazë jostabile për një rritje të vazhdueshme ekonomike, sepse përpjekjet për ta mbajtur atë nën kontroll, me kohë "do të rezultojnë në shpenzime kolosale të qeverisë që do ta provonte një gjë të tillë" (ibd.).

Kanti dhe ligji

Ishte tërësisht e natyrshme që edhe sovjetikët të kishin ardhur në përfundime të ngjashme por për arsye jo tërësisht identike. Tani nuk ishte fjala për sklerotizimin e sistemit që e vërente Kipola, por për paralizimin dhe për plogështimin e tij krahas nevojave të rritura për modernizim. Për këtë shkak ata e braktisën besimin mbi nevojen e fitores së socializmit në botë dhe e akceptuan kontrollin parlamentar mbi forcat eventuale luftënxitëse. Sipas një artikulli të botuar në numrin e janarit të vitit 1988 në revistën «Komunist» të PK të BRSS "nuk ekzistojnë forca me ndikim politik, qoftë në Evropën Perëndimore, qoftë në SHBA, që të mund të ndërrmernin ndonjë agresion ushtarak kundër socializmit". Sipas tij, institucionet demokratike amerikane, edhe po të ekzistonin ato forca, do t'a pamundësonin një agresion të tillë të shkallës së lartë. Demokracia borgjeze tani shërbente si barrierë definitive në rrugën e shpërthimit të një lufte të tillë. Konstatime të tilla logjikisht të çonin tek përfundimi se luftëra të mëdha mund të zhvillonin vetëm ato vende ku nuk ekzistonin institucione të tilla demokratike, d.m.th. pikërisht si në Bashkimin Sovjetik. Andaj rrugëdalja nga lufta në Afganistan u gjet edhe në ndërtimin e sistemit të mendimit që më vonë u përfshi me emrin «Perestrojka»: "Përdorimi i forcave të armatosura jashtë vendit, - shkruante M Gorbaçovi, -pa sanksionimin e Sovjetit Suprem ose të Kongresit, ka përfunduar kategorikisht njëherë e përgjithmonë". Në një numër të mëvonshëm (qershor, korrik) të po atij viti, revista në fjalë përmbante një tekst të Vlladimir Kudravcievit dhe të Jelena Lukashevës (doktore e shkencave juridike) ku pohohej se marksistët kishin gabuar në kritikën e tyre të ndarjes së pushtetit dhe të sundimit të ligjit (parime të organizimit të pushtetit politik në Perëndim, tani edhe këtu) : "Baza filozofike e parimit të sundimit të ligjit është formuluar nga Kanti -pohonin ata. Në të vërtetë Imanuel Kanti në veprën e tij të vogël «Paqja e përjetshme» të botuar me 1795,

konsideronte se paqja e përjetshme nuk mund të ishte produkt i balancës së fuqive, por i një qeverie republikane si në Amerikë. Duke i admiruar parimet e Revolucionit Amerikan, ai e hidhte poshtë merkantilizmin ekonomik si dhe botëkuptimet gjeopolitike, në favor të tezave të cituara të Adam Smithit. Ashtu si idealizmi politik në Amerikë, edhe teoria sovjetike kishte ardhur në përfundim se kontrolli i urryer politik i territoreve të huaja nuk mund të ishte as bazë solide e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe as e modernizimit. Për një gjë të tillë, nëse nuk do të ishte e mundshme përsosja e menjëhershme e aftësive të klasës punëtore, atëherë më adekuate do të ishte tregtia. Andaj, në qoftë se kësaj i shtohet edhe besimi se institucionet demokratike në Perëndim nuk do të lejojnë ndonjë luftë eventuale antisovjetike, atëherë, në instancën e fundit, sigurimi sovjetik nuk garantohej me hendeqe territoriale dhe as me fuqinë e forcave të armatosura sovjetike. Kjo gjë i mundësonte Bashkimit Sovjetik që të tërhiqej nga Evropa Lindore dhe Mihal Gorbaçovi të deklaronte se "faktori kyç i mendimit të ri është koncepti i lirisë së zgjedhjes... Të kundërshtohet liria e zgjedhjes do të thotë t'i kundërvihesh tendencës objektive të vetë historisë". Ndërkaq Eduard Shevernadze do të shtonte se "imazhin e shtetit e përbën qëndrimi i tij ndaj qytetarëve të vet, respekti për të drejtat dhe liritë e tyre dhe njohja e sovranitetit të individit". Mirëpo teoria sovjetike pikërisht këtu nuk është e shkoqitur, dhe as që mund të jetë e shkoqitur gjer në fund. Sovraniteti individual është në themel të teorisë amerikane: "Parimi amerikan, nga ana tjetër, - shkruan Stanly Kober, -është vetëvendosja individuale dhe jo vetëvendosja nacionale". Ndryshe nga francezët, të cilët besojnë se "baza e gjithë sovranitetit qëndron esencialisht te kombi (Deklarata franceze mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarit), amerikanët konsiderojnë se në shtetet multietnike dhe në botën multinacionale -nuk mund të ketë bazë tjetër për ruajtjen e paqes pos garantimit të drejtave dhe lirive mbi baza individuale dhe jo kolektive. Përderisa e besojmë një gjë të tillë, atëherë "koncepti i kombit për amerikanët është irelevant". Por jo edhe për sovjetikët. Perioda e zhvillimit socialist atje ishte e mbushur me lavdata për afirmimin e kombeve, të kombësive dhe të nacionaliteteve, dhe kjo gjë nuk mund t'u mohohet aq lehtë. Andaj akceptimi i variantit amerikan mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarit në Bashkimin Sovjetik normalisht ka përfunduar në konceptin mbi BRSS-në si shtet - asociacion i republikave sovrane dhe të barabarta, por jo edhe në shtimin e numrit të tyre (që do të ishte gjithashtu teorikisht e logjikshme) apo në pavarësimin e plotë të atyre ekzistuese apo të pranuara.

Shqiptarët dhe proceset integruese

Procesi i sipërpërmendur nuk ka përfunduar as në Bashkimin Sovjetik, as në Evropë dhe as në Jugosllavi. Vërtetë është e vështirë të pritet që procesi i tillë të përfundojë me konstituimin e 58 njësive të ndryshme kushtetuese, a të mbi 100 nacionaliteteve në republika sovrane dhe të pavarura të Bashkimit Sovjetik, njësoj sikur do të ishte e vështirë të pritej se pakicat turke, rome, serbomalazeze e muslimane në Kosovë ose katolikët e Mirditës apo etnosi grek i Dropullit në Shqipëri të konstituohen si kombe të veçanta dhe në republika sovrane dhe të pavarura. Midis ekstremizmit të majtë dhe ekstremizmit të djathtë njëmend ekzistojnë shumë pika të përbashkëta jo vetëm për shkak se e reflektojnë njëri-tjetrin, por edhe sepse që të dy ata në çështjen nacionale rëndom përfundojnë në relativizimin ekstrem të rolit të shtetit apo edhe në folklorizimin e këtij roli për kombet më të vogla. Një gjë e tillë duket se akoma i takon sferës së fantastikës politike, por një pjesë e intelektualëve shqiptarë në Kosovë megjithatë seriozisht e beson një mundësi të tillë. Ata nisen nga besimi jo fort i pabazuar, se Evropa së shpejti do të bashkohet, se kufijtë shtetërorë do të suprimohen dhe se, prandaj, do të hapen mundësi të pakufizuara për krijimin e feudeve të tyre të vogla. Ata vetëm sa nuk e thonë hapur, akoma jo në mënyrë rezolute, se në rrethana të tilla nuk na duhet kurrfarë republike, pasi që nuk do t'ia vlente barra qiranë të luftosh për diçka që edhe ashtu është e destinuar të

zhduket. Ndoshta edhe për këtë shkak rinia e Kosovës pothuajse u shpërngul e tëra nga Kosova. Pohohet se tashmë janë shpërngulur afro 300.000 të rinj, të shumtën në Gjermani dhe në Zvicër. Pohohet se atje me të madhe janë duke u martuar me evropiane dhe kështu procesi i "evropeizimit" të tyre shprehimisht është në përfundim e sipër. Mirëpo, asimilimi nuk është evropeizim. Nga ana tjetër, "njohësit" e politikës në Kosovë duhet ta kuptojnë (dhe sa më parë ta kuptojnë këtë aq më mirë do të jetë) se proceset integruese të Evropës nuk e kanë për qëllim, dhe as që mund ta kenë për qëllim, deklarativ apo sekret, rivendosjen në Evropë të universalizmit kishtar të mesjetës së hershme. Universalizimi i konceptit mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarit si dhe të parimeve demokratike në Evropë, e ka për qëllim ndërtimin e një Evrope të re, bashkimin e saj mbi baza të dialogjikës, (jo të dialektikës, ndonëse rezultati mund të jetë i njëjtë), por është me rëndësi intenca që lidhet me ruajtjen e identiteteve kombëtare; integrimin ekonomik, qarkullimin e lirë të ideve, mallrave dhe vlerave, të cilat do ta mundësonin zhvillimin e saj të mëtejshëm dhe forcimin si fuqi.

Ky është një integrim i mbështetur në proceset e brendshme që e kanë logjikën e vet imanente. Në qoftë se kjo logjikë e brendshme do të rezultojë në relativizimin e rolit të kombeve më të vogla në favor të kombeve më të mëdha, atëherë detyra e intelektualëve të kombeve të vogla do të duhej të konsistonte nga ajo që të luftonin për instrumentalizimin e shtetit në funksion të zhvillimit dhe kultivimit të identiteteve të njëmendëta të kombeve të tyre. Fjala është për kombet e ngulitura në territoret e tyre shekullore, të cilat në krahasim me pjesëtarë të kombeve të tjera janë në shumicë, ndërsa në krahasim me kombet tjera brenda shtetit të dhënë multietnik, proporcionalisht nuk janë edhe aq të vogla. Për këtë shkak lufta për jetësimin e Republikës së Kosovës në të vërtetë është luftë për ekzistencën e Kosovës, jo si konotacion gjeografik, por politik. Ata që këtë nuk dëshirojnë ta kuptojnë, tashmë ndodhen me një këmbë në Evropë, por shpopullzimi i Kosovës nuk është në interes të askujt dhe këtë as që do ta lejojë populli në Kosovë.

Zhvillimi i proceseve të përmendura integrative është e vërtetë se ndihmohet nga bartësit kryesorë të tyre - shtetet e zhvilluara të Evropës (Bashkësia Ekonomike), por edhe nga SHBA-të. Është e natyrshme që ato ta ndihmojnë zgjerimin e proceseve të këtilla në ato vende dhe në ato shtete ku ato akoma nuk janë zgjeruar plotësisht dhe ku nuk janë thelluar akoma. Mirëpo, pikërisht këtu paraqitet "thembra e Akilit": Një shtytje e këtyre proceseve që nuk do t'i merrte parasysh specifikat e realitetit politik të këtyre vendeve është rrezik të konsiderohet si imponim i proceseve të këtilla dhe të shkaktonte kundërvënien afatgjatë të forcave të ndryshme politike. Në rrethana të kundërvënies së këtillë, siç po ngjet aktualisht në Jugosllavi, është e mundshme fitorja e njërës apo e palës tjetër, por për një kohë relativisht të gjatë nuk do të jetë i mundshëm qetësimi i kënaqshëm i situatës dhe as integrimi i vullnetshëm i Evropës, sepse një integrim i Evropës mbi baza të fitores së njërës palë presupozon mbështetjen në aleatët e saj dhe frenimin apo shtypjen e kundërshtarëve. Hipotetikisht do të ishte p.sh., e mundshme mundja e sllavëve dhe integrimi i tyre në baza të kësaj mundjeje. Mirëpo, çfarë do të ishte perspektiva e Evropës në qoftë se, p.sh., nesër do të forcohej aq shumë njëra nga shtetet sllave, si p.sh., Rusia, saqë Evropa të paraqiste një kafshatë të vogël për të? A do ta kishim pastaj një integrim të ri mbi baza të fitores ruse apo një luftë tjetër botërore? Një Evropë të tillë të ndarë me Murin e Berlinit tashmë e kishim. Secila në sferën e vet i presupozonte aleatët dhe kundërshtarët. Në Evropën Perëndimore, në plan të jashtëm, ndodhej një gjysmë Gjermanie e kontrolluar prej aleatëve kryesorë të luftës, të cilët mbështeteshin në shtetet-aleate, satelite të tyre, ndërsa në planin e brendshëm mbështeteshin nga shtresa të caktuara shoqërore të cilat me metoda të ndryshme e pengonin aktivizimin e plotë në jetën politike të forcave kryesisht të majta. Një skenë e ngjashme ndodhej edhe në Lindje. Atje ishte gjysma tjetër e Gjermanisë nën kontrollin e shtetit kryesor ngadhënjimtar të luftës (BRSS) që mbështetej në kontrollin e shteteve tjera të Evropës Lindore, me përkrahjen e forcave të pakta komuniste dhe me shtypjen e forcave të djathta, por

edhe të masave tjera të përcaktuara për demokraci dhe për pluralizëm politik. Bashkimi i Gjermanisë u arrit në mbështetje të proceseve integruese të cilat teorikisht e synojnë fshirjen apo tretjen e këtyre ndasive dhe të hierarkisë së tyre të brendshme. Në këtë mënyrë supozohet edhe bashkimi i Evropës. Bashkimi i Gjermanisë realisht u arrit edhe në mbështetje të mundjes ekonomike të palës tjetër. Gojëkëqijtë do të thoshin se ajo u "shit" nga rusët me para të majme.

Realisht, ndoshta edhe bashkimi i Evropës do të arrihet në mbështetje të mundjes ekonomike. Gojëkëqinjtë do të thoshin se tani puna është "të milet" një çmim sa më i shtrenjtë për integrimin në Evropë, e cila edhe ashtu do të bëhet. Mirëpo, gjërat nuk bën të shikohen sipërfaqësisht, sepse në të dy rastet, si dhe në realitet, mundja nuk është e plotë. Nga ky aspekt, mundja, edhe po të ishte e plotë, e presupozon zhvendosjen dhe rrotullimin e pozitës së aktorëve. Në plan të jashtëm, p.sh., mund të vijë, dhe tashmë ka ardhur, gjer te forcimi i tillë i Gjermanisë (80 milion banorë, të ardhurat e shumëfishuara nacionale, etj.), i cili po të lejohej i lirë dhe i pakontrolluar nga marrëveshjet dhe instrumentet e Helsinkit, doemos do të rezultonte në ndryshimin e pozitës së stabilizuar në stacion kryesor të policisë evropiane, kurse aleatët e saj të natyrshëm do të shndërroheshin në stacione ndihmëse. Ndërkaq, në plan të brendshëm, forcat udhëheqëse gjermane do t'i përkrahnin, por edhe do ta gëzonin përkrahjen e plotë të forcave të ngjashme të aleatëve natyralë të saj. Është interesant se po të gjykohet me logjikën e forcës dhe në mbështetje vetëm të indikatorëve sasiorë (kuantitativë) një gjë e tillë do të ishte edhe e natyrshme të ngjajë, dhe është duke ngjarë. Shumë njerëz, ndër ta edhe intelektualë shqiptarë, jo vetëm se mendojnë, por edhe preferojnë që një ditë Shqipëria (eventualisht e bashkuar) ta lozë rolin e një Izraeli të vogël Ballkanik. Ëndrra të këtilla reflektohen aty-këtu edhe në shkrimet e shtypit të përditshëm shqiptar në Kosovë. Mirëpo, një rezonim i tillë politik nuk do mend se sillet në suaza të mendimit gjeopolitik. Ai është në kundërshtim me trendet aktuale, jo vetëm të proceseve integruese në Evropë, por edhe me përmbajtjen e brendshme të synimeve për universalizimin e demokracisë. Shkenca gjermane është përplot me hulumtime të shkaqeve reale të humbjes së dy luftërave botërore, andaj aspiratat për kontrollim politik (të urryer) të territoreve të huaja në rrethana të tanishme, kur protagonistët kryesorë të një politike të tillë tashmë i kanë braktisur ambiciet e tilla, për Gjermaninë, si për këdo tjetër, do të ishin një anakronizëm i vërtetë, tërësisht jashtë kohe. Ajo mund të aspirojë një ndikim politik që do të rezultonte nga niveli i lartë i zhvillimit ekonomik dhe teknologjik, por do të ishte në kundërshtim me interesat reale gjermane, po të provohej "përkthimi" i këtij ndikimi në një kontroll rigoroz politik.

Nga ana tjetër, jo vetëm frika se do të ngjante diçka e tillë, por edhe inercioni i së vjetrës, mentaliteti robust hegjemonist serbomadh i atij mentaliteti militarist i cili me 1981 kujtonte se brenda një dite do të marshonte në Tiranë, e shtyri palën tjetër t'i kundërvihet edhe asaj që është e pamundur t'i kundërvihesh -tendencës historike për bashkimin e Evropës; jetësimit të Republikës së Kosovës; zgjidhjes definitive të çështjes shqiptare. Në një tekst tjetër (shih «Shqiptarët dhe çështjet vitale të kombit», punim i kumtuar në simpoziumin shkencor «Shqiptarët dhe Evropa dje, sot dhe nesër» të mbajtur me 6- 9 qershor 1991 në Prishtinë) në mënyrë të argumentuar janë shkoqitur tezat se bashkimi i Gjermanisë nuk ishte bërë përkundrejt interesave dhe për inat të Bashkimit Sovjetik, por për hir dhe në kontekst të bashkimit të Evropës që ishte interes më i madh dhe më i rëndësishëm edhe për vetë sovjetikët.

Në analogji me këtë konstatim, Republika e Kosovës nuk u konstituua për inat të serbëve e për dhunë të të tjerëve, por se ishte e drejtë e popullit shqiptar në Jugosllavi; kurorëzim i natyrshëm i procesit të rritës në Kosovë dhe rezultat i pritur i proceseve të pjekurisë politike në vend e më gjerë. Në këtë kontekst, Kosova jo vetëm që i ndihmoi proceset integruese të Evropës, por edhe ishte ndër iniciatorët e universalizimit të parimeve dhe të vlerave demokratike në Evropë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:39

Republika në kontekst të situatës


Shkencërisht është vertetuar pothuajse plotësisht se shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe se gjuha shqipe është variant i zhvilluar i ilirishtes. Vetëdija mbi përkatësinë në ndonjë kolektivitet të caktuar nacional zhvillohet gjatë kontaktimit me të tjerët. Me atë rast është me rëndësi se fillimisht zhvillohet një vetëdije mbi atë se "çka nuk jam", e pastaj kërkohen edhe përgjigjet mbi atë se "çka jam". Në fillim sigurisht, ashtu siç konstaton edhe shkenca, duhet të kenë vënë re se e flisnin një gjuhë të veçantë nga të tjerët, një gjuhë të veten që nuk kishte gjë të përbashkët me greqishten e vjetër, me latinishten, as më vonë me variantet e gjuhëve sllave, dhe në fund me turqishten. Është irelevante për qëllimin e këtij teksti të dihet se si e quanin ata veten, por është me rëndësi të konstatohet se aty fillon zhvillimi i vetëdijes mbi atë se i përkisnin një kolektiviteti të veçantë që e fliste një gjuhë e cila shtrihej në një territor të caktuar dhe kishte interesa të veçanta nga të tjerët, por mund të kishte edhe ndonjë interes të përbashkët. Shumë më vonë kjo u quajt si vetëdije mbi përkatësinë nacionale, që mbetet e përbashkët dhe unike për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Gjatë historisë, rrethana dhe faktorë të ndryshëm politikë u përpoqën që ndër shqipatarët ta shuajnë ose t'a zhdukin vetëdijen në fjalë, por paralelisht me këtë, ose në luftë për ruajtjen e unit të vet, zhvillohet edhe vetëdijësimi politik mbi pozitën dhe mbi interesat e përbashkëta kolektive. Vetëdija kolektive politike për t'u konstituuar si komb në Jugosllavi është produkt i zhvillimit të pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos pas vitit 1981. Ajo ishte e lidhur me perceptimin e faktorit të jashtëm dhe me mundësinë e realizimit të bashkimit të trojeve shqiptare.

Në rrethana të drejtpeshimit bipolar të forcave ndërkombëtare, ish-federata jugosllave lozte rolin e një tampon-zone me rëndësi të veçantë për sistemet globale të forcave (Pakti i NATO-së dhe Traktati i Varshavës). Republika e Kosovës, në rrethana të tilla, ishte një hap përpara në zgjidhjen e çështjes shqiptare; në realizimin e të drejtave kolektive nacionale shqiptare, ishte një akceptim i realitetit të dhënë politik dhe një avansim me rëndësi i pozitës së tyre brenda atij realiteti. RSP e Shqipërisë atëbotë e zhvillonte një politikë të pavarur të jashtme, por nuk ishte në gjendje të ndikonte nga pozitat e forcës në ndryshimin e atij realiteti dhe as të pozitës së shqiptarëve brenda Jugosllavisë. Megjithatë, për shkak të ngecjes së zhvillimit ekonomik si dhe të atij të gjithmbarshëm të shqiptarëve në Jugosllavi dhe të mosnjohjes së realitetit në Shqipëri, propaganda ideologjike e Shqipërisë nuk mbetej pa efekt në Kosovë.
Efekti i tillë në instancë të fundit rezultonte si pakënaqësi me ndarjen e kombit dhe artikulohej si kërkesë për t'u barazuar me të tjerët në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror. Nevojat e zhvillimit s'ka dyshim se do të artikuloheshin kësisoji edhe pa propagandën nga Shqipëria, por ajo me siguri i ka ndihmuar shpejtimit të procesit. Me fjalë të tjera, shkaqet për ngecjen e vet në zhvillim pjesa më e madhe e shqiptarëve i shihte në pozitën e vet të pabarabartë dhe të subordinuar, gati koloniale, në Jugosllavi, si dhe në mungesën e aparatit të përbashkët vetjak të zhvillimit, d.m.th. të shtetit. Meqenëse rrethanat ndërkombëtare që karakterizoheshin me drejtpeshimin e përmendur bipolar të forcave nuk mund ta lejonin bashkimin e trojeve shqiptare, pikërisht për shkak të ndryshimit të kësaj barazpeshe, atëherë ishte fare i natyrshëm orientimi për Republikën e Kosovës. Ky orientim, në rrethana të veprimit të shumë grupeve ilegale, kryesisht të orientuara për bashkimin e trojeve shqiptare, ishte meritë e politikës zyrtare, por edhe e autorit të këtyre rreshtave. Kjo është me rëndësi të konstatohet për shkak të implikacioneve që mund të kishte në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve, dhe jo për shkak të tendencave të pakripë që të injorohen faktet, e as për shkak të "dekorimit" a posteriori të individëve që nuk kishin pothuaj kurrfarë roli në shtyrjen e proceseve përpara. Kërkesa për Republikë në esencë ishte kërkesë për evropeizimin e Kosovës, në qoftë se fjala "evropeizim" kuptohet drejt si tendencë për barazimin dhe nivelizimin e zhvillimit me shtetet e zhvilluara të Evropës, e jo për t'i imituar anët negative të

civilizimit të saj, të cilat edhe ajo vetë përpiqet t'i eliminojë. Një dallim i tillë rreth kuptimit të përmbajtjes së këtij nocioni në Kosovë ka qenë prezent edhe para vitit 1981, si edhe pas tij, por është edhe sot. Tani artikulohet si pritje pasive që Evropa ta bëjë jetësimin e Republikës, pa organizim adekuat të brendshëm dhe pa ndonjë mund për shtytje nga brenda. Vetëm nevoja për zhvillimin e gjithmbarshëm dhe të shpejtuar të Kosovës i nxiti të rinjtë dhe të rejat në luftë demokratike (atëherë kur nuk ekzistonte kurrfarë demokracie) për Republikë, e jo qejfi, moda a dëshira për ta imituar Evropën. T'i akuzosh ata që e lindën edhe Republikën edhe demokracinë se nuk e deshën këtë të fundit, do të thotë se diç nuk është në rregull, jo vetëm në kokat e individëve, por në raportet në shoqëri. Të ndërpriten proceset, duke e vënë veten në krye pa ndonjë meritë të veçantë, pasi të jenë bërë akuza të tilla të rënda dhe shkelje të çoroditura të bartësve të këtyre proceseve, e pastaj të vraposh nëpër Evropë dhe Amerikë me shpresë se ata, faktorët e jashtëm, do ta bëjnë kompletimin e proceseve në Kosovë, nuk është vetëm bajraktarizëm (kjo do të ishte e keqja më e vogël), por manipulim me interesat më vitale të Kosovës, në qoftë se jo vetëm injorancë e thellë politike.

Republika e Kosovës atëbotë nuk e cënonte integritetin territorial të Jugosllavisë dhe as barazpeshën bipolare të forcave. Ajo nuk mund të ishte kundër interesave globale të palëve rivale. Përkundrazi, Republika e tillë e Kosovës nuk do të ishte vetëm në funksion të zhvillimit të Kosovës, por edhe në funksion të forcimit të raporteve jugosllavo-shqiptare, si dhe të vetë Jugosllavisë, andaj, në mënyrë indirekte, edhe në funksion të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan dhe në Evropë. Këto ishin disa nga tezat kryesore të zhvilluara gjatë hetimeve në burg më 1981, por hetuesit, natyrisht, i kundërshtonin me pretekstin e dëgjuar më vonë edhe publikisht, se kinse Republika e Kosovës do ta dobësonte Serbinë, do ta reduktonte, siç thoshin ata, në "pashallëk të Beogradit"!? Përderisa na mbanin në burg dhe na dënonin rëndë, ishte fare e natyrshme të gjenin ndonjë pretekst dhe arsyetim, por qysh atëherë ishte fare evidente se ato nuk ishin bindëse as për ata vetë. Përse atëherë konstituimi i Republikës së Kosovës u vonua për 9 vjet të plota, kurse jetësimi i saj akoma shtyhet edhe sot? Në qoftë se ruajtja e integritetit territorial të Jugosllavisë ose ruajtja e Jugosllavisë, e jo dominimi në Jugosllavi, ka qenë interesi i njëmendët i Serbisë, dhe në qoftë se Republika e Kosovës në Jugosllavi njëmend do të ishte edhe në funksion të forcimit të saj, përse atëherë Serbia jo vetëm që e kundërshtoi, por akoma vazhdon ta kundërshtojë jetësimin e Republikës së Kosovës?

A zhvillohet lufta për interesa ideologjike


Përgjigjet në pyetje të tilla mund të jenë të nduarnduarta, por jo edhe aq të thjeshta. Njëra nga përgjigjet më të shpeshta që lexohet nëpër faqet e shtypit, që komentohet e dëgjohet edhe përmes ekranit të TV-së, lidhet me natyrën e sistemit në Serbi, i cili cilësohet si sistem "serbo-sllavo-komunist", d.m.th. hegjemonist. Përgjigja e këtillë e presupozon faktin se marrëveshja ose dialogu do të ishte i mundshëm sikur të suprimohej sistemi në fjalë. Fakti se në luftën në Kroaci gati njësoj marrin pjesë edhe pjesëtarët e partive tjera politike, pra jo vetëm të PSS, dhe se atë e përkrahin edhe udhëheqjet e këtyre partive, dhe jo vetëm udhëheqja e PSS, e zhvlerëson gati në tërësi këtë argument. Dhe kjo është e natyrshme, pasiqë asnjë luftë në histori nuk u zhvillua për interesa ideologjike, por për ato vitale ose jetike. Ideologjia, rëndom, me më pak ose më tepër sukses i artikulon dhe i arsyeton interesat e tilla, por nuk mund të jetë substitucion për to.

Nga disa shpjegime a posteriori të ish-funksionarëve titistë lidhur me atë se ata nuk e deshën Republikën "staliniste" ose edhe Republikën në federatën Jugosllave, sikur mund të kuptohet se në ndonjë moment, gjatë dekadës së shkuar, ka qenë i mundshëm konstituimi dhe jetësimi i Republikës së Kosovës, bile ndoshta edhe me pajtimin e Republikës Serbe, por që këtë e paska refuzuar elita titiste e Kosovës. Natyrisht, kjo është një gënjeshtër e kulluar. Elita

titiste gjatë pjesës më të madhe të dekadës së shkuar as që ka pasur haber se ç'po ngjante në Kosovë, ndonëse politikisht e përfaqësonte Kosovën. Ndryshe, si mund të shpjegohet fakti që vazhdimisht ishte e befasuar me ngjarjet, dhe se gjithmonë ndodhej në bisht të tyre, në vend se t'u paraprinte? Një ish-funksionar tjetër titist, por që ishte më pak titist, sepse nuk i takonte rrethit të ngushtë të titistëve të organizuar si klikë, këtë e pranoi hapur në një intervistë të mëhershme dhënë «Zërit të Rinisë»: "Na trathtuan"-tha ai, duke menduar në ca premtime të mëhershme të instancave më të larta lidhur me ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Nga kjo del përfundimi i dytë kategorik se nuk ka qenë në kompetencë të titistëve në Kosovë as refuzimi dhe as pranimi i çfarëdo Republike të Kosovës, staliniste ose jo, në federatë ose konfederatë, në asociacionin e shteteve sovrane të ndonjë bashkësie Jugosllave ose jo. Fakti se nga fundi i viteve '80 u shqetësua gati e tërë elita titiste në Kosovë me rrahje dhe me izolime nuk e tregon "fajësinë", përkatësisht ,"meritën" e tyre për Republikën e Kosovës, por përkundrazi: insistimin e pushtetit që më në fund edhe ajo të futet në këto procese.

Elita e frikësuar titiste


Ambasadori amerikan në Pragë në një artikull në revistën «Foreign Affairs» me të drejtë tregonte se si elita politike dhe intelektuale e Çekosllavakisë ishte tmerruar aq shumë pas intervenimit të rusëve në vendin e tyre në vitin 1968, sa që më vonë, përkundrejt ndryshimeve të shteteve përreth, pastaj dhe në vetë BRSS-në, bile edhe përkundrejt aktivizimit të shumë grupeve jashtë elitës çekosllavake, ajo nuk lëvizte dot. Ishte dashur që ai t'i luste rusët që t'i aktivizojnë aktivistët partiakë dhe miqtë e tyre, në mënyrë që më në fund elitës intelektuale dhe politike çekosllavake t'i hiqej frika dhe të futej në vallen e demokracisë. Në analogji me këtë, elita titiste në Kosovë ishte frikësuar aq shumë nga maltretimet dhe dënimet e të rinjve gjatë dhjetë vjetëve të shkuar, gjë që e dëshmonte dhe me heshtjen e vet, saqë nuk e kishte kuptuar dot detyrën e mbrojtjes së tyre. Është dashur të organizohej një reprizë miniaturiale e përvojës së të rinjve me vetë ish-pjesëtarët e elitës titiste, në mënyrë që më në fund ta kuptonin se duhej të futeshin në vallen e demokracisë. Mirëpo për ndryshim nga elita intelektuale dhe politike çekosllovake, elita titiste në Kosovë, si rëndom, edhe këtë radhë e teproi:- kukati aq shumë, sa që gati përfundimisht i tmerroi të tjerët. Futjen në vallen e demokracisë ajo nuk e kuptoi si pjesëmarrje të barabartë në luftën për demokraci dhe për Republikën e Kosovës, por si mision për eliminimin e atyre të mëparshmëve, dhe tani habitet se si gjërat nuk ecin dot përpara! Elita titiste në Kosovë edhe këtë herë tregoi se ajo nuk mund të emancipohej nga pushteti i vjetër, se nuk mund të mendonte me kokën e vet, por doemos i duhej një mbështetje, nese jo në Beograd, atëherë doemos në Evropë! Thuajse Beogradi ndodhej jashtë Evropës dhe thuajse Evropa nuk e njihte Beogradin, por vetëm elitën titiste në Kosovë! Andaj, arsyetimet se ata nuk e deshën Republikën e këtillë apo të atillë në Kosovë nuk u duheshin gjë: me pendla të huaja nuk mund të këndohej as kënga e mëngjesit, dhe as e ditës, sado që të dukeshin të bukura.

Megjithatë, gjërat duhet vënë në kontekstin e tyre real. Pavarësisht nga ajo se elita titiste në Kosovë nuk ishte e informuar fare mbi atë që realisht po ngjante në Kosovë, është fakt se është refuzuar konstituimi i një republike eventualisht komuniste në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Me këtë i është bërë shërbim demokracisë (kushtimisht), në Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, dhe ndoshta edhe në Evropë. Mirëpo, a ishte një shërbim i tillë edhe në interes të popullit në Kosovë dhe të shqiptarëve në përgjithësi kjo do të shihet më vonë. Do të varet nga ajo se me çka do të shpërblehet një shërbim i tillë? Kthimi i statusit të autonomisë sipas Kushtetutës së vitit 1974 apo vënia e Kosovës apo e shqiptarëve nën ndonjë status special, zgjidhje të cilat herëpashere Lordi Kerrington po i formulon për serbët në Kroaci, me siguri se nuk do të ishin kurrfarë shpërblimi adekuat me viktimat e rëna shqiptare gjatë tërë një dekade dhe gjatë fillimit të dekadës së dytë. Përkundrazi, do të ishte një manipulim i tmerrshëm me Kosovën, pavarësisht nga ajo se republika eventuale komuniste në Kosovë, sipas këtyre vlerësimeve, do ta prishte ekuilibrin bipolar të përmendur më heret të forcave, sepse do ta forconte enverizmin në Shqipëri, pastaj bllokun e republikave jo mjaft të zhvilluara në Jugosllavi; do ta rrezikonte pozitën e privilegjuar ekonomike të republikave të zhvilluara në Jugosllavi dhe interesat afariste dhe strategjike të miqve të tyre. Një vlerësim i tillë doemos niset nga teza se regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Serbi ishte vetëm komunist e jo p.sh. nacionalist, se regjimi i tillë do të pajtohej pastaj me një republikë të ngjashme në Kosovë dhe se Kosova do të ishte përsëri me Serbinë, por nën Serbi!? Dhe përsëri kemi të bëjmë me një tezë kryekëput manipulante! Republika e Kosovës kërkohej të ishte tërësisht e barabartë me të gjitha republikat tjera në Jugosllavi d.m.th. ta gëzonte të njëjtin status si edhe të tjerat; të kishte të njëjtën lidhje me organet federale (konfederale apo asociative) si edhe të tjerat; të njëjtat obligime dhe përgjegjësi si dhe të tjerat. Nuk do të ishte nën Serbi por do të ishte e barabartë me Serbinë në çështje të statusit të vet. Ndërkaq, sa u përket interesave reale ekonomike, politike apo gjeopolitike (kjo duhet të kuptohet doemos njëherë e përgjithmonë) me Serbinë mund të kishim apo të mos kishim interesa të përbashkëta; mund të zhvillojmë luftë dhe mund të kultivojmë miqësinë; mund t'i investojmë energjitë tona përkatëse për evropeizimin e shpejtë të vendeve tona, apo sërish mund ta përgjakim historinë; me Serbinë mund të zhvillonim çfarëdo raportesh, por as ne as Serbia nuk mund të zhvendosemi prej vendeve tona; nuk mund ta zgjedhim ndonjë fqinj tjetër më të mirë; dhe nuk mund të bëhemi më të tjerë se ç'jemi. Do të qëndrojmë aty edhe ashtu siç jemi. Është mirë të përpiqemi të bëhemi më të mirë. Dhe për t'u bërë më të mirë; për të ecur më shpejt përpara; për t'i zënë vendet përkatëse aty ku duhet, doemos më parë duhet të jetësohet Republika e Kosovës. Ky është interesi vital i Kosovës, por edhe i të gjithëve në Ballkan. Nuk ekziston ndonjë rrugë tjetër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:40

Shtetet në rolin e xhandarit rajonal


Zhvillimi kapitalist, nga ana tjetër, në gjithë historinë e vet dhe në tërë hapësirën e botës gjithmonë është mbështetur në ligjin e zhvillimit të pabarabartë - në hapësirë e ka mbështetur zhvillimin e një rajoni të caktuar, i cili pastaj është dashur të tërheqë pas vetes zhvillimin e rajoneve të tjera. Nëse ka qenë fjala për komplekse shtetesh, është forcuar një gjer në dy apo tri shtete, të cilat, pos rolit të modelit zhvillimor, luanin edhe rolin e xhandarit rajonal (Izraeli dhe Irani në kohën e Shah Pahlavisë dhe Iraku më vonë) në Lindjen e Mesme: Republika Jugafrikane dhe Rodezia e dikurshme në Afrikë; Brazili në Amerikën Latine. S'ka dyshim se në zhvillimin ekonomik të Jugosllavisë, republikat veriore, dhe ndoshta ndonjë rajon i caktuar brenda Serbisë, kanë lozur një rol të tillë të modelit zhvillimor. Dikush këtë mënyrë të zhvillimit brenda hapësirave të caktuara dhe mbështetjen në zhvillimin e punkteve të veçanta e ka quajtur subimperializëm, duke menduar me këtë më tepër mbi një taktikë imperialiste të kontrollit mbi hapësirat rreth e përqark. Është quajtur kështu duke e pasur parasysh ndarjen e atëhershme të botës në sisteme të kundërta politike dhe luftën e tyre konkurrente. Sot në Evropë vërtetë është suprimuar sistemi komunist, por meritën më të madhe për këtë duket se e kanë pikërisht punktet në fjalë. Në Evropë gjithashtu ka akoma rajone të pazhvilluara dhe aty gjithsesi edhe më tutje vepron ligji i zhvillimit të pabarabartë ekonomik. Republika e Kosovës me angazhimin e vet do të duhej t'i zbuste efektet negative të tij. Me fjalë të tjera, nuk ka kurrfarë dyshimi se lufta në Kroaci, në të cilën të dy palët etiketohen me konotacione ideologjike (serbo-komuniste, ustasho-fashiste, etj.), në esencë po zhvillohet për sigurimin e një pozite më të mirë ekonomike në një përtëritje eventuale të Jugosllavisë. Nga ky aspekt, te kundërshtarët në fjalë ekziston një disproporcion evident: Kroacia dhe Sllovenia janë më të zhvilluara dhe modeli i ri eventual i rregullimit të raporteve në Jugosllavi do të duhej t'ua siguronte këtë përparësi edhe më tutje; ndërkaq Serbia është më pak e zhvilluar se ato, por më

e madhe me territor dhe me numër të popullsisë, pastaj edhe më e fortë në pikëpamje ushtarake. Ajo do të dëshironte ta ruante pozitën e vet politike në Jugosllavinë e tretë eventuale, me shpresë se me një politikë më nacionale, do të mund të arrinte shkallën e zhvillimit ekonomik të simotrave veriore, dhe në perspektivë, eventualisht t'ua tejkalojë. Ajo që në Serbi mund të quhet mbeturinë e ideologjisë komuniste duket se është pikërisht vetëdija mbi interesin nacional të zhvillimit në perspektivë. Dhe kjo aspak nuk ka të bëjë me "ndryshkun" e mendjes sikur që nganjëherë mendohet dhe shkruhet ndër ne. Nga kjo vetëdije ajo nuk mund të heq dorë, bile as me humbje të betejës. Nga ana tjetër, duket fare evidente se republikat veriore nuk mund ta pranojnë përtëritjen eventuale të një Jugosllavie ku sërish politikisht do të dominonin serbët. Rrugëdalja nga ky rreth magjik ose do të gjendet në kompromisin brenda kufijve të tanishëm të Jugosllavisë, ose edhe në ri- rregullimin e raporteve në Ballkan. Për këtë të fundit ekziston rreziku real që të mendohet se shqiptarët do të duhej ta paguanin tagrën e pajtimit eventual të vëllezërve sllavë. Kjo ka ngjarë tashmë në të kaluarën. Do të ishte tragjike të ngjajë sërish. Mirëpo, është edhe më keq të mos jesh i vetëdijshem për këtë.

Serbët dhe rusët


Çfarëdo që të jetë rrugëdalja nga kriza, duket se ajo nuk është aspak e lehtë. Në rend të parë për shkak se e presupozon akceptimin e zgjidhjes eventuale nga të gjitha palët e interesuara, por edhe sepse palët në konflikt bartin në vete argumente dhe interesa fundamentale, të cilat, për shkak të rëndësisë së vet, shtrihen edhe jashtë tyre. Demokratizimi i përgjithshëm i Evropës dhe bashkimi i saj mbi baza demokratike, që në Jugosllavi u lidh me republikat e zhvilluara veriore, e gëzon përkrahjen jo vetëm të Evropës dhe SHBA, por edhe të Bashkimit Sovjetik. Ndërkaq, gjykuar nga aspekti i interesave serbe, politika serbe do ta akceptonte demokratizimin, por jo në dëm të fuqisë së vet. Tashmë është i qartë orientimi afatgjatë i politikës serbe që me çdo kusht t'a ruajë pozitën e vet politike, qoftë edhe në ndonjë Jugosllavi të cunguar, miniaturiale. Duket fare irelevante nëse këtë synim të politikës serbe do t'a mbështeste konkretisht edhe Bashkimi Sovjetik.

Pikësynimi i tillë i politikës serbe jo vetëm që nuk i prish punë politikës globale të Bashkimit Sovjetik, por ndodhet edhe brenda kontekstit historik të interesave imperialiste ruse dhe brenda rezultateve tashmë të realizuara politike gjatë historisë. Bashkimi Sovjetik edhe mund të mos e përkrah aktualisht politikën serbe, por gjatë historisë së shkuar nuk kanë qenë edhe aq të rralla rastet kur politika e Serbisë e ka "detyruar" politikën ruse ta ndryshojë kursin. Rasti më i ri ishte periudha e komunizmit: nuk ishin sovjetikët ata që e detyruan Jugosllavinë të lëshojë pe konform me Rezolutën e Byrosë Informative të vitit 1948, por e kundërta, - sovjetikët ishin ata që të parët e braktisën socializmin, natyrisht jo për shkak të presionit të Jugosllavisë, por ishte evidente se u detyruan ta ndiqnin rrugën që kjo e kishte trasuar e para. Bile Jugosllavët, veçanarisht politika serbe, nuk bënë hapa drastikë në këtë drejtim sa bënë sovjetikët, dhe nuk u ngutën që t'u parapëlqejnë të tjerëve në Evropë dhe në Amerikë. Raste të ngjashme kishte edhe gjatë luftërave ruso-turke në të kaluarën, p.sh. kryengritja serbe e vitit 1804, por edhe në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Me fjalë të tjera, Serbia gati gjithmonë e ka gëzuar përkrahjen e Rusisë, por hapat i ka bërë vetë, bile edhe atëherë kur ka humbur. Këtë gjithnjë në mbështetje të vlerësimeve të veta të rrethanave dhe për interesa të veta. Për momentin aktual politik kjo është me rëndësi për aq sa nuk mund të llogaritet në lëshimin pe të politikës serbe për shkaqe të mospërkrahjes eventuale të Bashkimit Sovjetik. Nga ana tjetër, një rol të ngjashëm politik mund ta luajë edhe Kroacia, por nuk mund ta lozë Republika e Kosovës, e as Shqipëria. Edhe Kroacia, p.sh., mund të tregohet autonome ose e pavarur në vendimin e vet për vazhdimin e luftës, sepse mund të shpresojë në ndërhyrjen e të tjerëve. Megjithatë, ushtarakisht nuk është e barabartë me të parën.

Meqenëse konsiderohet që Bashkimi Sovjetik me braktisjen e socializmit, tashmë e ka paguar "tagrën" për universalizimin e demokracisë në Evropë, duket se është fare evidente se as Evropa e as SHBA, nuk janë, dhe as që mund të jenë të interesuara që sovjetikët "të paguajnë" edhe më tutje, p.sh., me eliminimin e ndikimit të tyre në ato rajone të cilat tradicionalisht ia njohu si të saj. Nga ky rregull mund të përjashtohet blloku gjerman, por me kusht që atje të mbisundojë mendimi mbi maksimalizimin e fuqisë në suaza gjeopolitike, që në momentin aktual politik, siç u pa më lart (shiko nëntitullin: Shqiptarët dhe proceset integrative) ishte në kundërshtim me interesat reale gjermane, pavarësisht nga aktiviteti diplomatik i Gensherit, dhe në kundërshtim me tendencat aktuale të politikës ndërkombëtare. Me supozimin se kompromisi i përmendur për zgjidhjen e krizës jugosllave nuk mund të jetë ndonjë federatë e modernizuar (opcion i APJ), ose ndonjë konfederatë e centralizuar, çdo zgjidhje tjetër e presupozon mundjen e njërës nga palët në konflikt. Kroacisë vështirë se do t'i duhej ndonjë pavarësi e plotë pa gati një të tretën e territorit që e konsideron të vetin, kurse Serbia vështirë që do të lejohet të formojë ndonjë "Serbosllavi". Pra, në qoftë se ky mat-pozicion nuk do të rezultojë në ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë (qëllim kapital i APJ), atëherë duket njësoj reale mundësia e zgjerimit të konfliktit, jo vetëm në pjesët tjera të vendit, por edhe jashtë tij. Në rrethanat e tanishme ndërkombëtare kjo do të ishte pak e besueshme, sikur të përjashtohej çështja e jetësimit të Republikës së Kosovës dhe e zgjidhjes së çështjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë shkak, në rrafshin teorik gjërat duken mjaft të qarta: ose do të ruhet integriteti territorial i Jugosllavisë, me një rregullim të brendshëm, i cili pavarësisht nga ajo se si do të quhet, do të nënkuptojë ekzistimin e organeve dhe të funksioneve minimale të përbashkëta dhe të pranueshme për të gjithë, së bashku me Republikën e Kosovës që do të kishte status të njëjtë si edhe njësitë e tjera të këtij organizmi, ose do të hapet mundësia e zgjerimit të konfliktit dhe e rirregullimit të raporteve në Ballkan, gjë që e nënkupton luftën. Në rrethana të këtilla imponohet vetëm një pyetje: A është politika e Republikës së Kosovës (duke i nënkuptuar të gjitha partitë politike dhe subjektet e tjera politike në Kosovë), duke u zhvilluar në pajtim me peshën e situatës dhe me vetëdijën e plotë mbi konsekuencat e mundshme të secilit opcion?

Politika me kushtëzime dhe direktivat


Partitë politike në Kosovë i artikuluan qëllimet politike kryesisht përmes shprehjeve në kondicional: "në qoftë se", "nëse" dhe "po qe se …atëherë". Në qoftë se, p.sh., do të ruhet integriteti territorial i Jugosllavisë, atëherë do të luftohet për një republikë të barabartë sovrane në Jugosllavi; në qoftë se do të lejohet prishja e kufijve të brendshëm, atëherë do të luftohet për një republikë shqiptare në Jugosllavi, e nëse nuk do të ketë Jugosllavi atëherë do të ketë Shqipëri edhe për shqiptarët në Kosovë! Fort bukur! Mirëpo, për cilin opcion duhet të luftohet? Me siguri, do të përgjigjeshin (gjykuar nga logjika e brendshme e pranishme në opcionet alternative) -sipas rrethanave, qëllimi dihet! E po t'i pyesje cilat janë vlerësimet mbi rrethanat ekzistuese, atëherë, pos përgjigjeve euforike mbi këto ose ato mundësi, mbi këtë apo atë bisedë me akëcilin funksionar, senator a politikan, gazetar a komentator, përgjigje definitive me të vërtetë nuk do të kishte. Dhe meqë jemi në prag të shekullit XXI dhe ndodhemi në Evropë e jo në brigjet e Amazonit, ne nuk do të kujtojmë se mungesa e përgjigjeve të këtilla është e rastit, refleksion i situatës momentale, spontanitet i vetvetishëm. As që do të kujtojmë se mungon orientimi i caktuar. Ai ekziston dhe duket se është i lidhur me republikat veriore dhe me qeverinë e dikurshme federale. Republikat veriore dhe qeveria e dikurshme federale me siguri se e kanë bërë edhe analizën e situatës politike në Evropë dhe në botë, por vetëm nga aspekti i tyre dhe me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre. Kosova në këtë rast ka qenë vetëm njëra nga komponentat, interesat e së cilës kanë mundur të respektohen për aq sa nuk do t'i rrezikonin interesat e komponentave tjera -autore të vlerësimeve të dhëna. Se sa i është përgjigjur drejtimi i tillë politik edhe interesave reale të Kosovës dhe me çfarë serioziteti janë bërë këto analiza nga aspekti i mundësive për jetësimin e Republikës së Kosovës shpresojmë se mund të shihet edhe nga tezat e përmbajtura në këtë punim. Për këtë shkak, nuk do të polemizohet me "njohësit" e politikës në Kosovë, por do të vazhdohet theksimi i atyre komponentave, që pas mendimit tonë, i vështirësojnë ecuritë e luftës politike për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për Kosovën.

Qëllimet politike të artikuluara me shprehje të kondicionalit gramatikor mund të jenë politikë serioze për grupet e ndryshme konspirative që e pretendojnë marrjen me politikën. Dikur këto i karakterizonin partitë efemere komuniste të Botës së Tretë, të cilat nuk ishin në gjendje as t'u prinin ngjarjeve, dhe as të mbeteshin jashtë tyre. Përpiqeshin t'u mbeteshin besnike mësimeve të Leninit dhe të Stalinit për rolin e tyre në rrethanat revolucionare antikoloniale. Prandaj rëndom përfundonin në shuarje të plotë, ngase u mungonte si origjinaliteti i veprimeve, ashtu edhe i vlerësimeve. Për këtë shkak, qëllimet politike të artikuluara me shprehje të kondicionalit gramatikor janë politikë tërësisht joserioze kur trajtohen si dokumente për orientimin e luftës së një populli, pasi asnjë populli nuk mund t'u diktohen "direktiva" për sjelljet, e aq më pak për dëshirat ose për vullnetin politik. Një popull, ose e dëshiron realizimin e një qëllimi politik, dhe për të është i gatshëm të sakrifikojë, ose nuk e dëshiron. Qëllimi politik i popullit shqiptar nuk mund të jetë tjetër pos bashkimit të tij një shtet të vetëm shqiptar. Me argumente të shumta që nuk mund të kontestohen, historia e ka vërtetuar se shtetet nuk janë vetëm pikësynim historik i çdo populli; suazë më e mirë për ruajtjen dhe ngritjen e identitetit kolektiv kombëtar (që përfshin gjuhën, kulturën etj.), por edhe instrument i pazëvendësueshëm dhe absolut për zhvillimin e tij, konform me shpirtin dhe me traditën e vet, por edhe konform me kërkesat që ia parashtron koha. S'ka shtet për vete dhe për hir të vetes. Në qoftë se kjo është kështu për të gjithë popujt e civilizuar të botës, dhe me siguri se është, dhe në qoftë se jemi popull i civilizuar, dhe me siguri se jemi, atëherë nuk mund të jetë ndryshe as për ne shqiptarët. Në rrethanat demokratike për të cilat u luftua me gjak e me mund, nuk ka ndonjë arsye që kjo të mos thuhet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:43

Opcioni evroperëndimor


Ndërkaq, sa i përket mundësive për realizimin e qëllimit (aspiratës) së natyrshme të popullit shqiptar, ato varen nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga vlerësimi i drejtë, objektiv dhe analitik që këtyre dy komponentave të një tërësie (të brendshme dhe të jashtme) ua bën faktori i organizuar politik. Zatën, kjo është detyra qenësore, por edhe kuptimi i ekzistimit të faktorit të organizuar politik të çdo vendi. Lufta për marrjen e pushtetit politik është vetëm nusprodukt i këtij roli, sepse pushteti politik nuk mund të jetë në funkcion të vetes (përveç kur deformohet në tërësi), por të ndonjë qëllimi tjetër më fundamental. Detyrë tjetër me rëndësi për faktorin e organizuar politik është gjetja e rrugëve më të mira dhe më të shkurtra për realizimin e qëllimeve politike që janë të zbatueshme, të mundshme për përdorim me humbje sa më të vogla, sa më të lehta dhe sa më të parëndësishme. Në qoftë se kjo është kështu për të gjitha vendet e botës, atëherë s'ka se si të mos jetë edhe për faktorin e organizuar politik të Kosovës.

Për këtë shkak, është gati tërësisht e pakuptueshme që thelbi i çështjes akoma nuk shtrohet hapur: çfarë janë vlerësimet për situatën kur faktori i jashtëm për shkaqe të ndryshme, hipotetikisht: a) nuk mund të mos lejojë zgjerimin e konfliktit, por p.sh., mund t'a lokalizojë atë vetëm në territorin e Ballkanit, dhe b) mund të përpiqet ta gjejë kompromisin përsëri në dëm të interesave nacionale shqiptare? Nga ana tjetër, tani është më se evidente se interesi kyç aktual i Republikës së Kosovës është jetësimi i saj. Dhe po ashtu ai është i lidhur me zgjidhjen e krizës jugosllave. Lidhur me këtë, doemos paraqiten pyetje të shumta, por ajo që është më e qenësishme ka të bëjë me faktin se a thua ekzistojnë garanci të forta se zgjidhja e krizës jugosllave do të jetë pikërisht ashtu siç e ka paraparë faktori i jashtëm -një Jugosllavi-asociacion i shteteve sovrane, ku Republika e Kosovës do të ishte po ashtu një shtet sovran asociativ? Dhe përsëri thelbi i çështjes duhet thënë troç: fjala është për opcionin evroperëndimor me të cilin u lidhën republikat veriore të Jugosllavisë dhe me të cilin u lidhën edhe forcat aktuale politike (faktori i organizuar politik) në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Mirëpo, në kushtet e universalizimit të demokracisë në të gjithë Evropën, edhe politika serbe që në fillim e kishte të qartë se Republika e Kosovës duhej të jetësohej në funksion të bashkimit të popullit shqiptar; jo vetëm konform me proceset integrative në Evropë, por edhe me interesat fundamentale të popujve të Ballkanit për ruajtjen e paqes dhe për kultivimin e stabilitetit politik si parakusht të çdo evropeizimi.

Vetëm në këtë mënyrë mund të evitoheshin mundësitë për instrumentalizimin e tyre në funksion të interesave të huaja.
Qëmoti ishte koha që kjo e vërtetë e moçme e këtyre trojeve të akceptohej njëherë e përgjithmonë nga të gjithë popujt. Në këtë mënyrë do të ishte e mundur të hapeshin rrugët e zhvillimit, të evropeizimit dhe të përparimit, jo të errësirës, të ngecjes dhe të vdekjes. Mirëpo, lidhur me vetëdijësimin mbi natyrën e interesave të vërteta në secilin nivel sigurisht se edhe për një kohë të gjatë do të ketë mbitheksime të interesave partikulare, jo të atyre universale; të interesave të elitave, dhe më pak të popujve; diktate të fuqisë dhe jo të vullnetit të lirë. Të gjitha këto mund të rezultojnë në zvarritjen e proceseve, ta rrezikojnë drejtimin e tyre, por ndërkaq nuk mund t'i ndalin ato, e as ta pengojnë shpërthimin e interesave të njëmendëta; mund ta komplikojnë krizën, por nuk mund ta pengojnë zbërthimin definitiv të saj. Me shpresën se nga analiza e përmbajtur në këtë tekst është fare lehtë të nxirren veçoritë dhe tendencat e proceseve në nivelet tjera (evropian, ballkanik, jugosllav), tani është e udhës të ndalemi ende në Republikën e Kosovës. Shquarja e disa dobësive dhe problemeve të cilat e rëndonin situatën edhe ashtu të rëndë në të kaluarën, duket se ende vazhdon. Do të ishte mirë që ato të marrin fund një herë e përgjithmonë dhe për hir të këtij qëllimi pason analiza e mëposhtme.

Një Kuvend në Krushë të Madhe


Fjala është për Kuvendin e jashtëzakonshëm të Degës së LDK në Rahovec, i cili u mbajt më 6 korrik të k.v. në Krushë të Madhe, fshat i kësaj komune. Problemet e shqyrtuara në këtë Kuvend me siguri që i tejkalojnë suazat e një dege, ndërsa rëndësia politike e çështjeve të shqyrtuara me siguri që shtrihet në tërë hapësirën, jo vetëm shqiptare. Shkaku është i thjeshtë: aty nuk u polemizua me delegatët e Kuvendit /103/, por me tezat, metodat dhe veprimet që reflektoheshin në Kuvend. Dhe sa do që heshtja vazhdon të zgjasë, problemet do të rëndojnë. Injorimi i tyre i qëllimtë me pretekstin se nuk janë reale vetëm sa i thellon e nuk i eleminon ato.

Akceptimi i njëmendët i një të vërtete e nënkupton faktin se në veprimet e veta faktori subjektiv do t'i përmbahet porosisë së saj. Ndërkaq situata e komplikuar politike, mungesa e përvojës në jetën politike të demokracisë, njohuritë e mangëta mbi interesat, intencat dhe mundësitë e faktorit të jashtëm, trashëgimia e mangët politike e faktorit të brendshëm, dhe një varg faktorësh tjerë, doemos ndikojnë në shfaqjen e dobësive të shumta që e përcjellin jetën politike në perioda të tilla tranzitore si kjo e tanishmja. Mirëpo, në qoftë se të gjitha këto konsiderohen ekskuze për të vazhduar të vjetrën, atëherë fjala është për diçka tjetër dhe jo për dobësitë. Arsyetimi i gabimeve ka kuptim vetëm atëherë kur ato nuk bëhen me qëllim dhe sidomos kur mungon intenca e përsëritjes së tyre. Në të kundërtën fjala është për ndonjë kurs të caktuar të zhvillimit të gjërave. Në qoftë se drejtimi i tillë vazhdimisht bie ndesh me faktet, atëherë diç nuk është në rregull ose me kursin ose me bartësit e tij, apo ndoshta me të dytë. Konsekuencat rezultojnë së paku në ngecjen e proceseve, në mos edhe në diçka tjetër. Dhe pasi që ato kanë të bëjnë me të gjithë, dhe jo vetëm me disa, shanset për shpërthimin eventual të pakënaqësive të grumbulluara në atë mënyrë vetëm sa rriten e nuk zvogëlohen.

Në rend të parë duhet theksuar se përcaktimi për luftë politike nuk u kushtëzua vetëm me vlerësimin objektiv të mundësive reale për të zhvilluar një luftë tjetër nga ajo politike. Insistimi në këtë nuk do të ishte tjetër përveç se vulgarizim i tepruar i fakteve. Natyrisht, vetëdija kolektive mbi veten ushtron ndikim të duhur mbi zgjedhjen e mjeteve të luftës, por në përcaktimin për luftë politike ndikim prioritar duket se ka pasur vetë natyra e qëllimit: - Konstituimi i Republikës brenda Jugosllavisë (federale, konfederale apo asociacion i brishtë i shteteve sovrane). Qëllimi i tillë e presupozonte vazhdimin dhe jo ndërprerjen në jetën e përbashkët me popujt tjerë, dhe as paktimin rigoroz me njërën nga palët në konflikt. Puna ishte të luftohej logjika e forcës, por jo duke u vënë në shërbim të dinakërisë së të tjerëve që luftonin për hesapet e veta, e jo tonat. Sakrificat që i bënin shqiptarët nuk shkonin vetëm në favor të konstituimit të Republikës, por shtroheshin edhe në altarin e mundësive për ruajtjen e integritetit territorial të vendit; të paqes në Ballkan, por mbi të gjitha -venin në altarin e demokratizimit të raporteve politike në vend; të marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare; të atyre në Ballkan dhe në Evropë. Dhe kjo mjaftonte. Zor që në ndonjë vend të kishte ndonjë popull tjetër që kontribuoi aq shumë për proceset integrative në Evropë, jo se shqiptarët e deshën atë më shumë se të tjerët, por sepse pozita e tyre e gjithëmbarshme i detyroi të vepronin ashtu. S'kishte kurrfarë nevoje të paktohej me ide dhe me teza të llojeve të ndryshme.

Politika serbe ishte fare e vetëdijshme se Republika e Kosovës nuk do të ishte zgjidhje definitive e çështjes shqiptare. Kjo politikë, me logjikën e forcës, rezononte në fillim se kjo çështje do të duhej të zgjidhej me forcë, gjithnjë me shpresën e ushqyer nga orekset e vjetra për shndërrimin eventual të Shqipërisë në një republikë të shtatë jugosllave. Logjika e tillë problemin e Kosovës e shihte në kontekst të raporteve jugosllavo-shqiptare. Ndërkaq çështjen shqiptare në përgjithësi e shihte në konekst të raporteve jugosllavo-italiane ose në kontekst të raportit me fuqitë e Evropës. Kosova aty mbetej një forcë e brishtë me të cilën mund të luhej ping-pong.

Mirëpo logjika e tillë e forcave, vështruar vetëm nga ky aspekt, rezononte me parametra gjeopolitikë kaherë të tejkaluar, dhe dukej sikur shkonte ndesh me realitetin aktual. Si e tillë nuk mund të ishte në interes as të atyre që këtë e praktikonin, sikur të mos ishte fjala për diferencat e zhvillimit, as të humanitetit dhe as në interes të së ardhmes politike. Puna ishte që kjo të argumentohej. Dhe pikërisht tek argumentimi gjërat çalonin e dukeshin të palogjikshme: në njërën anë, bëhej gjithnjë e më tepër e qartë se në pikëpamje të kufijve gjërat do të mbeteshin ashtu si kanë qenë. Jetësimi i Republikës së Kosovës, d.m.th. jo zgjidhja e menjëhershme dhe definitive e çështjes shqiptare, do t'i ndihmonte afirmimit të proceseve integrative në Evropë, të anëve pozitive të këtyre proceseve. Evropa nuk mund të ishte Evropë e diktatit të më të fortëve, por shprehje e vullnetit të lirë të popujve të saj. Një orientim i tillë në zgjidhjen e çështjes shqiptare do t'i evitonte mundësitë për instrumentalizimin e serbëve në dobi të interesave ruse, por pastaj edhe të shqiptarëve në dobi të interesave të Perëndimit. Për këtë shkak, stoicizmi me të cilin populli shqiptar i përjetoi viktimat e luftës politike gjatë dekadës së shkuar dhe fillimi i viteve '90 ushqehej me shpresën se që të dy palët nuk do të tregoheshin të shurdhër ndaj kërkesave të tij legjitime, por edhe me ndjenjën e të drejtës morale se po i kontribuonte fuqimisht lindjes së një realiteti të ri që shtrihej larg përtej ëndrrave të tij të kufizuara në hapësirën e vatrave të veta.

Nën supozimin e ruajtjes së kufijve të jashtëm apo të integritetit territorial të Jugosllavisë, përse atëherë zhvillohej një luftë kaq e tmerrshme në Kroaci? Popujt nuk mund të detyroheshin dot të luftonin për shkak të konotacioneve ideologjike. Edhe fashizmi si ideologji e kishte pasur për bazë pakënaqësinë me ndarjen territoriale të botës dhe me vendin e vet në të. Ndërkaq, shovinizmi, hegjemonizmi, etj., serbomadh ishin vetëm konotacione ideologjike, pas të cilave fshihej diçka tjetër. Puna ishte të përcaktohej drejt se çka ishte ajo dhe në bazë

të këtij përcaktimi të formulohej një politikë adekuate për Kosovën. Pra, nga ana tjetër, ishte gjithashtu e qartë se Serbia nuk do ta pranonte reduktimin drastik të rolit të vet në raportet ndër-republikane. Ajo e kishte vlerësuar me precizitet të saktë se një asociacion i republikave sovrane jugosllave, me supozimin se në atë asociacion Kosova do të shkëputej nga ajo dhe do të ishte e barabartë me të tjerat, do ta sillte Serbinë në pozitën e dikurshme të Kosovës ndaj Serbisë, pra, në pozitë të një kolonie të rëndomtë për nxjerrjen e superprofitit nga ana e më të zhvilluarve. Bile ndoshta edhe më keq, se tani nuk do të ekzistonte kurrfarë koncensusi në marrjen e vendimeve: -tani edhe Serbia edhe Kosova do të ishin në pozitë të barabartë të varfanjakëve për të shitur lëndë të para në tregun e republikave të zhvilluara veriore. Ndërkaq, një federatë e modernizuar që e kishte propozuar APJ me supozimin se Republika e Kosovës do të ishte njësi e barabartë federale me të tjerat, mendoja me sinqeritet të plotë dhe akoma mendoj, se do të ishte në interes të Kosovës, por edhe në dobi të të gjitha njësive federale në Jugosllavi. Meqë një kohë të gjatë Kosova kishte shërbyer si treg për plasimin e mallrave të finalizuara nga republikat veriore dhe minierë për ekstraktimin e lëndëve të para, me konstituimin e saj në republikë, mendoja se ishte rendi, bile edhe e udhës, që edhe ato tani ta bartnin "vëllazërisht" një pjesë të barrës për zhvillimin e saj të shpejtuar.

Për të marrë vesh nëse Kosova pranohej si republikë në propozimin e sipërm të APJ, e shkrova kryeartikullin e "DeA"-s, 2/1991, me titull "Armata dhe politika", por si presidenti Joviq (atëherë ishte kryetar i Presidencës jugosllave), ashtu edhe gjenerali Kadijeviq, e heshtën pyetjen që ishte e pranishme aty. Pastaj, pasuan sulme të ashpra me qëllim të diskreditimit tim të plotë, por kjo akoma nuk më mërziste. Mendoja atëherë, por edhe tani, se do të kishte qenë në interesin politik të Kosovës angazhimi i saj në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Jugosllavisë. Edhe atëherë edhe tani për mua si individ gjërat ishin të qarta: ose do të ekzistonte një Jugosllavi me Republikën e barabartë të Kosovës në të, ose për Kosovën, për të pasur Shqipëri, do të duhej luftë për të cilën nuk ishim edhe aq të gatshëm. Andaj, gjithnjë si individ, pavarësisht nga sulmet që më drejtoheshin, isha i përcaktuar në mënyrë kategorike: a) për ruajtjen e integritetit terrritorial të Jugosllavisë; b) për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë; dhe c) për Republikën e barabartë të Kosovës në Jugosllavi. Këto edhe i thashë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Krushës së Madhe. Si studiues i politikës ndërkombëtare, e dija tashmë se qarqet politike në Perëndim territoret shqiptare i konsideronin si sferë të interesave të Lindjes dhe nuk ishin të gatshme të luftonin me sllavët për interesat tona. Përkundrazi, mendoja se duhej të luftonim vetë, me vendosmëri të plotë, për ato qëllime politike, të cilat edhe serbët nuk do të mund t'i refuzonin me asnjë pretekst moral dhe racional.

Ndërkaq, pikërisht në artikulimin e një optimizmi të tillë, të së drejtës morale dhe të shpresave reale duket se u bënë lëshime të rënda: uniteti dhe homogjeniteti që ekzistonte në popull që nga fillimi rreth kërkesës fundamentale -Republika e Kosovës, gjatë një kohe u shfrytëzua për realizimin e qëllimeve tjera të deklaruara ose të padeklaruara, por gjithsesi më pak të rëndësishme: u krijua artificialisht një disponim euforik që ushqehej me shpresën se faktori i jashtëm do t'a binte Republikën e Kosovës në Kosovë dhe bile, pa ndonjë mund të madh, do ta mundësonte edhe bashkimin e trojeve shqiptare! Krijimi i kësaj euforie, andaj u përcoll me shkeljen e faktorit të brendshëm: të rinjtë e dënuar të cilët njësoj iu kishin kundërvënë edhe administratës së dikurshme të Krahinës, pra jo vetëm politikës serbe, në fillim u morën me të mirë, ndërsa më vonë u sulmuan si marksist-leninistë e si komunistë. Në të vërtetë viktimave të rëna në vitet '90 iu bë homazh me të gjitha nderimet e duhura, me tentimin që në mënyrë perfide t'i konsideronin vetëm si viktima të Demokracisë, por jo edhe të Republikës! Shokëve të gjallë të atyre që kishin rënë gjatë dhjetë vjetëve të shkuar iu shpjegua se "do t'i mbanin në zemër", por që nuk mund të dilnin në ballë të proceseve se "ashtu e donte situata". U ndërmor aksioni i pajtimit të gjaqeve dhe iu dha rëndësi pleqnarëve. Të dyja këto institucione ishin ndërmarrë edhe më parë, qysh para vitit 1981, por tani u

stërtheksua rëndësia e tyre, u riaktivizua makineria e tërësishme e administratës së dikurshme dhe pastaj iu kënduan këngë "heronjve" që e kishin bërë vetëm punën e tyre dhe nuk kishin pasur kurrfarë lidhjeje me luftën për Republikë. U bë aq shumë propagandë rreth këtij aksioni saqë Ismail Kadaresë në Tiranë i ishte dashur publikisht ta shfaqte befasinë me thellësinë e problemit që paskësh ekzistuar. U riaktivizua Fishta, jo vetëm me vlerat letrare të veprave të veta, por edhe me tërë ideologjinë e tij profashiste. Për pak sa nuk u legalizua zogizmi si ideologji zyrtare e Republikës! Një numër bukur i madh i njerëzve, duke i shfrytëzuar fasilitetet e udhëtimit jashtë vendit (ndryshe prej atyre që leja e udhëtimit u ishte marrë me kohë) u shpërnda nëpër Evropë dhe Amerikë për "të luftuar për çështjen shqiptare" me paratë e popullit që i kishte ndarë nga kafshata e gojës. Askush nuk i kishte zgjedhur dhe askush nuk i kishte autorizuar (përveç administratës së vjetër), por duke u mbështetur në interpretimin voluntarist të historisë shqiptare, kishin kujtuar se po e bënin punën e Isa Boletinit dhe të Ismail Qemalit. Harronin natyrisht se Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin i kishte zgjedhur populli. Gjatë luftërave aktive antiturke pikërisht ai ua kishte dhënë mandatin që t'a përfaqësonin në forume të caktuara ndërkombëtare. Ndërkaq, Ismail Qemalët dhe Isa Boletinët e sotëm të Republikës këtë mandat ia kishin dhënë vetës, duke u marrë me "kryerjen e punëve" të cilat kishin përfunduar që moti. Për këtë shkak çdo takim me njerëz të llojeve të ndryshme jashtë vendit, me t'u kthyer në vend, e prezentonin si takim me njerëz të rëndësishëm të politikës. Pikëpamjet e shprehura në biseda joformale prezentoheshin si qëndrime ministrash, bile edhe qeverishë. Kishte qenë i çuditshëm diletantizmi që e kishte shfaqur një numër aq i madh i intelektualëve tanë.

Mirëpo, kishte qenë edhe më e çuditshme politika e të gjitha niveleve në Jugosllavi që e lejonte një manipulim aq të madh me popullin dhe heshtja e politikës në Shqipëri. Kakofonia e zërave të tillë nga Kosova nuk mund të ishte kurrfarë kontributi i luftës për republikë dhe as që mund të arsyetohej me festimin e republikës. Fjala ishte për përzierje të tillë të kompetencave dhe të kritereve saqë nuk mund të kishte kurrëfarë lidhje as me demokracinë, në qoftë se ajo nuk identifikohej me hajdutëri të organizuar politike, dhe në qoftë se nuk kundrohej vetëm si anarki e rëndomtë. Ndërkaq shtypi në Kosovë ishte hapur tërësisht, jo për qasje të matura e kompetente për çështjet kyçe të historisë dhe të politikës në Kosovë, por për fushata të organizuara antikomuniste dhe antipolitike. Antikomunizmi kishte qenë një nga shtyllat e politikës së jashtme amerikane, por kurrnjëherë nuk kishte qenë veti e asnjë demokracie. Mund të kishte qenë somozizëm, pinoçetizëm dhe neofashizëm, por jo edhe demokraci. Jepeshin dhe akoma jepen lloj-lloj vlerësimesh, pa kritere dhe pa kurrnjë rezervë, vlerësime të tilla të çështjeve kyçe të historisë dhe të politikës, jo vetëm në Kosovë, të cilave nuk u mungon vetëm kompetenca, por edhe shija; jo vetëm ndjenja për kohën dhe kontekstin historik të zhvillimit të ngjarjeve, por edhe njohuritë elementare për vetë epokën, si edhe për momentin. Kush i dha leje shtypit në Kosovë që me paratë e shoqërisë t'ia impononte asaj zogizmin si ideologji? Për çfarë demokracie dëshirohet të bindet shoqëria se ekziston në Kosovë kur me makinacione tanimë të njohura ndihmohet shuarja e shtypit privat? Njëpartizmi në thelb, e pluralizmi në formë; avansimi i së vjetrës dhe shtypja e së resë; përparohet mediokriteti dhe injorohet talenti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:44

Revolucioni autentik


Në pjesën e dytë të artikullit "Viti 81 dhe proceset e demokracisë" të botuar në "DeA"-2/91 autori i këtyre rreshtave kishte qenë i mendimit se në Kosovë nuk mund të bëhej fjalë për një demokraci e cila do ta nënkuptonte revanshizmin; rrotullimin e rolit politik të forcave politike dhe të klasave; zevëndësimin e një monizmi me një monizëm tjetër, jo vetëm se me një të tërhequr pende nuk mund të fshiheshin 50 vjet histori të një populli, por sepse në këto troje ishte zhvilluar një revolucion autentik, i pandihmuar nga tanket e Armatës së Kuqe, si dhe për

shkak se aty jetonin shumë popuj. Ndërkaq, në artikullin "Gishti i trashë i Vëllait të Madh" të botuar në «Alternativa»-5/1990 e kishte përqafuar me gjithë zemër demokracinë, por atë nuk e kishte kuptuar si mohim të vetes, e as të historisë. Besoja se demokracia do të duhej të ngrihej në mbështetje të trashëgimisë pozitive të kontinuitetit politik të historisë së pandërprerë të popullit. Ky ishte një koncept që mund të vendosej brenda kontekstit të maturisë politike, por e besoja sinqerisht se Kosova nuk ndodhej as në Oregon dhe as në Alaskë, që do të thoshte se ajo nuk ishte ndonjë superfuqi e zhvilluar, por që nuk do të thoshte se nuk duhej synuar shpejtimi i zhvillimit të saj. Mirëpo ca zotërinj duket se me gjithë mend besonin se demokracia mund të ndërtohej vetëm me ndërprerjen e historisë, me mohimin total të një epoke dhe me identifikimin e saj të plotë me të keqen nacionale, duke harruar se vetë ata intelektualisht u ngritën dhe u afirmuan pikërisht në atë epokë dhe duke i shfrytëzuar privilegjet e po atij sistemi, në të cilin tani dëshirojnë të na bindin se as që paskëshin qenë prezentë. Zotërinjtë në fjalë, por sidomos ata që qëndronin pas tyre, duket se akoma nuk e kishin të qartë se shoqëria demokratike që synohej të ndërtohej nuk e kishte ndërmend t'i përsëriste gabimet e vjetra: ajo nuk mund të mbështetej mbi një moral të dyshimtë intelektual dhe njerëzor i cili pastaj doemos do të rezultonte në trauma të njëjta shoqërore. Ky popull kishte përjetuar mjaft trauma që ia shkaktonin të tjerët. Ishte koha që të mos i duronte as të vetat. Në Kosovë nuk mund të kishte kthim prapa në komunizëm, por as që mund të lejohej marshimi i saj drejt fashizmit apo neofashizmit. Të gjitha këto fjalë nuk u thanë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Degës së LDK të Rahovecit në Krushë të Madhe, por u diskutua në frymën e tyre, dhe u thanë edhe gjëra të tjera edhe më të rrepta. Autori i këtyre rreshtave kishte qenë vërtetë i indinjuar me sjelljet, trajtimin dhe me shpifjet që ishin bërë në adresë të tij, por pavarësisht nga kjo, kishte qenë më në fund e nevojshme që gjërat të emërtoheshin me emrin e tyre të vërtetë.

Rrënjët shoqërore të oportunizmit


Gjatë qëndrimit tim shumëvjeçar në Krushë, të cilin shokët nga Prishtina (të Kryesisë së LDK) e quanin vetizolim, kisha pasur kohë të mjaftueshme të vëreja dukuri të çuditshme, prezentimi i të cilave besoj se do të ishte më rëndësi të madhe shoqërore. Qysh para vitit 1981 e kisha vënë re fenomenin e bijëve të "tatave" nëpër Prishtinë, por nuk e dija se ata mbështeteshin nga bijtë e "haxhi-babave" në fshat. Gjatë dekadës së shkuar kisha kujtuar se e kishim çrrënjosor oportunizmin në politikë, por nuk e kisha ditur se kjo dukuri i kishte pasur rrënjët kaq të thella.

Në realitetin politik dhe intelektual të Kosovës dukej se vazhdimisht diçka më pengonte, por nuk kisha ditur ta shpjegoja dhe as ta kuptoja në tërësi. Kishte qenë kjo e lidhur me kuadrot në politikë. Para vitit 1981, kur isha marrë aktivisht me politikë, disa herë isha konfrontuar me zyrtarë të lartë të politikës në Kosovë rreth kuadrove. Kisha bërë vërejtje se nuk hapeshin mundësi të mjaftueshme për inkuadrimin në politikë të brezit të ri, por kisha marrë pergjigje se nuk kishim kuadro të mjaftueshme, bile jo ashtu si kërkohej. Kisha konkluduar se ata kërkonin kuadro lojalë për vete dhe jo për zhvillimin e Kosovës. Dhe nuk ishim pajtuar. Gjithkush kishte qëndruar pas botëkuptimeve të veta. Ndërkaq, dukej se LDK-ja kishte bërë hapa të duhur përpara. Shumica absolute e kuadrove të zgjedhur në bazë kishin përgaditje të lartë profesionale, kurse në organet më të larta -edhe tituj të ndryshëm shkencorë. Megjithatë, kisha vënë re se disa të rinj që i njihja personalisht si njerëz me aftësi të veçanta organizative dhe talente të tjera, përkundrejt insistimit në nivele ku kisha mundësi të insistoja -nuk ishin zgjedhur. Ndërkaq ata që u zgjodhën, në një apo në mënyrën tjetër, më vonë u larguan nga vendet ku ishin zgjedhur ose u larguan tërësisht nga LDK- ja. Kjo më kishte habitur, sidomos për shkak se ishte fjala pikërisht për ata që kishin qenë më aktivët gati në çdo aksion të ndërmarrë të secilit nivel. Kishte qenë e qartë që në fillim se një pjesë e mirë e fajit e kishte

mekanizmi elektoral i cili mbështetej kryesisht në mëhalla (nëpër fshatra) ose në koteri shoqërore nëpër qytete. Natyrisht se mëhalla kërkonte zgjidhjen e kandidatit të vet, pavarësisht nga ajo se a ishte më i mirë se tjetri i mëhallës tjetër. Mirëpo këtu kishte dhe diç tjetër. Rëndom vërehej se djelmoshat që kishin aftësi të veçanta ndodheshin në raporte të tendosura me mëhallën e tyre dhe kjo pastaj për një arsye të veçantë nuk i kandidonte, e as që i zgjidhte. Kjo gjë e kishte nxitur kurreshtjen time.

Kisha vënë re se pjesa dërrmuese e atyre që zgjidheshin në nivel të bashkësisë lokale apo të komunës, kryesisht për shkaqe objektive (papunësia dikur jo e plotë, ndërsa tani gati totale), por edhe për shkak të njohurive të mangëta të fituara gjatë shkollimit; mungesës së kulturës së punës intelektuale, etj., jetonin nëpër familje të mëdha së bashku me vëllezërit e me prindërit, dhe në shumë raste, edhe me axhallarët e kushërinjtë më të largët. Të martuar dhe me fëmijë, nuk e kishin provuar ndonjëherë shkëputjen dhe jetën individuale të familjeve të veta-nukleus. Ndonëse qytetarë akademikë, gati të gjithë me radhë i nënshtroheshin jo vetëm autoritetit, por edhe gjykimeve të më të vjetërve dhe të zotit të shtëpisë. Me kohë, midis tij si qytetar akademik, familjes së madhe dhe pushtetit ishte krijuar një simbiozë e çuditshme, që shkonte në dobinë e tyre reciproke, por që jashtëzakonisht shumë e ngecte dhe e ngadalësonte progresin shoqëror; 1) Qytetari i tillë akademik nuk kishte llogari të shkëputej nga familja e madhe, sepse rëndom vetëm ai ishte në punë, por jo edhe bashkëshortja e tij. Me të ardhurat e fituara shumë vështirë do të mund ta mbante familjen e tij, zakonisht shumë-anëtarëshe, dhe kishte fare pak shanse ta ngiste ndonjë veturë. Ndërkaq brenda familjes së madhe ishte pothuajse i liruar nga përgjegjësia e kujdesit dhe e edukimit të fëmijëve të vet, ose këtë përgjegjësi e ndante me të tjerët. Duke mos pasur kokëçarje të kësaj natyre, ai mund të merrej me aktivitete të lira, të cilat në kushtet e fshatit zakonisht përfundonin në sport; 2) Ndërkaq edhe familja e madhe në raport me të kishte fitim të dyfishtë: a) Rrënjët e këtij fitimi zakonisht ndodheshin te kontestimi i hises (pasuria e trashëguar nga prindërit, ose edhe ajo e përbashkët). Meqë familjet e tilla kishin arritur të shkollonin vetëm një ose dy anëtarë (në raste të rralla shkolloheshin shumica), ndarja e pasurisë në pjesë të barabarta, pavarësisht nga shkalla e shkollimit të vëllezërve, bile edhe atëherë kur punonin të gjithë, doemos do të rezultonte në standarde të pabarabarta të jetesës. Qytetari akademik, i punësuar si profesor ose si inxhenier, me pjesën e pasurisë së ndarë, doemos që do të jetonte ndryshe nga vëllezërit e tij të pashkolluar (motrat në këtë mes asnjëherë nuk merreshin parasysh). Nga kjo pastaj mund të lindnin mosmarrëveshje të ndryshme, raporte të sëmura familjare që mund të shtriheshin edhe në shoqëri. Të ndodhur para këtij fenomeni të çuditshëm, shumica e etërve vendosnin të "mos bënin mëkate" dhe t'i pavarësonin bijtë e tyre të shkolluar. Ndërkaq këta, duke mos pasur mundësi të kacafyteshin me problemet e jetës, me heqjen dorë nga pasuria e përbashkët, detyroheshin t'i nënënshtroheshin traditës dhe mënyrës tradicionale të jetesës. Këtë pastaj gradualisht, e "paguanin" me një shkrirje të unit të tyre individual në identitetin kolektiv të familjes; d) Familjet e tilla të mëdha e hetuan me kohë se autoriteti shoqëror i birit të tyre të shkolluar mund të ishte i dobishëm jo vetëm për rritjen e drejtëpërdrejtë të pasurisë materiale (kjo ngjante rëndom në qoftë se bijtë e tyre punonin në ekonominë e dikurshme shoqërore), por para së gjithash për forcimin e lidhjeve shoqërore ose vendosjen e tyre (në qoftë se tashmë nuk i kishin formuar) dhe ngritjen e autoritetit të familjes. Për këtë shkak, ato filluan t'ia kushtonin kujdesin e duhur standardit individual të birit të tyre të shkolluar, por jo edhe nukleus-familjes së tij, e cila me xhelozi të veçantë u nënshtrohej rregullave të jetës së përbashkët në familjen e madhe. Atij mbase nga depot e vjetërsirave në Evropë ia blinin edhe ndonjë veturë me shkëlqim të jashtëm me të cilën mund të kënaqej duke shetitur, ndërkaq fëmijët e tij i lidhnin për vete, përmes miqësive të reja që i ngjanin vetes së tyre; 3) Ndërkaq vetë shoqëria kishte fitim nga këto familje të mëdha. Sipas vlerësimeve statistikore, gati rreth 60% të strukturës së popullsisë shqiptare i takonte rinisë, ose banorëve të moshës rinore. Pushteti i dikurshëm komunist e kishte të pamundshëm kontrollimin në mënyrë efikase të

kësaj armate të të rinjve, të cilët ishin rritur ndërkohë dhe të cilët ishte e vështirë vetëm t'i njihje, e jo më edhe t'i kontrolloje. Për këtë shkak, struktura politike e pushtetit zakonisht mbështetej te të zotët e shtëpive dhe te pleqtë autoritativë të këtyre familjeve. Në mënyra të ndryshme u ndihmonte atyre që ta mbanin autoritetin në familjet e tyre, qoftë duke ua falur ndonjë dënim gjyqësor (për t'ua ruajtur "fytyrën") qoftë duke i shikuar "nëpër gishta" veprimet që shkonin ndesh me normat shoqërore dhe juridike.

Meqë simbioza e tillë familjare realisht ishte rezultat i kushteve objektive ekonomike, ajo nuk mund të ndryshonte pa trauma të mëdha familjare. Për këtë shkak, mekanizmat mbrojtës psikikë dhe shpirtërorë u shndërruan shumë shpejt në një oportunizëm të përgjithshëm brenda familjeve. Por ajo pastaj, si një merimangë gjigante, e shtrinte rrjetën e vet në tërë shoqërinë. Familjet e tilla krijonin me sukses të plotë edhe lidhje me një pjesë të intelegjencës në Prishtinë, e cila gjithashtu në thelb udhëhiqej me leverdinë materiale. Shumë profesorë, mjekë, drejtorë të ndryshëm, etj., "kthenin" në këto familje me pretekste të ndryshme, rëndom kinse për t'i takuar ish-studentët e tyre, të cilëve edhe ashtu shpesh ua kishin falur notat, po në të vërtetë për t'i mbushur gepekët e veturave të tyre të mëdha me zarzavate e gjëra të rastit. Sidoqoftë, shtrirja e lidhjeve të tilla e kishte krijuar me kohë një shoqëri çuditërisht njëtrajtëshe në themelin e së cilës ndodhej një oportunizëm i tmerrshëm, jo vetëm ndaj kërkesave të kohës, por edhe ndaj kërkesave të jetës në përgjithësi.

Sikur një kompleks i tillë raportesh të pasqyronte ndonjë shoqëri të zhvilluar, atëherë themeli oportunist i saj do të ishte mbështetje e fortë e stabilitetit shoqëror. Mirëpo fjala ishte për raportet që i diktonin kushtet ekonomike dhe në rend të parë mungesa e vendeve të punës. Ato ngriteshin mbi mohimin gati total të femrës si subjekt shoqëror; nuk llogaritnin në rritjen e brezave të rinj dhe përfundonin në odat e fshatarëve si simbole të "rendit e të konakut". "Stabiliteti" i arritur në këtë mënyrë nuk u shërbente ndryshimeve pozitive shoqërore, po përkundrazi, e konservonte gjendjen ekzistuese të gjërave; nuk drejtohej drejt së ardhmes, por vetëm në të sotmen; matej me të djeshmen, por e injoronte të nesërmen. Dukej qartë se simbioza e tillë oportuniste nuk e lejonte zgjedhjen e më të mirëve në strukturat udhëheqëse, jo vetëm të LDK-së.

I prekur thellë nga kjo gjendje, e cila në raste hidhërimi më detyronte ta parafytyroja Kosovën si një depo të madhe të veturave të vjetra të Evropës, të cilat me shkëlqimin e tyre të rrejshëm kishin arritur t'i rrotullonin vlerat, në Kuvendin e jashtëzakonshëm në Krushë, më nxitën të konstatoja se fjala ishte për bijtë dhe bijat e "haxhi-babave" në fshat dhe të "tatave" në qytet, të cilët nuk e kuptonin dot se në Evropë nuk mund të shkohet me raporte feudo-klanore e feudo-kapitaliste. Me fjalë të tjera, kërkoja që t'i hapet rruga konkurrencës së vlerave të njëmendëta. Më vonë mora vesh se më akuzonin për botëkuptime elitiste. Disa shkrime nëpër gazeta në gjuhën shqipe në mënyrë indirekte më mbanin leksione mbi filozofinë e Platonit, ndonëse nuk e kishin kuptuar faktin elementar se Platoni, duke e kërkuar sundimin e filozofëve, në të vërtetë e kërkonte sundimin e kompetencës, ose kompetencën në rregullimin e punëve shoqërore (filozofët si njohës kompetentë të shoqërisë). Mirëpo duket se e kisha pasur gabim. Shumica gjatë historisë rëndom e kishte imponuar jokompetencën për të udhëhequr me shoqërinë. Ndonëse nuk kishte ngjarë që jokompetenca të tërhiqte pas vetes shumicën, në Kosovë kishte ngjarë që gati e tërë rinia shqiptare të shpërngulej për në Evropë. Dukej sikur caku i evropeizimit të Kosovës do të arrihej me "evropeizimin" e rinisë, duke u martuar me evropiane dhe duke i braktisur raportet e përshkruara feudo-klanore njëherë e përgjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:46

Covert action dhe konsekuencat


Ato që ngjanë pas këtij Kuvendi-të jashtëzakonshëm në Krushë nuk është e mundur të përshkruhen, se mbase do të skuqej edhe letra. Megjithatë do të dhunoja vetën dhe fëmijët e mi po t'i heshtja në tërësi.

Kishte plot 10 vjet që insistohej në "përshtatjen" time, por kjo nuk bëhej në biseda të drejtëpërdrejta njerëzore, veçse përmes "bedelëve" e "telallëve", të cilët më vonë, duke e parafrazuar Nolin, i quaja honxho-bonxho të demokracisë. Kur edhe kjo nuk pati sukses, atëherë sërish u ringjallën presionet: -në xhaminë e fshatit, nëpër oda të fshatarëve në Krushë, nëpër xhamitë dhe nëpër odat e fshatrave përreth; nëpër qytetet e afërta dhe më pas nëpër tërë Kosovën, bile edhe në diasporën shqiptare. Akuzohesha për gjithçka. Shtypi në gjuhën shqipe i përmblodhi akuzat e tilla në "sllavo-komunist", "dogmat", "marksist-leninist", "stalinist", "millosheviqist" e sihariqe të tjera. E kisha kërkuar shpjegimin e kësaj fushate të tmerrshme e cila i prekte sidomos anëtarët e familjes sime, dhe e kisha gjetur. Një oficer i lartë i C.I.A.-s që tani punonte si hulumtues në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington D.C., në një numër të një reviste të njohur amerikane e kishte dhënë shpjegimin e asaj që e quante «covert action» (veprim i mbuluar) . Sipas tij, «veprimi i mbuluar» përfshinte çdo gjë, që prej "inkurajimit të ndonjë gazetari të huaj që të shkruante ndonjë artikull ose ndonjë koment redaksie, gjer te përkrahja, bile edhe udhëzimi i aktiviteteve ushtarake të shkallës së lartë, në vendet e huaja". "Qëllimi i «veprimit të mbuluar», -vazhdonte oficeri i lartë i C.I.A.-s, "është të influencojë sjelljen ose politikën e individëve më të rëndësishëm të huaj, të grupeve dhe të kombeve, si edhe rrjedhën e ngjarjeve në rajonet e huaja, me qëllim që të avancohen interesat e vendit që e ka ndërmarrë një veprim të tillë të mbuluar, por në të njëjtën kohë, t'a bëjë këtë në mënyrën që ia mundëson maskimin e duarve të veta, si edhe mohimin së paku zyrtar të përzierjes së vet... Kur përdoret në mënyrë të mençur veprimi i mbuluar mund të jetë ndihmesë efektive për politikën. Kurrnjëherë nuk mund të jetë substicion i politikës ose i mendimit" (shih George A. Carver, Jr. «Intelligence in the Age of Glasnost», «Foreign Affairs», Summer,1990).

Mirëpo amerikanët për raste të këtilla e kishin edhe një fjalë të shkëlqyer: -No comment!

Bisedë me mjekun dhe me veten

Andini është djali im i vetëm, i cili i ka mbushur plot 5 vjet në praninë time. E doja për së tepërmi. Ditën që isha i detyruar të ndahesha me të, e pësova keq: gati sa nuk u verbova tërësisht. Më kërceu sheqeri në gjak në mënyrë të panatyrshme. Kishte ngjarë kjo gjatë natës dhe nuk kisha qenë i vetëdijshëm. Duke e ngarë veturën për në Lubjanë, e shihja se nuk dalloja shumë gjëra, por mendoja se ishte mjegull. Në mëngjes megjithatë, duke dashur të përgatisja një shkrim që e kisha premtuar për pjesëmarrje në simpoziumin shkencor «Shqiptarët dhe Evropa, dje, sot dhe nesër», nuk, e dalloja dot asnjë shkronjë. Duke m'i caktuar një palë syza të trasha, mjeku në Lubjanë u habit që kurrsesi nuk po më shkonte në kokë diagnoza e tij mbi pleqërinë time: "Ka të tillë, -tha ai, -të cilët nuk duan të pajtohen as me veten, e jo më me pleqërinë". Mirëpo pas nja tre muajsh m'u kthye tërësisht të parit. Shkova sërish te mjeku. "Stres të rëndë paskëshit pasur, zotëri!"-tha ai. "Nuk ishim kuptuar me presidentin Bush, -thashë unë, -se ma kishte marrë djalin dhe e mbante peng.

"Aaah!" -bëri me sy të zgurdulluar nga habia. Por e mbylla derën. Nuk desha ta përfundoja bisedën. Në rrugë e sipër vazhdimisht më shqetësonte pyetja: "Mos ishte vallë Gorbaçovi ai që ma mbante peng Andinin? Por nuk e dija përgjigjen…

***

Në Kuvendin e Krushës kisha deklaruar se isha për ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë, ndonëse e kisha parë se ishte duke u shkatërruar; se isha për ruajtjen e

pavarësisë së Shqipërisë, ndonëse e shihja se e kërkonin rrëzimin nga posti të Ramiz Alisë; se isha për Republikën e Kosovës në Jugosllavi, e në funksion të bashkimit me Shqipërinë, dhe nuk e kuptoja dot se cila do të ngjante më së pari. Kisha arritur të deklaroja fuqimisht: në Kosovë nuk kishte kthim prapa në komunizëm, por as marshim drejt fashizmit. Kosovën nuk do ta udhëhiqnin bijtë dhe bijat e baba-haxhinjve nëpër fshatra dhe as bijtë dhe bijat e tatave nëpër qytete, nëse këtë nuk e meritojnë; në Evropë nuk arrihet dot me raporte feudo-klanore dhe bile as feudo-kapitaliste; përparimin nuk e bart mediokriteti por talenti. Populli duhet të ecte përpara drejt progresit dhe jo ta konservonin në status quo dhe në errësirë. Pastaj delegatëve ua kisha ofruar dorëheqjen, por salla ishte ngritur në këmbë dhe masa kërcënonte të shpërthejë... Më vonë, një telall-honxho-bonxho i demokracisë më kishte sqaruar: votëbesimi absolut që e kisha fituar në Kuvend, në të vërtetë kishte qenë i aranzhuar; më ishte dhënë një satisfakcion moral nga keqardhja, nga se kisha vuajtur për së tepërmi!

Pastaj bisedova me veten: "d.m.th. të gjithë ata që i kisha parë duke vdekur; të gjithë ata me të cilët e ndanim së bashku gazin dhe lotin; të gjithë ata të tjerët prej të cilëve ishte tundur Ballkani dhe Evropa që nga themeli; të gjitha ato fytyra të mërdhezura të Kuvendit dhe ata që shkrepnin flakë nga sytë; të gjitha ato ngjarje që ma kishin bërë jetën tmerrësisht iracionale, sepse edhe koha kishte qenë tmerësisht iracionale, pra, të gjithë me radhë nuk më kishin dashur vallë! Ky njeri tani më shpjegonte se e kisha gënjyer veten, se ata nuk më kishin dashur, por ja që, nga keqardhja për mua, e kishin organizuar një cirk nga Kuvendi, pikërisht atje ku e kisha patur djepin e lindjes, në fshatin e vendlindjes sime. Pastaj kisha kujtuar se ky njeri bënte një blasfemi, një ndotje. Një sakrilegj ndaj tyre ose ndaj mendimeve të mija, nuk e dija me saktësi. Pastaj m'u kujtua Evropa së cilës nuk ia kisha borxh asnjë eky, por që kujtoja se e mbante peng Andinin. Ishte e fortë Evropa. Mund ta mbante peng edhe Republikën. Dhe pastaj më ishte kujtuar Migjeni, në të vërtetë ajo vjersha e tij që fliste mbi një grusht të fortë për ta goditur malin. Mirëpo, nuk mund ta largoja dot përfytyrimin mbi bisedën me honxho-bonxhon e demokracisë. Kisha jetuar vallë unë në iluzion apo ai kishte bërë një sakrilegj, cila ishte e vërteta? Një funksionar i LDK, një profesor që tani ishte bërë politikan, në një rast kishte deklaruar se nuk kishim probleme, se problemet nuk kishin qenë të njëmendta, reale. Me këtë mendim kisha rënë në gjumë, por isha përpëlitur tërë kohën; isha zgjuar në befasi, duke kërcyer nga shtrati dhe i kisha mbyllur veshët me shuplakat e dorës. Megjithatë, e kisha dëgjuar zërin e thekshëm të Andinit: "O, baaaabiiiiiiiiiii !". Kisha provuar të heshtja, por e kisha dëgjuar përsëri. "Po, biri im, -kisha provuar t'i përgjigjem me vete, - nuk do të ketë probleme, por do të duhej që Kosova të qëndronte mbi këmbët e veta". Pastaj, me shpirtin e copëtuar nga dënesjet e thekshme të Andinit, natën që i shëtisnim fushat e Celinës, më ishte kujtuar ajo poetja që kishte deklaruar se "nuk kishte perëndi, kishte vetëm njerëz, njerëz, njerëz." Mirëpo po të mos kishte perëndi, me çka vallë do ta matnin veten e tyre njerëzit ? -e kisha pyetur unë, por kisha mbetur pa përgjigje…

Krushë e Madhe, Dhjetor 1991


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 18:50

Në vend të rezymesë:

SHQIPTARËT NË KONTEKST TË INTERESAVE AKTUALE STRATEGJIKE


(Punim i lexuar në Simpoziumin shkencor "Shqiptarët e Maqedonisë" i menduar si rezyme për artikullin "Republika dhe lufta në kontekst të Europës", Shkup, 22 Dhjetor 1991)

Punimi im i gjatë (60 faqe) që i dorëzohet organizuesit të këtij simpoziumi shkencor e mban titullin "Republika dhe lufta në kontekst të Evropës". Ky i është dorëzuar për botim redaksisë së "Zërit" në Prishtinë, dhe ajo, hë për hë, nëse më vonë nuk do ta ndryshojë qëndrimin, është zotuar se do ta fillojë botimin e tij në vazhdime. Mirëpo përpara se të fillojë botimi i tij, me kërkesën time e kishte lexuar një grup shokësh, të cilët pastaj kishin dashur ta kritikonin, por nuk u ishte dukur e mundshme. Më në fund e kishin cilësuar si një tekst të dyshimtë dhe kishin kërkuar nga unë që t'u thoshja se ç'kisha menduar në të vërtetë? Në ndërkohë, pikërisht në ditën që duhej të vija këtu, disa aktivistë të Republikës kërkuan prej meje që të shkoja në fshatin Demjan të KK të Gjakovës, që gjendet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, dhe të flisja në ceremonialin e varrimit të një ushtari të rënë në luftë në njërën nga fushëbetejat atuale në Jugosllavi. Edhe ata kërkonin që t'u thoja se ç'mendoja.

Punimi im "Republika dhe lufta..." qëllimisht nuk e përmbante rezymenë dhe qëllimisht ishin shtruar në të tema kontraverze. Në vend të përfundimeve shkencore isha shërbyer me përpunimin e ca dromcave aktuale të jetës sime të cilat mund të konsideroheshin si përfundime alegorike të punimit. Këtë e kisha bërë për shkak se tani një kohë të gjatë jetoja në mesin e fshatarëve (afro 7 vjet) dhe e hetoja se të gjithë së bashku kishim filluar të mërziteshim me një paralelizëm të jetës shpirtërore dhe politike, tjetër atje e tjetër këtu, ndër intelektualët. Kisha menduar se do të duhej t'i japim fund pritjes, por akoma nuk e kishim gjetur një rrugë adekuate për ta shkurtuar pritjen, por edhe për të arritur në cak. Meqenëse në punimet shkencore nga sfera e politikës reçetat e gatshme mund të jenë edhe bileta-udhëtimi për në katastrofë, e kisha konsideruar punë të mençur t'i heshtja. Mirëpo, meqë për njeriun që e pretendon marrjen me politikë, mungesa e tyre mund të ishte njësoj edhe card-blanche për vendnumërim, mendova se do të duhej thënë porosia aktuale e punimit që mund të operacionilazohej si politikë. Prandaj u thashë se ushtari ishte vrarë në luftë për të mbrojtur idenë mbi nevojën e ruajtjes së integritetit territorial të Jugosllavisë, për Republikën e Kosovës të barabartë në ndonjë Jugosllavi eventuale, që do t'i përfshinte edhe dy republikat perëndimore (Slloveninë dhe Kroacinë); për pavarësinë e Shqipërisë dhe për paqen në Ballkan. Nuk isha shërbyer me klishenë e formuluar si "vrasje nga forcat serbo -çetnike" ose me ndonjë formulë tjetër të ngjashme, por nuk e përjashtoja asnjë. Kisha shtuar se e ardhmja mund të ndërtohej mbi kontinuitetin e asaj që është progresive e jo mbi bestialiteitin e krimit sepse krimi, përderisa e pjell vdekjen, nuk e pjell dot lindjen. Me këtë nuk i kisha ftuar të vdisnin por kishte mbetur mundësia e hapur për të luftuar kundër vdekjes si krim dhe kundër krimit si bestialitet. Kisha shtuar se populli shqiptar kishte qenë thellësisht i vetëdijshëm për pozitën e vet historike dhe për veten në mesin e të tjerëve. Me këtë kisha menduar se historikisht, që nga vetëdijësimi politik nacional, për shkak të pozitës gjeopolitike - në dyert e Otrantit, ishin ndodhur midis synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: sllavëve, që e synonin Persinë si treg dhe Adriatikun si rrugë, dhe Italo-gjermanëve, që dikur e synonin të njëjtën gjë dhe të njëjtën rrugë. Ndonëse në ndërkohë kishin ngjarë ndryshime të mëdha që do të shihen më vonë, aktualisht akoma ishin të fuqishme botëkuptimet gjeopolitike mbi maksimalizimin e fuqisë së shteteve. Shqiptarët, në kohën moderne, në thelb kishin mbetur të ndarë për shkak të konfrontimit të interesave strategjike të këtyre dy grupacioneve të mëdha të popujve dhe perspektiva e bashkimit të tyre qëndronte tek zëvendësimi gradual i botëkuptimeve të tilla gjeopolitike me botëkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisë në mbështetje të përsosjes së resurseve të brendshme dhe të avancimeve teknologjike që do t'i zhvlerësonin botëkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer të territoreve të huaja dhe të pikave strategjike.

Në përputhje me këtë kisha menduar se tani ishte i mundur zhvillimi i një teorie unike, i një filozofie politike, e cila do t'i përfshinte edhe rrugët për sendërtimin e interesave strategjike të popullit shqiptar, të cilat do të buronin nga vetë qenia dhe pozita e tij në kohën e dhënë. Dikur, por edhe sot, konsenzusin rreth këtyre çështjeve e vështirësonte reflektimi i interesave

të jashtme që artikulohej në mënyra të ndryshme, duke filluar nga paragjykimet e ndryshme e gjer te pamundësia që ato të diskutohen me arsye e jo me emocione. Pastaj ato gati gjithmonë ishin anticipuar duke filluar nga vetja.

Përcaktimi im për Republikën e barabartë sovrane të Kosovës; për statusin e bartësit të shtetësisë së sankcionuar me kushtetutë në Republikën e Maqedonisë, dhe për garancionet evropiane të të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Malit të Zi, pastaj për vënien e Republikës së Kosovës në funksion të bashkimit të kombit, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, mund të vihej në suaza të botëkuptimeve legaliste dhe të rrugëve të matura. E kisha besuar se kishte qenë edhe në interesin gjithëshqiptar angazhimi për ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë, pikërisht për shkak se mundësitë për instrumentalizimin e popujve të Ballkanit në funksion të interesave të jashtme kishin qenë dhe akoma janë bukur të mëdha. Akceptimi i kërkesave të sipërpërmendura, sidomos i Republikës së Kosovës, do ta mundësonte ndërtimin e raporteve të reja, të zhveshura, qoftë nga megallomania, qoftë nga pasiguria kolektive shpirtërore, sepse do të mbështeteshin tek vetja dhe jo tek të tjerët. Duke filluar nga këto bindje, kisha konsideruar se ushtari e kishte dhënë jetën e tij duke besuar në të njerëzishmen, e jo në atë që ishte bestiale. Ndërkaq, për sa i përkiste popullit shqiptar, ai gjatë historisë së vet të mundimshme nuk ishte pajtuar kurrë ndonjëherë me kurrfarë forme të tiranisë -as me hegjemoninë dhe as me fashizmin. Republika e Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, as nuk mundnin dhe as që dëshironin t'i injoronin vlerat e gjakut të derdhur të bijëve të vet. Ajo do t'i nderonte dhe do t'u bënte homazhe kufomave të tyre në nivelin e dinjitetit që i takonte si Republikë. Pastaj, më në fund, kisha kërkuar që jeta e tij e njomë dhe e të tjerëve si ai, të konsiderohej si njëri nga gurthemelet e asaj të ndritshmes që ishte në lindje e sipër dhe që duhej të ndërtohej.

Zonja dhe zotërinj të nderuar, pjesëmarrës të simpoziumit!

Në punimin tim "Republika dhe lufta..." rezymenë e të cilit u përpoqa ta sintentizoj para jush, kisha konstatuar në mënyrë taksative:

1. se lufta, si e tillë, nuk është perspektivë e Evropës dhe se luftërat nuk zhvillohen për interesa ideologjike por për interesa vitale të zhvillimit. Për këtë shkak, ndonëse institucionet e demokracisë parlamentare do të duhej të ishin pengesë reale, ato nuk i përjashtojnë mundësitë e shpërthimit të luftërave lokale edhe pse mund t'i zvogëlojnë shanset e shndërrimit të tyre në luftë globale. Lufta nuk është perspektivë as për popullin shqiptar, por mundësitë për evitimin e saj nuk janë absolute;
2. se popujt e vegjël, në qoftë se nuk janë pjesë të grupacioneve më të mëdha të popujve, nuk e kanë mundësinë e lozjes së ndonjë roli më autonom e më të pavarur të luftës (siç bëjnë aktualisht serbët, por edhe kroatët). Populli shqiptar nuk bën pjesë në asnjë grupacion të popujve, dhe për këtë shkak përcaktimet politike shqiptare nuk mund të ngarkohen me interesa të jashtme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luftojnë as edhe për ato interesa që kanë karakter fundamental dhe që vlerësohen si progresive në kohën e dhënë;
3. se rrita e brendshme akoma mund të shkaktojë ekspanzionin e jashtëm. Konkretisht rasti i Gjermanisë mund të jetë ilustrativ. Megjithatë, tendenca që ndikimi ekonomik të përkthehet në kontroll politik, pavarësisht nga politika aktuale e ekipit Kohl-Gensher, realisht është në kundërshtim me tendencat aktuale të zëvendësimit të botëkuptimeve gjeopolitike me orientimet në rritën e brendshme. Kontrolli i urryer i territoreve të huaja nuk është edhe më tutje politikë e fuqive për maksimalizimin e fuqisë jo vetëm për shkak të sklerotizimit të institucioneve imperiale, por edhe për shkak të rritës së kostos për vazhdimin e një politike të tillë. Ndonëse avancimet shkencore dhe teknologjike nuk ishin objekt analize i këtij punimi (sepse tashmë janë shqyrtuar në punimin tim të lexuar në simpoziumin shkencor me temën

«Shqiptarët dhe Evropa dje, sot dhe nesër» të mbajtur në Prishtinë më 6-9 qershor 1991) lirisht mund të shtohet se edhe ky fakt flet në dobi të përfundimit të sipërpërmendur;

4. Për këtë shkak është tërësisht reale të theksohet se ato do të reflektohen doemos edhe në botëkuptimet politike të popujve të vegjël (kushtimisht), duke i hapur rrugë realizimit të interesave të lidhura me zhvillimin e tyre. Prandaj, Republika e Kosovës në njërën anë, pastaj statusi i përmendur i bartësit të shtetësisë së shqiptarëve të sanksionuar me kushtetutë në Maqedoni, si dhe të drejtat e shqiptarëve të garantuara në Republikën e Malit të Zi; paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, do të duhej t'i krijonin kushtet e nevojshme për bashkimin e popullit shqiptar, veçse jo për inatin e të tjerëve, por për hir të vetevetes dhe të interesave të përbashkëta. Një gjë e tillë e presupozon harmonizimin e politikës së faktorëve të interesuar politikë dhe urojmë që kjo të shpejtohet.
Jufaleminderit!

Shkup, 22 dhjetor, 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 EmptyMon 13 Mar 2023, 19:00

ÇËSHTJA SHQIPTARE - FAKTORI KOMBËTAR E NDËRKOMBËTAR


(Me 5 nëntor 1992 në Prishtinë, organizuar nga Forumi i Intelektualëve Shqiptarë, u mbajt një tryezë e rrumbullakët kushtuar çështjes shqiptare në raport me faktorin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Autori i këtij shkrimi mbajti njërën nga fjalët hyrëse.)

Politikën e drejtojnë interesat dhe jo emocionet


Me gjithë deferencat me një pjesë të intelegjencisë politike në Kosovë dhe përkundër konsekuencave që për shkak të tyre akoma po i bart, oferta që të paraqisja njërën nga fjalët hyrëse në këtë tryezë të rrumbullakët më gëzoi, jo vetëm sepse nuk u humb respekti, por edhe sepse rëndësia e çështjes dhe serioziteti i çastit e hodhi në rend dite me gjithë ashpërsinë e vet luftën me argumente, nevojën për kristalizimin e mëtejmë të gjërave dhe jo mjegullimin e tyre, dhe sidomos jo argumentimin me luftë.

Ndërkaq luftën me argumente mbi çështjen për të cilën bëhet fjalë, çështjen shqiptare në raport me faktorin kombëtar dhe me ambientin ndërkombëtar - e vështirësuan emocionet. Megjithatë doemos duhej të vinte momenti kur gjërat duhej shikuar me arsye, kur duhej të mbisundonte rezonimi logjik dhe kur në ftohjen e plotë të emocioneve duhej gjetur rrugëdalja. Politikën e komandojnë interesat dhe jo emocionet. Atë e udhëheq arsyeja dhe jo instikti dhe politika e vërtetë është një kalkulim matematikor i pikave tangjente të rrymave të ujit me akullin mbi të. Për momentin e tanishëm dhe për nevojat tona, politika është raport midis revolucionit dhe institucionit - sepse gjërat, ashtu siç janë të institucionalizuara, si përmbajtje të status-quo-së politike në të gjitha dimensionet e veta, nuk mund të qëndrojnë edhe më tutje.

Gjetja e rrugëdaljes, nga ana tjetër, e presupozon elementin e prognozimit. Henri Kisinxheri, ish-sekretar i shtetit të SHBA dhe njëri nga autoritetet më të mëdha në rrafshin e teorive mbi politikën e jashtme në Amerikë, do të thoshte se prognozimi është «aspekti më i vështirë, vërtet më tragjik i politikës së jashtme të shtetit». Për ta ilustruar tragjizmin e çështjes ai merr një shembull morbid, se sikur të ishte prognozuar p.sh., më 1936 për Hitlerin si për një maniak dhe jo si për një nacionalist, në vitet 1941-45 do të kishin shpëtuar 100 milion koka njerëzish. Me këtë ai do të thotë se elementi i prognozimit në politikën e jashtme lidhet me fatin e njerëzve. «Kur hapësira për veprim është e madhe, njohuria për ta mbështetur aksionin përkatës është e vogël ose e dyshimtë. Ndërsa kur njohuritë rriten, aftësia për të influencuar ngjarjet zakonisht është minimale»- konstaton ai me pesimizmin e tij

karakteristik viteve të fundit të karrierës së tij politike. Megjithatë, Kisinxheri vëren me saktësi të plotë se «elementi i prognozimit dhe i nevojës së përshtatjes së aksionit ndaj ndonjë vlerësimi i cili në atë moment nuk mund të argumentohet si i vërtetë - nuk është kurrë më krucial e më me rëndësi kyçe se sa në periodën revolucionare. Atëbotë duket e qartë se rendi i vjetër është duke u dezintegruar përderisa forma e zëvendësimit të tij është tmerrësisht e pasigurt. Për këtë shkak çdo gjë varet nga një koncipim i së ardhmes. Mirëpo struktura të ndryshme të brendshme me lehtësi të madhe mund të prodhojnë vlerësime të ndryshme mbi rëndësinë e trendeve ekzistuese, dhe ajo që është më e rëndësishme - ato prodhojnë edhe kritere të kundërta e konfliktuoze për zgjidhjen e diferencave. Kjo është dilema e kohës sonë»- përfundon Kisinxheri. Ne do të shtonim se dilema nuk mund të ketë në përcaktimet tona kapitale - për demokraci, për zgjidhjen e çështjes shqiptare, për problemin shqiptar dhe për format demokratike të luftës.

Çdo analizë, nga çfarëdo aspekti, në instancën e fundit, nuk mund të mos e reduktojë çështjen shqiptare në nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar. Dhe çdo analizë, nga çfarëdo aspekti, në instancën e fundit, nuk mund të mos e reduktojë problemin shqiptar në nevojën për barazimin e shqiptarëve me popujt tjerë në çdo aspekt, por mbi të gjitha në aspektin e zhvillimit. Nevoja e tillë mund të jetë artikuluar në Republikë brenda-jugosllave, si Republikë e pavarur dhe sovrane, apo si Shqipëri e barabartë me popujt tjerë të Evropës së Bashkuar. Në rrafshin teorik, megjithatë, dilema mund të kishte rreth prioritetit të çështjeve: problemi apo çështja shqiptare; Republika apo bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet shqiptar! Cila do të duhej të ishte e para? Mirëpo, dilema nuk pati jo vetëm se çështjet ishin delikate dhe nuk mund të diskutoheshin hapur, bile as në shtetin shqiptar, por pse mendimi politik shqiptar ishte vazhdimisht i influencuar, qoftë me trendet aktuale të mendimit letraro-romantik, qoftë me influencimin e drejtpërdrejtë të interesave jashtë-shqiptare. Ajo që me siguri mund të konstatohet rreth mendimit politik shqiptar gjatë një periode më të gjatë, ishte interpretimi në shumicën e rasteve i njëanshëm i kontekstit ndërkombëtar, sidomos për shkak të ngarkesave ideologjike dhe të mangësive në njohuritë mbi proceset reale ndërkombëtare politike. Historiografia enveriste në Shqipëri dispononte instrumente dhe njohuri të duhura mbi këto procese por ishte e shtrënguar ideologjikisht. Fitohej përshtypja se mendimi politik shqiptar i kësaj periode zgjidhjen e çështjes shqiptare ia kishte nënshtruar interesave të revolucionit permanent klasor në përmasa botërore.

Mirëpo atë që mendimi teorik politik për shkaqe të ndryshme, kryesisht objektive, nuk kishte mundur ta shtronte me kohë e në mënyrën e duhur e bëri vetë jeta në mënyrë dramatike, fare origjinale, dhe me seriozitet të plotë. Në fillim çështjen e shtroi si kërkesë për statusin e Republikës së Kosovës brenda ish -Jugosllavisë, duke menduar se Republika e tillë në raportet Jugosllavo-Shqiptare do të duhej ta lozte rolin e faktorit të sigurisë dhe jo të urës kaluese midis këtyre dy vendeve. Më vonë (me 1991), gjithnjë në përcjellje të trendeve aktuale politike gjithë-Jugosllave, kërkesa e tillë u artikulua si kërkesë për Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës, që u sanksionua edhe me Kushtetutën e Kaçanikut dhe u aprovua unanimisht me referendumin gjithëpopullor. Pavarësisht nga konotacionet «e pavarur» dhe «sovrane», të dy kërkesat, edhe ajo e vitit 1981 e më heret, por edhe kjo e vitit 1991, esencialisht e artikulonin kërkesën për barazimin e shqiptarëve brenda raporteve gjithëjugosllave. Nëse do të ishte e mundur zgjidhja definitive e çështjes shqiptare atëherë supozohej me bazë se kjo çështje mund të zbërthehej vetëm në harmoni me trendet aktuale dhe afatgjata të politikës globale së cilës i prinin amerikanët. Në fillim, pjesa më e madhe e forcave të brendshme politike faktorin e jashtëm e konsideronin si unik dhe të pakundërthënie. Andaj ishte e natyrshme që në euforinë e krijuar nacionale brenda tyre filloi lufta për pushtet dhe më pak për shtet (d.m.th. për republikë). Fatkeqësisht, në këtë luftë të tyre jo të hapur për pushtet asnjëra nga palët nuk ishte e liruar nga recidivat e përvojës historike dhe asnjëra nga ato nuk i koncipoi drejtë as proceset integrative të Evropës dhe as

rolin e aktorëve të veçantë të këtyre proceseve. Bashkimi i Gjermanisë, p.sh., u përjetua si fitore e gjermanizimit të mundshëm të Evropës e jo si evropeizim i Gjermanisë; politika globale amerikane u përjetua si antisllavizëm i theksuar kurse rënia e Bashkimit Sovjetik gati u barazua me eleminim total të faktorit sllav nga skena politike e Evropës dhe e botës. Të gjitha këto u manifestuan në lëvizjet e brendshme të lëvizjes kombëtare përgjithësisht si mbështetje e tepruar, gati ekskluzive, në faktorin e jashtëm, me të gjitha konsekuencat e mundshme që i bart në vete një dukuri e tillë: prej ekskluzivitetit të mendimit, njëlloj topitjeje të elanit të lëvizjes, e gjer te urrejtja latente dhe potenciale e bartësve të ndryshëm të mendimeve të kundërta.

Ndërkaq problemi qëndronte gjetiu. Që nga luftërat prusiano-franceze të vitit 1871 dhe që nga formimi i shtetit gjerman, skenën politike të Evropës vazhdimisht e cilësonte grupimi bipolar i fuqive i cili reflektohej fuqimisht në faktorin politik shqiptar. Grupimi i tillë bipolar i fuqive u shpreh edhe në Kongresin e Berlinit por edhe brenda Lidhjes së Prizrenit; pastaj u artikulua në formë të boshtit tri-partitësh dhe të aleancës. Më pastaj, në forma të lidhjes së fuqive të boshtit dhe të Ententës dhe më në fund si Pakt i NATO-s dhe i Traktatit të Varshavës. Gjatë Luftës së I-rë Botërore, grupimi i përmendur i forcave në faktorin politik shqiptar u reflektua si vështirësi në formimin e qeverisë dhe në konsulidimin e shtetit shqiptar. Sindromi esadist dhe kompleksi i Prishtinës ishin nus-produkte të presionit të jashtëm por edhe i vlimeve përbrenda faktorit politik shqiptar. Shqiptarët, me fjalë të tjera, për shkak të pozitës së tyre gjeopolitike -në dyert e Otrantit, vazhdimisht ndodheshin nën presionin e synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: sllavëve dhe të italo-gjermanëve që e synonin Persinë (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugë.

Shqyrtuar nga një aspekt global (i përgjithshëm), interesat politike shqiptare esencialisht e impononin nevojën për tejkalimin e ndasive politike të shkatuara si nga presioni i jashtëm ashtu edhe nga interesat e veçanta të shtresave të ndryshme të popullsisë, por kjo gjë nuk ishte as e lehtë dhe as e shpejtë. Dukej se proceset integrative të Evropës më në fund e mundësonin një gjë të tillë.

Të udhëhiqemi me atë që është progresive


Në përfundim të kësaj fjale dhe në kontekst të përfundimeve të propozuara, nuk mund të mos e ngris zërin kundër disa tendencave të devijimit të praktikës politike në ambientin gjithëshqiptar, për të cilat qëllimisht nuk fola në mënyrë të konkretizar por që fare mirë do të mund të konkretizoheshin brenda suazave të shtruara teorike. Në luftën tonë për Republikën e Kosovës, për unitetin kombëtar dhe për transformimet demokratike të shoqërisë, ne jemi zotuar se asnjëra nga këto, sado që mund të përjetohen në mënyrë traumatike, sado që mund të nxisin emocione kaherë të fjetura; sado që jemi të rinj dhe të papërvojë në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe do të shikojmë përpara, se do të udhëhiqemi me atë që është progresive në shoqëri dhe se nuk do të biem në grackën e revanshizmit politik, jo vetëm se kjo gjë nuk të çon askund, por edhe sepse një dukuri e tillë është reaksionare për të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha kohërat. Andaj e ngris fuqimisht zërin kundër praktikës së denigrimit dhe të ostracizimit të intelektualëve të mirëfilltë si në Shqipëri ashtu edhe këtu. Mendoj se është e pavend dhe e pahijshme burgosja e Ramiz Alisë, se është koha tashmë që të marrë fund odisejada nëpër katakombet e burgjeve e një gruaje plakë si Nexhmije Hoxha, dhe të liderëve të ish-sistemit komunist. Përse Shqipëria do të pretendojë që të jetë e veçantë edhe në sistemin demokratik si dikur në sistemin komunist? Përse do të duhej ta nënçmonim demokracinë me një praktikë të tillë devijante? Demokracia ka lëshuar rrënjë të thella dhe tani është e fuqishme. Nuk mund të bëhet fjalë për rrezikun nga kthimi i komunizmit por as që mund të pajtohemi me format kaherë të mundura ekstreme të saj. Në thelbin e çdo lloj demokracie ndodhet debati dhe dialogu. Këtë e vërtetojnë 2.500 vjet të historisë së saj. Andaj

debati dhe jo burgu, ostracizmi e denigrimi do ta revalorizojë të kaluarën dhe do ta begatojë demokracinë. Uroj që të begatohemi edhe në këtë drejtim edhe me ata që ngulin këmbë në aprovimin e të drejtave të njeriut dhe qytetare duke i mohuar ato kolektive dhe nacionale, për derisa e dijnë edhe vetë se është fjala për kushtëzimin reciprok dhe dialektik të të dy kategorive; fjala është që të heshtin armët dhe të ndërpritet tallja me popuj.

Krushë e Madhe, 4 nëntor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti   "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?!
» Politikë popullësie
» Vetënisma në politikë
» Gjeopolitika shqiptare në Greqi
» Lidhjet fetaro-politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: