FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?! Empty
MesazhTitulli: Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?!   Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?! EmptyWed 30 Jul 2014, 13:53

Malesia ne Veriperendim te Shkodres ku bejne pjese fiset Hoti,Gruda,Kelmeni,Kastrati dhe Shkreli jane treva historiko-etnografike te Malesise se Madhe te cilave me pastaj u jane bashkangjitur edhe Rrethinat e tyre
Sejcili prej ketyre fiseve ka atlashin e vet prej te cilit rrjedhin, cfare tregon perberjen heterogjene te tyre .
Per disa shekujsh panderprerje kryekreu i Malesise se Madhe ka qene Kelmendi i cili eshte etiketuar ne histori si kryefjala e qendreses anti-osmane te krejt kesaj treve.Gjithesesi sot Hoti dhe hotjanet njihen si kryeparket e Malesise, gje per te cilen ndihen krenare dhe madje ata e kane te veshtire ta pranojne se dikur ka qene Kelmendi i pare dhe jo ata. Gjithsesi nga tradita gojore e brezave te Hotit Edit Durham ka shkruar se:
-“Ne Ulqin nje beteje e madhe, ku komanden e kishte veziri i Shkodres i cili thirri edhe fiset e Malesise,qyeti nuk po merrej deri sa u hollen ne sulm malesoret e Hotit dhe Grudes. I pari qe hyri ne qytet qe Ulk Luzi nga Hoti dhe pas tij veshuan hotjanet dhe grudasit. Atehere veziri i Shkodres (sic duket Mehmet Pasha) i tha Ulkut:
-Ti je hero,do behesh mysliman sic jemi edhe dhe do te jeshe i pari i maleve.- Po tjeter cfare don nga une,- e pyeti veziri.Ulku tha:-Kerkoj te kem te drejte te la kalin tek hyrja e pazarit pa paguar takse” .Qe nga ajo dite i pare u be Hoti, i dyte Gruda dhe keshtu akoma vazhdon edhe sot. Gojdhena popullore e mbledhur nga E. Durham, perkon me historine, pasi aty nga mesi i shekullit XVII Veziri Shkodres Mehmet Pashe Bushatliu me ndihmen e Hotit dhe Grudes mori Ulqinin qe ishte kthyer ne nje keshtjelle piraterie dhe kelmendasit qe nuk moren pjese ne keto luftime humben vendin e pare ne Malesi te Madhe. I pari i Hotit u konvertua ne fene isalme duke pranuar me deshire ofiqin e kreut te pare te te gjitha Maleve te Shkodres. I gjendur perballe mosaprovimit te banoreve te tjere te fisit, i pari i Hotit beri nje kompromis me Vezirin sipas te cilit: Hoti te mbante parine e Malesise, te mbetej katolik, me kusht qe ne cdo rast kur ta lupte nevoja te shkonte ne lufte pas Bajraktarit te tyre tashme te konvertuar. Gjenealogjia e bajraktareve te Hotit nder vite eshte Luce Gjoni (me emrin e te cilit nihen Lucgjonajt) Nike Luca, Mustafe Nika,Haxhi Mustafa, Mul Haxhia, Cun Mula, Met Cuni, Deli Meta : “Nje dokument i vitit 1738 i leshuar nga Ushtria Mbreterore Osmane ku u drejtohet bajraktarve dhe pleqnive te Hotit te cilet i njoftonte ne lidhje me emerimin e Hasan Hotit si bylykbash i atij malit” . Ky dokumet tregon se me 1738 ne Malesi te Madhe ishte vendosur sistemi administrativ i Bajrakut. Pra Hoti u be i pari i Malesise Madhe ne kohen e istutucionalizimit te Bajrakut si njesi administrativ i pushtetit otoman. Ne menyre te ngjashme u veprua edhe me Mirditen, me deren e Kapedanit, te cilen Turqia e njohu si dere te pare brez pas brezi me titullin Kapedan, i cili paguhej me rroge te mire, por ruante autonomine, merrte disa koshiq misri per krahinen cdo vit ne kembim te devocionit dhe gadishmerise per te luftuar kur te lypej nevoja ne ndihme te Perandorise.Po keshtu ne kohen e Mahmud pashe Bushatliut edhe Shala ia mori vendin e pare Shoshit ne grumbullin e Maleve te Dukagjinit. Tophana(Bushatlinjte), Malesia e Madhe (Hoti). Mirdita (Kapedani i Oroshit) Dukagjini (Shala), Puka (Kabashi) dhe Lezha, ka qene rradha e renditjes hierarkike krahinore e Shkodres dhe e maleve te saj .
Instucionalizimi perfundimtar i bajrakut cenoi ne mase te konsiderueshme demokracine fisnore te trevave veriore, futi ne sistem frymen e mercenarizmit dhe percarjes krahinore, thelloi akoma me tej renjen ne varsine e pushtetit otoman duke vene ne fre rebelizmin e malesorve, qe tani komandoheshin apo u bindeshin pa vickla bajraktareve te tyre te plotfuqishem qe duke patur rroga e pushtet komandues fituan adhurimin e mases e cila u bindej dhe i degjonte pasi i konsiderte si truri i maleve. Pas konsolidimit te sistemit te Bajrakut, bajaraktaret e maleve shqiptare, ku me shume e ku me pak kane qene telekomanda e mases malesore

http://prelemilani.com/si-ja-mori-hoti-parine-kelmendit/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si ja mori Hoti parinë Kelmendit ?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Filozofia politike e çështjes shqiptare", U. Hoti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: