Amfiktioni, lidhje fetare epolitike e fiseve dhe poliseve të Greqisë së Vjetër, e krijuar për të zgjidhur grindjet që lindnin mes anltarëve të saj dhe për të ushtruar së bashku kultin në faltore, rreth së cilës bashkoheshin fiset e qytetet. Më të njohur janë Amfiktioni i Delfit, rreth tempullit të Apollonit, pastaj Amfiktioni i Kalaurisë rreth tempullit të Poseidonit, që bashkonte Argosin, Athinën dhe disa qytete tjera afër. Fiset dhe qytetet që bënin pjesë në Amfiktion dërgonin mëkëmbësit e tyre në mbledhjet e përbashkëta, ku vendoseshin normat që rregullonin marrëdhëniet mes tyre, rregullat e luftës (p.sh. ndalohej të shkatërroheshin qytetet deri në themele). Amfiktioni i Delfit mbronte tempullin nga sulmet, organizonte festa fetare politike, gara gjimnastikore, muzikore etj.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi