Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Bojkotimi i prodhimeve të huaja Tue 14 Mar 2023, 19:49 | |
| Bojkotimi i prodhimeve të huaja Bojkoti i prodhimeve të huaja, veçanërisht atyre të armiqve është një luftë speciale që zhvillojnë besëlashtët kundër armiqve në kushtet kur shteti nuk kryen punën e vet si duhet. Me anë të kësaj praktike synohet dëmtimi i armikut, moslejimi i armiqve që të fusin vendin tonë nën ndikimin e vet, ndihmesa prodhuesve vendas, dëshmimi i përditshëm i besimit dhe bindjes ndaj zotave etj. Besëlashtët e konsiderojnë veprim të pamoralshëm dhe kriminal, t'u japësh para atyre që kanë kryer krime çnjerëzore mbi popullin tonë. Një veprim i tillë vë një hije turpi e korie mbi atë që blen prodhime të tilla. Sepse sipas besimit të lashtë, një njeri që blen prodhimet e atyre gjakësorëve, ai është në gjendje që edhe vetë të bëjë aso krime kundër popullit të vet. | |
|