FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Identiteti fetar dhe 'arberit'

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 51
Location : Vindenis

Identiteti fetar dhe 'arberit' Empty
MesazhTitulli: Identiteti fetar dhe 'arberit'   Identiteti fetar dhe 'arberit' EmptySat 05 Jul 2014, 12:47

Identiteti fetar dhe 'arberit'

Ballkani vertet kishte identitet fetar, vecse ortodoksia eshte
ndryshe nga katolicimi, pasi eshte kristianizem nacional, dmth prifterinjte zgjidhen nga pjesetare te etnise, qe flasin gjuhen e etnise keshtu qe mund te kuptohen vetem nga ata qe flasin te njejten gjuhe.
Kjo nuk perthithet si duhet ne perendim sepse e nxjerr idene e kombit shume me te vjeter dhe ua heq atyre, per tja dhene Ballkanit.

Bullgare e serbe fale patriarkanave te tyre, krijuan nje ide mbi bashkimin e tokave te sllaveve ortodokse, Sava per serbet do quhej sot shovinist.

Vllehe, shqiptare e greke ndodheshin nen patriarkanen e Kostandinopojes e cila sherbente ne greqisht, por nje pjese e ne kohe te ndryshme ishin ne ate bullgare apo serbe.
Kjo beri per ne shqiptaret, te mos identikoheshim dot tek nje patriarkane e lufta ideologjike katolike-ortodokse pengonte njekohesisht identifikimin e shqiptareve me nje fe
keshtu qe percaktimi etnik arber nuk u be mbi baza fetare, dmth nje katolik ishte po aq arber sa nje ortodoks.

Ketu kemi edhe fillesen e asaj qe kemi edhe sot e per te cilen mburremi, se ne shqiptaret nuk percaktohemi ne baze te fese, sikunder bejne psh greket, serbet e bullgaret.

Tani kete vecori shqiptare, dmth mosndikimi i fese ne percaktimin e dikujt si arber dje e shqiptar sot, nuk e pertyp dot njeri ne perendim e ndokush edhe mes nesh, keshtu qe behet e pamundura me spekullime e shpikje per ti lidhur arberit me fene dhe fisniket me fene.

Por nese populli nuk e identifikon veten si arber ne baze te fese, eshte logjike qe edhe aristokratet nuk do e identifikojne veten si arber ne baze te fese.
Prandaj si katoliket ashtu edhe ortodokset e sotem gabojne kur kerkojne ta fusin Skenderbeun ne rrethin e tyre fetar, dmth si te thuash se si katolik je shqiptar i mirefillte apo si ortodoks je shqiptar i mirefillte meqe Skenderbeu ishte katolik apo ortodoks.

Lidhjet martesore mes fisnikeve te huaj nuk jane vecori e mesjetes dhe e kristianizmit.

Perandoret kineze shpesh ishin bij femrash hune, mongole etj po ashtu Pirroja mori edhe grua greke, Zogu e mori hungareze, Ismail Qemali greke etj.

Lidhjet martesore te fisnikeve nuk perbejne kurrfare argumenti ne diskutimet mbi perkatesine etnike apo lidhjet mes popujve, jane spekullime te pasterta, pasi lidhjet martesore me te huaj, behen per arsye shteterore, perfitime ekonomike nga paja, lidhja e nje aleance apo si peng per paqen etj.

Nejse do vazhdohet me spekullime mbi historine shqiptare sikunder ne perendim ka nja 40 vjet qe behet, vecse deri kohet e fundit i takonte lashtesise, tani i jane futur mesjetes mesa duket. Ky popull mizerabel ska ce do ate histori, pak a shume si e tha Cercilli, ballkani prodhon me shume histori se cmund te pertype.

http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Identiteti fetar dhe 'arberit'
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica
» Identiteti kombetar dhe vetedija kombeta
» Identiteti i panonëve / gabimet e akademikëve tanë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Çâshtje historike-
Kërce tek: