Me këta pak rreshta akademikët tanë i përjashtojnë panonët nga familja ilirjane:
- Cito :
- Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve.
Le të shohim se kush janë panonët sipas shkrimeve të autorëve antikë:
Straboni, Geographica, libri VII:Fise panone janë breukët, andizetët, ditionët, pirustët, mazejt dhe desitiatët, që kanë për prijës Baton. Përveç këtyre janë edhe disa fise të tjera të vgola, më pak të rëndësishme dhe që shtrihen gjer në Dalmati e gjer në krahinat e ardianëve, nga ana e jugut. I gjithë vendi që shtrihet nga gjiri i Adrias, vend malor, gjer në gjirin e Rizonit dhe në tokën e ardianëve... bie midis detit dhe fiseve panone.
Appiani, Illyrike, 14:Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga japodët deri tek dardanët. Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve panonë, të cilët i përfshinë në Iliri, sikurse kam thënë më sipër. Për këtë arsye më duhet të flas për këta në kapitujt e Ilirisë. Agrianët që janë fis i paionëve të poshtëm dhe ilirë të ardhur...
(Apiani i njëson panonët me paionët; sa qëndron ky njësim i tyre si i njëjti fis u mbetet studimeve të së ardhmes ta vendosin përfundimisht)
dhe një citat tjetër nga
Apiani, Illyrike, 2:
Bijtë e Ilirit kanë qenë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrhebi; vajzat e tij ishin Parta, Daortha, Dasara dhe të tjera....
...Thonë se Autari pati për bir Panonin...
Dion Kasi, Historia Romana, LV 29:Pastaj edhe breukët, fis panon, duke vënë në krye një tjetër Bato, u vërsulën kundër Sirmit dhe kundër romakëve që ndodheshin atje.
Ruf Festi, Histori e shkurtër e popullit romak, VII:Pasi u mund Batua, mbreti i panonëve, iu nënshtruan sundimit tonë Panonitë, u nënshtruan dhe amantinët, të cilët banojnë në mes Savës dhe Dravës...
Pra të gjitha faktet e sjella nga autorët antikë na dëshmojnë se Panonët ishin Ilirë, pavarësisht se kishin të zhvilluar një identitet regjional si rrjedhojë e kushteve gjeografike, pasi Panonët jetonin në pjesën fushore, ndryshe nga fiset malësore dhe ato bregdetare.
- Emri Bato si emër tipik ilir
- fiset që përbënin bazën e Kryengritjes së madhe ilire, nga autorët antikë njihen si fise panone (pra akademikët janë në kontradiktë me veten)
- Panoni stërgjysh mitik i panonëve, ishte bir i Autarit, nip i Ilirit, rrjedhimisht kishin identitet ilir