FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand

avatar


Numri i postimeve : 55
Join date : 04/09/2017

Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë Empty
MesazhTitulli: Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë   Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë EmptySun 29 Oct 2017, 10:11

Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë


Nga Salih Mehmeti - 28 Tetor, 2017, 10:33

Ilirët, këta nopranë të mëdhenj që rivalizuan me grekët e romakët, kanë mbetur të pagojë për shkak të mosshkrimit të ilirishtes.

Të gjitha burimet mbi ilirët vijnë ose nga provenienca greke ose ajo romake, që flisnin vrenjtur, me paragjykime dhe shpeshherë edhe me urrejtje të dukshme, shkruan Konica.al.

Megjithatë, kërkimet arkeologjike kanë pasuruar njohuritë tona për të parë më thellë botëvështrimin e një iliri të thjeshtë.

Në vitin e largët 168, një ilir i quajtur M. Luccenius Torquatus Bassianus me origjinë nga qyteti Rizon i Dalmacisë i bëri një kushtim plot devocion hyut të vendlindjes, Medaurit.

Ky kushtim, sipas mendimit të arkeologëve, duhet të jetë bërë në kohën e perandorit romak Mark Aureli.

Ai është gjetur në një tempull të Asklepit në Lambaesis, asokohe kryeqytet i provincës romake të Afrikës.

Ky dedikim, i bërë nga një ushtar ilir gjatë kohës së shërbimit ushtarak, flet sesi ilirët edhe në një çip të përhumbur të Numibisë shkretinore ruanin me fanatizëm fenë e të parëve, besimin në ndihmën e tyre dhe frymëzimin për t’i përballuar drobitjet që sillte jeta në legjion.

Që të krijohet një përfytyrim më i saktë për heroin tonë, Lambaesis, kryeqendër e Numibisë së dikurshme, gjendet aty ku sot është Algjeria verilindore.

Ky kushtim i ushtarit ilir Bassianus me një gjuhë të përshpirtshme, vende-vende edhe poetike, shfaq krenarinë për vendlindjen, popullin ilir dhe hyun e luftës që mbante shpresën për jetë tek legjionarët ilirë:

Moenia qui Risinni Aeacia qui colis arcem
Delmatiae, nostri publice Lar populi,
sancte Medaure domi e[t] sancte hic, nam templa quoq(ue). Ista
vise, precor, parva magnus in effigia,
succussus laeva sonipes cui surgit in auras,
altera dum letum librat ab aure manus.
Talem te consul iam designatus in ista
sede locat venerans ille tuus [[[—]]]
notus Gmdivo belli vetus ac tibi, Caesar
Marce, in primore [cl]arus ubique acie.
Adepto consulatu [[[—]]]
tibi respimntem faciem patrii numinis,
hastam eminus quae iaculat refreno ex equo,
tuus Medaure, dedicat Medaurius

Ti që banon në muret ajakide të Rizonit,
Në kështjellën e Dalmacisë, ti, o hy i popullit tonë,
Medaur, i shenjtë atje i shenjtë këtu,
Eja edhe te këta tempuj, të lutem, i madh siç je në një shëmbëllim të vogël,
Me dorën e mëngjër shaluar në kalë, që flatron mbi ajër,
Derisa dora tjetër vërtit vdekjen përskaj veshit.
Ti – kaq i madh – konsulli i përmendur, ti (emër i fshirë),
vendos blatimin në këtë vend,
I njohur te Marsi i luftës dhe te Çezari Mark, i famshëm kudo në radhët e para të betejave,
Që u bë konsull për ty,
shfaqja plot afsh e shenjtërisë së atdheut
që nga largësia hedh ushtën nga shalë e kalit,
Te ti Medaur, Medauri yt të dhuron këtë heshtë.

Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë Med-

Po kush ishte perëndia që forconte besimin e një ushtari ilir nga Rizoni?

Sipas ilirologëve, Medauri ishte hyu ilir i luftës, ashtu siç provohet në varret monumentale në Selcën e Poshtme ku si atribute të tij janë mburoja ilire me rrathët e saj dhe përkrenarja.

Imazhi i tij tek parardhësit tanë ilirë ishte antropomorfizuar si luftëtar kalorës me ushtën në dorën e majtë, por ka përftuar edhe elemente të gjarpërit të ujërave. /konica.al/

©️ Salih Mehmeti | Konica.al

http://konica.al/2017/10/poezia-prekese-e-nje-ushtari-ilir-medaur-o-zot-popullit-tone/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezia prekëse e një ushtari ilir: Medaur, o zot i popullit tonë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prezentim i fesë tonë
» Lashtësia e racës tonë
» Kanuni i Skenderbeut - vepër monumentale e kulturës tonë
» Armatimi ilir
» Dielli ilir

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Adhurime-
Kërce tek: