FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dielli ilir

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Dielli ilir   Dielli ilir EmptyMon 25 Mar 2013, 19:46

Ligji i Konstantinit mbi shenjtërimin e së dielës

Perandori Kosntantini më 7 mars të vitit 321 e ka miratuar ligjin me të cilin aplikohet shenjtërimi i së dielës. Ja përmbajtja e këtij ligji:

"Në ditën e shenjtë të diellit të gjithë nëpunësit, banorët e qyteteve dhe zejtarët duhet të pushojnë. Vetëm ata të cilët merren me bujqësi munden lirisht t'i kryejnë punët e tyre, sepse mund të ndodhë që dita e ardhme të mos jetë e volitshme për mbjellje apo për punët e vreshtës. Nuk guxojmë të lejojmë që për shkak të mos-shfrytëzimit të kohës së përshtatshme të prishen frytet që na i dërgon qielli."


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Wed 27 Aug 2014, 10:25, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli ilir   Dielli ilir EmptyMon 25 Mar 2013, 19:47

KULTE TRADICIONALE SHQIPTARE
Shyqri HYSI
Universiteti “E. Çabej”
Gjirokastër

Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fitoren”.5 Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440 – 461) në trojet ilire. Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit. Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve.6


Kjo ka një analogji me lutjen që bënin malësorët kur kishte mot të keq:

"Epja zot dragoit tonë"
"O zot nepi drangoit tonë bukë e bulshi, venë e raki, forcë e fuqi"

Zoti është Dielli, ushtarët janë drangojt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli ilir   Dielli ilir EmptyMon 25 Mar 2013, 19:48

Pitagoreanët duke ju lutur diellit që po lindte
Dielli ilir Bronni10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli ilir   Dielli ilir EmptyThu 12 Mar 2015, 22:01

Kulti i zjarrit dhe i Diellit



Tashmë edhe Prometeu e ka kryer “dënimin”, që mori prej Zeusit, për shkak se, ua dha njerëzve sekretin e zjarrit dhe kjo “ngjarje” është e fiksuar, jo më vetëm si legjendë, por edhe në shkrimet e autorëve të antikitetit, p.sh. nga Eskili te “Prometeu i lidhur”. Zjarri është konsideruar i shenjtë për vlerat e tij dhe për ndryshimet, që solli në botën njerëzore, gjatë hapave të para të saj. Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri. Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun. Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”.

“Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes...,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit”3 Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide.

Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj. Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane). Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe!\ “Për këtë qiell", "Për këtë Diell", "Për atë Diell", "Për këtë Hënë", "Për këtë vatër", "Për këtë zjarr", "Të thertë rrezja e Diellit", "Për atë Diell, që vete lodhur e këputur" "Për atë symadh, që i sheh të gjitha". "Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit" etj. Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare.

Një tregues specifik i kësaj vazhdimësie është edhe riti i varrimit, i cili që nga lashtësia pellazgjike është i pandryshueshëm. Vendosja e kufomës me fytyrë nga dielli dhe me kokë nga Perëndimi, si edhe krijimi i një rrethi, që simbolizon Diellin në varrezat tumulare, janë një tjetër dëshmi e vazhdimësisë dhe tregues i kultit të Diellit. “Sipas besimit pagan, konfirmon baroni F. Nopça, shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit”. Edhe sot, në majën e Tomorrit, shpellën e Sari Salltikut në Krujë, kurorën e malit në Gribë, Selgjikja në Malin e Gjerë mbi Lazarat, në Gjakovë e gjetkë respektohen, si vende pelegrinazhi, majat e maleve. Kulti i diellit, sipas autorëve antikë: Herodotit, Strabonit, Ciceronit dhe Plutarkut, por edhe Durham, Nopça, Stipçeviç, Sbeshlaqiq, Shuteriqi, Shkupi e Tirta, dëshmojnë se Dielli ka qenë objekt i tatuazheve ndër iliro-shqiptarët.

Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fltoren”. Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440-461) në trojet ilire. Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit. Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve.

Shyqri Hysi

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli ilir   Dielli ilir EmptySat 18 Apr 2015, 14:48

Sipas një të dhëne që e gjejmë në hitorikun e fshatit Zhulat, thuhet se Papa Zhuli që njihet edhe si hartuesi i parë i Kanunit të Labërisë, u ngjit në majën e një mali të lartë për tu këshilluar me Diellin, për problemin se a duhej të lejoheshin të huajt për të kaluar nëpër krahinën e Labërisë. Ai qëndroi atje tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë, derisa në krye të ditës së tretë u gjunjëzua përpara Diellit që ishte duke lindur dhe tha “O Diell që ndriçon botën, ndriçomë edhe mua që të gjej udhën e mbarë”, dhe përgjegja e Diellit erdhi në formën e një jehone që ia tha: “Mos e prek ariun që të pret udhën”.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Dielli ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli ilir   Dielli ilir Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dielli ilir
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbishkrim ilir kushtuar Belenit
» Mbreti ilir Balaj
» Mbretëria ilire në Indi
» Pani Pellazgo - Ilir !
» Tupani (tympani i lashtë ilir)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: