Në popullin tonë me fazat e ndryshme të hënës lidhej çdo veprimtari bujqësore, blegtorale dhe nga ato që kishin të bënin me zeje e mjeshtri të ndryshme.
Kudo ndër Shqiptarë, në malsi më tepër, kur në të marrë të diellit del hëna e re, fëmijtë dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hënës me lutje e formula të veçanta magjike, për fat« mbarësi në jetë. Ja njëra nga këto formula magjike, me të cilën vajzat i drejtoheshin hënës:
"Hënë e re, / vashë e re! / Unë në punë, ti në gjumë, / Unë shëndet e ti gërshet". (J. Nushi. Mitologji e besime në Myzeqe, "Etnografia Shqiptare", V. 1974, f. 336).
Mendojmë se hyjnizimi i hënës në popullin tonë në një masë kaq të madhe ka të bëjë me ndonjë hyjni të lashtë ktonike vendëse me atribute të bujqësisë dhe të jetës familjare. Po Hëna na del edhe si e lidhur me Zanën, me natyrën e virgjër, pra si hyjni e natyrës. është ndërkohë edhe mbrojtëse e grave.
Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi