Buzulk
Numri i postimeve : 53 Join date : 21/07/2014 Location : Jutbinë
| Titulli: Kulti i zjarrit Thu 12 Mar 2015, 21:59 | |
| Kulti i zjarritTashmë edhe Prometeu e ka kryer “dënimin”, që mori prej Zeusit, për shkak se, ua dha njerëzve sekretin e zjarrit dhe kjo “ngjarje” është e fiksuar, jo më vetëm si legjendë, por edhe në shkrimet e autorëve të antikitetit, p.sh. nga Eskili te “Prometeu i lidhur”. Zjarri është konsideruar i shenjtë për vlerat e tij dhe për ndryshimet, që solli në botën njerëzore, gjatë hapave të para të saj. Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri. Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun. Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”. “Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes...,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit” Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide. Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj. Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane). Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe!\ “Për këtë qiell", "Për këtë Diell", "Për atë Diell", "Për këtë Hënë", "Për këtë vatër", "Për këtë zjarr", "Të thertë rrezja e Diellit", "Për atë Diell, që vete lodhur e këputur" "Për atë symadh, që i sheh të gjitha". "Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit" etj. Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Shyqri Hysi OSHTIMA | |
|