Buzulk
Numri i postimeve : 53 Join date : 21/07/2014 Location : Jutbinë
| Titulli: Kulti i dhisë Thu 12 Mar 2015, 21:49 | |
| Kulti i dhisë Kulti i dhisë e ka zanafillën në legjendën për Zeusin, i cili u fsheh nga e ëma, Rea, në mal dhe atje u ushqye me qumështin e një dhie. Gjatë rrjedhës së historisë, dhia iliriane ishte me famë, jo vetëm për qumështin, por edhe për faktin se, ajo pillte dy herë në vit dhe bënte nga dy dhe tre keca. Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu i mbanin brirët e dhive në përkrenaret e tyre. Prezenca në përkrenaren e Pirros dhe atë të Skënderbeut simbolizonte fat dhe orën e mirë që sillte dhia për mbretin, mbretëritë dhe ushtritë e tyre.Në legjendën e Mujit dhe Halilit, tri dhitë briarta janë mbrojtëse të tyre. Shpesh cjapi është përdorur edhe si kurban. Studiuesit konfirmojnë se cjapi dhe dhia janë përdorur si simbole të flijimit për perënditë në lashtësi. Folklori shqiptar është një tjetër dëshmi e kultit të dhisë. Si argument ilustrues po sjellim simbolizimin: “Tri dhitë e shenjta të zanave”, të Çabejt. Përveç kultit të dhisë, Herodoti shkruan se, në luginën e Vjosës ka qenë i pranishëm edhe kulti i deles. “Në luginën e Vjosës, thotë ai, mbaheshin në shpellë një tufë dhensh të shenjta kushtuar Diellit”. Shyqri Hysi OSHTIMA | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Kulti i dhisë Tue 14 Mar 2023, 19:13 | |
| Amaltea Bija e mbretit kretas Melis, që e ushqeu Zeusin e porsalindur me qumështin e një dhie. Amaltea ishte hyjneshë e mjaltës. Kur dhia humbi njërin bri në një shkëmb, Amaltea e mbushi atë me lule dhe pemë, dhe ia dhuroi Zeusit. Ky njihet si Briri i Begatisë. | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Kulti i dhisë Tue 14 Mar 2023, 19:19 | |
| Briri i BegatisëBriri i Begatisë ishte burim i pashterrshëm i të mirave. Dhia me të cilën Amaltea kishte ushqyer Zeusin e porsalindur, ngeci në një pemë dhe theu bririn. Zeusi ua dhuroi atë nimfave, duke u thënë se në saje të bririt do të merrnin me shumicë çdo gjë që do të dëshironin. Briri i Begatisë (punime artistike nga shporta respektivisht nga brumi) | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Kulti i dhisë | |
| |
|