Buzulk
Numri i postimeve : 53 Join date : 21/07/2014 Location : Jutbinë
| Titulli: Kulti i kalit Thu 12 Mar 2015, 21:54 | |
| Kulti i kalitKulti i kalit për shumë studiues ka një bazë të gjerë shtrirjeje në popuj dhe vende të ndryshme, por Fetusi, në shekullin e II para e.s. , shkruante se perëndia e Neptunit më parë ndër fiset ilire quhej hippius, që do të të thotë “me kalërue, me hip”. Ka të dhëna se, edhe mbreti i detit ndër ilirët quhej hyji i detit dhe në paraqitjen e tij grafike është dhënë në formën e kalit, për nder të të cilit për çdo nëntë vjet ilirët i flijonin detit katër kuaj. Në lashtësinë dhe në antikitet, ilirët përmenden si një popull që flijojnë kalin, si gjënë më të shtrenjtë, për t’i nderuar Zotat. Anijet e famshme iliriane, të cilat u bënë shqetësuese edhe për Senatin Romak, kishin të gdhendura në bashet e tyre kokat e kuajve. Prania e figurës së kalit konsiderohej fatsjellëse, sepse kali ishte kthyer në një kult për fiset ilire. Studiues të ndryshëm e konsiderojnë vendimtar depërtimin e kalorësve nomadë të stepave veriore (nga fundi i epokës së bronzit në epokën e hekurit) në përhapjen e kultit të kalit. Gjuhëtarët kanë shprehur mendimin se, fjala “kalë” e ka origjinë nga gjuha shqipe. Kështu studiuesi austriak, Karl Traimer, shprehet: “Vetë emri hipus, që quhet kali, lidhet me foljen “hip”, d.m.th. të kalërosh.” Shyqri HysiOSHTIMA | |
|