FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kulti i gurit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Kulti i gurit  Empty
MesazhTitulli: Kulti i gurit    Kulti i gurit  EmptyThu 12 Mar 2015, 21:42

Kulti i gurit

Me kultin e gurit lidhen një sërë ritesh popullore siç janë: betë, faljet në vendet e shenjta; gjithashtu ruhet edhe besimi për gurin e pragut të derës etj. Beja mbi gur është shprehur edhe në kanunin e Lek Dukagjinit. Në shumë raste njerëzit betohen: “Për atë gur”, “Për gurin e pragut’, “Mos e kapërcefsh gurin e pragut" etj. Kulti i gurit haset edhe në formën e besimit. Kështu, besohet në Labëri, në Gostivar, Tetovë, Kosovë etj. Guri është përdorur gjerësisht edhe në folklorin shqiptar në gjithë hapësirën etnike. Në vargjet e këngëve popullore dëgjohen shpesh: “Kam themelin tek ky gur/ besa jam shqiptare e se ul flamur”.

Kultet e lartpërmendura mund t’i përmbledhim në një përkufizim, i cili përgjithësisht gjendet në shumë fjalorë të gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të huaja. Kult fetar konsiderohet një shërbesë fetare për nder të një hyji, për të cilin zhvillohen ceremoni mistike.

Shyqri Hysi  "Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 36-2006"

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Kulti i gurit  Empty
MesazhTitulli: Re: Kulti i gurit    Kulti i gurit  EmptySun 02 Apr 2023, 01:13

Gurët. Rite dhe besime popullore. Ka një numër ritesh dhe besimesh popullore që lidhen me gurët, çka dëshmon se ka patur një kult të lashtë për gurin. Betë që bëhen mbi një shkëmb a gur, geg. beja mbë gur, ishin dukuri e zakonshme ndër malësorët e Shqipërisë veriore dhe bëheshin me solemnitet të veçantë. Lidhur me këtë, ja ç'thuhet posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit:

Beja e Malevet të' Shqypnis asht dy mndyrësh: beja mbë "gur, " me Kanu; beja mbë kryq a mb' Ungjill. Beja mbë "gur " kah kanuja asht ndër ma të randat e ma të mndershmet be, qi njefShqyptari i Malevet. Kanu asht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë be a mbë "gur", a mbë kryq e Ungjill... Betë mbë "gur" bahen: per me u dlirë prej njij zhgarkimi; per me u lidhë me besë kundra hjeksive e tradhtive të vendit; per me u ndejë gadi me u ba ball kercnimeve e rreziqeve tëperbashkta... Beja "nëgur" ka mbetë qysh motit. Per "gur" këtu mirret vesht njaj gur trekindsh me tri bira, qi mbate nji terezi, me të cillen peshojshin dyllin e qirive, qi kishin menden me çue te Kisha. (§ 533-537).

Sipas Maximilian Lambertz-it (1882-1963), guri mbi të cilin bëhej beja ndoshta në fillim ka qenë një gur varri nën të cilin do të varrosej njeriu që bënte benë. At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) thoshte se, kur dikush donte t'i kërkonte borxhin dikujt që kishte vdekur, ai shkonte te varri i të vdekurit, i hiqte një gur, e vinte mbi krahun e tij të djathtë dhe i binte rrotull varrit tri herë, duke thënë: "Kërkoj shumën [...] nga ky i vdekur. Në gënjej, rëndofshin mbi mua gjithë dheu dhe gurët që rëndojnë mbi të dhe gjithë dheu e gurët që ai ka shkelur." Atëhere kërkesa i plotësohej. Po të gënjente, ai do të kthehej pas vdekjes në lugat ose dhampir. Gurët janë përdorur edhe si shenja në rrugën ndërmjet varrezave dhe fshatit, për të ndihmuar të vdekurin që të gjente udhën për në shtëpi, sidomos gjatë festës së Shënkollit më 6 dhjetor.

Në mjaft raste, gurë të mëdhenj dhe shkëmbinj në male quheshin të shenjtë. Në malin e Çipinit në Labëri, fshatarët i shpinin dhent e dhitë të kalonin nëpër një të çarë shkëmbi, me mendimin se kështu ato do të ishin të mbrojtura nga sëmundjet në kullotat verore. Një vend tjetër i shenjtë ishte Guri i Biruar në Kaçanik të Kosovës. Mendohej se kush arrinte të shihte rrezen e diellit, kur depërtonte nëpër atë vrimë në shkëmb, bëhej i fortë si shkëmbi dhe nuk e zinin sëmundjet. Fuqi magjike i visheshin edhe Gurit të Sokolecit, afër Kalishtit (Gostivar) në Maqedoninë perën-dimore. Pelegrinazhet te ky gur, sidomos të Enjteve në pranverë, sillnin fat, pjellori dhe shëndet të' mirë, etj. Fuqi të tilla i visheshin edhe Gurit të shpuem, afer Leshnicës së Epërme (Tetovë), Gjurit të shpuet, afer Merovës (Tetovë), si dhe Gurit të grave, afer Simnicës (Gostivar).

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Kulti i gurit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kulti i kalit
» Kulti i gjarpërit
» Kulti i drunjve
» Kulti i dhisë
» Kulti i kaut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kulte-
Kërce tek: