FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Numri dhe radhitja e fiseve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1203
Join date : 17/03/2013

Numri dhe radhitja e fiseve Empty
MesazhTitulli: Numri dhe radhitja e fiseve   Numri dhe radhitja e fiseve EmptyTue 30 Jan 2024, 13:54

Në përgjithësi ideja se ka 7 fise apo 12 fise, nuk është reale, por mbështetet në simbolizmin e këtyre numrave në faktin që janë numra kulti. Numri magjik apo simbolik shtatë, haset në shumë raste si bie fjala shtatë krajlat, shtatë ditët e javës, shtatë planete, shtatë vëllezër nëpër legjenda të ndryshme, etj. Numri 12 haset te 12 yllësi të zodiakut e bashkë me të edhe 12 shenja të horoskopit, 12 muaj të vitit, 12 pleq që betohen në Kanun, pastaj dodekapolia dukuria që një shtet të përbëhej nga 12 qytete, 12 bijtë dhe bijat e Ilirit nga të cilët rridhnin 12 fise ilire etj.

Për numrat e kultit më gjerësisht shkruan Mark Tirta ("Mitologjia ndër shqiptarë").

Duke qenë numra kulti, njerëzit janë të prirur që fiset t'i radhisin brenda këtyre numrave. Megjithatë prapë, ekzistojnë radhitje të ndryshme fisesh nga krahina në krahinë, me ç'rast ndryshojnë edhe fiset se cili merr pjesë e cili jo, dhe njëkohësisht ndryshon radhitja e tyre nga i pari tek i fundit.

Kështu ndër shtatë fise numërohen, sipas Mujë Loshit: Berisha, Gashi, Hoti, Kastrati, Kelmendi, Shala e Thaçi, kurse të tjerat janë si rrëshemat e bletës. Kjo shprehje e fundit lë të nënkuptojë se fiset tjera thjesht janë të dalura e të shpërngulura nga shtatë fiset e lartpërmendura. Sidoqoftë ky është mendimi i informatorit.

Ndërkaq sipas Ahmet Malokut shtatë fiset kryesore janë: Shala, Berisha, Thaçi, Hoti, Kelmendi, Gashi, Krasniqi. Mjaftojnë këta dy shembuj që të shohim se nlë një krahinë, një fis hiqe e një tjetër shtohet dhe kështu ndodh shpesh kur krahasojmë mes këtyre rreshtave të fiseve nga një krahinë në tjetrën. Në këtë rreshtimin e dytë, shohim se është hequr Kastrati që e gjejmë në të parin, dhe është shtuar Krasniqja. Në krahine tjera mbase hiqen fise të tjera e shtohen tjera.

E njëjta dukuri haset edhe kur kemi të bëjmë me rreshtime 12 fisesh. Në Drenicë numërohen Berisha, Krasniqi, Hoti, Kastrati, Gruda, Kelmendi, Shala, Bytyçi, Morina, Thaçi, Kuçi, Gashi. Në Pukë si 12 fise njihen: Hoti, Mirdita, Kabashi, Gashi, Dukagjini, Kelmendi, Krasniqja, Thaçi, Gruda, Berisha, Shkreli, Bytyçi.

Në dy rastet e mësipërme ndryshon jo vetëm përbërja e këtyre rreshtimeve të fiseve, por edhe radhitja e tyre. Bie fjala në Drenicë, nuk përmendet Kabashi pasi që ky konsiderohet si një degë e Thaçit, ndërsa në Pukë ku Kabashi është fis i vjetër dhe në numër të madhe në pozitë udhëheqëse, nuk ka mundur të kalojë pa u përmendur si një ndër 12 fiset. Në Pukë nuk ka pjesëtarë të fisit Kastrat andaj në versionin e tyre nuk përmendet Kastrati, ndërsa në Drenicë ka shumë pjesëtarë të këtij fisi, andaj edhe përmendet në mesin e 12 fiseve. Puka e njeh Shkrelin përmes shkrelasve të Malësisë së Mbishkodrës ku Shkreli gjallon si fis më vete andaj edhe versioni i Pukës për 12 fiset e njeh Shkrelin si të tillë, ndërkaq në Drenicë ku fisi Shkrel është njohur përmes Shkrelit të vendosur në Rugovë, ku i është bashkëngjitur Kelmendit, njihet rrjedhimisht si degë e Kelmendit, prandaj edhe nuk përmendet në mesin e 12 fiseve.

Sa i përket përbërjes së këtyre rreshtimeve të fiseve, e njëjta gjë vlen edhe për krahina tjera, e madje shpesh ka edhe versione brenda së njëjtës krahinë.

Sa i përket radhitjes, edhe kjo ka rëndësi të madhe, sepse radhitja ka të bëjë me rangun që ka fisi në mesin e fiseve tjera. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit në Pukë, musafirët radhiten në sofër sipas përkatësisë fisnore. Do të thotë që në një rast kur në një odë ka pjesëtarë të fiseve Hot, Krasniq e Shkrel, së pari ulen e bajnë vend pranë bukës pjesëtarë të fisit Hot, pasi këta ulen të gjithë, u bëhet vend Krasniqëve dhe pas këtyre u bëhet vend Shkrelëve duke qenë se këtë radhitje e kanë në versionin e Pukës. Në krahina tjera ka tjera radhitje.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Numri dhe radhitja e fiseve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Epitetet dhe cilësitë legjendare të fiseve
» Numri e = 2.71828
» Numri i shqiptarëve sipas shteteve
» Shqiptarët në Zvicërr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: