Titulli: Re: Shqiptarët në Zvicërr Sun 31 Mar 2013, 20:53
Angazhimi politik i shqiptarëve në Zvicërr
Cito :
Politikania shqiptare në Zvicër, Lurata Reci: Partia ime, më pranë imigrantëve!
“Nuk e prisja që të më votonin kaq shumë njerëz, ishte një surprizë për mua”, thotë politikania 34-vjeçare nga Struga, e cila ka vite që ushtron aktivitetin e saj politik në Zvicër.
Osman Osmani është i diplomuar në lëmi sociale ne Zvicër, ka bërë përvojë në legjislaturën e parafundit si anëtar i Parlamentit në Kantonin e Schaffhausen-it (2006-2009, i pari me prejardhje shqiptare që njeh Zvicra).
Titulli: Zhargoni gjermano-ballkanik në Zvicër, në trend Thu 21 Aug 2014, 21:58
Zhargoni gjermano-ballkanik në Zvicër, në trend
Lajmi në fjalë tregon që mënyra si e flasin gjermanishten ballkanasit, duke përfshirë dhe shqiptarët, është përhapur edhe ndër gjermanët e Zvicrrës, duke u kthyer në zhargon trendi. Prindërit dhe mësuesit janë të shqetësuar në lidhje me këtë.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 16:48, edituar 1 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
Titulli: Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti) Sun 22 Feb 2015, 15:20
Shqiptarë votojeni: “Listën nr. 2 dhe numrin rendor nr. 11”
Intervistë me Islam Sadikun, kandidat për deputet në Parlamentin e qytetit Arbon!
“Diaspora jonë është aorta e të gjitha të mirave materiale që i kemi sot në Kosovë”, thotë Islam Sadiki.
Islam Sadiki, i lindur në vitin 1969 në fshatin Batushë, komuna Gjakovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse të mesmen në Junik dhe në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar (QAMO), "Vëllezërit Frashëri" në Deçan.
Akademinë ushtarake drejtimin e inxhinierisë e kreu në Beograd dhe Karllovac në vitin 1990, ndërsa pas diplomimit ka punuar si Nëntoger në Maribor të Sllovenisë.
Në vitin 1991 do të dezerton nga ushtria jugosllave, bashkë me njësitin e tij, pas luftës disa javore në Slloveni, duke e lënë profesionin e oficerit të karrierës për të emigruar në Zvicër. Menjëherë pasi ka fituar të drejtën e qëndrimit, ka punuar vazhdimisht punë të rëndomta për të mbajtur veten dhe familjen, ndërsa viteve të fundit punon si teknik në Qendrën Tregtare “EKZ - Gallus Markt”, në St. Gallen.
Islam Sadiki, vazhdimisht ka qenë aktiv në jetën kulturore e publike të qytetit Arbon, përkatësisht në kantonin Thurgau. Pas marrjes së shtetësisë zvicerane, ai menjëherë do të aderoj në Partinë Socialdemokrate (SP) të qytetit Arbon. Islam Sadiki, ka qenë përfaqësues i shqiptarëve në organizime të shumta publike e kulturore në Arbon dhe rrethinë si dhe në mjaft forume për çështjen e të huajve pranë zyrave përkatëse të qytetit e Qeverisë Kantonale. Sivjet Islam Sadiki është kandidat i Partisë Social Demokrate (SP), për deputet në qeverinë komunale. Ishin këto arsye pse ne po zhvillojmë këtë bisedë me të. Z. Sadiki, sivjet jeni kandidat për qeverinë komunale në Arbon, në kuadër të Partisë Socialdemokrate (SP). A ka mundësi për lexuesit e gazetës sonë, t’i komentoni ambiciet tuaja?
Sadiki: Duke parë që çështja e bashkëvendësve të mi, që jetojnë dhe punojnë në Arbon nuk është më çështje e përkthimeve apo e mënyrës se si të jetohet në Zvicër, por është çështje se si të kyçen në jetën politike, zhvillimore dhe kulturore të qytetit a rrethit ku jetojnë, kështu që vendosa kontributin tim ta japi tani në këtë drejtim duke e sensibilizuar çështjen e emigracionit tonë, të cilin do të doja ta shihja në të gjitha nivelet politike, kulturore dhe shoqërore në Arbon dhe madje në nivel kantoni.
Cilat janë përparësitë që i krijon Partia Socialdemokrate (SP), për ty si kandidat dhe për shqiptarët si komunitet?
Sadiki: Kjo parti më ka përkrahur që nga momenti i marrjes së shtetësisë zvicerane. Vetë rezultati i testit me shkrim që e kam pas para komisionit për shtetësi ku në atë komision ishin dy anëtarë nga Partia SP, i shtyri ata që të vejnë kontakte me mua dhe menjëherë më ofruan funksione në parti. Në fillim më zgjodhën në komisionin zgjedhor pran komunës dhe disa muaj më pas më ofruan kandidaturën për asamblenë komunale, të cilën në fillim (viti 2011) e pata refuzuar.
Cili është qëndrimi i SP-së në raport me të huajt. Natyrisht nëse ka diçka më specifike për shqiptarët. Si trajtohen nga kjo parti?
Sadiki: Partia SP është parti sociale. Raportet jo vetëm me shqiptarët, por në përgjithësi me të huajt janë shumë korrekte dhe të mira i konsideroj. Po flas për këtu në Arbon dhe përgjithësisht edhe në nivel kantoni. Fatkeqësisht deri më sot këtë mirësi, (bujari të SP), nuk e kanë shfrytëzuar sa duhet komuniteti ynë. Të shpresojmë se në vitet në vijim të rritet numri i të interesuarve për tu kyçur në rrjedhat politike.
A ke ndonjë gjë që do të donit ta veçoni me këtë rast.
Sadiki: Zvicra është si një tren në udhëtim dhe është i mbushur me mundësi - shanse. Të mbetesh duke menduar se a të hip në vagonin e parë, të dytë, të tretë a krejt të fundit, madje me dilemë të mos hipi fare?! Çdo rast që e shfrytëzojmë për të mirën tonë është i mirëseardhur. Nëse je punëtor dhe je në rrjedhat e jetës, zviceranët, veçmas në konceptin e SP-së është ngulitur si platformë të pyetesh “kush je dhe nga je”, por si je dhe sa punon!...
Z. Sadiki, më 8 mars 2015, në zgjedhjet për asamblenë komunale, çfarë kërkoni nga shqiptarët?
Sadiki: Unë kërkoj nga të gjithë votën e tyre. Kjo është njerëzore në një ditë kur votohet. Por, i siguroj secilin se do të angazhohem për të mirën e komunitetit tim, në radhë të parë, dhe të komuniteteve tjera që jetojnë dhe punojnë në Arbon. Slogani im i fushatës zgjedhore është: “Do të ndërtojë ura ndërmjet kulturave dhe gjeneratave të ndryshme”.
Ju i keni përcjell prej vitesh aktivitetet e diasporës shqiptare, e cila sikur është duke u dorëzuar. Ç’duhet të ndërmarrin bashkëkombësit tuaj?
Sadiki: Diaspora jonë është aorta e të gjitha të mirave materiale që i kemi sot në Kosovë. Fatkeqësisht kontributi i diasporës sikur po anashkalohet, por me kalimin e kohës sikur kjo po zbehet edhe më shumë. Kosova është e lirë, shtet më vete ashtu siç është. Tani ka ardhur koha që bashkëvendësit tanë sa më shumë të kyçen në jetën politike në shtetet ku jetojnë, që sa më masovikisht të prezantojnë prejardhjen tonë, që me punë, sjellje dhe fleksibilitet të dëshmojmë atë kulturë që e kemi, që nuk na mungon, por ndoshta mënyra dhe timbri i zërit duhet t’u përshtatet rrethanave dhe kohës. Të kthehem tek pyetja: Me eksperiencën politike, dhe me përvojën tonë nëpër organizata të caktuara që janë me bollëk në këtë vend, ne kemi mundësi të bëjmë shumë për vete dhe ka mundësi t’u ndihmohet bashkëkombësve tanë më shumë. Ju a keni ndonjë plan konkret, ose të paktën a keni ndonjë mendim se çfarë duhet të ndryshojnë shqiptarët për t’u bërë pjesë përbërëse e strukturave shoqërore e politike të Zvicrës?
Sadiki: Unë bëjë apel te të gjithë bashkëvendësit tanë kudo që janë, që të mos rrinë indiferent. Është mirë të kyçemi në jetën publike në këtë vend, pa marrë parasysh në cilën parti, nëse vërtetë dëshirojmë të jemi faktor në rrjedhat e përditshmërisë së këtij vendi. Po, për shqiptarët e qytetit tuaj, veçmas në aspektin organizativ, çfarë ke për të thënë, po mendoj, nëse ata dëshirojnë të bëhen faktor me ndikim dhe të respektuar?
Sadiki: Shqiptarët e Arbonit kanë qenë të organizuar si komunitet që nga vitet e ‘90-ta. E kemi pas Klubin “Ismail Qemali” që na ka tubuar. Kemi shkollën shqipe me mësim plotësues (edhe pse disa herë është mbyllur), ajo edhe sot funksionon me një numër simbolik të nxënësve. Por, çka më ka ra në sy, tani kohëve të fundit në fushatën zgjedhore ku organizohen debate me kandidatët për Parlament, Qeveri dhe për President të Arbonit, nuk është dhe nuk merr pjesë asnjë bashkëvendës yni. Kjo më brengos shumë sepse shpesh më pyesin ku janë shqiptarët?!... Vetë kyçja sa më shumë e bashkëvendëseve tanë në jetën politike e shoqërore të komunës së Arbonit, por edhe të komunave tjera, do ta rriste interesimin për integrime sa më shumë e sa më mirë të shqiptarëve.
Si e sheh, Islam Sadiki, integrimin e shqiptarëve në Arbon?
Sadiki: Integrimi i shqiptarëve në Arbon dhe përgjithësisht në Zvicër shkon me hapa të ngadalësuar. Këtu ndikojnë shumë faktor. Po i përmendi faktorin gjuhë dhe ruajtjen me xhelozi të kulturës. Më duket se kjo bëhet nga frika se mos po asimilohemi, po i ikim edhe integrimit të mirë gjë që janë dy çështje krejt të ndryshme që dallojnë njëra me tjetrën. Por, shpresojë se gjeneratat e dyta dhe sidomos të tretat do t’i tejkalojnë këto barriera.
Më 8 mars 2015, janë zgjedhjet për asamblenë komunale. Çfarë sjellë Partia Socialdemokrate për qytetin e saj, përkatësisht pse duhet të votohet kjo parti edhe nga shqiptarët?
Sadiki: Partia Socialdemokrate (SP), do të jetë transparente në marrjen e vendimeve në parlament. Është më rigoroze gjatë marrjes së vendimeve për çështjen e komunikacionit dhe rrugëve të Arbonit, rinisë do ju ofrojmë kushte më të favorshme për aktivitete, zhvillimin e turizmit në brigjet e liqenit “Bodensse”. Pastaj për ruajtjen e vlerave arkeologjike të pjesës së vjetër të qytetit si dhe integrimeve kulturore e sportive si dhe të vlerave tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Arbon.
Ne po ju urojmë juve që të fitoni dhe në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje shqiptarëve që jetojnë në qytetin Arbon që më 8 mars 2015, të jenë të mobilizuar dhe do të dalin masovikisht në votime për të të zgjedhur ty si kandidat i tyre!
Sadiki: Unë edhe njëherë i lus të gjithë bashkëvendësit e mi, të cilët e kanë të drejtën e votës, të votojnë “Listën Nr. 2 dhe Numrin rendor Nr. 11”! Nëse zgjidhem, u premtoj se vota e tyre do të jetë mobilizimi dhe angazhimi im për zgjedhjen e problemeve posaçërisht për komunitetin tonë.
A ka mbetur edhe diç me interes që duhej të ju pyesja?
Sadiki: Do e ceki se dy prioritetet që ia kam vënë vetes nëse zgjidhem deputet janë: Referendum për çështjen e votimit të gjithë të huajve që jetojnë në Arbon kur është çështja e votimeve komunale dhe e dyta do të mundohem që komunën e Arbonit ta binjakëzojë me Komunën e Junikut, ku për këtë çështje kam marrë edhe pëlqimin e kryetarit të Junikut z. Agron Kuqi.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 16:48, edituar 1 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
Titulli: Krahina Grizhune (Graubünden) Sun 15 Mar 2015, 21:37
Krahina Grizhune (Graubünden)
Krahinë e Retisë historikisht e banuar nga retoromanët dhe shqiptarët.
Sipërfaqja: 7,105 km2 Popullësia: 194,959 banorë Dendësia: 27 banorë/km2
Pamja në hartë:
Emblema:
Grizhunia është krahinë malore që shtrihet në Alpe. Ka dhjetëra maja malore disa prej të cilave janë:
- Albanaça - Shkopi etj
Malet e Grizhunisë; poshtë shihet kryeqendra Qur:
Një liqe malor në Grizhuni:
Malet me borë:
Nëse janë të vërteta ato që thuheshin tek një institut zviceran se shqiptarët janë 500.000 duke numëruar edhe ata që nuk kanë nënshtetësi as leje qëndrimi, atëherë shqiptarët janë popullata e tretë në vend menjëherë pas gjermanëve dhe francezëve, por para italianëve dhe retoromanëve.
Shqiptarët e Zvicrës duhet të grumbullohen në Graubünden sepse aty kanë perspektivë më të mirë në plan afatgjatë.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 16:58, edituar 4 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
Titulli: Shqiptarët e St.Gallenit përkujtuan 50-vjetorin e vdekjes së Nolit Sat 21 Mar 2015, 22:56
Studentët shqiptarë të St.Gallenit përkujtuan 50-vjetorin e vdekjes të Fan Nolit
St.Gallen, 21 mars – Studentët shqiptarë të Universitetit të St. Gallenit mbrëmë organizuan Akademi përkujtimore për 50-vjetorin e vdekjes së Fan Stylian Nolit. Si ligjërues ishte i ftuar historiani dhe autori shqiptar në Zvicër Jon Leka.
Llukman Halili- Foto Arigona Kajtazi
Akademinë përkujtimore e hapi kryetarja e shoqatës së akredituar shqiptare pranë Universitetit të St. Gallenit, Argona Kajtazi.
Mbrëmë në sallën e senatorëve të Universitetit e St. Gallenit u mbajt akademi përkujtimore për 50- vjetorin e vdekjes së Fan Sylian Nolit, njërës nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, ashtu siç edhe e nënvizoi që në fillim të fjalës së tij referuesi i parë dhe absolventi i këtij Universiteti Faton Musliji. I fundit i bëri një refleksion jetës dhe veprës së Nolit që nga qëndrimi i tij në Sofje, Athinë, Aleksandri, Boston e deri në Tiranë e anasjelltas. Si pika qendrore të biografisë së eruditit, përkthyesit dhe politikanit ndër më të mëdhenjtë e historisë u përmenden periudhat dhe ngjarjet ndër më të rëndësishmet si; shtytja e Wodroow Wilsonit për ta përkrahur pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Parisit, anëtarësimin e vendit në Lidhjen e Kombeve, përpjekjen për një kishë autoqefale shqiptare dhe revolucionin e qershorit.
Kontinuitetin e siguroi studenti i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij Universiteti Nol Palushaj, i cili lexoi një tekst të emnakut të tij historik dhe nga aty hapi bisedën me ligjëruesin e ftuar Jon Leka. U fol për sociologjinë e elitave shqiptare, rolin dhe ndikimin e tyre në shoqëritë shqiptare; për transaksionet e mundshme intelektuale në relacionin diasporë – vende të origjinës; mbi kishën autoqefale shqiptare; mbi islamin ndër shqiptarë; demokracinë dhe tema tjera aktuale dhe historike.
Disa nga të pranishmit nuk fshehën zhgënjimin e tyre se pse në akademi nuk kishte më shumë trajtesa të thelluara mbi Fan Stylian Nolin por se u diskutuan shumë çështje jashtë temës së paralajmüeruar,
«Ishte organizimi parë i kësaj natyre, natyrisht se nuk ishte i përkryer, por ne jemi shumë të kënaqur me atë se si u zhvillua e sidomos ligjërimi nga i cili fituam një pasqyrë shumë kualitative mbi shoqëritë tona të origjinës», vlerësoi Argona Kajtazi.
Shoqata zyrtare dhe e akredituar shqiptare pranë Universitetit të St.Gallenit është formuar me 28.11.2012 dhe përfaqëson 80 studentët e saj aktual si dhe absolventët e këtij Universiteti.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 16:56, edituar 2 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
Titulli: Re: Shqiptarët në Zvicërr Tue 07 Apr 2015, 12:31
YLFETE FANAJ RIZGJEDHET DEPUTETE NË PARLAMENTIN E KANTONIT TË LUZERNIT (ZVICËR)
Pashtriku.org, 06. 04. 2015 - Më 29 mars 2015 u mbajtën zgjedhjet për parlamentin e Kantonit të Lucernit dhe me këtë rast garuan disa kandidatë shqiptarë. Në këto zgjedhje kandidatja, Ylfete Fanaj ka marrë 4968 vota, dhe kështu është rizgjedhur për herë të dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë Kantonin e Luzernit. Prej kohësh është aktive në politikë. Nga prilli i vitit 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Fillimisht këtë parti e ka përfaqësuar në Asamblenë e qytetit të Lucernit. Ajo duket se është femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.
Nga viti 2009 ajo ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s Plus Schweiz, në nivel të Zvicrës. Ylfetja është shumë aktive edhe në aktivitetet e shumta të komunitetit shqiptarë në Zvicër.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 16:55, edituar 1 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
Titulli: Ushtarët shqiptarë në Zvicër Wed 08 Apr 2015, 19:01
Ushtarët shqiptar në Zvicër ngrenë flamurin shqiptar, tërbohen zviceranët
Fotografimi me flamurin shqiptar dhe postimi i fotografisë në Facebook u ka hapur telashe disa të rinjve shqiptarë të cilët shërbenin në ushtrinë zvicerane.
Fotografia është bërë lajm i madh në Zvicër madje disa e kanë quajtur edhe “Tradhti”. Një hapësirë e veçantë i është dhënë edhe në të përditshmen Blick.ch.
Në uniform përfaqësojnë Zvicrën. Por shtatë ushtarë të rinj më parë do të fotografoheshin me flamurin shqiptarë me shqiponjën dy krenare në tren duke u ndier krenar dhe duke ngritur pushkët në ajër. Kështu e nis një shkrim të saj e përditshmja zvicerane Blick.ch përcjell Zeri.info.
Më 2 prill, njëri nga ta ka postuar këtë fotografi në Facebook duke shkruar. “Një kapitull ka përfunduar mirëpo ne mbesim shokë”. Një oficer i cili pa foton në Facebook thotë. “Kjo kufizohet me tradhtinë”.
Oficeri ka mirëkuptim për atë që zviceranët me prejardhje të huaj të ruajnë rrënjët e tyre.
“Por këta burra bartin uniformën dhe duket qartë se janë ende në shërbim ushtarak. Për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë 100 për qind mbrapa ushtrisë së vendit që i shërbejnë – dhe jo mbrapa një flamuri të huaj. Kjo është çështje dinjiteti dhe respekti”, përcjell Zeri.info.
Prandaj rekrutët duhet që të operojnë në një gjuhë gjatë shërbimit me njëri tjetrin dhe jo në gjuhën e tyre amtare. Zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Christoph Brunner i ka dhënë të drejt oficerit.
“Nëse dikush ka të veshur uniformën tonë atëherë flamuri zviceran është i vetmi që dëshirojmë të shohim. Të gjithë flamujt tjerë janë të panevojshëm”, ka thënë ai përcjell zeri.info.
Mbi të gjitha duhet që anëtarët e ushtrisë, fotot të cilat i bëjnë gjatë shërbimit, t’ia lejojnë vetes t’i postojnë ato në Internet vetëm me lejen e udhëheqësit të tyre. Ky gjest i të rinjve shqiptare tani do të shkoj në policinë ushtarake ka thënë zëdhënësi Christoph Brunner.
Ata do të gjejnë se kush janë ushtarët të cilët janë fotografuar me flamurin me shqiponjën dy krenare.
Ata do të marrin një letër nga komandanti i tyre e cila do tu tregoj se a do të përballen me një qortim, gjobë apo edhe arrestim.
Blick.ch kishte provuar që të kontaktoj edhe me ushtarët të cilët kanë pozuar me Flamurin Shqiptarë mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm që të flas.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
Titulli: Re: Shqiptarët në Zvicërr Sun 26 Mar 2023, 23:18
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit, ai ka bërë një skulpturë gjigande të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian.
“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falenderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë.
Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve. Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”,-tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi.