FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjetje arkeologjike - troje shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Gjetje arkeologjike - troje shqiptare Empty
MesazhTitulli: Gjetje arkeologjike - troje shqiptare   Gjetje arkeologjike - troje shqiptare EmptyWed 28 Jun 2023, 15:05

Nën ujërat e zeza, zbulohet në Durrës mozaiku i rrallë 1900-vjeçar


Gjetje arkeologjike - troje shqiptare Image

Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe njëherë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s.

Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.

Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.

“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve.

Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.

“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia.

Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.

“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim, sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin edhe pse është një punë që nuk na takonte.

Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia, sepse nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu me shumë mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier.

I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje.

Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Gjetje arkeologjike - troje shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Gjetje arkeologjike - troje shqiptare   Gjetje arkeologjike - troje shqiptare EmptyWed 28 Jun 2023, 15:06

Modeli i vizatuar:


Gjetje arkeologjike - troje shqiptare Untitled

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Gjetje arkeologjike - troje shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarë të turqizuar
» Astronomi shqiptare
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Federata shqiptare e qitjes
» Gjeopolitika shqiptare në Greqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: