FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Llojet krahinore të kanuneve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1203
Join date : 17/03/2013

Llojet krahinore të kanuneve Empty
MesazhTitulli: Llojet krahinore të kanuneve   Llojet krahinore të kanuneve EmptyTue 09 May 2023, 19:43

Kanuni i Labërisë. Sistem i së drejtës dokesore. Kanuni i Labërisë zbatohej në Shqipërinë jugore, në zonën e Vlorës, Kurveleshit, Himarës dhe Tepelenës, sidomos brenda trevës së quajtur tri urat (Drashovica, Tepëlena e Kalasa) dhe rregullonte normat shoqërore e marrëdhëniet pronësore në këtë rajon. Tradicionalisht, ai ka të bëjë me një prift të quajtur Papa Zhuli, themeluesi i fshatit Zhulat afër Gjirokastrës, e pran-daj quhet edhe Kanuni i Papa Zhulit.

Kanuni i Lekë Dukagjinit. Sistem i së drejtës dokesore. Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhja më e dëgjuar e së drejtës dokesore shqip-* tare. Në fillim, ky kod i pashkruar ligjesh rregullonte sjelljet në shoqëri dhe pothuaj çdo aspekt të jetës në terrenin e izoluar, e përndryshe pa ligje, të malësive të veriut, dhe është zbaruar në një pjesë të madhe të Shqipërisë veriore për shekuj me radhë. Madje, ai respektohet mjaft edhe sot. Qendra e Kanunit ishte Dukagjini, malësitë e Lezhës, Mir-ditës, Shalës, Shoshajt, Nikaj-Mërturit, si dhe Rrafshi i Dukagjinit në
Kosovën perëndimore të sotme. Lekë Dukagjini (1410-1481), emrin e të cilit mori ky kod, është figurë e njohur pak dhe disi misterioze, për të cilin mendohet se ka qenë princ i shekullit XV dhe kundershtari i Skën-derbeut . Nuk dihet nëse e ka hartuar vetë këtë kod apo thjesht ia vuri emrin.
Kanuni respektohej me rreptësi nga fiset e Shqipërisë veriore dhe kishte përparësi ndaj ligjeve të tjera, fetare ose laike, që orvateshin t'i bëheshin të detyrueshme malësisë. Me anën e këtij kodi të lashtë, fiset malësore qenë në gjendje të ruanin qenësinë, autonominë dhe mënyrën e tyre të jetesës, ndonëse, nga dukja e jashtme, për pesë shekuj me radhë bënë pjesë në Perandorinë Osmane.
Në trajtën përfundimtare, Kanuni ka dymbëdhjetë kapituj: kisha; familja; martesa; shtëpia, gjaja e gjallë e prona; puna; të dhanunat e pronës; fjala e gojës; ndera; damet; kanuni kundra mbrapshtive; kanuni i pleqnis; shlirime e përjashtime. Vëzhguesit të ditëve tona disa aspekte të këtij kodi mund t'i duken të ashpra, madje barbare. Hakmarrja, për sh-embull, pranohej si mënyra kryesore për të kërkuar drejtësi e për të bërë drejtësi. Kjo sillte përjetësimin e gjakmarrjes , e cila i dhjetoi fiset veriore në vitet e para të shekullit XX e që përsëri është bërë problem i madh për jetën shoqërore në veri. Femrat kishin një status shumë më të ulët, atyre u mohoheshin praktikisht të gjitha të drejtat dhe privilegjet e meshkujve, por edhe të gjitha detyrat e tyre. Kodi e thotë shprehimisht, "grueja asht shakull për me bajtë." Mirëpo, këto aspekte vetëm se pasqy-ronin realitetin social të fiseve patriarkale. Një koncept i këtij ligji fisnor, që ende sot ngjall një farë admirimi, ose të paktën habi, është besa , besnikëria absolute ndaj fjalës së dhënë, sido që të vijë puna.
Kanuni i Lekë Dukagjinit për herë të parë u kodifikua e u botua nga At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), një prift françeskan i lindur në fshatin Janjevë në jug të Prishtinës. Në vitet e krijimtarisë së tij më të frytshme, Gjeçovi jetoi në një numër vendbanimesh me terren të thyer në Shqipërinë veriore, në mes tjerash edhe në Laç rrëzë maleve të Kurbinit (rreth v. 1899-1905), në Gomsiqe në lindje të Shkodrës (1907-1915), në Theth thellë në veri (1916-1917) dhe në Rubik të rrethit të Mirditës (rreth v. 1919-1921). Pikërisht këtu, mes fiseve malësore, ai nisi të mbledhë materiale të ndryshme për letërsinë gojore, të drejtën fisnore, arkeologjinë e folklorin, si dhe të mbledhë objekte të kulturës popullore. Gjeçovi e kodifikoi Kanunin dhe botoi pjesë të tij në periodikun e Faik Konicës Albania më 1898 e 1899, dhe pastaj më gjatë në periodikun e Shkodrës Hylli i dritës nga viti 1913 deri më 1924. Varianti përfundim-taru botua me titullin Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ë'shtë bërë objekt interesimi të madh ndër historianët, specialistët e së drejtës dhe etnografët jo vetëm në Shqipëri e në Kosovë, por edhe në botën e jashtme. Studiuesja skoceze Margaret Hasluck (1885-1948), për shembull, është marrë me të në monografinë The Unwritten Law inAlbania (E Drejta e pashkruar në Shqipëri), Cam-bridge 1954. Kanuni është përkthyer në italisht nga Paolo Dodaj (Romë 1941, ribotim Leçe 1996), në gjermanisht nga Marie Amelie Freiin von Godin (1953-1956, ribotim Pejë 2001), në serbokroatisht nga Halit Tërnavci (Zagreb 1986), në anglisht nga Leonard Fox (Nju Jork 1989), në' maqedonisht nga Kim Mehmeti (Tetovë 1994), dhe në frëngjisht nga ChristianGut(Pejë2001).
Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk është e vetmja përmbledhje e së drejtës dokesore ndër shqiptarët, por deri tani është më e mirënjohura. Ka edhe disa kanune të tjera të ngjashme, si Kanuni i Maleve , një Kanun i Shqipërisë jugore i Labërisë dhe i quajturi Kanuni i Skënderbeut .

Kanuni i Maleve (ose Kanuni i Malësisë së Madhe). Sistem i së drejtës dokesore. Kanuni i Maleve, ose Kanuni i Malësisë së Madhe, është zbatuar nga shqiptarët e malësive në veri të trevës ku vepronte Kanuni i Lekë Dukagjinit , kryesisht nga fiset e Kastratit, Hotit, Grudës, Këlmendit, Kuçit, Krasniqit, Gashit dhe Bytyçit, duke e shtrirë ndikimin, kësisoj, nga Liqeni i Shkodrës nëpër Alpet veriore e deri ne malësinë e Gjakovës. Nga përmbajtja është' mjaft i ngjashëm me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Kanuni i Skënderbeut. Sistem i së drejtës dokesore. Kanuni i Skën-derbeut, i quajtur edhe Kanuni i Arbërisë, zbatohej nga shqiptarët e Shqipërisë qendrore veriore, në jug të trevave ku vepronte Kanuni i Lekë Dukagjinit , kryesisht në krahinat e Dibrës, Rrujës, Kurbinit, Bendës dhe Martaneshit, dmth. në territorin që dikur kishte bërë pjesë në principatën e krijuar prej Skënderbeut .

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Llojet krahinore të kanuneve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Llojet e instrumenteve
» Llojet e tokave
» Llojet e vrasjeve (me kanun)
» Logjika racionale (llojet e logjikës)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: