Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1197 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Llojet e instrumenteve Thu 14 Jan 2021, 18:42 | |
| Lodrat muzikore besëlashtaIdiofone: Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore. Enci. Në këtë kategori futen vegla popullore si: gurët, tokëza, çanga, cinglat, rraketakja, rrekëza, gërrëza, tingëzat, stringlat, lugët, masha, tepsia, këmborët dhe zilet, cungrama etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e trupit të tyre të ngurtë të realizuara me goditje, fërkim, tundje etj. Membranofone: Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore. Enci. Në këtë kategori futen vegla si: fyellzani, tumbullace, tumbullaci, kadumi, qypi, gubhubi, poçi, dajre, defi, lodra etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e membranave të tendosura, kryesisht të realizuara prej goditjeve. Aerofone: Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore. Enci. Veglat popullore të kategorisë aerofone i nxjerrin tingujt prej vibracioneve të frymës mbi trupin eveglës. Në këtë kategori futen vegla popullore si: picanga, fuza, fuga, bredhkaçet, vronja, bobla, llullaku, kollomidhja, niellëset, bilbili, cyli, stërkalca, bardhaçka, fyelli, cirifilja, fyelldrejti, bicula, pipëza, zumarja, gajde, karamunxa, glyra, surle, gërneta, gëzhoja. Veglat aerofone popullore përdoren në të gjithë hapësirën etnomuzikore shqiptare. Kordofone: Kategori e klasifikimit te veglave muzikore popullore. Enci. Në këtë kategori futen vegla popullore si: mitralozi, tingëringja, tringa, çiftelija, bakllamaja, sharkia, jongari, kalushuni, buzuku, çyri, sazeja, llauta, lahuta, lauria, qemania, kemanxhe etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt prej vibrimeve të kordave të tendosura. _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|