Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Llojet e tokave Sat 25 Feb 2023, 19:09 | |
| Deltina – tokë e butë, e lyrshme, e përbërë nga silikati i aluminit të hidratuar, kur është e pawstër është e bardhë, papastërtitë ja shtojnë ngjyrën e kuqe; përdoret për enë balte, tulla, tjegullla, kakij; Quhet edhe dultinë, argjilë, baltë e bardhë, botë, glina, gjina
--- Kaishta – deltinë e bardhë
--- Kaolini – deltinë e bardhë, argjil i pastër me ngjyrë të bardhë, që shërben për prodhimin e porcelanit.
--- Kërbotulla – deltinë e kuqe, baltë e kuqe
Fangu – tokë e keqe që s’punohet
Grilli, grillishta, toka grillore– tokë që thërrmohet e punohet lehtë, që ka grill; që nuk mban vlagë:
Guraja, gurishta - tokë me shumë gurë: gurishte e thatë;
Kopriku – dhé gurishtë ku del vetëm maré e shqopë
Kullina
Kuqlina, kuqishta – tokë deltinore e kuqërreme, dhé i kuq, kryesisht nëpër male
Krymylla - tokë skeletore
Ligatina - vend me ujë; moçalishtë.
Lloçi, Lloçkavina - gjatë stinëve me reshje shndërrohen në baltë të qullët dhe të hollë, llucë;
Llukia, gjana - balta ose lymi që le lumi kur vërshon
Tokë mashkullore – tokë që s’prodhon
Mella, mellina – dhé i bardhë si deltinë, me të cilin bëjnë enë, ledh lumi, lym
Moknorja – dhé gëlqeror, i përzier me ujë si llaç, që përdoret për t’u dhënë shkëlqim poçeve etj.; toka që ka nga këtë lloj dheu.
Ranore - tokë me ranë
Rrasike
Smanica
Shavarina
Zallina | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| |