FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Juliani - Perandori ilir që mbrojti Besën e Lashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Juliani - Perandori ilir që mbrojti Besën e Lashtë Empty
MesazhTitulli: Juliani - Perandori ilir që mbrojti Besën e Lashtë   Juliani - Perandori ilir që mbrojti Besën e Lashtë EmptySun 13 Jul 2014, 03:56

Juliani, perandori filozof me prejardhje Shqipetare

Perandori Julian kishte prejardhjen nga fisi i Flaveve, fis i cili vinte nga Pellazget e Shqipërise. Një vend i famshëm për lindjen e luftëtarëve trima. Kur Perandoria Romake rrezikonte të shkatërrohej në shekullin e dytë pas erës sonë nga Alamanët e Perëndimit dhe Gotthevë të Veriut, të cilët kishin plaçkitur Greqine, Tainarin dhe Perset në Lindje, atëherë u shfaq një gjeneral me shumë përvojë nga Shqipëria, i cili shpëtoi shtetin Romak. Ai ishte Klaud Flavi.

Në Nish të Dardanisë, (Serbia e sotme), mundi Gothet në një luftë, ku u numëruan 50 mijë të vdekur. Me fitore të tilla arriti të ndalonte rënien e Romës për një shekull. Ushtria e tij e donte aq shumë saqë e bënë Perandor me emrin Klaud Gotthiku, I cili u bë dhe krijuesi i dinastisë së Flaveve.

Në majin e vitit 332, lindi në Stamboll Juliani. I ati ishe Juli dhe e ema ishte Vasilina, bija e krishterë e Qeveritesit te Egjiptit. E ëma vdes para se Juliani të bëhet një vjeç, dhe fëmija u rrit nga dy xhaxhallarët e tij. Njëri, Juli, një njëri i mençur dhe shumë intelektual, dhe tjetri Episkopi Evsevi, rrëfyesi i familjes mbretërore. Xhaxhai i tij, episkopi, e futi që të vogel në lëndën fetare. Ndërsa xhaxhai tjetër , sapo Juliani mbushi 6 vjeç ,e dorëzoi tek skllavi i liruar ,Mardoni, I cili kishte edukuar dhe mamanë e Julianit. Ishte Mardoni ai I cili mori përsipër edukimin grek të Julianit, i cili sapo kuptoi mësimdashjen e të riut, e izoloi nga të rinjtë e tjerë të moshës së tij për t’a ujitur me adhurim mbi Greqinë dhe Zotat e saj.

Juliani pa familjen e tij të vritet në betejat e ashpra dinastike të asaj periudhe. Dhe ajo që nuk mund të pranonte, ishte shkaku se vrasësit e familjes së tij përdornin si alibi, veçorinë e të qënit besimtar të krishterë. Që kur ishte i ‘’vogel’’, nga ana shpirtërore e deri në fazën që kishte plotësuar mendimet e tij shpirtërore, nuk mund të pranonte se feja e Krishtere kishte të bënte me veprime të dhunshme dhe me krime të tilla. Në mënyrë karakteristike thotë:

‘’Ju kur shkatërroni Tempujt e Lashtë dhe kur vrisni njerëzit e Besimit tonë, bëni veprime të cilat nuk janë thënë kurrë, as nga Krishti dhe as nga Pavli. Me këto veprime qëe kryeni, ju thyeni urdhërat e tyre’’.

Në moshën 9-vjecare, perandori Konstandin mëson ekzistencën e Julianit dhe të vëllait të tij, dhe urdhëron që të izolohen në një fortesë. Pas 8 vjetësh, Konstandini i lejon që të kthehen në Stamboll, aty ku vëllai i Julianit merr titullin Çezar (trashëgimtar i ardhshëm i fronit). Për dy vjet, Juliani studion në Pergamo dhe në Efeso, nga ku dhe thërritet nga perandori dhe vihet nën kontroll, pas ekzekutimit të vëllait të tij Galit. Vetëm falë Perandoreshës Evsebise, e cila e quan një intelektual të thjesht dhe të parrezikshëm, Juliani shpëton.

Verën e vitit 355, shkon në Athin për studime ku dhe do të kaloj dhe muajt më të bukur të jetës së tij, ashtu siç shkruan vetë më vonë. Papritmas, thirret nga Perandori i cili i jep titullin e Çezarit, dhe i vë përsipër mbrojtjen e Perandorisë Perëndimore kundër barbarëve gjermanë.

‘’Brenda tij ndjente se po ecte drejt vdekjes, por megjithatë vazhdonte i vendosur për të vdekur në një mënyrë heroike. Nuk është më djaloshi ëndërrimtar që nuk rritej, por ngjan me një Gjeneral fitimtar’’.

Juliani, jo vetëm që përballoi pushtuesit, por edhe i ndoqi deri në det, një veprim ky që vonoi shkatërrimin e Perandoris Romake për 3-4 shekuj. Vet ushtarët e tij e nominuan Perandor, diçka që ai vet nuk donte ta pranonte, por pranoi vetëm pasi oficerët e tij e kërcënuan se nëse nuk do të pranonte, ata do të vinin një tjetër ushtarak në vendin e tij.

Pushton Ilirinë dhe vendoset në Nise, nga ku dhe deklaron hapur besimin e tij në qytetërimin e modelit Grek. Dërgon letra Athinasve, Korinthianëve, Spartanëve dhe Romakëve të cilët e përballojnë me një mospëlqim. Kështu ekzistonin dy Perandorë në Romë dhe përplasja ishte dicka e pashmangshme. Kështu, ndërsa Konstandini marshonte drejt Julianit, vdiq i sëmurë në Tarso te Kilikise.

Para se të jepte shpirt, njeh si tashëgimtar të tij Julianin, në mënyrë që të shmangte një luftë të ftohtë të mundshme. Në dhjetorin e vitit 361 bëhet një hyrje triumfale e Julianit në Stamboll dhe populli e brohorit si Perandorin e parë që lindi aty.

Këtu fillon ‘’drama’’ e filozofit Julian, I cili thirret t’i japë të drejtë vizionit të Platonit mbi Perandorin – Filozof. Platoni thoshte se ,Republika Ideale do të vij vetëm kur Qeveritësit(?) të filozofojnë, ose Filozofët bëhen Qeveritës.

‘’Më mirë të bësh të drejtën për një kohë të shkurtër dhe për arsye të saj të humbasësh, sesa të jesh i padrejtë për një kohë të gjatë’’

Juliani nuk donte të detyronte të gjithë banorët e Perandorisë, ndjekës të sistemit Naconalo-Fetar. Dhe këtu vizioni që kishte Juliani ngjan me atë të Aleksandrit të Madh, domethënë një Perandori ku të gjitha fetë të bashkekzistojnë në mënyrë paqësore, diçka që Perandorët Romakë e realizuan në një nivel të lart. Juliani kishte si një model jete Aleksandrin e Madh dhe Marko Aurelin, të cilët i admironte. Madje, disa kundërshtarë të tij ,thonë se admironte Aleksandrin e Madh aq shumë, sa besonte se ishte ai vet rimishëremi i tij.

Por fanatizmat e asaj kohe nuk i lejuan të materializonte ëndrrën e tij politike. Nxjerr 5 dekrete të tjera për të përforcuar autoritetin e parlamenteve lokale. Ndalon ta quajnë ‘’Despot’’ dhe deklaron se quan veten e tij një anëtar të klasës parlamentare.

‘’Nuk vlen askund të himnosh Heronjtë e Lashtë, nëse nuk mundohesh t’u ngjash atyre’’

Fillon të nxjerrë dekrete mbi tolerancën e feve, u rikthen pasurinë dhe kthen mbrapsht nga internimi ortodoksët, ndërsa njëkohësisht fshin sponsorizimet ndaj kishës katolike. Dhe të gjitha këto i bëri ashtu siç thoshte edhe vet , në mënyrë që të rifunksiononte përsëri rregulli i vjeter Romak, ku të gjitha fetë do të ishin të barabarta në Perandori.

Mundohet të miqësojë pjesë të ndryshme të krishterëve dhe të shmang përplasjen e tyre me ata qëndrore. Forcon qëndrimin ndaj kristianëve dhe urdhëron ndalimin e mësuesëve kristian nga arsimi, dhe i detyron ata të korrigjonin dëmet që kishin krijuar në Tempujt e feve të tjera.

‘’Është absurde, disa që detyra e tyre është të interpretojnë veprat filozofike dhe oratorike të filozofëve, në të njëjtën kohë të përbuzin Zotat që ata nderonin’’.

‘’Arsimi i drejt nuk do të thotë të përdorësh bukur fjalët dhe gjuhën, por do të thotë dallimi i një qëndrimi të shëndoshë të menduari logjik, të kesh mendime të drejta mbi të mirën dhe të keqen, mbi të bukurën dhe të shëmtuarën’’.

Insiston të paraqitet në Parlament për të biseduar mbi ligjet, vazhdon të marr pjesë në gjyqe, për të dalluar vendime sa më të drejta. Ndonjëherë roli i tij i dyfisht si Perandor dhe si Filozof, krijon brenda tij një luftë të brendshme, për të marrë vendime.

Në korrikun e 362 vendoset në Antioki për të përgatitur ekspeditën kundër persëve, ndërsa relacionet e tij me banorët e kësaj zone sa shkojnë e keqësohen. Ekziston një seri e madhe reagimesh dhe jo vetem nga të krishterët ,por edhe nga disa homoseksualë të pafe, që jetonin në atë kohë në Antioki. Por, përsëri Juliani nuk veproi si një Perandor autoritar, por si një Perandor – Filozof, duke u pergjigjur këtyre polemikave me një shkrim satirik dhe ua dergoi. Kur e pyeten se pse nuk merr masa autoritetare, ai u pergjigj:

‘’Injorantët duhet t’i mësosh dhe jo t’i dënosh. Sepse nuk mund të lindë një qytetërim në atë vend ku mbretëron injoranca’’

Muaj më vonë shkruan librin ‘’Sipas Galileasve ose te krishterëve’’ dhe në fillim të vitit 363 shkruan ‘’Misopogonin’’. Në Pranverë kryhet pushtimi i Persise. Juliani kalon lumenjtë Tigri dhe Eufrati dhe arrin deri në Ktisifonda. Dhe më 26 Qershor, duke luftuar si gjithmone në vijën e parë, plagoset për vdekje në një betejë kundër Persëve.

Menjëherë pas vdekjes së Julianit, të krishterët dogjën bibliotekën e Antiokisë. Vazhduan me përzerien kolektive dhe vdekje të dhunshme ndaj filozofëve, dënime me vdekje për magji ndaj besimtarëve të Panteonit të lashtë. Vazhduan me shkatërrime tempujsh të lashtë, vendstërvitje dhe muzetë, dhe si përfundim ndalimin e detyruar të fesë së lashtë dhe gati sa nuk ndaluan dhe Lojrat Olimpike nga Perandori Teodosio në nëntorin e vitit 392.

Me vdekjen e Julianit, Perandoria Romake ra në një dekadencë të madhe, Bota e lashtë e Diturisë dhe e Virtytit ra në një narkozë të gjatë, dhe dituria e çmuar u zhduk nga vendet perëndimore.

Juliani ishte një personalitet që është akuzuar për shekuj të tërë për veprën që u mundua të realizonte. Që nga viti 1950 dhe mbrapa, emri i tij ka filluar të rimëkëmbet në të gjithë botën.

Juliani ishte një ‘’fanatik’’ i komunikimit, fliste dhe diktonte, dhe kur nuk diktonte ,shkruante, gjithmonë natën. Kur u be Perandor, filloi të komunikonte , të dërgonte letra tek shumë njërëz të edukuar, të besimeve të ndryshme fetare dhe nuancash, duke i thirrur afër tij.

Virtytet e tij nuk u harruan kurrë, madje as atëherë kur kisha e kritikonte dhe as sot. Është krejt paradoksale ,sasia e njerëzve të mençur që e lavdërojnë. Fanatiku i krishterë Prudenti, në poemën e tij ‘’Apoteoza’’ shkruan : ‘’ Me të vërtetë Juliani tradhëtoi Zotin, por ishte jashtë zakonisht i dobishëm për perandorinë me vlerat e tij ushtarake, qeverisjen e tij të ndershme dhe drejtësinë e rreptë të tij’’, filozofi i njohur Italian i epokës së Mesjetës, Marsilo Ficino, himnon Julianin si lidërin e Neoklasicizmit dhe rinovues të mendimit grek. Lorenci kompozoi dhe luajti dramë në Firence për të vërtetuar se nuk ishin demonët që mbizotëronin mbi Julianin, por ai ishte një patriot i pastër.

I rritur brenda rreptësisë Romake, respektonte ndërkaq jetën njerëzore, dhe bazohej në fuqinë që ka shpirti. Ishte një nga shkrimtarët më të mirë të epokës së tij. U përpoq të bënte njërëzimin të ishte i lirë dhe i lumtur, duke dhënë shembull popullit me jetën e tij të thjeshtë dhe shkruan:

“Mbreti duhet të jetojë jetën e tij të përshtatur me fjalët që thot, në mënyrë që të jet i tillë ashtu sikur do të formoj nënshtetasit e tij’’.

Nëpërmes veprave të tij, është e lehtë të kuptoj dikush sinqeritetin qe ai shpreh, dhe nga ajo mori shkrimesh dallojne tre, të cilat janë: ‘’ Lavdërime për Eusebine’’, ‘’Lavdërime për Perandor Konstandion’’, dhe ‘’mbi veprimet e perandorit. Këto tre vepra ishin shprehje të ligjërimit kundrejt kushëririt të tij, Perandorit Konstandio i cili pas vrasjes së të gjithë familjes së Julianit, mbante kundrejt tij një armiqësi dhe dyshime të vazhdueshme.

Vepra të tjera të Julianit që janë shpëtuar janë:

- Arsye vetngushëllimi për shpërnguljen e Salustit të urtë.

Salusti ishte këshilltari dhe miku i Julianit, dhe largimi i tij i kushtoi mjaft.

- Parlamenti dhe Komuna e Athinasve

Sapo emërohet Perandor dhe para se të siguronte vendin e tij me kundërshtarin e tij, Konstandio, ndien nevojën për të dhënë llogari tek të gjithë grekërit.

- Bashkëpirja ose Kronia

- Drejt Nënës së Zotave dhe Mbretit Diell

- Sipas Galileasve

- Misopogon

- Letra

Një nga biografët e tij që jetoi shumë vite afër tij, Amian Marcelini, në kapitullin e XXV të historisë së tij përmbledh:

Juliani ishte i denjë për t’u radhitur në serinë e burrave te mëdhenj, pasi zotëronte 4 virtytet kryesore: DITURINË, DREJTËSINË, MODESTINË, GUXIMIN.

MENDIME FILOZOFIKE TË JULIANIT



Të ngjajmë me Zotin, nuk do të thotë asgjë tjetër se sa te arrijmë të zotërojmë Diturine me superiore për qeniet. Nuk shenjtërojmë Zotat as per pasuritë e tyre dhe as për thesarët e tyre, por për atë që thotë Homeri, se Zotat dinë gjithçka, dhe më e rëndësishmja është se njohin veten e tyre.

Nuk ekziston përveç se një qëllim dhe një parim të njohësh veten tënde dhe të përngjahesh me Zotat: Parimi pra është të njohësh veten tende dhe në fund të ngjash me ata që janë më të mirë se ti.

Pa harruar se ekziston brenda nesh dicka më superiore se Mendja, një pjesë e vockël, domethënë nga Njëshi dhe nga Mirësia që zotëron gjithësinë, ekuipazhi do të thonin i Shpirtit, nëpërmes së cilës, prezenca e Njëshit dhe e Mirësisë e përqafon të gjithë Shpirtin.

Sepse, ashtu sikur e Vërteta është një dhe filozofia është një, mos të na duket e çuditshme pra, se arrijmë tek ajo nëpërmes rrugësh të ndryshme. Sepse, nëse një i huaj, pasha Zeusin, dikush nga të vjetrit, do të donte të kthehej në Athinë, do të mund të shkonte si nga toka ashtu dhe nga deti.

Platoni quan Zota ata që janë të dukshëm, domethënë Diellin, Hënën, Qiellin dhe yjet. Por këto janë vetëm pasqyrimet e Zotave të padukshem. Dielli, që është i dukshëm nga ne, nuk është gjë tjetër përveç se pasqyrimi i Diellit Mendor – të pakonceptueshmit nëpërmjet trurit – dhe Diellit të padukshëm.

Sepse, nën shndërrimin miti ka për qëllim për të mësuar njërëzit, atëherë kur ai që e thotë i shmanget thënies, pasi kupton se ajo që do të thotë, do të jet dicka hidhëruese për dëgjuesit e tij.

Natyra dashuron të fshihet, dhe nuk pranon të arrijnë tek veshët e njërëzve brutal , fjalë mbi esencën apokrifike të Zotave.

http://dituri.wordpress.com/2008/09/02/juliani-perandori-filozof-me-prejardhje-shqipetare/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Juliani - Perandori ilir që mbrojti Besën e Lashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tupani (tympani i lashtë ilir)
» Përkthime nga autorë të lashtë helenë
» Hygieja - hyjnesha e lashtë e dëlirësisë
» Dielli ilir
» Armatimi ilir

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Mite-
Kërce tek: