Sipas "The Oxford, illustrated prehistory of Europe", hekuri u zbulua së pari herë në dy vende: mali Tatra në Karpati, dhe mali Kaukaz në Gjeorgji.

Mali Tatra ngaherë ka qenë i populluar nga ilirët. Ndërkaq mbetet pikëpyetje se cila popullësi e shpiku hekurin në Kaukaz, pasiqë atje përveç kaukazianëve ka pasur edhe popullata të ndryshme indoevropiane.
Të njëjtat burime të hekurit shpërfaqen edhe në mitologjinë e lashtë helene. Nga një anë Ciklopët që përmenden si farkatarë, lidhen kryesisht me horizontet veriore e perëndimore të Helladës, pra lidhen me ilirët; Kabirët punues të metaleve në Samothrakë lidhen me dardanët (shih: A note on the samothracian language, G. Bonfante).
Nga ana tjetër Daktilët e mitologjisë helene, që përmenden si zbulues të hekurit, paraqesin një burim lindor të këtij metali: ata përmenden në Kretë dhe Frigji në malin Ida pranë Trojës. Fakti që daktilët (gishtot apo xhuxhët) janë të lidhur me kultin e Kybelës dhe jo të Sabaziosit tregon që janë më të vjetër aty se sa frigjianët dhe duhet të kenë lidhje me zbulimin e hekurit në Kaukaz. Ndërkaq telkinët që jetonin në Rodos as që njihnin hekurin: njihen tre telkinë që quheshin Ari, Sermi dhe Remi.

Hetitët mund ta kenë marrë hekurin në dy anët. Nëse kanë shkuar atje nga gadishulli ynë, gjë që mendoj se po, atëherë hekuri hetit vje nga mali Tatra, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të kenë marrë diçka andej kah Kaukazi, të jenë shkrirë traditat e farkëtarëve. Me këtë të fundit i lidh edhe miti për Prometeun sepse ky aty ishte i lidhur, ndërsa Ioja që u printe këtyre dyndjeve u ndal për t'a pyetur për problemin e saj, që të gjente qetësi në ndonjë vend. Dhe ka studiues që mendojnë se hyksosët (populli që ngarendte pas Iosë) dhe hetitët nga ana tjetër janë e njëjta dyndje.
Është interesant që arabisht hekurin e quajnë
hadid, mbase edhe mund të ketë ndonjë lidhje me hetitët.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.