TATUAZHET SHQIPTARE, TRADITA ILIRE PREHISTORIKE
Vizatimet ndryshojnë nga një fis në tjetrin. . . Të bërit tatuazhe (sharati) praktikohej nga fiset e Ballkanit: trakët, ilirët dhe keltët, në kohët e lashta. Është ende diçka e zakonshme dhe e zhvilluar në Bosnje, por vjen duke u rralluar më në jug. Në Shqipëri është praktikuar kryesisht nga gratë katolike ose myslimane, por jo nga ortodokset.
Pigmenti është barut ose blozë, që futet në lëkurë shpime gjembi a gjilpëre. Plakat njohin motivet tradicionale, kombinimet e kryqeve dhe rrathëve, emrat e të cilëve – si p.sh. “kalli misri”, “gjethe fieri”, “dru bredhi” – tregojnë origjinën piktoreske; disa përfaqësojnë hënën. Figura të ngjashme rishfaqen në monumentet parahistorike dhe në stolitë moderne të Ballkanit, në gurët e varreve katolike e myslimane dhe në gdhendjet e punimeve të drurit.
___________________________
Titulli: Albania
Geographical handbook series, Great Britain Naval Intelligence Division
Autori: Sir John Linton Myres, Harold St. John Loyd Winterbotham, F. Longland
Bashkëpunëtor: Great Britain. Naval Intelligence Division
Botues: Naval Intelligence Division, 1945

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi