Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Mjekrrat te ilirët Sat 26 Feb 2022, 20:43 | |
| A. Stipçeviq, "Ilirët" TË RRUARIT E MJEKRËS
Duke gjykuar sipas pamjeve nëpër monumentet e vendit ilirët e pa romanizuar ose gjysmë të romanizuar nuk i rruanin mjekrat. Megjithatë, duket se mjekra nuk ishte e zakonshme te të gjithë ilirët ose bile jo në mënyrë të njëjtë në epokën parahistorike dhe më vonë në epokën romake. Duke gjykuar sipas objekteve të gjetura si janë brisku prej bronzi nga epoka e bronzit dhe epoka e vjetër e hekurit në Slloveni, në Bosnjen veriore dhe gjatë bregdetit Adriatik duket se në ato kohë dhe në ato rajone ilirët i rruanin mjekrat. Në kohën romake ilirët e romanizuar që jetonin nëpër qytete ose kampet ushtarake, si ushtarë në provincat e largëta të Perandorisë, ndiqnin në këtë drejtim hiret e modës romake.
Dihet me siguri se të gjithë brisqet e bronzit në kohën parahistorike nuk shërbenin vetëm si vegla rroje, megjithatë, prania e tyre në një numër të madh në një rajon të caktuar merret si dëshmi se njerëzit me ta rruanin mjekrat. Për praninë e brisqve në rajonin e Jugosllavisë në kohën parahistorike shih Franc Stare, Polomesecne britve iz Jugoslavije, Arheoloski vestnik, 8/1957, fq. 204-234.
| |
|