FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pijet te ilirët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Pijet te ilirët Empty
MesazhTitulli: Pijet te ilirët   Pijet te ilirët EmptySat 26 Feb 2022, 21:09

A. Sipçeviq, "Ilirët"

PIJET

Besohet se ilirët nuk e kultivonin hardhinë para se të vinin në kontakt me grekët, ndërsa pjesa më e madhe e ilirëve nga brendësia nuk e njihte hardhinë para ardhjes së romakëve. A është kjo e saktë apo jo nuk jemi në gjendje ta themi, mirëpo është fakt se Straboni në shek. I para e.r. shënoi se bregu lindor i Adriatikut është i pasur me vreshta dhe ullinj. I njëjti autor na sjell edhe lajmin se ilirët nga Panonia, duke mos pasur verën e tyre, verën e importonin në fuçi druri nga Akuileja.*

Në kohën romake në Iliri prodhohen verëra të shkëlqyeshme, ishte e njohur ajo që prodhohej në Pucinum të Istrisë. Shënime mbi mbjelljen e hardhisë në këtë periudhë kemi shumë. Përmendet perandori Prob, i cili urdhëroi të mbillej me hardhi të fisnikuar Frushka Gora.

Në kohën parahistorike ilirët nga pijet alkoolike përdornin lloje të ndryshme birre e sidomos atë me mjaltë. Nëse mund t'u besojmë pohimeve të autorëve të vjetër, ilirët ishin pijanecë të mëdhenj. Mbreti ilir, Genci, sipas fjalëve të Polibit ishte i dehur ditë e natë, ndërsa mbreti i mëparshëm në fronin ilir, Agroni, mbasi ishte dehur dhe për këtë shkak kishte marrë pleuritin dhe kishte vdekur. Është i njohur edhe fakti se keltët i mundën ardianët me mashtrim në të cilin vendimtare ishte shprehia e ushtarëve ilirë për të pirë dhe ngënë shumë.

Një pamje shumë të gjallë të prirjes së ilirëve na e dha shkrimtari grek Teopompi. "Ilirët - shkruan ky shkrimtar, - u ulën të pinë dhe sa më shumë pinin aq më shumë i lëshonin brezat. Të dehur plotësisht i çuan nëpër shtëpi gratë e tyre, të cilat edhe vetë morën pjesë në ato ahengje."

Edhe emri i hyjnisë së peonëve, Dualosit, ka lidhje me verën dhe të dehurit. Në të vërtetë leksikografi Hezihiu thekson se perëndia e verës, Dionisi te peonët është quajtur Dualos dhe këtë emër filologjia bashkëkohore e ka lidhur me fjalën shqipe "dej" - i dehur dhe me atë gote "dwals" - i marrë. Këto dy fjalë kanë dalë nga e njëjta rrënjë prej së cilës është formuar edhe emri i kësaj hyjnije të peonëve.

Për pijet të cilat i përdornin ilirët dimë shumë. Shkrimtari i njohur me emrin Pseudo-Aristotel flet për pijen me mjaltë të shkëlqyeshme, të cilën dinin ta prodhonin taulantët. Bëhej prej mjalti dhe uji në një proces të posaçëm, të cilin edhe vetë grekët e mësuan prej tyre. Kjo pije pihej shumë në Iliri edhe atje ku kultivohej me shumicë hardhia - siç dëshmon për këtë skrimtari bizantin, Priscus, i cili në vitin 448, duke udhëtuar në këtë anë, kur shkonte për vizitë te mbreti hun, Atila, kishte vërejtur se banorët e Panonisë pinin këtë pije, të cilën në gjuhën e tyre e quanin, medos.

Krahas pijes së mjaltit ilirët pinin edhe birrën, të cilën e bënin nga elbi dhe e quanin me emrin popullor, sabaium ose sabaia - siç shkroi sh. Jeronimi. Kjo, sipas fjalëve të Ammian Marcelinit dhe të Dion Kasit, ishte pije për të varfërit, ndërsa perandorin Valens, me origjinë ilire, e quajtën me emër përqeshës "sabaiarius", sepse e donte këtë pije.


* Ky supozim tash për tash nuk mund të mohohet me shime historike ose arkeologjike, por është fakt se në disa lokalitete ilire në mbrendësi (Donja Dolina, Ripaç, Otok te Sinji) janë gjetur kokërra rrushi gjegjësisht të hardhisë. Fatkeqësisht shënimet e pasigurta stratigrafike për ato gjurmë nuk lejojnë që ato të shfrytëzohen as kundër kësaj teze për origjinën greke të hardhisë te ilirët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pijet te ilirët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekrrat te ilirët
» Lulengjyrat te ilirët
» Mjekësia te ilirët
» Vegla gatimi te ilirët
» Veshmbathjet te ilirët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: