Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Kinse shqiptarët na qenkan islamikë Mon 14 Feb 2022, 15:51 | |
| Le të grumbullojmë lajme që tregojnë për prirjen e qarqeve të caktuara për të paraqitur shqiptarët si islamikë, dhe shtetet shqiptare si shtete muslimane. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|
Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Kinse shqiptarët na qenkan islamikë Mon 14 Feb 2022, 15:52 | |
| "Dykëmbëshat" Shqiptarë Muslimanë Kokën në Stamboll e Bythën n'Evropë Nga Fazli Maloku, Prishtinë Propoganda e fuqishme për festat fetare muslimane në gjithë trojet shqiptare e përcjellur në mënyrë euforike nga mediat shqiptare si ato elektronike edhe të shkruara, duke e krijuar në sytë e botës një klimë të rreme se Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare janë një filialë e Turqisë, të cilat janë futur si "mish" i egër në Ballkan e në Evropë, nuk sjellin dobi për shqiptarët e të mos flasim për zhvillimet shumë drejtimshe të civilizimit botëror në shekullin 21. Kjo eufori e shfrenuar doli në sipërfaqe menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë dhe çlirimit të saj nga Dalëzotësja Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, por thjesht popullore çlirimtare. Ndërtimi i qindra xhamive në Kosovë duke mbuluar fshatra e qytete, bile edhe aty ku nuk kishte fare banorë adhurues të xhamisë, kishte dhe ka edhe sot qëllimin final që e ceka më lart. E gjithë këtë marifet qeveritë shqiptare Tiranë-Prishtinë e kalojnë në heshtje! Arsyeja dihet. Nuk dëshirojnë ti humbin votat e kësaj turme "Dykëmbësha"shqiptarë muslimanë. Si mund të shpjegohet fakti që përcollën mediat e Tiranës se "Kurban Bajrami, nuk u fal në xhaminë e madhe të Tiranës, por në Sheshin Skenderbe?! Është edhe një dukuri tjetër mjaftë e shëmtuar kur gazetarucët tanë që i kemi me bollek, kur raportojnë nga ndonjë pjesë e qyteteve shqiptare, kamerat i vendosin përballë xhamive minaret e të cilave arrijnë lartësinë dhjetëra metra. A mund të jetë edhe kjo rastësi?! Asesi jo. Në luftën për tu përballur me këtë vërsulje të shëmtuar të islamit agresiv, do të duhej të dilnin në rend të parë prijësit dhe predikuesit e fesë islame në gjithë trojet shqiptare. Por, edhe qeveritë shqiptare nuk do të duhej të qëndronin duke u bërë se nuk po shohin asgjë. Drejtuesit e islamit agresiv shumicën e aksioneve i realizojnë në heshtje të plotë, por me mjeshtri plasojnë edhe iniciativa problematike siç është rasti i shamive në shkolla! Një problem që fare nuk ekziston as për tu diskutuar. A do të thotë kjo që sipas "turmës" famra shqiptare myslimane e paska arritur nivelin e duhur të emancipimit të saj në shoqëri dhe paska mbetur vetëm edhe shamia për nxënëset shqiptare myslimane që do të duhej të përdoreshin jo vetëm në shkollat fetare por edhe në ato laike. T'ua përkujtojmë "turmës" se virtyti i femrës shqiptare nuk është rezultat i veshjes që ato mbajnë në trupin e tyre, por në edukatën kombëtare e njerëzore civilizuese, në karakterin dhe moralin e tyre. http://www.zemrashqiptare.net/news/57685/fazli-maloku-quotdykembeshatquot-shqiptare-muslimane-koken-ne-stamboll-e-bythen-nevrope.html?fbclid=IwAR0SOvdyhC4blfle7oIDXCTL8b8tiymOUvxAOmyR07eGUwIV9EGXXI7LRsg _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|