FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët në Bullgari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Shqiptarët në Bullgari Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Bullgari   Shqiptarët në Bullgari EmptyThu 03 Jul 2014, 13:57

Shqiptarët në Bullgari kanë jetuar në disa vende:

1 Mandrica me rrethinë
2 Tërrni ku janë dëbuar më 1878 nga serbët
3 Rrethina e Kystendilit ku jan asimiluar në bullgarë, dhe ku legjenda shqiptare përmend një urë me gruan e murosur
4 Arbanasi ne Bullgarinë veriore, prej nga janë larguar shumë herët
5 Çiprovci me rrethinë, sidomos fshati Kopilovc, ku kanë punuar si xehetarë, kanë jetuar në të njëjtin rajon me Saksonë dhe Pavlikianë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Shqiptarët në Bullgari Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Mandricë (Thraki)   Shqiptarët në Bullgari EmptyThu 03 Jul 2014, 14:00

http://www.dialogplus.ch/shqiptare/shqiptaret-e-bullgarise-dhe-fshati-shqiptar-mandrica/

Shqiptarët e Bullgarisë dhe fshati shqiptar Mandrica

Në fshatin shqiptar Mandrica të Bullgarisë është krijua shoqata “Bashkimi për rilindjen e fshatit të Mandricës” (http://www.mandritsa.com) kryetar i së cilës është Ivalljo Petrov , qëllimi i shoqatës është të mbledhë të rinjtë me origjinë nga fshati që të ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e lashta shqiptare. Shoqata ka botua një doracak bullgarisht-shqip në formën, që flitet në Mandricë, si dhe në të ardhmen do të botojë një libër kushtuar historisë së fshatit.

Në një letër për princin e Transilvanisë në vitin 1595, tregtari ragusan Pavel Djordjic vëren se në Bullgari ka shumë fshatra të banuara me shqiptarë, nga ku mund të mbledhën 7000 burra trima të trajnuar mirë.Shqiptarët janë një pakicë e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë edhe në të kaluarën. Studiusi ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, dhe pastaj janë bartur në Ukraine. Mes shekullit të 15-të dhe 17-të grupe shqiptarësh nga të dy besimet si katolik dhe ortodoks u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup në thrakinë jugore.Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin minatorë në Kopilovtsi, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash.
Kopilovtsi u krijua midis shekullit të 15-të dhe 17-të. Një kishë katolike është ndërtuar në fillim të shekullit 17-të. Vendasit nga Kopilovtsi kanë qënë me origjinë shqiptare dhe të besimit romak katolik. Në vitin 1626 kryepeshkopi i Tivarit Pjetër Mazreku shprehët se në ato pjesë të Bullgarisë katolike jetojnë shqiptarë. Sipas peshkopit shqiptarë Pjetër Bogdani, Kopilovtsi kishte 1.200 katolike shqiptarë që në vitin 1640 ende flisnin në gjuhën shqipe.

Në një raport tjetër të vitit 1647 rreshton 1.200 shqiptar katolikë në Kopilovtsi, por ata, shënon se kanë nisur të përdorin sllavishtën. Në vitin 1658, Pjetër Bogdani shënon se mbi 1.500 shqiptarë në Kopilovtsi flisnin Bullgarisht dhe u kishin mbetur vetëm edhe disa gjurme të gjuhës së tyre origjine. Kopilovtsi se bashku me Chiprovtsin, u shpopullua në kohën e kryengritjës së Chiprovtsit në vitin 1688.Kryengritja ishte kundër sundimit pothuajse deri tani 300-vjeçare osmane. Ajo u organizua nga pasardhësit katolikë e minatorëve, si dhe me mbështetjën e popullsisë ortodokse. Kryengritja u shtyp nga ushtria osmane dhe forca të parregullta dhe më në fund lanë Chiprovtsin të djegur.
Një pjesë e popullsisë shpëtoj dhe u vendosë në rajonin Banat, atëherë Austriake. Një nga organizatorët e kësaj kryengritje ishte peshkopi Pjetër Bogdani. Në një letër për princin e Transilvanisë në vitin 1595, tregtari ragusan Pavel Djordjic vëren se në Bullgari ka shumë fshatra të banuara me shqiptarë, nga ku mund të mbledhën 7000 burra trima të trajnuar mirë.Në të njëjtën letër Djordjic përmend se 1,500 prej atyre shqiptarëve jetonin në afërsi të Tërnovës. 230 km larg Sofies, fshati Arbanas ngrihet në një lartësi zotëruese sipër kodrës kështjelle të kryeqytetit historik bulgar Veliko Tarnovo. Themeluesit e parë kanë qenë afër 200 shqiptarë që ishin sjellë gjatë kohës së fushatës së Bajazitit të II-it në Shqipëri. Më vonë pasardhësit u helenizuan dhe u Bullgarizuan shkallë shkallë në shekuj.

Arbanasi

Arbanasi është ndërtuar nga mjeshtër shqiptarë që, përveç emrit, i dhanë edhe rrugët me kalldrëm, stilin arkitektonik të bujtinave karakteristike, ku ndërthuret guri i latuar dhe druri i gdhendur, ndërtesat që u ngjajnë fortifikatave të vërteta dhe që tani shërbejnë si muzeume.

Oborret e tyre të blerta, të mbushura me pemë, kishat me ikona e piktura murale dhe manastiret e shenjta, mjediset e të cilave janë gjithnjë plot me vizitorë e besimtarë. Arbanasi ishte i populluar (ose i ripopulluar) në vitet e vona të shekullit të 15-të dhe si një fshat autonom nga ana administrative e Perandorisë Osmane tërhoqi shumë të ardhur. Arbanasi është vendbanimi më piktoresk i Bullgarisë. Vende të tjera në veri të Bullgarisë ku prezenca shqiptare ka qënë fort e ndjeshme janë Chervena Voda afër Rousse, Poroishte afër Razgrad, Dobrina afër Provadia dhe Devnya afër Varna.Shqiptarët në kryeqytetin Sofia të Bullgarisë kanë qenë të regjistruar që në fillim të shekullit të 17-të. Koloni të tjera të mundshme janë në jug te Malët e Ballkanit përfshi edhe pyetësorin Gorno Arbanasi dhe Dollno Arbanasi afër Asenovgrad. Mandrica është një fshatë shqiptar në Bullgari që gjendët në pjesën më lindore të malëve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek.

Fshati më i njohur në thrakine bulgare është Mandrica. Fshati Mandricë u krijua në vitin 1636 nga disa barinjë othodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi.
Fshati shqiptar Mandrica

Fshati shqiptar Mandrica

Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin 18 dhe 19 nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit.Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi. Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptar në kazanë e Didjumoteikos. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Profesionet kryesore ishin rritja e krimbit të mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregëtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.

Pas Luftërave Ballkanike kufiri bullgaro-grek kaloi nëpër fshatin dhe një pjesë prej tij mbeti në territorin e Greqisë. Sot atje është i njohur një fshat tjetër që mban emrin Mandres. Sipas rrëfimeve të një prej plakave Evdokija Moskova fshati Mandres është krijuar në Greqi në vitin 1914. Ajo na tregoi se gjatë Luftës së d ytë ballkanike në rajonin e Mandricës erdhi bashibozuku. Ai mblodhi të gjithë burrat dhe djemtë nga fshati në një dyqan për t’i vënë në zjarr. Por një grua nga fshati tjetër i shpëtoi.

Ajo kishte marrë vesh për vendimin e bashibozukut dhe arriti të paralajmëroi të gjithë. Kështu burrat dhe djemtë u shpëtuan dhe ikën në Greqi. Atje krijuan një fshat tjetër, të cilin e quajtën Mandres për ta kujtuar Mandricën. E vërteta është se deri tani banorët e njërit fshat mbajnë lidhje me të afërmit e tyre të fshatit tjetër. Për fat të keq kufiri midis atyre hapet vetëm për një ditë në kohën e Pashkëve dhe ngandonjëherë në një festë tjetër fetare.Toponimi iliro-thrakas i Mandricës sipas Çabej është prej fjalëve shqipe: mana (peme e egër)+drize (ferre)=manaferre e baras vlefshme me Manadrica. Gjuha e përdorur prej tyre është shumë arkaike. Studime shkencore mbi të ka bërë doktor Bojka Sokolova. Më shumë hollësi për gjuhën mund të lexoni në librin e saj kushtuar dialektit shqiptar të Mandricës. Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e flet këtë dialekt. E konsiderojnë veten si shqiptarë, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur kurrë në Shqipëri./llh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët në Bullgari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Shqiptarët në Itali
» Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
» Shqiptarët në Kroaci
» Shqiptarët në Itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: