FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare Empty
MesazhTitulli: Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare   Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare EmptySun 01 Mar 2015, 18:09

Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare

Një fe kombëtare për shqiptarët, do të thotë t'a ruajnë gjuhën shqipe, kudo që janë. Edhe nëse shpërngulen në Gjermani, Francë, Zvicër, ose edhe në vise të largëta, Australi e Amerikë, feja kombëtare do t'u ruante identitetin dhe gjuhën. Kështu patën fatin e mirë ata popuj që patën fetë e veta, dhe ndonëse kaluan shekuj, pa shtet e pa shkollë, e ruajtën gjuhën. Ne kemi pasur fatin e keq të ndahemi e shpërndahemi e përçahemi nëpër fe të huaja, duke na tërhequr secila anë me litarin e vet duke na shqyer trupin. Shumë fise shqiptare u asimiluan në Epir, Greqi, Maqedoni, Malësi, Bosnje, etj. Feja kombëtare na e ruan gjuhën shqipe. gjuhën e zotave të Dodonës.

Feja kombëtare është ajo që nuk lejon martesat me të huaj dhe kështu e ruan gjakun ilir të paprekur. Dikush që gjendet në trojet e sotme të banuara me shqiptarë, ka fatin që të martohet brenda kombësisë, por ka edhe të atillë që në kontakt me të huaj, si këtu ashtu edhe në vendet ku ka pak shqiptarë, marrin një të huaj për martesë. Feja kombëtare duke ruajtur martesat brenda kombësisë, bën që të ruhet komuniteti shqiptar gjithandej nëpër Evropë e nëpër Botë i paprekur jo vetëm nga gjaku i huaj por edhe nga asimilimi.

Feja kombëtare ruan kulturën tonë mijëravjeçare. Në të vërtetë vetë feja kombëtare e shqiptarëve, është tërësia e atyre praktikave dhe besimeve të lashta që për fat të mirë janë ruajtur deri në ditët tona, sa përmes trashëgimit kulturor brez pas brezi, po aq edhe përmes shkrimeve që na i kanë lënë shkrimtarët e lashtë ose edhe përmes gjetjeve të nëndheshme. Feja kombëtare është kultura kombëtare, duke e mbajtur këtë fe mbajmë kulturën tonë. Dhe kultura jonë nuk është variant i asnjë kulture tjetër, por është kulturë unike që s'ka të ngjashme në botë.

Feja kombëtare na mëson si të ndihmojmë njëri tjetrin. Njerëzit nuk janë gjithnjë në të njëjtën gjendje, dhe nuk janë gjithnjë në gjendje të mirë. Dhe fatet ndërrohen, "sot ti e nesër ai tjetri". Feja shqiptare mëson se si të ndihmohet ai të cilit i digjet shtëpia, atij që s'ka mjaft për të ngopur veten dhe fëmijët, atij që ka prirje për tu arsimuar por jo edhe mundësi të mjaftueshme, atij që është i sëmurë, atyre që kanë mbetur pa prindër. Teprica e parave që dikush i ka, është njësoj sikur dhjami që është tepricë e trupit. Feja shqiptare na mëson që të heqim këtë dhjamë nga paratë tona, duke ndihmuar vëllezërit. Feja na mëson të ndihmojmë edhe në mënyra tjera: të ndihmojmë njëri tjetrin në luftë, me armë, municion, ushqim, e krah lufte, të ndihmojmë me strehim; ata që janë në një vend të sunduar nga të huajt të ndihmojnë shqiptarët e posa ardhur për t'u vendosur e për të gjetur bukën e vet me punë, etj.

Feja kombëtare na mëson si të lindim shumë fëmijë, për t'u shtuar numri i shqiptarëve; si t'i ndihmojmë ata që kanë fëmijë sa ne, ose më shumë se ne, por që janë më të varfër, në mënyrë që askujt të mos i vje fatkeqësia prej fikës; si t'u lëmë fëmijëve emra shqip, etj.

Feja kombëtare, mundëson edhe mbajtjen e një politike kombëtare. Ashtu sikur prijësit e vendeve arabe kanë qëndrime islamike, prijësit e vendeve evropiane kanë qëndrime krishtera edhe prijësit e vendeve tona mund të kenë qëndrime pellazgo-ilire në politikë.

Me fenë kombëtare, ne krijojmë një komunitet të fortë fetar dhe kombëtar nga Londoni në Kurdistan, shumë më të fuqishëm se sa komunitetet hinduse, muslimane, ose afrikane.

Dhe në fund, feja jonë kombëtare është zëri i zotave të lashtë, që na thërret për të besuar.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Thu 27 Dec 2018, 20:52, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreth emrave shqip për individë dhe familje
» Feja iliro-thrako-dake
» Feja e shqiptarit eshte shqiptaria
» Rreth karakterit etno-kulturor të fesë
» Mendime të Jeronim de Radës rreth artit ushtarak

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: