FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 51
Location : Vindenis

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Empty
MesazhTitulli: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria   Feja e shqiptarit eshte shqiptaria EmptySat 05 Jul 2014, 13:04

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Kjo eshte marre si nje shprehje nacionaliste e hedhur per te bashkuar shqiptaret rreth flamurit,si nje gjetje gjeniale ne te njejtin rang si shprehja 'As per mua as per ti po per gjithe Shqiperi' ... Sigurisht te dyja jane fraza nacionaliste por fraza e pare ka dicka terheqese ,dicka qe te terheq tek e shenjta tek hyjnorja...pra nuk jane njesoj ,e para e perfshin te dyten kurse e dyta aspak te paren....

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,fut nje koncept relativisht te ri ,shqiptarine...kur u tha te gjitheve iu duk normale ,e shprehja u perthith nga shqiptaret si dicka qe e ndienin vertet pa pasur nevoje te pyesnin ,c'eshte shqiptaria,c'perfshihet tek ky koncept....
Eshte legjitime pyetja ,po valle shqiptaria ka te beje me hyjnoren a eshte valle nje fe, shqiptaria ?
Nuk kam lexuar fatkeqesisht asnje liber apo ese mbi shqiptarine e pare si koncept fetar qe perfshin te shenjten hyjnoren...besoj se ekziston por une po perpiqem te bej nje parashtrim personal te shqiptarise e pare si koncept fetar hyjnor....

Shqiptaria per mendimin tim eshte vertet nje fe,pasi i ploteson te gjitha kushtet per te qene e tille...
Cdo fe ka nje sistem vlerash te cilat propogandon e shpeshhere marrin formen e dogmes,pra besohet ashtu edhe pike,askush nuk ka te drejte ta diskutoje dogmen ... shqiptaria ka besen,koncept origjinal i pagjendshem ne asnje fe apo kulture tjeter ne bote...ajo eshte e shenjte e padiskutueshme ,dogmatike per te 'shqiptari ther djalen' thote populli ,kush ska bese eshte i zhburrnuar dhe vetvetiu izolohet nga shoqeria pra ftohet te largohet nga bashkesia ,pra cshqiptarizohet....Po ashtu ka edhe nje sistem te formuluar mire deri ne detajet e imta te nderit,miqesise ,te familjes ,te bashkesise etj keto i gjejme fare qarte tek kanuni...duke lexuar kanunin psh pashe qe rituali miqesor i kanunit ishte ai me te cilin jam rritur personalisht e une jam nga fieri,pavaresisht se familja ime nuk e njeh kanunin por ne kete pike e respekton pa e ditur,pikerisht se kanuni mbart vlerat tanshqiptare...

Cdo fe ka shkrimet e shenjta te cilave u bindet padiskutim,gjithcka qe ben pjese tek shkrimet e shenjta perbejne te miren,cka ndodhet jashte shkrimeve perben te keqen e ne kete pike Shqiptaria ka shkrimet e veta te shenjta...Eposi shqiptar dhe Kanuni i Leke Dukagjinit ...pra keto shkrime jane te padiskutueshme(pervec konceptit te hakmarrjes qe eshte mese i diskutueshem sot,se deri dje ka qene i padiskutueshem)...Aty shqiptari drejtohet ne momentet e krizes ose te mosnjohjes te dickaje,aty drejtohet ne rast lufte si dhe i meson bashke me qumeshtin e nenes..pra njesoj si bibla ose kurani per besimtaret e tyre...Cka thone shkrimet e shenjta shqiptare jane te padiskutueshme ,biles vete kisha apo xhamia e njihte kete superioritet te kanunit dhe detyrohej ti pershtatej...pra kisha dhe xhamia i nenshtroheshin kanunit ,ishin dytesore,ne rast se dicka ne kanun ishte kunder konceptit kristian apo islam ,atehere edhe shqiptari ishte kunder atij koncepti kristian apo islam e kjo pikerisht sepse feja sunduese e shqiptarit ishte shqiptaria e shkrimet e saj te shenjta ,'kanuni' dhe 'lahuta e malcis'....

Mirepo nje fe ka edhe nje zot nje qenie te mbinatyrshme,kush eshte mbinjerezorja tek feja shqiptare, shqiptaria...

Te gjithe pranojne Zotin ,qe eshte fjale pagane,si myslymane edhe te krishtere,pastaj behet njefare dallimi,te krishteret i thone perendi,po perseri fjale pagane,kurse islamiket allah,perseri fjale pagane arabe,pasi dihet qe allahu ishte emri i njerit prej zotave te kaabes ....

Pra shqiptaria konceptin e hyjnores nuk e mohon,Muji vete pi tamlin e zanave,pra biresohet prej hyjnores ne konceptin shqiptar pirja e qumeshtit te nje femre tjeter ben edhe biresimin...
Pra Muji vete futet tek hyjnorja ,si bir i biresuar i hyjnores,por ne te njejten kohe Muji lidh edhe besen me hyjnoren ,pra kemi serish konceptin e beses si lidhes i ngushte jo vetem mes njerezve por edhe midis shqiptarit dhe hyjnores se tij
Koncepti tjeter qe futet tek teoria komplekse e hyjnores shqiptare eshte koncepti i Hyj-Njeriut qe ekzistonte sidomos ne zonat malore te alpeve shqiptare,keshtjella e pamposhtur e fese shqiptare....
Muji ne momentin e biresimit prej hyjnores u kthye befas nga njeri ne Hyj-Njeri,sepse kishte edhe forcen hyjnore tashme,pra nje lloj gjysemperendie si herkuli...te gjithe shqiptaret ku kendohej eposi ishin pasardhesit e ketij Hyj-Njeriu ,pra e quanin vetem Hyj-Njerez ,pra te lidhur shume ngushte ne menyre simbiotike me hyjnoren,e bashke me vlerat shqiptare te perfshira me vone tek kanuni i lekes ,po aq te shenjta sa hyjnorja apo vete njeriu,perbenin trinitetin e vertete shqiptar si nje trinitet i kundervene atij kristian...

Pra SHQIPTARIA eshte nje fe e vertete me te gjithe elementet e vet,biles nuk i mungojne as profetet si vete muji(ky ka me shume ngjashmeri me jezu krishtin pasi duke qene i biresuar prej hyjnise futet si dicka hyjnore pervec se thjeshteprofet) dhe halili skenderbeu e leke dukagjini apo ismail qemali e isa boletini keta 2 te fundit jane profetet moderne ,kurse muji eshte i pari shqiptar qe i ka ngelur ne memorie popullit tone,e qe nuk perfaqeson vetem shekullin e shtate por tek ai mblidhet gjithe antikiteti,padyshim pyetjes se cili eshte shqiptari i pare qe njeh me emer te gjithe te pergjigjen muji,sepse mbreterit tane antike nuk jane ruajtur ne memorien popullore,por te gjithe mblidhen tek muji...Pra Muji eshte profeti dhe hyj-njeriu i fese shqiptare....

E vecanta e fese shqiptare eshte se eshte thellesisht nacionaliste ultrakombetare,askush nuk mund te futet tek kjo fe,pra nuk eshte fe agresive,nuk propogandon perhapjen e saj neper bote ..duke mos qene internacionaliste,nuk pretendon aspak qe vlerat e saj te perhapen ne bote,pra
cdokush qe ka fene shqiptare nuk mund te jete agresor fetar ndersa nje kristian apo myslyman pretendon te perhape fene ne bote edhe me force nese eshte nevoja dhe historia e ka demostruar qarte,skam nevoje te permend shembuj...

Pra perqafimi pa rezerva i fese shqiptare e ben shqiptarin luftarak por aspak agresor ...

Vete fete civile te europes ku futet edhe sistemi demokratik qe eshte i padiskutueshem pra dogmatik jane agresore,kurse feja shqiptare nuk eshte aspak agresore...amerika kerkon perhapjen e demokracise me dhune ,po ashtu franca nuk eshte kunder perhapjes se demokracise me dhune e kete e bene revolucionaret e 1789 e pastaj napoleoni...pra te perhapim demokracine me dhune kjo ka qene tek revolucioni frances dhe eshte sot e shprehur qarte tek amerika...

Pra shqiptaria eshte e vemja fe joagresore e botes...vetem mbrojtja e tokave te veta,liria e cdo shqiptari eshte pika ku duhet te behemi luftarak ku feja jone Shqiptaria na lejon e biles urdheron te jemi luftarak kjo eshte gjeja qe pedro &co nuk ka per te kuptuar kurre sepse jane te zvetenuar e cngjasuar te deshqiptarizuar...

Feja shqiptare nuk ka per qellim te krijoje njeriun e ri,ashtu sic pretendon te krijoje demokracia apo krishterimi e islami apo vete nazismi e komunizmi e pikerisht per kete arsye nuk ka qene asnjehere agresive,per kete arsye nuk ka asimiluar kurre askend e asgje e per kete arsye nuk do asimiloje kerrkend, nje ithtar i demokracise e quan legjitime perdorimin e dhunes per te mbrojtur parimet e veta dhe perhapjen e demokracise ne vendet e shtypura ose me sakte vendet qe sjane demokraci kurse feja shqiptare nuk ka manine e universalizmit ,prandaj nuk e perdor apo legjitimon dhunen sic ben edhe demokracia sot ...

Feja shqiptare,Shqiptaria, ka pasur gjithmone edhe simbolet e veta e prej kohes se skenderbeut e deri me sot SIMBOLI i kesaj feje eshte Flamuri dykrenor
Kryqi e gjysemhena jone eshte flamuri jone...shqiptari betohet per flamur,lufton e derdh gjak per flamur,per dykrenoren shqiptari eshte xheloz e ka nje dashuri te thelle ,flamuri eshte i shenjte po aq sa kryqi per kryqtaret dhe gjysemhena per arabet e turqit,por serish eshte nje shenjteri shqiptare aspak agresive,askush nuk do qe joshqiptari te marre per simbol Flamurin tone,sic bente i krishteri apo myslymani,asnje shqiptari nuk i shkon per asnje moment neper mend ideja qe ky simbol te mbahet nga popuj te tjere me fe tjeter nuk e perhap me dhune... shiritat e frances psh u perhapen ne te gjithe europen ,flamujt e tjere moren shiritat franceze te revolucionit e u ndryshuan ngjyrat por shiriti mbeti,flamujt anglosaksone kane ngjyrat E flamurit anglez...i VETMI eshte flamuri shqiptar,nuk kerkon perhapje nuk kerkon dyzim ,kerkon te qendroje i paster ashtu sic e kerkon feja shqiptare,shqiptari te qendroje i paster nga cdo ane edhe nga ajo racore..
[B]Nje race shqiptare,nje gjuhe shqiptare,nje kulture shqiptare ,nje fe shqiptare,NJE KOMB SHQIPTAR,pra te gjitha pastertisht shqiptare


http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 51
Location : Vindenis

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria   Feja e shqiptarit eshte shqiptaria EmptySat 05 Jul 2014, 13:06

Spiritualitet per shqiptaret !
Monoteizem apo politeizem ?

Ne fund te fundit cdo qytet nderonte me shume nje zot e njefaresoj ishin monoteiste, vete Babilonia pavaresisht 2 mije hyjnive kishte nje Marduk.
Politeizmi ne ndryshim nga monoteizmi eshte i lidhur kerthizisht me natyren e prandaj njeriu zoteronte nje spiritualitet me te pasur , me te plote.
Mund te flasim deri ne mengjes mbi burimin e spiritualizmit por do e gjejme vetem ne natyre, ngado ta kthejme,perfshire spiritualizmin kombetarist.

Monoteizmi nuk beri gje tjeter vecse futi ne arke Hyjin. Pastaj kete arke e futi ne nje faltore,pastaj pas faltores e kuptoi qe arka nuk mjaftonte per te ruajtur Hyjin, prandaj Hyji duhej futur ne ‘liber’. Cfare shpikje he, te futesh Hyjin ne liber. Rrofshin hebrejt qe na mesuan sesi Hyji degjeneron ne nje cope ‘libri’ e me e forta tani ende gjysma e njerezve te botes e kerkojne spiritualitetin ne faqet e nje libri! Kjo eshte mahnitese ne llojin e vet te idiotesise, nje idiotesi kaq e sofistikuar saqe duket ajka e urtesise njerezore.

Me ca fjale historia e monoteizmit prej Mojsiut(leme menjane Akhenatonin).
Mojsiu gjen Zotin e malit Sinaj, qe i perkiste nje tribuje te zones. E lidh me nje Zot shtepiak te abrahamit(ne Ur cdo shtepi kishte nje shpirt te shtepise) fytyren e te cilit e asgjeson sepse duhet ta lidhe me Diellin e Akhenatonit e praktikisht paraqitjet e zotit prej atehere jane thjesht rreze dielli qe te verbojne.

Meqe ky zot eshte i padukshem i duhet ti marre ‘FJALEN’ pasi pa ‘Fjalen’ ky zot i padukshem do ishte njekohesisht inekzistent. ‘Ne fillim ishte Fjala’-thote Bibla.

Tani cfare ben Mojsiu. Meqe hebrejt ishin nomade, per te ruajtur kete Zot i duhej ta fuste ne valixhe,pasi si do e marresh me vete dicka te padukshme po nuk i fute ‘Fjalen’ ne valixhe? Keshtu valixhja ku futi Zotin, ishte nje ‘arke’ . Pra futi Zotin ne ‘Arke’. Sa rehat eshte ndjere aty Zoti i nje Mali! Imagjinoni sikur Zoti i Tomorrit te futej ne nje arke apo senduk e te merrej me vete psh ne kalabri gjate eksodit pas Skenderbeut.

Pasi u ngulen ne Kanan(Palestine,Izrael) arken ja vodhen Filistinet,keshtu ngelen pa Zot. Populli donte te shihte Zotin po arka ku ishte burgosur Zoti , mungonte. Keshtu Zoti,Hyjnorja per here te pare ne jeten e njerezimit u kthye ne ‘fenomeno da baraccone’.

Atehere pas peripecive te shumta e meqe u ngulen mire ne Kanan, u mendua qe Zoti te ishte plotesisht i padukshem,pra edhe arka te burgosej e u gjet ‘Tempulli’.
Burgosim arken ku kemi burgosur Zotin e Malit Sinaj brenda tempullit, keshtu jemi me te fuqishem dhe nese na vidhet arka ska problem , nuk e merr vesh kush.

Mirepo kaloi koha dhe gjetja e Salomonit(apo Davidit) nuk funksionoi me. Izraeli u nda ne dy pjese e Zoti ngeli ne Jeruzalem, ne tempull, pasi atehere hebrejte nuk i njihnin sinagogat, kishin vetem Tempullin e Jeruzalemit ku rrinte Zoti. Jeruzalemi ishte ne shtetin e Judes, keshtu shteti tjeter ai i Izraelit ngeli pa Zot. Prandaj banoret e Izraelit vajten e moren Baal-in e deshmohet ne mase te jashtezakonshme.

Tani kriza u pasua nga pushtimi i Nabukodonozorit shkaterrimi i Tempullit.
Hebrejte e gjeten veten perseri pa Zot. Tempulli e Arka ishin shkaterruar e Zoti ja kishte mbathur prape ne Sinaj i lumtur qe doli nga burgu, ose sipas tyre i kishte braktisur.

Mirepo hebrejte dine te dalin nga krizat. U shpik burgosja e Zotit brenda fleteve te nje ‘Libri’. Librat behen kopje te pambarimta, keshtu edhe nese digjet nje liber eshte tjetri, keshtu qe hebrejte nuk do rrezikonin kurre me qe Zoti t’ja mbathte ne malin e vete te Sinait e ti braktiste .

E kapen per flokesh Zotin dhe e burgosen brenda librit.
Me nje gur vrane dy zogj. Zoti skishte nga tja mbathte me e njekohesisht do behej protagonisti kryesor i historise hebreje.
Pastaj te tjere studiuan Zotin dhe nxorren libra se c’donte te thoshte Zoti me ato qe tha. I futen edhe nje te gjykuar Zotit duke importuar nje shpirt te keq babilonez Satanane. ‘Zoti eshte i mire ‘- ‘Satani eshte i keq’.

Keshtu hebrejte perfeksionuan Zotin te cilin pastaj e moren Kristianet e Islamiket, te cilet duhet te mesojne nder te tjera edhe historine e hebrejve para se te mesojne historine e te pareve te tyre.
E pabesueshme, njeriu arriti shkallen me te larte te idiourtesise.

Tani jane jo te paket ata ateiste apo anjostike qe pretendojne se njerezit qe lexojne shume kane spiritualitet me te pasur sesa ata qe nuk lexojne.
Ndikim i paster i idiourtesise hebraike qe shitet per te vertete e ka mundesi te behet edhe ’shkencore’ ndonje dite(nese nuk e kane bere akoma).

Po ashtu pretendohet shkarazi e heshturazi apo mbyturazi per ndonje spiritualitet qytetar,sikur guret ,hekuri e qelqi i pallatit apo tymi i makinave na dhenkeshin ndonjefare spirtualiteti.

Tani duhet gjetur nje spiritualitet per shqiptaret. Shume e lehte ta shkruash, ca germa te qendisura me tastiere.
Ceshtja eshte ku ta gjesh, mes pallateve apo mes maleve?
Si moderne qe jemi duhet ta gjejme mes pallateve,por ce do se nuk e gjejme dot. Keshtu perfundon edhe gjetja e spiritualitetit sepse drejt maleve shkohet tek Naimi,Cajupi e Fishta, kjo trashegimi e padobishme per njerez moderne e progresiste, le te themi ky ‘apandesit’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria   Feja e shqiptarit eshte shqiptaria EmptySat 05 Jul 2014, 16:34

http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/06/feja-e-pellazgeve-eshte-e-gjalle-ne_20.html

Feja e Pellazgëve është e gjallë në Shqipëri

Pamvkopertina, versioni shqiparësisht nga sa e sa rite të tjera fetare që i përkasin besimit të vjetër të pellazgëve dhe që as Krishti dhe as Muhameti nuk kanë mundur t’i zhdukin fare nga mendja e popullit shqiptar, është betimi mbi gur, që egziston dhe përdoret akoma në të gjitha malësitë shqiptare; ky betim shoqërohet me të njëjtin nderim dhe me të njëjtën madhështi sikurse në kohën e lashtësisë së hershme.

Në rastet e rënda dhe kur është fjala për të dhënë një vendim me peshë të madhe, pleqtë e fiseve të Shqipërisë, myslymanë e të krishterë pa dallim, ftohen në palët kundërshtare që të betohen me gur para se të fillojnë bisedimet për çështjet që janë thirrur të gjykojnë.

Ky betim bëhet shumë shpesh edhe në ditët tona, qoftë në Shqipërinë e sipërme, qoftë në Shqipërinë e poshtëme: ai shoqërohet me të njëjtat formalitete dhe me të njëjtat madhështi dhe pasohet me po ato mallkime që kanë përshkruar historianët e vjetër.

Malësorët e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, d.m.th. banorët që i përkasin familjes pellazgjike apo shqiptare e kanë zakon të betohen për gurin edhe sot e kësaj dite, krejt ashtu si betohen të tjerë për Perëndinë, për Krishtin apo për nderin e vet. Kështu që kur bisedojnë ndërmjet tyre banorët e Shqipërisë së Sipërme thonë, duke marrë në duar, apo duke treguar gurin e parë që e shohin me sy: Për këtë peshë! Dhe ata të Shqipërisë së poshtëme apo të Epirit shprehen kështu: Për të rëndët e këtij guri!.

Ne nuk e dimë që ky rit dhe ky betim të jenë futur ndonjëherë në zakonet fetare të Greqisë: të paktën nuk gjejmë as gjurmët që të na e provojnë këtë. Ky është pikërisht një rit primitiv, të cilin vetëm pasardhësit e pallazgëve e kanë ruajtur dhe e kanë mbartur me vete përmes shtegëtimeve të tyre, në ato vise ku janë vendosur. Pellazgët të cilët nuk shquheshin për zotërimin e arteve të bukura dhe nuk ishin ndonjë arsim relativisht të përparuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj mirëbërëse: hyjnitë e tyre ishin toka, qielli, fusha, mali, uji, zjarri, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, i tillë siç është edhe sot, dhe veçanërisht njërëzit e malësive betohen zakonisht me dheun e qiellin: Për qiell e për dhe! Me zjarrin e ujin: Për këtë zjarr e për këtë ujë! Me malin e fushën: Për mal e për fushë! Me diellin e hënën; Për këtë diell e për këtë hënë! Në vënd që të betohen për Perëndinë e për shenjtorët. Këto tradita betimesh që na shpien në lashtësinë më të hershme, kanë mbetur të pandryshuara për nga besimi prej të cilit rrjedhin dhe për nga shprehja e tyre. Mbasi kanë mbetur në vend dhe nuk kanë ndryshuar fare, megjithëse mbi kokën e tyre dyzet shekuj kanë kaluar, shqipëtarët nuk kanë mundur të gjejnë fjalë të tjera për të përfytyruar hyjnitë. Gjuha, doket, besimet intime, gjithçka me një fjalë ka mbetur pellazgjike nga njëri cep në cepin tjetër të Shqipërisë, pa u ndryshuar nga qytetërimi, pa u shndërruar nga shekujt që kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe nga të papriturat që u ndodhin njerëzve.

Këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me një dukuri të çuditshme: si ka mundësi që kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra në Evropë dhe që është folur vetëm nga një popullsi prej milionë frymësh, si ka mundur, themi të mbahet ashtu siç ka qenë në fillimet e saj, pa pasur sa letërsi të përparuar, as qytetërim të theksuar? Gjuha e kësaj popullësie, si dhe vetë ata që e flasin, i kanë qëndruar çdo gjëje, edhe shqiptari ka mbetur pellazg kudo që është vendosur. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, d.m.th. në atë zonë që quhet Shipëri, ku popullata është kompakte, homogjene dhe e shumtë, por edhe në shumë ishuj të Arkipelagut, në malësitë e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë e të Dalamcisë, kudo, me një fjalë, ku ky popull ka vendosur banimin e tij qoftë në kohët e vjetra, qoftë gjatë shtegtimeve të tij të vona.

Megjithëse ka përqafuar fe të tjera dhe është pranuar në shoqëri të ngushtë me popuj të tjerë, kujtimi fesë së tij primitive i ka mbetur i paprishur dhe gjuha e tij ndonëse në kontakt me gjuhë të tjera nuk ka humbur aspak dhe nuk është gjuhë tjetër.

Kjo dukuri që historianët grekë e kanë konstatuar së lashti dhe që duket sheshi sot te populli shqiptar, meriton vërtet gjithë vëmëndjen e filologëve dhe dijetarëve dhe duhej të bëhej objekt i një studimi serioz e të duruar. Nga kjo gjë shkenca do të kishte shumë për të fituar.

Pavarësisht nga gjithë sa kemi thënë deri këtu për të provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij vetjake jashtë familjes helenike, ka edhe fakte të tjerë që ndihmojnë për të forcuar mendimin tonë. Në Shqipëri ushtrohet akoma në shkallë të gjerë fryma e parashikimit të ngjarjeve: kështu horoskopin e nxjerrin nga të brendshmet e kafshëve apo nga disa eshtra, nga fluturimi i zogjve, nga angullima e ujkut, nga ëndërrat etj. Ky besim është i rrënjosur dhe asgjë nuk ka mundur ta dobësojë në mendjen e popullit. Gostitë e përmortshme, pastrimet me anë të ujit e sa e sa praktika të tjera besëtytnish të pandara nga kulti primitiv i pellazgëve, të cilat përdoren kudo, provojnë se shqiptarët, megjithëse janë bërë të krishterë ose myslimanë, i kanë ruajtur besimet e tyre të thella, po aq sa dhe gjuhën e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Empty
MesazhTitulli: Re: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria   Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarit
» Feja iliro-thrako-dake
» Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare
» Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet nga Sami Frasheri (VIDEO)
» Akademik Idriz Ajeti: Shqipëria, toka jonë është deri në Nish!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: